E premte, 25.07.2025, 11:57 PM (GMT+1)

Mendime

Luan Sharri: Kujtim për një datë të rëndësishme

E marte, 10.08.2010, 09:51 PM


KUJTIM PËR NJË DATË TË RËNDËSISHME

 

Nga Luan Sharri

 

Vitet rrjedhin njeri pas tjetrit, e koha, nën ndikimin e politikës, mjegullon data të rëndësishme të së kaluarës sonë, e veçanërisht të kohës së fillimit të pluralizmit.

 

Është fjala për 19 gushtin e vitit 1990, ditë, kur  në Shipkovicë u mbajt tubimi madhështor i themelimit të Bashkësisë Kultuirore Shqiptare (BKSH).

 

Ideator e nismëtar të krijimit të BKSH-së ishin: Kadir Shabani, Ejup Ajdini, Abdulla Mehmeti, Xhemshit Maksuti dhe intelektual e dashamirë të tjerë të Shipkvicës. Në bisedat e konsultimet, në rradhë të parë me intelektual e pastaj edhe dashamirës të shumtë, filluan përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit Themelues të BKSH-së.  Iniciativa  zgjoi një ineresim dhe angazhim të madh dhe pasoi një përkrahje e madhe.

 

Situata politike ishte shumë e rëndë. Këtu në Maqedoni posa ishte krijuar Partia e Prosperitetit Demokratik. Jugosllavia e atëhershme akoma nuk priste se shpejt do të vijë gjer tek shpërbërja e saj. Dy tri ditë para mbajtjes së kuvendit themelues të BKSH-së, në Benkovec të Kroacisë filloi konflikti i parë në ish Jugosllavi, që solli mjaft shqetësime, pasi pati zëra për anulimin e tubimit themelues, por iniciatorët qëndruan në përcaktimet e tyre pasi kishim përkrahje pa rezervë, në rradhë të parë nga antarët e këshillit nismëtar, e pastaj edhe nga dashamirës dhe intelektual të tjerë.

 

Në një situatë të emocionuar dhe të tensionuar, me 19 gushtin e vitit 1990 në Shipkovicë u mbajtë tubim i madh popullor për themelimin e BKSH-së. Tubimi i madh popullor i themelimit të BKSH-së pati jehonë të madhe. Pjesëmarrja ishte e pa imagjinueshme. Muarrën pjesë mbi 30 mijë njerës nga të gjitha vendbanimet shqiptare të Maqedonisë dhe nga Kosova e Shqipëria, e vise tjera, që për atë kohë ishte e pabesueshme. Tubimi u mbajt në rrethana shumë të rënda. Kishte prani të madhe të policisë me dhe pa uniforma. Shipkovica bëri të pa mundurën për ti pritë pjesëmarrsit. Gati çdo familje shtruan dreka dhe i pritën e i përcollën si është më mirë, pjesëmarrsit. Në fillim të tubimit themelues u lexua dhe miratua me aklamacion Statuti i BKSH-së. Pastaj, gjithashtu me aklamacion u propozua dhe u zgjodh udhëheqësia e BKSH-së. Tubimin dhe themelimin e BKSH-së e përshëndetën përfaqsues të partisë politike të PPD dhe partisë në iniciativë për themelim të PDP, përfaqsues të institucioneve të ndryshme nga vendi dhe nga jashtë. Përshëndetën edhe mërgimtarët  me telegrame përshëndetëse.

 

Përveç rëndësive tjera të shumta, tubimi i themelimit të BKSH-së pati rol shumë të rëndësishëm sepse  solli frymën e pluralizmit tek mbarë popullata shqiptare në Maqedoni. U çliruan njerëzit nga ankthi dhe frika e mbjellur sa e sa vite nga sistemi monist. Njerëzit filluan të ndjehen të lirë e të flasin lirshëm e t’i shprehin mendimet e tyre.

 

Të nesërmen shtypi i përditshëm maqedonas komentonte kët tubim me një titull ,, Në Shipkovicë fitoi Shqipëria,, (vo Shipkovica  pobedi Allbania). Pasuan ndjekjet dhe marrjet në pyetje të të gjithë anëtarëve të këshillit nismëtar e edhe të tjerë, por atyre më u ,,kishte plas frika,,.

 

Në programin e BKSH-së pos tjerash përfshihej shkollimi në gjuhën shqipe në të gjithë nivelet. Për herë të parë u kërkua hapja e universitetit në gjuhën shqipe dhe me iniciativën e sajë u themelua Universiteti i Tetovës në vitin 1994.

 

Pasi u rregjistrua Bashkësia Kulturore Shqiptare në Sekretariatin Federativ të Jugosllavisë, Maqedonia  ngriti iniciativë për çregjistrim të BKSH-së dhe pas disa muajsh nga federata jugosllave erdhi vendim për heshtjen e veprimtarisë së BKSH-ë, pasi Maqedonia kishte udhëheqës të sektorit përkatës në Federatën jugosllave përfaqsuesin e vet Vllado Kambovskin.

 

Pas kësaj ndrruan rrethanat. Përgjegjësit në organet përkatëse të Maqedonisë kërkonin rregjistrim të BKSH-se në Maqedoni, dhe kështu u veprua.

 

Vlen të theksohet se mungoi përkrahja e politikës shqiptare në Maqedoni. Atyre nuk u interesonte asgjë tjetër vetëm e vetëm përmes politikës të arrijnë në vende udhëheqse dhe për këtë arsye nuk bëheshin të këqi më palën kundërshtare.

 

Që nga themelimi i BKSH-së, vetëm një herë edhe ate viti i parë i thmelimit të BKSH-ë është përkujtuar me manifestim të mbajtur në restoranin e atëhershëm ,,Gura,, në Tetovë.

 

Nuk ka mungua veprimtaria e BKSH-së, megjithse nuk ka qenë ajo që është dashtë dhe për të cilën u themelua ajo. Në këtë ndikoi mos përkrahja e faktorit politik dhe mungesa e mjeteve materiale. S do mend se pjesa më e madhe e fajita i takon Udhëheqësisë dhe kryetarit, që në një mënyrë krijuan një heshtje dhe nuk u angazhuan thuajse fare.Shumë nga ativistët e BKSH-së iu bashkangjitën politikës ku kërkonin dhe shpresonin në poste udhëheqëse dhe levërdi materiale.



(Vota: 10 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx