E premte, 25.07.2025, 07:28 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Fije e lëmshi

E enjte, 12.08.2010, 09:57 PM


Fije e lëmshi

 

Nga Blerim Rrecaj

 

Ditët ecin rrjedhës së tyre. Shpeshherë na duket se jemi shndrruar në frymorë ankestarë.Ndonjëherë këtë edhe nuk e vërejmë. Pas fjalëve përsëritëse e neveritëse me të tjerë ankestarë të lodhur e të mërrolur që aq shumë i ngjajmë shoqi-shoqit ia krisim fjalëve monotonisht. Ndonjëherë ne ngeshmitarët gjejmë kohë edhe për të përsiatur vetmevete në stilin e monologut të një vetmitari. Përpjekje, ballafaqime, beteja. Lodhje, pezëm, mllef që grumbullohet. Skena dhe prapaskena janë shoqe të pandashme janë shoqe të mira. Mund të flasësh në ‘skype’ në internet me ndonjërin që ndodhet në ndonjërën nga bazat e fortifikuara në Afganistan dhe ai të të thotë se atje ku gjendet e paska sjellë veç zori i shkretë. Mund ta takosh edhe ndonjërin që është në kërkim të ndonjë strehe të re e si qiraxhi qyteti a qyteze e paratë që paguan për banim janë sikurse para të hedhura në baltë, duke pasë parasysh a para hundësh të ardhurat që të sjell ndonjëra prej punëve që e bën. Nëse endemi nëpër skenogfafi jete edhe mund të themi:

Eshtë errur një hënë e turbullt e gati e plotë diku në midis të qiellit qëndron e një shi i prajshëm pikalosh vazhdon të lag pos tjerash edhe tokën. Ose hënë mes reve e turbull mes neve. Ose: ç’të bëj me ty o neveri. Dhe të vazhdojmë: Qiell i hirtë. Lëvizje dhe zhurmë. Një mace e bardhë me ca pikla të zeza vetëtimthi të shikon dhe ia mbërthen për dikah. Ndonjëherë shohim të njejtën pamje me ndonjë qen. Për të na u kujtuar një shkrim i publikuar te pashtriku.org që bë fjalë për një poster të Kforit me kryepersonazhe qenin dhe macen e që titullohet “Racizmi i Kforit nëpër rrugët e Kosovës!” Pas kritikave me vend që iu bën porosive të tilla reklamuese tash na bije të shohim edhe poster me një shqiptar me plis duke ia zgjatur dorën ushtarakëve të Kforit pothuajse i ngjashëm me posterin që e pat bërë krimineli Arkan nëse ju kujtohet për qëllime të errëta. propagandistike.

Në njërën prej ditëve binte shi.

Shi. Në treg. Në tregun e jetës. Ku shumçka shitet e blehet. Rrapëllimë e pikave të këtij shiu të bardhë përplasen për tokë e në automjet. Për të na u kujtuar edhe frenimet e shoferëve që sjellin me vete fishkëllima drithëruese në pike rrafshi të këtyre ditëve të ngrohta me diell të fortë por edhe aksidentet me të vdekur e të lënduar që po marrin përmasa shqetësuese.

Dhe mendime për t’ia mësyer dikah vërtiten në kokë. Për t’u hedhur nga rrëmuja në rrëmujë. Dobësitë që mund t’i kemi me thasë nuk duken që pakësohem por…

Mezi që presim që të ndodhë diç për të diskutuar kolektivisht për të si erdhi Toni Bleri, erdhi Snupi por dështoi koncerti i Ramazotit (Nonda Bulka te “Thumba pa helm” thotë se s’u bë nami që dështoi konferenca e Selanikut, kanë dështuar edhe një gjë më me rëndësi p.sh., ka dështuar të pjellë lopa ime…). Dje e pashë nëpër pllakate lajmëruese njoftimet për një film kushtuar Azem Maksutit, një dokumentar kushtuar Aziz Salihut, për ardhjen e një grupi muzikor të huaj(binën veç kishin filluar ta rregullojnë…) që do të këndojë në parkingun përballë Pallatin të Rinisë shumë në afërsi të stadiumit futbollistik të Prishtinës…Po çka dëgjova tjetër dhe që lehtësisht edhe mund të jetë e vërtetë: se gazetën e Pacollëve e ka blerë një grupacion politik e thuhet se ata janë Jakupovitët, se Televizionin Boom me seli në Fushë-Kosovë pas dështimit ta blejë atë drejtuesit e Klan-Kosovës(të cilët pritet së shpejti të vendosen në Fushë-Kosovë në disa lokale të tjera) e ka blerë Ramiz Kelmendi i Elkosit…

…Dhe duhet vazhduar rruga se s’ka tjetër rrugë… Të paktën të frymojmë duke u ankuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx