E diele, 16.06.2024, 06:04 AM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Kosova Re pa vlera te Kosovës historike Shqiptare

E diele, 08.08.2010, 07:57 PM


Kosova Re pa vlera te Kosovës historike Shqiptare

 

Nga Albert Shabanaj

 

Nëse një populli i shkelet Identiteti si dhe Dinjiteti nga te paret e saje (Qeveria) aty nuk ka me lidhje se, a është i shkelur me një apo dy këmbe. Nga kështu qeverive,tanimë nuk përjashtohet fatkeqësia ime dhe juaja nga të tjerët…

Dhjet e me shume vite me radhe, një prej shqetësimeve më permanente për dy-tre milion shqiptareve te Kosovës , ka qenë fati i  se ardhmes se tyre politike dhe sociale  Shtetërore. Në fillim, vonesat për zgjedhjen e shume qeshtjeve politike dhe sociale nga optimistet  dukeshin si  gabime  teknike të cilat do të korrigjohen shpejt dhe me kohe, ashtu siç ndodh ke shume shoqëri ne tranzicion jo rralle herë nëpër bote.

Ndërsa nga realistet shikohej ndryshe nga optimistet,vonesat politike,ngecjet dhe davaritjet institucionale shikoheshin gabime te natyrave te ndryshme te akumuluara nga mosaftesit e institucioneve te dala pas lufte dhe shthurjet politike deri ne mos efikasitet, me fenomene te liga dhe bizare siç janë krimi i organizuar,korrupsioni etj... fenomene këto vdekje prurje për te krijuar shtet dhe shoqëri te mirëfilltë ne Kosovë, zhargon ky i cili vazhdon edhe sot !. Ndonëse dekada e pare e Kosovës se Re,kaloi ne përbuzje te zhvillimeve dhe ne mungesë informacionesh nga institucionet dhe dikasteret e tyre përgjegjës,duke krijuar ne shoqerin tone varësi ankthi dhe pasigurie nga krimet dhe mungesa e rrjeteve sociale, fenomene këto qe sipas mendimit time,po bëhen tejet te frikshme për intelektualet dhe brezat e ardhshëm ne Kosovë.

Sivjet, po vërehen disa lëvizje ne luftimin e ultësirave institucionale, ndonëse jo nga qeveria jone por nga ndërkombëtaret ( Eulex-i ) ku për çudi mundemi te veçojmë mos kënaqesit e shume drejtuesve tone nga veprimet e EULEX-it, ndërsa qeveria e zënë pisk nga paniku qe një dite do te përgjigjen para drejtësisë secili kundër secilit.. pra u vu re mangësia në kohë dhe transparencë e menaxhimit të situatës nga institucionet tona, drejtuesit e tyre, ne përgjithësi nuk arritën te paktën te informojnë popullin për të ardhur deri te e vërteta,për te cilat  në ndjekje të procedurave rigoroze nga EULEX-i, u vlerësuan dhe konstatuan disa krime ekonomike dhe poshtërsi tjera,te cilat  ende hetohen por të cilat po mbahen larg opinionit dhe publikut në përgjithësi.

Te gjitha ato ultësira qeveritare u shoqëruan me një injorancë të llojit vet, duke lënë në mëshirën e vetëdijes  të mbizotëronin hamendjet ne opinion. Çështjet vijonin më tej, duke  shtuar aktivitetet e tyre EULEX-i,me paralajmërime dhe arrestime te reja te zyrtareve tanë . Ankthi dhe pasiguria, përmes dyshimeve ne fjalë sa vijnë dhe shtohen, këta drejtues janë një si te gjithë dhe te gjithë si një...!  Kaq mjaftoi që të hidheshin “në treg” opsione nga më të ndryshmet, hipoteza nga më të çuditshmet që mbajnë jo vetëm karaktere mediatike dëgjohej nga populli i dëshpëruar.

  historinë e Re te Kosovës, befasohesh nga  problemet e dukshme dhe te pa dukshme, por mbi të gjitha fatkeqësia më e madhe është që si Intelektuali si Bariu janë futur ne një primat,ne një thes me atë te mos lëvizjes dhe angazhimit tyre ne shoqëri. Ky i fundit madje merr rol më të lartë  meçe ndodh te ketë krahë të fort  politikë dhe farefisnorë dhe hop, jo aty ku e meriton realisht, por ndodh që “i njomi digjet nga i thati” në këtë mjerim, populli i shkretë që ka vuajtur te zitë e ullirit për një shtet te tyrin me vite e shekuj rresht mbeten ne mëshirën e te pa njohurës dhe frikës. Ndonëse jam tepër i bindur se nga kështu drejtues  më vonë  ç’na dalin  gjenerata “profesionistësh” të paaftë, të korruptuar…që sigurisht vazhdojnë rrugën e prijësve të tyre.

Është për të ardhur keq që përgjegjësit e tyre drejtuesit ia faturojnë  njeri-tjetrit dhe ndërkombëtareve,mundohen te i hedhin hi syve dy- tre milion shqiptareve në vend që të bënin një autokritikë të thellë dhe një kërkim-falje publike ndaj zemrave dhe ndjenjave të lënduara të mijëra familjarëve të varfër dhe të pamundur, që e varin shpresën te lutjet ndaj Zotit për një jete me te dinjitetshme. Pse nuk vihen para përgjegjësisë politikajt tanë që mbushin xhepat ditën për Dielli,qe zakonisht dehen neper hareme deri në gjendje kome… me bashkëpunëtorët e tyre!? Ndërsa padrejtësitë po kthehen në normë për shumë lëmi të jetës se shoqërisë ne Kosove, kjo jete të sjell në vëmendje ku është zanafilla e mentalitetit të xhunglës së këtij realiteti bizar ne Kosovë. Pikërisht te edukimi që sot po i nxjerr në rrugë dytësore inteligjencën dhe po i kthen në liderë rrugaçët që thyejnë normat njerëzore  dhe ato të ndërgjegjes së paskrupullt të atyre që kanë në dorë pushtetin. Shpërdorimet,klanet,krimet dhe shthurjet politike  nuk janë shenjat e një demokracie funksionale, e cila kërkon të mbështetet te njerëzit dhe intelektual te ndershëm dhe te drejtësia si institucion. Fatkeqësisht institucion te ne nuk është ligji, por i forti, i cili e përdor pushtetin në funksion të qëllimeve të tij dhe jo të shoqërisë, e cila shoqëri ka nevojë jashtëzakonisht te madhe për njerëz të arsimuar me meritë. Për aq kohë sa ligjet do të shpërdorohen nga pasionet e individit, shumë aspekte të shoqërisë edhe ne të ardhshmen, nuk do të kenë ardhmëri te  ndritshme,pavarësisht se, sa te kesh në mendjen tënde, në shpirtin tënd të paepur prej SHQIPETARI, nuk mundesh te jeton besueshëm,dinjitetshëm dhe me personalitet te pa cenuar.  



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora