E shtune, 26.07.2025, 12:08 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Akimizmi dhe paranojat e njohura të një koalicioni të kalbur në embrion...

E merkure, 11.08.2010, 09:13 PM


Duke menduar në "alkimizmin politik" të "koalicionit të madh" PDK-së-LDK-së në Kosovë dhe pasojat e mundshme në këtë drejtim?!...

 

Akimizmi dhe paranojat e njohura të një koalicioni të kalbur në embrion...

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

   Në fillim të këtij shkrimi dicka mbi etikën e njohur kristiane.Gjegjësisht,  mbi "moralin protestant" të konceptuar dhe anticipuar sipas konceptëve dhe formulimëve të njohura të filozofit të shquar gjerman Maks Veberit:A)Në qoftë së jamë më i pasur se fqiu(komshiu)im, kjo nuk është meritë imja, por mëshirë qiellore e Perëndisë.B) Atë që e kam si pronë të përgjithshme ose pasuri, nuk është e imja por më duhet ta begatoj akoma më shumë në atë menyrë që ta ruaj për gjeneratat e reja.Dhe, C) Pasurinë time nuk guxoj ta reklamoj dhe publikoj aq shumë, por më pasurinë time me duhet të krijoj mirëqenje dhe lumturi për shtresat e varfëra njerëzore ose qytetare.Mbi këto koncepte dhe parime të njohura humane dhe kristianiste ndodhët i formuluar dhe konceptuar "modeli" ose sistemi i njohjur demokratik dhe kapitalist i shtetit dhe kombit të madh gjerman dhe i pjesës me të madhe(dërmuese) të demokracive të njohura euro-perëndimore.Se këndejmi,  për konceptin dhe modelin e lartëpërmendur politik dhe demokratik të Perëndimit:Me politikën e shtetit dhe shoqërisë në radhë të parë nënkuptojmë moralin, drejtësinë, barazinë, ndërshmerinë, aftësinë e ndryshme dhe shkathtësinë e preferuar politike dhe filozofike dhe kështu me radhë si parime dhe postulate të njohura paradigmatike dhe metaestetike mbi mbarëvajtjen dhe funksionimin e mirëfillët të shtetit dhe shoqërisë.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe dallimet e njohura konceptuale dhe dihotomike në mes shtetit, politikës dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare sipas praktikës dhe teorive të njohura të shoqërisë së lartë industriale dhe kapitaliste të Perëndimit.Aty është edhe "puna e njohur intelektuale dhe mekanike" si "gjeniu i mbarë njerëzimit"-sipas formulimit të njohur filozofik dhe metaestetik të Göethes(Gëtës) së Madh.E thënë dhe deshifruar ndryshe kjo donë të thotë se "gjermanët dhe popujt tjerë europerëndimor jetojnë për të punuar dhe krijuar vlera dhe përparime të rëja industriale dhje ekonomike më qëllim të arritjes dhe përparimëve të gjithëmbarshme globale ose universale të botës dhe civilizimit tonë njerëzor.Dhe, kjo pa dallim feje, race, kulture, kombi, shteti, krahine ose ideologjie në këtë sfond.Kjo pra është Etika dhe filozofia e njohur e Perëndimit.Po..në vendin ose atdheun tonë si qëndrojnë punët në këtë drejtim? Shtrohet pyetja e pashmangshme në këtë drejtim.Në Republikën e Kosovës sidomos.Në vazhdim një kronologji e shkurtër kontradiktore dhe asimetrike më atë që u cek më sipër.Sic dihet:pas  dorëheqjës së imponuar të ish komandantit legjendar të Dukagjinit dhe ish kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj(për shkak të aktapadive tashmë të njohura nga Tribunali i Hagës) dhe vdekjës së liderit "karismatik" të LDSK-së dhe ish kryetarit të Kosovës, dr.Ibrahim Rugovës:Forcave dhe strukturave të ndryshme hakëmarrëse dhe revanshiste në Kosovë të "krahut" të Llapit dhe Drenicës (nën drejtimin e Hashim Thacit dhe Fatmir Sejdiut & Company) sikur iu krijua "terreni i përshtapshëm" për të vepruar

kundër "krahut tjetër" të Ibrahim Rugovës së ndjerë dhe Ramush Haradinajt që për mendimin e "krahut " të mesipërm Llap-Drenicë, gjëgjësisht,  Sejdiu-Thaci ishin "krah" ose "koalicion i madh" i Rajonit të Dukagjinit.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu "alkimizmin" dhe "makjavelizmin" e njohur politik dhe ideologjik të "binomit" Thaci-Sejdiu së bashku me kompleksët dhe paragjykimet e ndryshme totemiste dhe eshatologjike ndaj Ramush Haradinajt në vecanti dhe ndaj shqiptarëve të Rajonit të Dukagjinit në përgjithësi.Për të mos thënë këtu totemët, kompleksët dhe paranojat e ndryshme(tradicionale) të "taborrit sunnit" të shqiptarëve të ndryshëm nga Rajonet e Llapit, Drenicës etj. ndaj "taborrit shiiit" të Rajonit të Dukagjinit.Aty janë edhe të njohurat dhe të panjohurat(fshehtësitë) tjera publike dhe jopublike të "rivalitetit të rreptë" dhe një "oponënce agresine" në relacionin Thaci-Haradinaj që datojnë që nga koha e luftës dhe pasluftës në Kosovë(...).Ndonëse, një pjesë të madhe të fajit dhe përgjithësisë publike dhe politike në këtë drejtim mund ta ketë patur edhe ish presidenti i ndjerë, dr.Ibrahim Rugova i cili që në krye të herës mbajti si të thuash një "qëndrim armiqësor" dhe "diferencues" ndaj z.Hashim Thaci në vecanti dhe ndaj "krahut të tij politik dhe ushtarak" në përgjithësi.Në këtë kontekst, janë të njohura aversionet, divergjencat dhe diskrepancat e cfarëdollojshme të Ibrahim Rugovës, Fatmir Sejdiut, Bujar Bukoshit, Kolë Bërishës, Sabri Hamitit, Skëner Hyseni, Lutfi Hazirit etj. ndaj figurës dhe personalitetit të pakontestuar politik dhe historik të Hashim Thacit.Saqë, dr.Rugova dhe bashkëmendimtarët e tij asokohe(me rastin e koalicionit të parë LDK-PDK) insistonin më cdo kushtë që në postin e atëhershëm të kryeministrit të Kosovës të mos ishte Hashim Thaci(por Bajram Rexhepi ose dikush tjetër i PDK-së-jashta Rajonit të njohur të Drenicës!)!!!Duke nxitur në këtë menyrë revolta dhe reagime të arësyeshme të zotit Thaci në vecanti dhe Rajonit të Drenicës në përgjithësi.Dhe, cfarë ndodhi me vonë?! Ndodhi revanshi ose hakmarrja e pritshme e Hashim Thacit dhe krahut të tij ndaj Ramush Haradinajt dhe partisë së tij në këtë vorbull(pasiqë dr.Rugova nuk ndodhej më në jetë.).Pra,  ndodhi hakmarrja ose revanshi politik ndaj ish aleati t dhe bashëluftëtarit të tij orëve të para të luftës dhe idealëve të përebashkëta për lirinë, shtetin dhe pavarësinë e Kosovës,  sic kishte qenë dikur z.Ramush Haradinaj.I  cili dorën në zemër mëse pakut ishte fajtor për averzionet, antagonizmat, divergjencat dhe diskrepancat e mesipërme të dr.Rugovës dhe LDK-së ndaj z.Hashim Thaci etj.Por..ndodhi "ajo" që ndodhi.Nga pushteti dhe qeveria qëndrore në Prishtinë(nën Hashim Thacin pra!) në menyrë "separate" dhe tepër arbitrare dhe proteksioniste sikur u ndanë dhe vecuan(mjeruan) finansiarisht dhe ekonomikisht komunat e Dukagjinit si Gjakova, Peja, Decani etj.Mbase, ato komuna ku është në pushtet AAK-së dhe aletaët e saj.Filloi pra "lufta e pashpallur" e Drenicës kundër Dukagjinit!(...).Duke i  prekur, lënduar dhe plagosur kështu shpirtin dhe zemrat e atdhetarëve dhe patriotëve të shumtë shqiptar në Kosovë, diasporë dhe gjithandej.Në këtë menyrë nën mbikqyrjen ose kujdestarinë e njohur amerikane ose perëndimore në një formë a tjetrën sikur u "nda" ose u "Irakizua Kosova" në mes dy "taborrëve" ose "blloqëve" të ndryshme rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën deri në ekstremitet.Mbase në "bllokun sunnit" të Hashim Thacit dhe Fatmir Sejdiut dhe në "bllokun shiit" të Ramush Haradinajt etj.Ndonëse, "bllokut sunnit" të Thacit e Sejdiut me kalimin e kohës do i bashkangjitën edhe ndonjë "kokë turku" ose "shqiptar asnjëjës" nga Rajoni i Dukagjinit që në ato anë nuk kanë si të thuash edhe aq kredibiletet ose reputacion të mirë personal dhe as familjar.Ndërkohë që dikur me vonë(pas vdekjës së Dr.Rugovës) në krahun e Ramush Haradinajt do të rrjeshtohen edhe pjesa dërmuese e shqiptarëve të besimit kristian.Kjo në radhë të parë për shkak te respektit ndaj z.Haradinaj dhe Familjes së Tij tek pjesa dërmuese e popullit shqiptar në ato anë.Dhe..shih ti! Në vend të një koncepti, platforme ose filozofie të mirëfillët dhe supstanciale(sëpakut të proklamuar ashtu gjatë fushatave të ndryshme paraelektorale ose gjate kohës se të qenurit në opozitë të "qeverise së mirë" të Hashim Thacit..)për shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme kosovare:"Tandemi" i mesipërm në fjalë(Thaci-Sejdiu), gjegjësisht,  "koalicioni i madh" PDK-LDK do të barrikadohen dhe pozicionohen në një "stil" tashmë të tejkaluar dhe të demoduar konceptual dhe ideologjik.Përkatësisht,  në "stilin" dhe manirin e njohur autoritar dhe totalitarist të "partisë-shtet" dhe "shtetit-parti".Dhe, atë gjithmonë brënda "orbitës" dhe "kornizave të limituara" fetare, krahinore, ideologjike, familjare, klanore, nepotiste dhe të tjera.Duke i mohuar, relativizuar dhe parcializuar kështu moralin, idealet dhe qëllimin e përbashkët shtetëror dhe nacional -deri në apsurditet.Si dhe duke i privatizuar, komercionalizuar dhe monopolizuar në këtë vorbull politikat e përgjithshme shtetërore, institucionale dhe konstitucionale gjatë mandatit të tyre politik që vazhdon të zgjasi edhe sot e kësaj dite.Thënë shkurt e troq:E shndërruan Kosovën në "pronë private" të tyre dhe tarafëve e klanëve të tyre atje.Kësaj në rastin më të butë i thonë Demagogji dhe Hipokrizi mesjetare politike dhe ideologjike.Koha e despotëve, tiranëve ose diktatorëve të ndryshëm apsolutist, kleptokrat dhe anarkoliberalist sic dihet ka ikur dhe perënduar njëherë e përgjithmonë.Se këndejmi, " politika e mbyllur", izolative, revanshiste, autoritare ose egocentrike nuk është asgjë tjetër përvecse se Demagogji dhe një "Makjavelizëm i mbyllur" shtetëror dhe politik me konotacion kontraproduktiv dhe  tepër fatalist.Për me tepër ndërkaq, historia moderne ose bashkohore e zhvillimëve të përgjithshme shtetërore dhe politike në menyrë shkencore dhe metodologjike ka dëshmuar shumëcipërisht mbi fundin tragjik të "partive-shtetit", gjegjësisht,  të "shtetëve-parti" si shteti dhe qeveria e mesipërme në relacionin Thaci-Sejdiu, përkatësisht, PDK-LDK në Kosovë.Gjithashtu është konfirmuar shpeshherë në praktikën dhe teorinë e përgjithshme të shtetit dhe shoqërisë roli i pazëvendësueshëm i moralit të njohjur shtetëror dhe politik.Respektivisht,  i etikës dhe estetikës së prefëruar shtetërore dhe institucionale  në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme të një shteti dhe shoqërie të konsolioduar dhe demokratike.E kundëreta e tyre janë nepotizmi, familjarizmi, klanizmi, bajraktarizmi, antiprofesionalizmi, pseudopatriotizmi, krimi i organizuar, korrupsioni, monopoli dhe apsolutizmi i gjithëmbarshëm në të gjitha mekanizmat dhe institucionet e mundshme të shtetit dhe shoqërisë(sic po ndodhë në kohën e "koalicionit të madh" Thaci-Sejdiu, gjegjësisht, PDK-LDK) së bashku me shumë forma të tjera destruktive dhe dekonstruktive që nuk i bëjnë mirë mbarëvajtjes dhe një "shëndeti" të gjithëmbarshëm të shtetit dhe shoqërisë.Aq me tepër shtetit dhe shoqërisë kosovare të përballur me një papunësi të lartë dhe probleme të përditshme jetësore dhe ekzistenciale të njerëzve ose qytetarëve të rendomtë.Ndërkohë që Hashim Thaci, .Fatmir Sejdiu, Jakup Krasniqi dhe titullar të tjerë parlamentar e politik në Kosovë mund të krahasohen sot me "bosët" ose "padrinët" më të mëdhënjë dhe me të pasur në të gjithë botën.Aty janë edhe ca gazeta ose media të ndryshme shqipfolëse në Kosovë qe vazhdojnë ta përhapin dhe propagandojnë vazhdimisht të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" të "qeverisë Thaci" dhe "shtetit Sejdiu".Në këtë "histori" ose "apologji gazetareske" ose mediatike mbi gazetat e ose mediat e ndryshme në Kosovë.është me rëndësi të cekët fakti se të gjithat me radhë botohen(editohen) dhe redaktohen nga editor dhe kryeredaktor të ndryshëm me biografi të errrët dhe tepër të dyshimtë personale dhe familjare në Kosovë dhe më gjërë.Përkatësisht,  nga ish polic(rezervist) të policisë serbe në Kosovë(...), madje,  nga manipulant, analfabet, matrapaz, vasal dhe kameleon të paskrupullt dhe tepër nebuloz.Sëcili me debil dhe më bedel se tjetri.Ndërkohë që "lojtarët global" ose "akterët kryesor" të politikës dhe nëntokës kosovare i mbajnë frenjët dhe fuqinë e njohur institucionale dhe politike në duart e veta pushtetmbajtëse dhe kleptokratike në atë menyrë që në "tregun e përgjithshëm kosovar" t´i imponojnë "modelët", "platformat" dhe "filozofinë" e tyre të kontrollit(monopolit) dhe një hegjemonie të gjithëmbarshme materiale dhe politike në Kosovën e kontrastëve dhe paradokseve të shumëta.Dhe, kjo gjithmonë duke e fshehur ose maskuar të vërtetën me anë të "instrrumentëve" të ndryshme të "industrisë" së njohur mas-mediale ose propagandistike.Më qëllim të "legjitimimit" dhe paradigmatizimit të  ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme tranzitore dhe evolutive atje.Duke i shnërrruar kështu gazetat ose mediet e ndryshme në Kosovë(që flasin dhe shkruajnë për ta) në instrumente pune dhe "industri profitabile" për ta dhe të nënshtruarit(klientët) e tyre që flasin, shkruajnë dhe botojnë për ta lajme dhe të "vërteta" të ndryshme "spektakulöare" ose senzacionale që i shpartallon dhe davarisë mengjesi.Mirëpo, pa i harruar këtu rolin dhe një kontribut të jashtëzakonshëm e historik të medieve të tjera (të shkruara dhe elektronike) si Agjensia kombëtare e Lajmëve "Kosovapress", madje "Zëmra Shqiptare", gazetat e njohura si "Koha Ditore", "Kosova Sot" etj. që gjatë tërë kësaj kohe kanë mbajtur si të thuash" pozicion  historik"dhe një qëndrim të ekulibruar dhe tepër atdhetar e profesionist-peërballë trendëve të mesipërme devijante dhe eskalative në shtetin dhe shoqërinë tonë atje.Respekt.Në fund të fundit Kosova dhe shqiptarët mëse tepërmi në këtë kohë kanë nevojë për bashkim, afrim, pajtim, mirëkuptim, tolerancë dhe një harmoni të gjithëmbarshme politike, nacionale, konceptuale, fetare, krahinore, kulturore, shpirtërore, ideologjike etj."Dua të jem mik i virtytit dhe jo i fatit! " Thoshte dikur kryetrimi ynë legjendar, Gjergj Kastriot-Skendërbeu.



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx