E enjte, 08.05.2025, 06:13 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Llampa e Salajdinit (II)

E shtune, 07.08.2010, 09:57 PM


Llampa e Salajdinit (2)

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

E vërteta është se sharlatan-profesor Salajdini është kapur me kopje! Tash rrini e shikoni se si apologjizon sharlatani jonë: “Për sa i përket burimit ku flitet për shkrimin e parë përshkrues mbi Evropën, lexo librin e Deni de Ruzhmonit ‘28 shekuj Evropë’ (Kultura, Shkup, 1997) dhe jo sikurse e shkruan gabimisht “20 shekujt Evropë”. Aty shkruan: ‘Shkrimi i parë i shkurtër për Evropën, jo vetëm si tërësi gjeografike, por edhe njerëzore, si dhe për ‘evropianët’ që e mbrojnë, vjen në shekullin e VIII, pas betejës së Poatjesë, në vitin 732’. Kur pas vitit nuk shkruhet ‘para erës sonë’ nënkuptohet se është ‘pas erës sonë’. Këtë e dinë edhe nxënësit e fillores, por vogëlushët 50 vjeçar mendojnë se i ngjajnë Kolombit”.

De Ruzhmonin e përmend Plasari në esenë e vet. Salajdini në paragrafin që citon eviton t’ i përgjigjet pyetjes se përse ai, derisa ka ndjekur një rend kronologjik nga prehistoria, Antikiteti, për historinë e Europës, megjithatë betejën e Poatjesë e përmend fill pas Herodotit? Si krimineli që fsheh gjurmët e krimit intelektual, plagjiaturës, Salajdini këtu e fsheh fjalinë për Herodotin që është në esenë e vet fill para asaj për betejën e Poatjesë. Si kështu, “profesor” Salajdini, bën historinë, kronologjinë e lindjes së konceptit “Europë” dhe betejën e Poatjesë (732 pas e.s.) e përmend bashkë me Herodotin? Betejën e Poatjesë e përmend edhe Plasari, por më tutje në kronologjinë e vet. Salajdini ka menduar se Plasari ka gabuar dhe e ka marrë dhe e ka çuar betejën e Puatjesë rreth kohës së Herodotit. Por kështu është kur shkruan për historinë e Europës duke e pasur mendjen tek takimi me Velija Ramkovskin! Salajdini bëhet edhe më zbavitës kur më sugjeron mua literaturën për historinë e Europës: “Marvin Peri, Historia evropiane e intelektit, Clio, Beograd, 2000, Volfgang Shmale, Historia e idesë evropiane, Klio, Beograd, 2003; Mihailo Gjuriq “Origjina dhe e ardhmja e Evropës” (Odiseja e ideve filozofike të antikitetit), Plato, Beograd, 2001; Mark Mazower, Tërësia e errët, Mladinska knjiga 2002”.

Kuku bre, që një intelektual shqiptar, mësimdhënës në universitet, vazhdon lexon serbisht librat e autorëve perëndimorë edhe në vitin 2010! Këtu nuk mundem që të mos e pyes Salajdinin: Por si e paske mësuar kaq mirë serbishten bre Sllobosalajdin kur prej vitit 1988 kur ti ishe 18 vjeç dhe studioje në Universitetin e Prishtinës, qeveria serbe e ndaloi praktikisht arsimimin e shqiptarëve, duke ndaluar zhvillimin e mësimit dhe duke lejuar veç dhënien e provimeve, ndërsa në 1990 e ndaloi krejt arsimimin e shqiptarëve, duke përfshirë edhe mësimin e serbishtes në shkollat ku mësohej shqip? Ato libra për historinë e Europës në serbisht Salajdini nuk mund t’ i ketë lexuar vetëm me serbishten që mësoi në shkollën e mesme. Kështu del se Salajdini ka vazhduar të mësojë me zell serbishten edhe pas vitit 1990, dhe këtu lind pyetja se kush kanë qenë mësuesët e tij. Del se pas vitit 1990 dy shqipfolësit më të zellshëm për mësimin e serbishtes kanë qenë Hajrije Spikerica, ajo shqipfolësja legjendare në mediat e televizionit të kontrolluar nga serbët në Kosovë dhe Salajdin Salihu në Tetovë. Salajdini duhet të ketë turp që në vitin 2010 u rekomandon studentëve të vet në UEJL libra nga autorë perëndimorë në serbisht, gjë që e bën edhe shefi i vet Veton Latifi.

Salajdini duhet të na shpjegojë se përse “organizata jofitimprurëse” shumë e pasur që drejton ai dhe Veton Latifi, nuk i sjell librat e mësipërm në anglisht, për çka i shpenzon grantet financiare që ia ndajnë me aq bujari ndërkombëtarët? Por nëse do t’ i përgjigjesh kësaj pyetjeje, atëherë do të thotë që të shkruash faqe si të “Decameroni” të Bokaçios, një autor të cilin Salajdini e përmendi në shkrimin e kaluar ku polemizonte me mua. Pastaj Veton Latifi e ka bërë rregull që njerëzit e organizatës së tij “jofitimprurëse” të lexojnë serbisht literaturën perëndimore dhe vetë Vetoni, i cili në vitin 1991 kur në Maqedoni u hoq serbo-kroatishtja si lëndë në shkolla, ka qenë vetëm 16 vjeç, e ka perfeksionuar serbishten më vonë në kurset sorosiane.

Salajdini, duke i lexuar këto rreshta thotë se mirë që Myftari kaloi këtu dhe e harroi atë çështjen e plagjiaturës. Jo bre Salajdin, ja tek po kthehem atje. Ju, Salajdin përmendni një listë titujsh librash, të cilën qartësisht e keni hartuar mbi bazën e esesë së Plasarit dhe ajo që keni bërë është se keni gjetur botimet në sllavisht në Shkup dhe Beograd. Por pyetja kryesore së cilës duhet t’ i përgjigjeni ju dhe që i shmangeni është se si është e mundur që nga gjithë ai det i gjerë i literaturës për historinë e Europës ti gjen jo thjesht librat që ka përdorur Plasari, por edhe paragrafet që ka përdorur ai, dhe madje në të njëjtën renditje të citimeve edhe pse bëhet fjalë për autorë të ndryshëm. Atje ku ju Salajdin devijoni nga Plasari, bëni gafa, si në rastin e Betejës së Puatjesë. Tashmë besoj se çështja e plagjiaturës së Salajdinit është e qartë për lexuesin. Salajdini megjithatë mund të ngushëllohet me mendimin se plagjiatura e tij është vetëm punë kalamajsh para asaj që ka bërë “shkencëtari” Veton Latifi në librin “Politikologjia” ku ka vënë emrin si autor në një libër ku duhet ta kishte emrin si përkthyes. A mos ndoshta kjo është mënyra se si bën humor ky njeri tejet serioz?

Salajdini më tutje bën sikur më kthen përgjigje për kritikën që i kam bërë unë për keqpërdorimin e Gëtes: “Sa për botëkuptimet e Getes nuk kam si debatoj me një mendjerobëruar, me një mendjesuspenduar, me një mendje provinciale dhe dogmatike, që ka frikë nga ‘dëmtimi’ i kulturës kombëtare prej ‘elementeve degjeneruese’ dhe më akuzon se mohuakam letërsinë kombëtare! Po si ta mohoj kur studioj letërsinë? Nuk e mohoj kurrë letërsinë e vërtetë, përkundrazi e vlerësoj. Por ama me kritere estetike”.

Qëndroji polemikës si burrë bre Salajdin sharlatani! Unë ju sfidova duke ju kërkuar të citoni Gëten për ato që ju pretendon se ka thënë ai kundër kulturës nacionale dhe nacionalizmit. Ju e citoni Gëten me togfjalësha të shkëputur nga konteksti. Natyrisht se ju ndiqni metodologjinë që ka vendosur Sorosi. Nëse ju pretendoni se e vlerësoni letërsinë me kritere estetike, atëherë pse e ngatërroni Gëten me luftën kundër nacionalizmit? A nuk është ky politizim i letërsisë? Salajdini më tutje thotë: “Po ku di Myftari çfarë është letërsia? Ai nuk është as letrar, as atdhetar. Ai e ngatërron letërsinë me teori konspiracioni”.

Unë nuk jam letrar, por sa për teori konspiracioni në letërsi ato i bën Salajdini, i cili ka konspiruar kundër Gëtes duke i atribuar atij gjëra që nuk i ka thënë dhe duke na paraqitur një Gëte që flet sikur të ishte anëtar i bordit të Fondacionit “Soros” në Shkup. Më tutje Salajdini thotë për mua: “Shkruan libër me qindra faqe kundër Kadaresë, sepse e çmon letërsinë kombëtare! Madje me shumë korrektësi! Me siguri i nxitur nga nacionalizmi i tij zoologjik”.

Unë librin kritik për Kadarenë e kam shkruar për të treguar se ku Kadare e ka dëmtuar letërsinë nacionale shqiptare.

Sa për nacionalizmin zoologjik që më atribuon Salajdini, e quaj kompliment kur më vjen nga një sorosian si ai. Dhe Salajdini nuk mungon të bëjë dhe mbrojtësin e Sorosit në polemikën me mua: “Shkruaj Myftar, nga agu deri në muzg. Shkruaj kundër ‘sorosoidëve’, një term i përdorur nga një shpifarak i këtushëm maqedonas, i cili kështu vepron me gjithë gazetarët që nuk abuzojnë me gazetarinë. Një mënyrë për të fshehur maskarallëqet e tij! Je kopja. Ose ai është kopja yte”.

Unë kundër sorosianëve kam shkruar gjerësisht së paku tash dhjetë vite dhe nuk kam kopjuar kënd. As termin “sorosoid” nuk e kam përdorur. Sa për teorinë e konspiracionit sorosian, këtë vit më ka dalë një mbështetëse e madhe, kancelarja gjermane Angela Merkel. A nuk deklaroi Angela Merkel më herët këtë vit se konspiracioni kundër euros do të dështojë? Dhe kjo deklaratë erdhi pasi u dha lajmi se qe bërë një takim bankierësh ku kishte marrë pjesë edhe Soros, për të planifikuar një msymje kundër euros. Kur detyrohet të flasë vetë kancelarja gjermane, gjërat janë serioze. Kur Soros msyn euron, mendoni pastaj se çka bën në vende si Shqipëria, Maqedonia, Kosova! Salajdini më thotë: «Vazhdo misionin tënd për mbylljen e shqiptarëve brenda një atdheu me përmasa oborri. Ti dëshiron të bësh ndarje në shqiptarë Shqipërie dhe shqiptarë Maqedonie, sepse je nacionalist i madh!»

Unë Salajdin jam nacionalist, një fjalë që t’ i e urren, sikur urren dhe bartësit e saj. Atdheu për mua është deri atje ku ka shqiptarë autoktonë dhe atje duhet të jenë edhe kufijtë e shtetit shqiptar. Unë shqiptarët nuk i ndaj sipas kufijve shtetërore por sipas kufijve kulturorë që ata i vendosin vetë. Unë shqiptarët e Maqedonisë i ndaj në shqiptarë të atdheut shqiptar dhe në arabo-shqiptarë. Arabo-shqiptarët për mua janë po aq të këqinj sa shqiptarët e sllavizuar. Unë shqiptarët e Maqedonisë i dua shqiptarë dhe jo arabë. Salajdini shkruan për atë çka më atribuon më sipër: “Mos të pengon gjë kjo, muhtar, që kudo sheh armiq: armiq të brendshëm dhe të jashtëm, kurse armik më të madh e ke vetveten. Kësaj i thonë paranojë”.

Shqiptarët kanë shumë armiq, të jashtëm së pari, të cilët përdorin edhe shqiptarët e shitur si Salajdini dhe shefi i tij Veton Latifi. Paranojë është të thuash se shqiptarët nuk kanë armiq. Salajdini nuk është paranoid, përveçse ndoshta kur shkruan poezi, ai e di se shqiptarët kanë shumë armiq, por nuk i shikon ata se ia kanë zënë sytë paret e Sorosit e të Velija Ramkovskit. Salajdini ka një pamflet mjaft patetik me titull “Më dhemb kur hesht”, ku thotë: “Më sugjeroni heshtjen ju që kurrë nuk u është shfaqur hija e Hanah Arend-it, për të cilën guximi nuk është veti e njerëzve që dirigjohen. Ky është guxim i aktruar dhe i shpifur.”

Salajdini kërkon të thotë se ai është “Hamlet” të cilit i shfaqet fantazma e Hanah Arendt. E çka i thotë Salajdinit Hanah Arendt, e cila është profetesha e Sorosizmit, e dyta në radhë pas Karl Popper? Në librin e saj bazik “Origjina e totalitarizmit” Hanah Arendt e shikon origjinën e totalitarizmit modern tek shteti-komb. Këtë ia ka thënë edhe Salajdinit fantazma e Hanah Arendt, pra se ai duhet të luftojë për të penguar krijimin e shtet-kombit shqiptar në kufijtë e hapësirës nacionale shqiptare. Paradoksi, sa ironik aq edhe kuptimplotë, është se kjo Hanah Arendt është çifute dhe i përket kështu kombit i cili e ka bërë historinë e vet, fenë e vet, quintia essentia e nacionalizmit kjo. E megjithatë njerëzit e këtij kombi, si Hanah Arendt etj., janë studiuesit më të zellshëm për të luftuar idenë nacionale ndër kombet e tjera. E si të mos bësh një teori konspiracioni këtu. Salajdini po më bën kureshtar me këtë historinë e fantazmës së Hanah Arendt, dhe më bëhet ta pyes se mos është fjala për ndonjë nga ato që quhen ëndërr periodike, se sigurisht që duhet t’ i jetë shfaqur në ëndërr. Mos ndoshta fantazma e Hanah Arendt i shfaqet sa herë ka mbledhje bordi drejtues i organizatës “jofitimprurëse” që drejton bashkë me Veton Latifin dhe ku bëjnë kontabilitetin e shpenzimit të granteve financiare që kanë marrë nga të huajt. Apo ndoshta i shfaqet pas takimeve me Velija Ramkovskin? Apo ndoshta u shfaqet në ditët kur u shtet studentëve skriptet? Apo ndoshta i shfaqet edhe kur ulet të bëjë plagjiaturë nga librat e tjerë? Salajdini më bëri kureshtar që të pyes nëse i shfaqet ndonjë fantazmë e tillë edhe Veton Latifit, fantazma e Karl Popper ndoshta. Ajo ndërtesa ku është selia e organizatës “jofitimprurëse” të Salajdinit dhe Veton Latifit në kampusin e UEJL na qenka si ato shtëpitë e letërsisë gotike, shtëpi fantazmash.

Nëse Salajdini do ta ndjente veten shqiptar, atij do t’ i shfaqej edhe një fantazmë tjetër veç asaj të Hanah Arendt dhe në raport me këtë fantazmë ai nuk është Hamlet por është Makbeth, të cilit i shfaqet fantazma e Bankos, njeriut që ai e ka vrarë. “Banko” që do t’ i shfaqej “Makbethit”-Salajdin në këtë rast është nacioni i coptuar shqiptar i cili e akuzon për tradhti. Por më kot ndoshta, se një njeri me emrin Salajdin nuk e ndjen veten shqiptar. Salajdin Salihut para se të shkruante këtë artikull duket se i është shfaqur dhe një fantazmë tjetër, ajo e Sulltan Salajdinit, dhe e ka qortuar që në fejtonin e parë që bëri si përgjigje ndaj meje, nuk bëri xhihad, duke e mbrojtur fenë islame ndaj mua, kryqtarit. Prandaj, Salajdini këtë herë debaton me mua edhe për çështje religjioze, kur shkruan: “Dije, Myftar, se kur lexoja kësi librash ‘të rrezikshëm’ mësuesit tu kremtonin terrorin mbi objektet e shenjta, kremtonin vrasjet dhe arrestimet e priftërinjtë mendjendritur dhe klerikëve të tjerë, për të cilët kam shkruar me admirimin më të thellë. Këto mostra ishin sikurse ti që kërkon rrënime objektesh fetare. Je po ajo mostër dhe sado fshihesh pas një ideologjie kombëtare, të tradhton pavetëdija”.

 



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx