Mendime
Agron Shabani: Etika profesionale dhe metaestetike, epistemologjia dhe politika
E hene, 02.08.2010, 09:59 PM
Dicka mbi Etiken dhe Filozofine shteterore ose politike..
Etika profesionale dhe metaestetike, epistemologjia dhe politika
Nga Agron Shabani, Gjermani
Sic dihet:popuj dhe vende te ndryshme gjithandej globit tone tokesor qe nga Antika e hershme dhe gjer me sot vazhdojne ta konceptojne dhe definojne filozofine si nje "studim kritik" dhe logjiko-dialektik mbi lindjen(krijesen), natyren, materien, qenjen, ekzistencen, pervojen, persosjen, kuptimin, logjiken dhe dialektiken e gjithembarshme fizike dhe metafizike te jetes dhe botes sone.Mbi dukrite dhe fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore ne kete drejtim.Tiparet, natyren dhe karakterin e njohur njerezor ose qytetar etj.Qe iu perkasin ose takojne kryesisht fushave(disiplinave) te njohura te etikes, estetikes, gneseologjise, epistemologjise ose Antropologjise se pergjithshme njerezore dhe kulturore.Duke i perfshire dhe nenkuptuar ketu(ndonese, me nje theks te posacem) edhe "luften" ose farkimet e ndryshme te koncepteve, normave, parimeve, premisave, drejtimeve dhe orijentimeve te ndryshme filozofike dhe te tjera."Filosofiae est Sciencia Universalis Ordinis Naturalis"(...).Ne kete kuader e kemi vetem "nje filozofi"(lexo:"filozofine unilaterale" ose "monologjike") dhe disa tipe te ndryshme te filozofise se pergjithshme ose universale.Filozofine Antike, gjegjwsisht, Filozofine e Epikurit, Filozofine e Platonit, Filozofine e Aristotelit, madje, Filozofine e Hegelit, Filozofine e Kantit, Filozofine Stoike, Filozofine politike dhe keshtu me radhe.Secila(akecila) prej tyre me tiparet dhe karakteristika e vecanta dhe teper specifike.Shih per kete:ne kuadrin e studimeve, analizave, hulumtimeve dhe komparacioneve te njohura filozofike dhe epistemologjike:Ne vazhdim shtrohen pyetjet, dilemat dhe kerkesat e njohura si me poshte:. Si te behen dallimet ose diferencat e njohura shkencore dhe metodologjike ne mes shkencave te njohura politike ne vecanti dhe shkencave te tjera shoqerore ne pergjithesi? Ku si pergjigje adekuate dhe pragmatike ndaj pyetjeve dhe kerkesave te mesiperme shkencore dhe metodologjike ne radhe te pare duhet pranaur dhe kuptuar formulat dhe spjegimet e njohura diskursive dhe dialektike mbi dallimin (por, edhe mbi konvergjencat dhe singularizimet e ndryshme eksterne dhe eksplikative) ne mes shkencave shoqerore dhe atyre natyrore.Perkatesisht, te raporteve dhe konvergjencave te ndryshme(eksplikatiovo-implikative) ne mes Revolucioneve te ndryshme shkencore, industriale ose ekonomike me Revolucionet e njohura shoqerore dhe politike? Cila eshte e verteta, cila e vecanta dhe cila eshte e perbashketa(univerzalja) e tyre? Cka eshte ne te vertete progresi ose perparimi i gjithembarshem shkencor ose arsimor(legjo:arritjet dhe perparimet e njohura te arsimit, shkences dhe teknikes)? Dhe, a ka mundesi(dhe si ka mundesi)qe ne shkencat e njohura politike ose politologjike te behen periodizimet, prognozat, komparacionet ose parashtrimet e ndryshme si ne shkencat e njohura(natyrore) te astronomise, astrofizikes, fizikes dhe te tjera? Per cka(per cfare) teorite e njohura shkencore dhe metodologjike jane te rendesishme dhe teper valide per shkencat e ndryshme shoqerore dhe politike? Cka(cfare) e dallon arsimin dhe shkencen nga botekuptimet (paragjykimet) ose "disiplinat" e ndryshme joshkencore dhe kuazimetodologjike? Si zhvillohen dhe si perparojne arsimi, shkenca dhe teknika? Me logjiken dhe filozofine e njohur te zbulimeve, arritjeve dhe perprimeve te gjithembarshme industriale dhe teknologjike? Apo, mbase me Racionalizmin e njohur kritik dhe metodologjik si themel dhe nje postult i njohur shkencor dhe filozofik? Ndaj, mu per kete:Sipas pikepamjeve dhe vlersimeve te njohura shkencore dhe filozofike te Karl Popperit dhe Paul Feyerabendit(por edhe shume te tjere ne kete sfond):Ne supstancen dhe themelet e pergjithshme te sistemeve ose ideologjive te ndryshme autoritare dhe totalitariste jane pikerisht konceptimet, formulimet, perceptimet dhe anticipimet e gabuara(joshkencore dhe quazimetodologjike) te formulave dhe teorive te njohura shkencore dhe metodologjike.Duke i perfshire dhe nenkuptuar ketu edhe botekuptimet dhe formulimet e njohura quazishkencore dhe pseudofilozofike mbi "historizmin" dhe "egocentrizmin" ne funksion apo ne themel te regjimeve ose ideologjive te ndryshme autoritare dhe totalitariste e keshtu me radhe.Perkatesisht, Liberalizmin dhe Racionalizmin e njohur kritik dhe metodologjik -kunder historizmit te papermbajtur(iracional) dhe totalitaristt.(te kundruar ne kuader te "Epistemologjise Revolucionare"te Thomas Kuhnit dhe mendimtareve te tjere.).E thene dhe deshifruar ndryshe si Aksiome ose Idiome e mirefillet politike dhe filozofike:Kjo done te thote se atmosferat ose situatat e ndryshme negative, paradoksale, infantile, patologjike etj.ne cdo shtet dhe shoqeri te mundshme qytetare ose politike mund te krijohen vazhdimisht ( ne cdo kohe dhe hapesire) me ane te "fosilizimit", instrumentalizimit dhe "klanizimit" te politikes shteterore ose nacionale.Ndaj, mu per kete fakt:shkencat e lartepermendura politike dhe filozofike jane ne funksion te vazhdueshem te ngritjes, persosjes dhe avansimit konstant te tezave, teorive, koncepteve dhe analizave te njohura pozitive, normative, persepktive, retrospektive, introspektive etj.Perkatesisht, te lansimit dhe percuarjes se mesazheve dhe vizioneve te njohura qe jane ne funksion te kultures dhe analizes se mirefillet politike dhe asaj strategjike.Ndonese, pa e perjashtuar ketu Etiken e njohur individuale dhe kolektive mbi bazat dhe parimet e njohura te punes dhe angazhimit te preferuar teorik dhe praktik te lidershipit dhe institucioneve te njohura te shtetit dhe shoqerise.Perkatesisht, eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin e njohur etik dhe socioantropologjik.Madje, etiken autonome dhe etiken heteronome ne funksion te kriteriumeve te njohura te obligimit moral.Etiken individuale dhe etiken sociale ne funksion te raporteve ose maredhenjeve te njohura ne relacionin individi-shteti ose shoqeria e gjithembarshme njerezore ose qytetare.Etiken e njohur te ekzistences(etiken ekzistencialiste), etiken e rasteve ose situatave te ndryshme normative, etiken deontologjike(etiken e punes dhe percaktimit moral), etiken ontologjike, etiken e pergjithesise morale etj.Etiken formale(te funksionit dhe pergjithesise publike dhe politike), etiken materiale, etiken diskriptive dhe empirike, etiken e njohur te filozofise analitike(Meta-etiken) dhe keshtu me radhe.Dhe, te gjitha keto ne funksion te mbarevajtjes dhe obligimit te njohur moral dhe nacional te lidershipit dhe institucioneve te gjithembarshme te shtetit dhe shoqerise se gjere njerezore ose qytetare ne vendet e konsoliduara dhe demokratike. Ndryshe nga kjo nderkaq:Shtetit dhe shoqerise se gjithembarshme njerezore ose qytetare ne etapa ose periudha te caktuara (te fluidshme dhe teper hektike) te konsolidimit dhe tranzicionit ndofta me teper se kurre iu duhen(nevojiten) kuadrot e shkolluara dhe profesioniste ne te gjitha segmentet ose nivelet e mundshme te jetes shteterore dhe institucionale.Respektivisht, disajni, arkitektura(infrastruktura), struktura dhe superstruktura e njohor institucionale, konstitucionale dhe kadrovike . Te cilat se bashku me edukaten, arsimimin, profesionalizmin, performansen, vizionet, rezonansen, etiken dhe estetiken e njohur te udheheqejes ose lidershipit te pergjithshem shteteror dhe politik te nje vendi apo te nje shteti: jane ne funksione te ndryshme(kognitive, retrospektive, perspektive, avangarde, introspektive ose intrinzniko- ekstrinznike) te mbarevajtjes dhe nje funksionimi optimal te shteteve dhe shoqerive te konsoliduara qytetare e demokratike.Pastaj vijne kariera dhe "lufta" e ndershme per kariere, pervojat e ndryshme objektive dhe subjektive, faktoret e ndryshem social, determinant, psiko-fizik etj.Se bashku me mireqenjen, edukaten, kulturen dhe stabilitetin e preferuar psiko-fizik ose bio-fizik te nje zyrtari ose udheheesi shteteror ose institucional, madje, familjen, profesionin, kredibilitetin e tij moral dhe nacional , karieren e tij dhe keshtu me radhe.E kunderta e tyre jane destruksionet, dekonstruksionet, anomalite dhe patologjite e ndryshme objektive dhe subjektive qe ne sociologji dhe politologji njihen si veprime ose reagime te brendshme(emocionale ose intereaktive) te shkaktuara nga "libidi i xhindosur" ose mbingarkesat e njoura objektive dhe subjektive me "force" dhe "energji" te tepruara negative ose pozitive.Nga te cilat mepastaj vijne edhe animozitetet, indolencat, amnezionet, paradokset, destruksionet, dekonstruksionet, dekompozicionet, frakturat, multifrakturat, demagogjite, hipokrizite dhe anomalite tjera individuale dhe kolektive.Dhe, kjo ne radhe te pare per faktin se njerezit ose qytetaret e ndryshem te nje vendi apo te nje shteti sipas politologeve, sociologeve dhe psikologeve te shumte:nuk jane gjithmone te barabarte ne te gjitha fushat ose drejtimet e mundshme politike, sociale, fizike, materiale, organike etj. me njeri tjetrin.Ata pra dallojne(jane te vecante) nga njeri tjetri per nga forca, madhesia, funskioni, pushteti, konstrukti, kultura, edukata, mentalitetiti, profesionalizmi, etika, estetika dhe keshtu me radhe.