E enjte, 08.05.2025, 06:21 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Shala: Shqiptarizmi duhet të mendojë për etnitetin e vet

E shtune, 07.08.2010, 09:58 PM


SHQIPTARIZMI  DUHET    MENDOJË  PËR  ETNITETIN  E  VET

-E  DREJT  KJO  E  PATJETËRSUASHME

 

Nga Skender Shala

 

Ka ardhur koha të mendojmë dhe të veprojmë bashkarisht. Të tjeret na kanë ndar për arsye të veta. Por ne kemi shumë natyrshmëi të arsyëshme të bashkohemi si ideal e si komb.

-Si në Lidhjen e Prizrenit!

 

-Në këtë shkrim së kam për qellim të shkruaj për atë akt historik, por që ta kujtoimë vazhdimsht për çdo ditë do të ishtë rregull dhe do të na bëntë mirë sëpsë është udhërrefyesja më e mirë në rrugëtimin drejt ardhmërisë tonë të lavdieshme. Në anën tjetër është një uratë, që kur e kujtoimë na zgjon krenarinë që na pret pa hyrë dhijarevë për në theqafje humnerave të errta.

Lidhja e Madhe e Prizreni dhe ajo e Pejës, me duket si dje kanë ndodhë, e kujtoi atë trondtije të etnitetit tonë të përdhunuar nga barbaret e shekujvë. Me mall e dhimbje i kujtoi tokat tona pjellore që naj muaren ata, që edhe sot po përpiqen të marrin prap!

Si mos ta përkujtoi përpjejkjet për themelin e shtëpisë dhe trollit tim, i cili është një ndër aktët më të mëdha historike të çështjes tonë kombtare në përgjithësi! Sëpsë aty u vu themeli i një Kështjelle të një Kombi, nga Rilindasit tonë Kombtare për riformimin e një shtëtit në trojet tona etnike. Lidhja Shqiptare ishtë edhe paralajmrim ndaj poshtuësve të sërishëm, dhe paralajrim ndaj botës mosperfillse, që bëhëshin gati faljen e tokave tona më të mira. Lidhja u tregoi së kjo tokë ka zot dhe as nuk falet, as nuk adhorohet pa gjak simbas tekevë të dikujt. Ky akt i shënjët historik u kurorizua në momentin e duhur, dhe në kohën më të rrezikshme të historisë, vetëm pak dite para Kongresit famkeq të Bërlinit.

 Rilindasit tonë panë rrezikun e madh të fshirjes nga harta gjeografike, prandej nxituan krërët më të devotshëm të vendit nga të gjitha anët që ta deshmojnë realitëtin kombtar. Pra, duhet ta kujtoimë disahërë në ditë si lutje obligative kombtare e fetare sëpsë aty u vu themeli i përjetësisë tonë Kombtare, nga të shënjëtit Rilindas të penës dhe të pushkës. Aty u vu gurthemeli i etnitëtit tonë tëritorial, politik dhe diplomatik i kohës.

-Ky kurorizim shërbejë si gjenerator e kushtrim vite me radhë, gjeneratave që u përpoqën brez-pas -brezi ti ngrisin muret e lirisë në cepat e Atdheut të lanë Amanet!

Që:

1.      Të kthehën tokat shqipëtarë që ishin pushtuar deri atëhër (deri sot)!

2.     Mos të ipen tokat fqinjëve pa gjak.

3.     Lidhja të marr pjesë në Europë dhe në kongresin e Bërlinit.

4.     Shqipëtart të vendosin vet për fatin pa portën e lart.

 

Mandej kemi edhe Lidhjen e Pejës BESA-BESËN e Haxhi Zekes.

-Pse mos të kemi edhe sot Lidhje të tilla të forta simbas kërkesave të kohës?!

-Atëhëre droja ishtë e madhe, por vazhdon të jetë edhe sot e kesajë dite nga fqinjtë, të cilet na ka ngrënë mjaft dhe kanë po të njëjtin apetit! Në veqanti Sërbia. Ajo është e pangopshme dhe vazhdon prap, sëpse nuk i ka mbetur asgje në fyt deri me tani! – Ajo si dje me duket, në fillim të shekullit 19-të kur filloi ngrenjën e tokave shqipëtare dhe popullsisë tonë, duke filluar nga Piroti e këndejë. Më vonë e trimëruar nga fitorja Ruso –Turke, Obradoviqi i shtyr nga Rusia, dhe duke marr ndihma shumë të mëdha ushtarake lidhë aleancen me Malin e Zi, Greqin dhe Bullgarin për pushtimin e tokave tona.

Me 30 mars 1878, Rusia nenshkroi traktatin e paqes së Shën Stefanit me Turqin me kusht qe:

1.Sërbisë ti ipet krahina e Toplicës. ( nja 700 katunde)

2.Malit Zi; Hoti, Gruda, Plava e Gucia, Vërmoshi, Ulqini e Tivari.

3.Bullgarisë; Ohri, Poradeci, Manastiri, Tetova Gostivari, Kumanova dhe Presheva.

 -Një histori shumë e dhimbshme kjo !

-Pastaj pasojat dihen me zhdukjen dhe çfarosjen e njërzve, debimin marrjen e pasurisë etj.

 

-Me këtë shkrim e kam për qellim të preki në dellin e gadishmërisë, syqeltësisë tonë, së a jemi mjaft të kujdesshëm sot dhe a jemi mjaft të bashkuar për të papriturat që mund të shpërthejnë ndër kohë?

Nëqoftse mund të thëmi së, atëhëre nuk kishim shtet, as aleat, as armatim e ushtri etj.?!

-Mirë! Por sot të gjitha i kemi. Na mungon vetëm organizimi dhe bashkimi i potencialit psiqik.

–Me duket së kemi një intëlekt shumë të ngadalshëm, pa ritëm, pa vizion dhe pa stratëgji?!

Nuk po dijmë në shfrytëzimin e shansave të shkelqyshme historike në kohën dhe momentin e duhur për forcimin e shtetit. Nuk dijmë të bashkëpunojmë me miqt tanë. Cka na duhet dhe çka të kërkojmë prej tyrë?!

Thuhet së tupani bije për ata që kanë vështë.

 E kemi situatën e freskët në vëri, e cila është më shumë sërioze së sa i dukët politiksë ditore. Dhe kjo për fillim është vëtëm një ,,apëro“, së na vijnë tjerat varg e vijë.

 Këtu matët pjekurija e jonë politike, por edhe ajo gadishmëria e jonë mbrojësë në kohën e duhur.

Prandej me shqetëson fakti i të ndegjuarit së tani e kemi shtetin dhe forcat mbrojtsë të KFORIT, nuk ka rrezik!

 – Kjo thënjë vlenë vetëm për gjumin e të vdekurve. Kursë për ata që dojnë me jetuar si Komb i lirë e të sigurt dhe për të ardhme pa brenga, duhet aktivitët dhe punë intënzive me maturi në ndërtimin e stratëgjsë së re përballë rrjedhave dhe kërkesave të kohës.



(Vota: 11 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx