E premte, 25.07.2025, 08:30 AM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Këshilli Nacional i shqiptarëve, sfida dhe dilema

E marte, 10.08.2010, 09:59 PM


Këshilli  Nacional i shqiptarëve, sfida dhe dilema

 

Shkruan: Refik HASANI

 

Në Komunën e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës  u organizuan zgjedhjet  ku u mbajtën  më gjashtë qershor të këtij viti për formimin e Këshillit  Nacional shqiptarë sipa ligjeve serbe mbi pakicat.Këtyre zgjedhjeve ju përgjegjën vetëm  dy subjekte : PVD-ja dhe UDSH-ja dhe kjo është më shumë se sfida dhe dilema për funksionimin e plotë të këtij mekanizmi.

****

Dy janë çështjet më kryesore që vështirë se mundë të funksionoj Këshilli Nacional i shqiptarëve :

- Këshilli është formuar sipas ligjeve serbe mbi të drejtat e pakicave dhe

- Në këtë këshill kan pranuar të jenë vetëm dy subjekete politike . 

  Funksionimi i këtij këshilli nacional është i lidhur ngusht me këto dy çështje, prandaj në bazë të asaj se si është marrë vendimi për grumbulimin e nënëshkrimeve të qytetarëve shqiptarë të tri Komunve  që të plotësojn kushtin ligjor për ta ftuarë masën që të dalë dhe të votoj .Dalja në votime vetëm nga Partia për Veprim dekmokratikë dhe nga një Inciativa qytetare e quajtur Unioni Demokratik Shqiptarë,në subjektin e dyt vetëm tri ditë para ditës së votimit i vetmi subjekt nga Medvegja  që ishte pjesë e marrëveshjes me UDSH-në doli publikisht ku ftoi elektoratin e vet që nuk i përkrah votimet dhe është kundër këshillit nacional në këtë formë . 

****

Këtë e kamë thënë edhe në publikime tona të më hershme,neve shqiptarëve në këtë rajon na  duhet një këshill nacional jashta  ligjeve  e diktateve serbe . Mbi kontrollin dhe ndikimet e subjeketeve politike që veprojnë në këtë anë .Ky këshill është dashur të formohet menjëher posa ka përfunduar lufta në mesë  të UÇPMB-së dhe forcave qeveritare të serbisë.Duhet cekur veqmas më 20 maj 2001 është nënëshkruar marrëveshja e Konçulit dhe ky këshill është dashur menjëher të formohet.Por vonesa nuk justifikon që bllanko të formohet ky insitucion që nuk përkrahet dhe përqafohete nga të gjitha partitë.Prandaj formimi i këtij këshilli sipas ligjeve serbe,por edhe i përkrahur  vetëm nga dy subjeketet hapë dilema dhe I nënështrohet shumë sfida  .Do të sfidohen  jo vetëm këto  dy subjeke që kanë formuar këtë këshill por edhe I gjitjë spektri politik  .

Dilema do të kenë :

-Subjektet që kanë bojkotuar votimin për formimin e këtij këshilli

- Qytetarët që mendojn kundër formimit të këtij këshill me këto rregulla

- Opinioni i gjërë së çfarë do të arrihet më këtë Këshill

-Dilemat e egzistimit dhe funksionimit të këti Këshilli  vështir se mund të hiqen pasi  që fushëveprimtaria e tij është e kufizuarë , por edhe përbëhet dhe mbështetet vetëm nga njerëzit e dy subjekteve .

Ne dyshojm që ky këshill do të mundë  të na zgjjithë të drejtat  dhe çështjet në sferën politike, ekonomike,kulturë,informimi, integrim,shëndetësi, në  investime kapitale në infrastrukturë dhe në zhvillim,do të  ofroj kushte për të dëbuarit dhe zhvendosurit e luftës së vitit 2000/2001.Çfarë objektiva ka dhe si do tia arrij për përmbushjen e të drejtave individuale dhe kolektive .Shumë dyshojm që ky këshill nacional do të mundë që të zgjidhë dhe të hapë një universitet publikë në gjuhën shqipe .

Për të funskionuar ashtu si duhet Këshilli nacional,neve shqiptarëve na është dashur edhe më herët edhe në këtë këshill është dashur të jenë :

 -    Përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike duke menduar ,jo vetëm në tri Komunat por edhe nga

            pjesët tjera të Republlikës së Serbisë.    

-    ish-luftëtarë, të burgosurve politikë , organizata joqeveritare

-  Shoqatave të dala nga lufta, si dhe përfaqësuesit e bashkësive tjera  si dhe  veprimtarë e anëtarë që

    përfaqësojnë  organizma tjerë jopolitikë  .

 - Kuvendi  i këshillit nacional  është  dashur të këtë një strukturë përfaqësuese  gjithëpërfshirëse me njerëz të dëshmuar  me kapacitet atdhetare,intelektuale, morale dhe politike .  

Sfida të shumta do të dalin pro mbajtjes së zgjedhjeve më gjashtë qershor për këshillin nacional . Dilema të mdha do të jenë se këto vendime a do të jenë të plotëfuqishme .Bashkarisht i gjithë populli tok me subjektet  politike shqiptare që veprojnë që ishte unik .Parashtrohet pyetja si do të funksionoj ky Këshilli vetëm nga dy subjektet dhe realisht .A mundë të quhet fare këshill nacional i shqiptarëve !

Sa do të mundë t'ju bëj ballë presioneve nga jashta dhe mbrenda , ndikimeve dhe zbrastësirve të ndryshme .Sa do të mundë të ngrisë  çështjet fundamentale të shqiptarëve dhe  shtroj dhe debatoj deri në miratimin e një platforme që do të jet obligative për të gjithë shqiptarët .Sa jan të favorshme dispozitat ligjore Serbe në fuqi në bazë të cilave që  është formuar .Si mundë të kompenzohet kur dihet që nuk kanë edhe mandat për gjëra madhore. A do ti konsultojnë  subjektet politike jashta këtij Këshilli .A është i përçarë edhe më shumë popullata me rastin e formimit të këtij këshilli .Cila është rruga që do ta ndjekin anëtarët e këtij Kuvendi  nacional që të funksionalizimit dhe të orientohet në :

- Në kërkimin dhe në drejtimin për gjetjen e formës  së funksionimit ,

- Në shqyrtimin e modaliteteve  të krijimit të këtij Këshilli vërtet Nacional ,

- Në realizimin e prioriteteve të çështjes së pazgjidhur të ksaj krahine ,

- Njoftimin , sensibilizimin dhe alarmimin e opinionit të mbrendshëm dhe të jashtëm që çështja e shqiptarëve nga tri Komunave nuk është zgjidhur,por pret për tu shtruar në tavolinën e bisedimeve

-Që të jetë një zë  unik dhe shumë fuqishëm në aspektin  kombëtarë dhe ndërkombëtarë

- Hartimin e një platform politike .

 

Anëtarët e këtij këshilli a do të arsyetojn veten, cilat procese munde ti pengojn,avancojn.A do të mundë mbrojnë , vendimet , vlerat ,mundin dhe  rezultatet e :

-Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992 për një autonomi territtiale apo bashkangjitje me Kosovën

-Luftës dhe sakrificë së UÇPMB-së 

- Marrëveshjes së Konçulit 20 maj 2001

-Këshilltarëve shqiptarë të tri Kuvendve  Komunale  , në konsultat,vendimet dhe deklaratat  e këtyre takimeve të përbashkëta:14 janar  2006 , 27 shtator 2007 dhe 25 janar 2009 ,  të ri kuvendeve Komunale .

Shqiptarët e ksaj krahine më së shumti kan patur mospajtime rrethë çështjeve si për :

-Formimin e Trupit  Koordinues

-Për pjesëmarrje  të shqiptarëve  në zgjedhjen për parlamentin e Serbisë ,

-Për formimin e Këshillit Nacional sipas ligjeve serbe për pakicat jo-serbe,apo një këshill jashta ligjeve serbe .  

****

Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e mëhershme , formimi dhe  funksionimi i këtij këshilli është shumë për të dëshiruar dhe opinioni ka shumë dilema.Anëtarët e dy subjeketeve që e përbëjn këtë kuvendë të këshilli nacional do të sfidohen nëse din ,duan dhe  mundën pasi kan pranuar të jenë përfaqësues në  këtë këshilli.Mbesim të presim dhe të shohim  .A do ta pëson fatin e Trupit Koordinues edhe ky këshill , por edhe në funksionimin dhe legjitimitetin e tij .

A do të ndahen   subjektet edhe më tej si për  pjesëmarrjen  e qytetarëve shqiptarë për në zgjedhjet për parlamentin e serbisë .



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx