E marte, 07.05.2024, 12:37 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Salajdin Salihu në xhepin e Velija Ramkovskit

E marte, 03.08.2010, 09:58 PM


Salajdin Salihu në xhepin e Velija Ramkovskit

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

“Më janë thinjur mendimet/Më janë lodhur fjalët/Shumë kemi folur kemi gënjyer/Duhet të mësohemi të heshtim e dashur”.

 

“Të heshtim e dashur”, poezi nga Salajdin Salihu

Skena dukej sikur kishte dalë nga filmat për mafien siçiliane apo amerikano-latine. Një bos i llojit të atyre tek të cilët nuk dihet ku fillon biznesmeni e ku mbaron mafiozi, i ulur në tryezën e një restoranti të shtrenjtë, i rrethuar nga rojet e tij me vështrime a priori dyshuese. Bosi në këtë rast kërkon të duket i butë, por pa u munduar shumë që ta fshehë përbuzjen për njeriun që po ble, posa e kupton se shqetësimi i vetëm i tjetrit është që të rrisë çmimin me të cilin po e shtet veten. Bosi është Velija Ramkovski, një biznismen i madh në Maqedoni dhe manjat i mediave. Përballë tij është një intelektual i impresionuar, paksa nervoz për këtë eksperiencë që po përjeton, Salajdin Salihu, poet, kolumnist në shtypin shqiptar në Maqedoni, mësimdhënës në dy universitete, atë të Europës Juglindore (UEJL) në Tetovë dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT).

Tema e bisedës është krejt e kundërta e atyre që Salajdini u mëson studentëve të vet në degën e komunikimit në UEJL, ku ligjëron në lëndët “shkrim dhe raportim në media”, “gazetari on-line”, “prodhim media” dhe në tekst-skriptin e tij “Hyrje në gazetari”, të shkruar së bashku me Ylber Lilin. Salajdin Salihu gjendej në tryezën e Ramkovskit për shkak se ky i fundit i kishte hyrë një aventure nga ato të vetat për të marrë nën kontroll një gazetë shqiptare në Maqedoni. Ramkovski pasi dështoi që të blinte gazetën “Koha”, për shkak se pronarët e saj refuzuar ofertat bujare të Ramkovskit, vendosi që ta klononte këtë gazetë, duke nxjerrë gazetën në shqip “Koha e Re”. Pasiqë Ramkovski e bëri këtë hajni, atij i duheshin gazetarë dhe kolumnistë për të shkruar në gazetën e re. Ramkovski është shumë i interesuar për të pasur në pronësi media shqip në Maqedoni, prandaj ai u mor personalisht me këtë punë, në disa raste. Nga njerëzit që ai i takoi personalisht ishte edhe Salajdin Salihu.

Ajo që mund të quhet bisedë pune gjatë drekës, ishte e thjeshtë, në stilin tradicional mafioz. Ramkovski i ofroi Salajdinit një shpërblim disa herë më të madh se ai që merrte në gazetat e tjera ku kishte shkruar kolumne dhe ku kishte qene editor, ashtu që të shkruante kolumne në gazetën “Koha e Re”. Salajdin Salihu pranoi dhe që prej asaj dite ai është kolumnist në gazetën e Ramkovskit. Përse duhej që një profesor shqiptar, poet, veprimtar i shoqërisë civile, si Salajdin Salihu, të implikohej në këtë atentat mafioz ndaj një gazete shqiptare në Maqedoni? Salajdinit nuk i kishte mbetë familja në rrugë, pa bukë. Ai veç dy pagave si mësimdhënës në UEJL dhe USHT, merr edhe dy paga në NGO që drejton së bashku me Veton Latifin. Kjo NGO me emrin Instituti për Demokraci dhe Zhvillim është NGO shqiptare në Maqedoni me më shumë kontakte me të huajt dhe që merr më shumë grante financiare prej tyre. Statusi i veçantë i kësaj NGO-je kuptohet nga fakti se ajo e ka selinë në një ndërtesë në kampusin madhështor të UEJL, në Tetovë, që është një investim i madh ndërkombëtar.

Në Institutin për Demokraci dhe Zhvillim Salajdini merr një pagë si drejtor dhe një pagë si anëtar i bordit drejtues. Të gjithë e dinë se në NGO-të e tilla drejtuesit i shënojnë vetes paga të mëdha. Salajdini nuk bën përjashtim, aq më tepër kur ai shkon edhe tek Ramkovski. Pastaj Salajdini supozohet të marrë të ardhura të mira edhe nga shitja e librave të tij me poezi, për të cilët ai thotë se janë botuar në 24 gjuhë të botës.

Intermexo

Pamfleti i Salajdin Salihut “Banesa pa orendi”, i botuar në gazetën “Koha e Re” të Velija Ramkovskit:

“Pasi isha me origjinë nga një familje e kamur, më kishte pandehur si trashëgimtar të denjë, prandaj nuk e merrte me mend që banesa gjysmë e zbrazur mund të mos kishte tjetër veç librave, ca pikturave, ca fotografive familjare, ndonjë mirënjohje çmimesh letrare, nja dy saksi me lule, një televizor të tipit NEO, ca disqe, një numri të madh stilolapsash e stilografësh, një laptop. Madje, as nuk e dinte se edhe kjo banesë e ngushtë nuk ishte imja, por e marr me qira. Nuk kishte luks, as porcelan, as qilima të butë, por disa vitrina të vjetruara, shtretër mobilë, rafte me libra. Njëra dhomë, që duket krejtësisht e zbrazur, për mua, njeriun e librave, kësaj race në zhdukje, është më e pasura nga gjithë dhomat e sarajit të tij. Në fakt, gjithmonë më kanë fascinuar librat”.

A thua nga fascinimi për librat Salajdini i ka lënë studentët e vet me skripte?  Studentët në UEJL vështirë se janë të fascinuar nga skriptet e Salajdinit dhe të Veton Latifit. Nejse. Njeriu nuk mund të mos pyesë se si është e mundur që një njeri që ka të ardhura shumë të mira bën një jetesë të tillë dhe nuk ka madje as një banesë në pronësinë e vet? E gjithë kjo ka vetëm një shpjegim. Salajdini është i vetëdijshëm se punët që ai bën me urdhër të Veton Latifit në NGO-në ku drejton, janë të ngjashme me punët që bëjnë menaxherët e Velija Ramkovskit, me urdhër të këtij të fundit. Prandaj është një vendim i mençur nga ana e Salajdinit që nuk ble as një banesë dhe as sende të shtrenjta, se një ditë ato kanë për t’ ia konfiskuar si ndëshkim për bëmat në NGO. Parja e bardhë për një ditë të zezë, thotë populli dhe kur të vijë ajo ditë është më mirë që paret të gjenden në bankat e Sorosit. Se Salajdini e kupton nga pangopësia e Veton Latifit, se ajo ditë ka për të ardhur. Aq më tepër tash kur Salajdini është përzier edhe me Ramkovskin.

Por që të mos i bie në qafë Salajdinit më tepër sa e meriton, ai me Ramkovskin u përzie me urdhër të Soros. Ramkovski është i përkëdheluri i Soros në Maqedoni dhe mediat e Ramkovskit sponsorohen nga Sorosi. I preferuari i Soros në Maqedoni ka qenë gjithëherë Branko Crvenkovski. Soros, në librin e vet “The bubble of the American supremacy”, thotë për veten: “Një zyrtar në një vend përfitues nga ndihma ime më quajti mua një shtetar pa shtet, dhe unë jam krenar për këtë titull. “Shtetet kanë interesa por jo parime”, më tha ai mua, duke iu referuar sentencës së Kissinger. “Ju keni parime por jo interesa”. Ky ka qenë frymëzimi im që atëherë”.(George Soros: “The bubble of the American supremacy”, London 2004, Ëeidenfeld Nicolson, f. 131)

Në fund të faqes është shënimi:

“Njeriu i cili më bëri këtë kompliment ishte Branko Cervenkovski, kryeministri i Maqedonisë”. (po atje: f. 131)

Ky episod zbulon më saktë të vërtetën e George Soros, miliarderit çifut i cili ka ndërmarrë një fushatë globale të manipulimit njerëzor, duke përdorur si ekspedient doktrinën e «Shoqërisë së Hapur», të mentorit të vet, filozofit çifut, Karl

Popper. Branko Crvenkovski, njeriu i cili i ka bërë Sorosit komplimentin që ky i fundit pëlqen më tepër, është një nga beniaminët më të mëdhenj të Soros në Ballkan, dhe mishëron mungesën e parimeve të këtij të fundit. Branko Crvenkovski është pinjoll i nomenklaturës së lartë komuniste jugosllave, kësaj aristokracie në llojin e vet- madje edhe mbiemri  tij në maqedonisht do të thotë, në mënyrë kuptimplotë «I kuqi». Branko Crvenkovski është djali i Krste Crvenkovskit, i cili kishte qenë shef i partisë komuniste për republikën e Maqedonisë në Jugosllavinë komuniste. Edhe Branko Crvenkovski, i cili kishte lindur në 1962, u bë anëtar i partisë komuniste në vitet tetëdhjetë, për të bërë karrierë në shoqërinë e mbyllur komuniste. Por komunizmi ra dhe Crvenkovski i ri u bë prijës i «shoqërisë së hapur». Edhe pse Crvenkovski ishte në moshë shumë të re për të qenë shtetar, Soros e mbështeti që të ishte një nga njerëzit kryesorë në politikën maqedone në periudhën paskomuniste. Partia Komuniste (Lidhja e Komunistëve), motorri i shoqërisë së mbyllur, ndërroi emrin duke u bërë Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, duke u bërë motorri i «shoqërisë së hapur», me Branko Crvenkovskin si kryetar. Branko Crvenkovski u bë kryeministër në moshën 29 vjeç, post të cilin e mbajti gjashtë vjet, si dhe president i republikës në moshën 31 vjeç, post të cilin e mbajti për pesë vjet, dhe është ende në politikë si kryetar i opozitës. Me mbështetjen e Soros, Crvenkovski do të jetë në lojë, dhe do të rikthehet në pushtet, për të pasur një karrierë që do t’ ia kishin zili edhe despotët e shoqërive të mbyllura.

Se përse Soros e mbështet Crvenkovskin kjo zbulohet nga një histori e vjetër. Është e njohur se babai i Brankos, Krste Crvenkovski, gjatë Luftës së Dytë Botërore u arrestua nga italianët në Maqedoninë e sotme dhe u çua në burg në Tiranë. Atëherë nga qendra gjermane për Ballkanin, në Beograd, erdhi një kërkesë për dorëzimin e Crvenkovskit. Hitleri kishte një projekt për kapjen e atyre që i quante «komisarë bolshevikë çifutë» të cilët gjermanët i studionin dhe i asgjësonin. A ishte Krste Crvenkovski një njeri i tillë? Me shumë gjasë ishte kështu se gjermanët nuk interesoheshin për komunistët që kapnin italianët në zonën e tyre të pushtimit. Por italianët ç’ është e vërteta nuk kishin dëshirë që t’ u dorëzonin çifutë gjermanëve, gjë që e kanë pranuar edhe vetë çifutët. Kështu që autoritetet italiane në Tiranë organizuan një arratisje spektakolare nga burgu i Tiranës në prill 1943, kur u arratisën 14 të burgosur gjoja me një tunel, ndër ta edhe Krste Crvenkovski. Burgu është ende atje dhe sot dhe kur e shikon e kupton se është absurde që arratisja të jetë bërë me tunel në atë kështjellë betoni. Në fakt arratisja është bërë nëpërmjet një kanali që e dinin italianët dhe ua treguan atyre që u arratisën. Arratisja e të tjerëve, u bë që të kamuflohej ikja e Crvenkovskit. Kjo e zbulon enigmën e mbështetjes së Soros për Crvenkovskin. Branko gjeti një kanal si i ati, kanalin sorosian në vend të atij fashist. Njerëz si Crvenkovski, me origjinë nga nivele të ndryshme të nomenklaturës komuniste ka sponsoruar Soros edhe në Shqipëri

Në Maqedoni Soros kërkon rikthimin e Crvenkovskit në pushtet në zgjedhjet e vitit 2012. Si rezultat kohët e fundit u bë një takim Ramkovski-Crvenkovski në Ohër, të cilin Ramkovski e ka pranuar publikisht, me ç’ rast ka deklaruar se ai do të mbështesë Crvenkovskin, gjë që tashmë mediat e tij janë duke e bërë. Në muret e Shkupit në shumë grafite shkruhet A1=SDMS. A1 është televizioni më i madh në Maqedoni, pronë e Ramkovskit, ndërsa SDMS është partia e Crvenkovskit. Prandaj edhe sorosiani Salajdin Salihu është rreshtuar në frontin medialo-politik të Ramkovskit. Natyrisht me një pagesë të mirë.

Intermexo me një tjetër poezi të Salajdin Salihut.

“EGËRSI”/poezi nga Salajdin Salihu

"Sa më shumë që i njoh njerëzit,/aq më shumë i dua qentë"

(De Goli)

Janë egërsuar rrugët m'i kafshojnë hapat/ Janë egërsuar shikimet fjalët mendimet/Fëmijët na vrasin me pafajësi/Janë egërsuar poetët metaforat vjershat/Janë egërsuar këngëtarët akordet/Vetëm kafshët janë të buta të habitura/Të frikësuara të ofenduara/Me emrat e tyre janë pagëzuar njerëzit/Njerëzit që hanë edhe atë pak buzëqeshje njerëzore

Salajdin Salihu në shkrimin e vet “Banesa pa orendi” thotë se ai e bën këtë jetesë modeste se ka zgjedhur që si intelektual dhe kolumnist të thotë të vërtetën: “Dhe tani çfarë të bëj? Të hesht apo të tregoj përrallën me kalin e munduar që zotëriut ia fali mëkatet, por jo edhe nxjerrjen e gomarit që t’i prijë karvanit? Të tradhtoj vetveten apo të flas  për intrigantët,  të cilët, për të dëshmuar deri në fund se kanë vetëdije robi, janë në gjendje të bëjnë çmos për të qenë para karvanit. Por, për ta do flas. Si nuk do të flas. Do t’ua tregoj ku e kanë vendin: në plehra e jo në institucione të rëndësishme që e formësojnë kombin. E po deshën pastaj le të replikojnë... Pastaj prijësit e karvanit le të bëjnë punën e tyre vlerësuese... Por ama dua që dikush, në një tjetër kohë, së paku të thotë: “Jo të gjithë hëngrën bar”. Do flas, sa mos thonë se nuk ua thashë... Edhe pse e di që kjo mënyrë jetese, në këtë kohë, nuk të siguron luks”.

Sa patetikë të neveritshme ka në këto fjalë të thëna nga njeriu që është bërë pion i Velija Ramkovskit! Sa patetikë neveritëse tingëllojnë të gjitha ato që bën Salajdin Salihu, në NGO që drejton, e cila pretendon se nxit krijimin e vlerave civile dhe ndërtimin e institucioneve në Maqedoni. Të gjithë ata që do të besojnë tek ato që thotë Salajdini mësimdhënës, Salajdini drejtor i Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, Salajdini kolumnist, Salajdini poet, do të jenë ndër ata që hëngrën bar. Në kohë të tjera për Salajdin Salihun do të thonë atë çka thotë ai tek poezia e vet: “MARATONA E GËNJESHTRËS”

“gënjeshtra këmbëgjatë/vrapon si maratonomak/të vërtetën e shpie në cak/dhe vdes”.

Kështu do të ndodhë edhe me ato që shkruan Salajdin Salihu.

 



(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora