Mendime
Rijad Imeri: Çka duhet me dit myslimanët...?!
E marte, 10.08.2010, 09:56 PM
Çka duhet me dit myslimanët...?!
Nga Rijad Imeri
Realiteti i bazuar ne fakte duhet te ngadhënjej mbi të gjitha,prandaj çdo mysliman i cili nuk i pranon faktet dhe argumentet ai është një injorant i cili nuk ka shije e as njohuri në fe...
Sepse besimi islam është ngritur mbi te vërtetën absolute, nuk e ka hutin e të krishterëve se a biri apo ati është Zot,a është ulur i biri i Zotit në të djathtë të atit apo në të majtën e tij,a ja ka derzu Ati birit pushtetin dhe ai ka dal në pension duke mos e harru se ati dhe biri janë një,por ati e flijoi birin e tij të vetëm për mëkatet tona,por mos u hamend se ai është një jo dy,i biri u kryqëzua por ai është një me atin por këtë enigmë nuk e kuptojnë terroristët islam,gjithashtu muslimanët nuk e kanë radikalizmin jehud se askush nuk mund të behet jehudi përpos nëse ka lind nga nëna jehude dhe se të gjitha krijesat tjera pos jehudeve janë gomar te krijuar në formën e njeriut për ti shërbyer popullit të zgjedhur të Zotit,por edhe këtu kanë dështu muslimanët sepse nuk dëshirojnë të bëhen shërbëtor të jehudive siç janë bërë të krishterët...
Por un çuditem si mund të mashtrohen një miliard musliman dhe mos të din realitetin e profetit të tyre...
Prandaj un shumë e falënderoj z. Krist Gjinaj i cili e zbardhi realitetin e një mashtrimi shekullor të mbështetur në fakte,ky mashtrim i cili po i gëlltit brenda vetes për çdo dit qindra njerëz në rruzullin tokësor dhe po i bënë të largohen nga krishterimi,jehudizmi,budizmi etj...
Dhe gjithashtu z. Krist Gjinaj na mësoi se faktet duhet të ndriçohen herët a vone, por sikur ta plotësonte fjalën e tij dhe të na tregonte se faktet ndahen në dy lloje: të vërteta dhe jo të vërteta (gënjeshtra)...
z. Krist Gjinaj na tregon se Muhamedi ndryshoi drejtimin e kibles nga dëshira e tij prej Jerusalemit në drejtim të kabes,dhe se ky profet ishte i varfër dhe u pasurua me luftërat gjakpirëse,dhe se jehudet ishin ata të cilët ja treguan Kur'anin duke u bazuar ne citate nga bibla,dhe nuk jua diti as për nder për këtë shërbim madhështor, por tha se zemërimi i Zotit dhe hidhërimi i tij është mbi jehud e të krishterë, dhe se në Kur'an gjejmë shumë citate qe bien ndesh në mes veti, dhe se Zoti shpërndan prostituta nëpër qiell , dhe ai nuk donë paqe në mesin e njerëzve , por fatkeqësisht engjëjt i përdorën për ti mbytur njerëzit, dhe se jehudet dhe krishterët jetuan me një Zot (vetëm gabimi i jehudeve ka qen që e kanë maltretu birin e Zotit dhe se nuk e besojnë atë si zot e të paktën as si profet siç e bëjnë terroristat musliman,por nuk ka problem se gjysmën e Zotit tjetër Atin ata e besojnë,por pasi biri dhe ati janë një s'është problem)...
Edhe un jam me ty o z. Krist në këto pika por një gjë e vogël po më mundon nga brenda se pse nuk erdhe me fakte të qarta dhe të forta për ato që u lartpërmendën që ti nokautosh muslimanët, unë nuk dyshoj në qëllimet e tua te pastërta,dhe as nuk dyshoj në ngritjen tende arsimore, e as nuk dyshoj se tema jote ka ndonje prapavi, jo jo kurrsesi nuk e besoj se ti je me jehudet sepse vetë të krishterët e Jurusalemit janë kundër tyre andaj si mund të dyshoj që ti si një krishterë i denje të mundohesh ti arsyetosh masakrat jehude, për këtë si mik i sinqertë po mundohem ti mbylli sytë nga ajo që u përmend më lartë se fjal pa argumente nuk pranojmë dhe të bazohem në shtat faktet e tua madhështore si malet e Sharrit....
Argumenti juaj i parë:
Profeti (Muhamed) tha : " Vrani të gjithë judejtë që u dalin përpara." Mbas ksaj Muhayyisa b. Masud e sulmoj tregtarin judej Ibn Sanayna që kishin mardhanje të mira sociale me ketë dhe e vrau.Huwayyisa , vllau ma i vjeter i Muhayyisa´s , i cili akoma nuk ishte ba musliman ne ketë rast , filloj të e rreh vllaun e vetë dhe i tha : " Ti armiku i Zotit , e vrave njeriun që të ka ba mirë dhe e kishe shumë të afërt " Ndersa Muhayyisa ju përgjegj " Nese ai që më ka urdhruar që të e vras (do të thotë Muhamedi -shenimi im ), me thotë që të vras ty , edhe ty t´a kisha pre koken"
Burimi: A.Guillaume, " The life of Muhamed " (Jeta e Muhamedit )faqe 369-shembuj të ngjashem kemi edhe te Bukhari vol. 3:687; vol 3:72)
Nuk di çfarë të them pos të falënderoj për këtë argument por një gjë spo ma kap mendja më herët na premtove se do të na argumentosh me argumente burimore islame e sikur ky titull Burimi: A.Guillaume, " The life of Muhamed " (Jeta e Muhamedit ) nuk po me duket si shkrim burimor islam por prapë nuk dyshoj në ty se po bënë ndonjë grackë për këtë vendosa ti kthehem bukhariut dhe pas një mundi te gjatë vetëm dy herë e gjeta emrin Muhaysa b. Mesud por s'munda ti përafroj me argumentin tënd dhe të buhariut sepse aty shkruante: " Transmeton sehl bnu ebi hajthme i cili thotë: dolën Abdullah b. Sehl dhe Muhaysa b. Mesud drejt hajberit i cili ne atë kohe kishte arme pushim(me muslimanët),dhe u ndanë ( secili ne punën e tij), kur u kthye Muhaysa te Abdullahu e gjeti atë të lare në gjak pasi që ishte mbytur,(ne transmetimin tjetër erdhën jehudet dhe ai (Muhaysa) tha: Pasha Allahun ju e mbytet,kurse ata i thane; Pasha Allahun ne nuk e kemi mbytur) pastaj u kthye ( Muhaysa ) në medine, dhe Abdurrahman b. Sehl(vllau i të vrarit),Muhaysa dhe Huvaysa u nisën drejt Profetit paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe filloi abdurrahmani të flas por ai ishte me i vogli dhe filluan ata dy( të ua sqarojnë Profetit ndodhin) dhe ai (Muhmmedi) tha: A betoheni se jehudët e kanë vrarë?dhe te gjykohet vrasësi, Ata thanë: si të betohemi kur nuk e kemi parë vrasjen? Muhamedi tha: a dëshironi që të betohen jehudët për këtë ndodhi? Thanë: Nuk e pranojmë betimin e pabesimtarëve! Atëherë Muhamedi a.s i dha (abdurrahmanit) 100 deve prej vetes së tij(numri i deveve i cili duhet ti jap vrasësi familjes se së të vrarit nëse ata pranojnë t'ja falin gjakun) Bukhariu f. 1158 v. 3 nr. 3002 dhe f. 2630 v. 6 nr. 6769
Në këtë shkrim nuk shohim se ka mbyt ndokënd Muhaysa por fatkeqësisht është gjetur në mesin e jehudëve shoku i tij Abdullahu por çka më çudit më shumë se për jehudët pagoi Profeti 100 deve duke ia dhënë familjes së të vrarit...
Argumenti juaj i dytë:
"Ju duhet të dini se bota i takon Allahut dhe Apostullit të tij (Muhamed) dhe kjo asht deshira që ju t´ju nxjerr jashtë nga Arabia (...) "
Ky argument nuk është i plot miku im por ta marrim argumentin e plot dhe ta analizojmë:
"Pasi u mblodhën jehudet u ngrit Muhamedi dhe tha: " O paria e jehudeve hyni ne islam do te shpëtoni(ne këtë bot dhe në botën tjetër)" ata ( jehudet ) thane: na e sqarove kërkesën tënde, Muhamedi a.s. tha :"atë dua(tua sqaroj kërkesën)" pastaj ai e përsëriti për së dyti dhe për së treti herë të njëjtën kërkesë dhe tha: " Toka është e Allahut dhe të dërguarit te Tij dhe dua tju largoj nga ky vend, dhe ai që donë të shes pasurin e tij atëherë le ta bëje atë sepse dine që toka është e Allahut dhe të dërguarit të Tij" Bukhariu f. 2547 v. 6 nr. 6545
Këtu i vërejmë disa gjera: Nuk është përdor ndonjë dhunë por përkundrazi ka pas një negociatë paqësore...
Profeti ia lejoi atyre të përfitojnë prej pasurisë së tyre...
Dhe e treta arsyeja se pse donte ti largonte Muhamedi a.s. këta jehud?!
E keqtrajtonin Muhamedin a.s. me fjalët e tyre dhe veprat e tyre dhe dëshmi për këtë janë:
"Transmeton Aishja r.a.: " Erdhën disa jehud te i dërguari i Allahut dhe thanë: vdekja te qoftë mbi ty(essam alejkum në vend esselamu alejkum<paqja qoftë mbi ty>) dhe Aishja kur i dëgjoi tha : Mallkimi dhe Hidhërimi i Zotit qoftë mbi ju, tha ( Muhamedi): Ngadalë oj Aishe behu e butë dhe largohu nga ashpërsia dhe vrazhdësia. Tha (Aishja): a nuk i dëgjove far than? Kurse iu përgjigj asaj: A nuk dëgjove far thash? Iu përgjigja atyre (edhe mbi ju ) e lutja ime pranohet e lutja e tyre nuk pranohet....Bukhariu f. 2243 v. 5 nr. 5683
Këtu shihet mos edukata me të dërguarin e Allahut megjithatë ai porosit për butësi dhe largim nga vrazhdësia...
"Transmeton ebu Hurejra se ditën kur u çlirua Hajberi iu dhurua (nga jehudet) Muhamedit a.s. një kingj i helmuar" Bukhariu f. 428 v. 10 nr. 2933
Dhurata jepet në shenj respekti e jo në shenj mashtrimi dhe un nuk dyshoj se mund të jet tema e jote një kësi lloj dhurate sepse ti je me i ndershëm se sa kjo...
Jehudit u munduan ta mashtrojnë edhe Zotin e tyre.
" Transmeton ebu hurejra se Muhamedi a.s. ka thëne: Allahu i shkatërroftë jehudet,ju është ndaluar ngrëna e dhjamit e ata e shitnin atë dhe e hanin çmimin e saj" Bukhariu f. 456 v. 7 nr. 2072.
Normal kur ndalohet diçka,ndalohet edhe përfitimi prej saj por jehudet "të mençur" mundohen edhe Zotin ta mashtrojnë e leje më të dërguarit e Tij...
" Kështu izraeli u bashkua me Baal-Peorin dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër izraelit. Pastaj Zoti i tha Moisiut: " Merr të gjithë krerët e popullit , vriti e vari para Zotit përjashta, në diell me qëllim që zemërimi i zjarrtë i Zotit të largohet nga izraeli"
Ky nuk është një argument nga Kur'ani apo Fjalët e Muhamedit a.s. por per çudi është citat nga Bibla: Shiko Numrat Kapitulli 24 citati 3-4.
Ku është këtu Paqja? Dhe a duhet të këtë paqe për zullumqarët dhe keqbërësit? Më trego miku im...
Argumenti jot i tretë:
Edhe kur Muhamedi ishte zgjat për me vdekë,fjalet e tij të fundit i përseriti disa here : "Nxirrni pabesimtart (jo muslimanet) nga Arabia (...) "
Burimi: Bukhari vol. 5:716
Megjithëse fjalët e fundit nuk kan qen këto të Muhamedit por këshillat e tij të fundit,njëra ndër to është kjo të cilën përmendët...
Dhe në vend të "pabesimtaret" ka thënë "idhujtarët apo mushriket në gj. Arabe " ...
Por cilët pabesimtar duhet të nxirren? e përkufizon citati Kur'nor këtë këshill Profetike: "All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë." Mumtehane 8
Argumenti i juaj i katërt:
"Muhamedi i idhnum dhe i shqetsum nisi rivalin për me e shkatrru fisin si asht ky i Banu Sa´d që kishte me këta nji lidheshmeri dhe aliancë.Për me e masakru ketë fis ,pra fisin Banu Sa´d , Muhamedi e dergoj një grup ushtaresh që priheshin nga Aliun ku u vranë dhe masakrun me qindra njerez të pafajshem, krejt dorë thatë.Këta i dhunun të gjitha gratë e femnat , muren 500 kok kamelesh,2000 kok dele e dhi."
Burimi: Bukhari vol. 5, nos. 4038-4040, ne librin Expeditat ushtarake Tabari, .faqe 99-105 / 1375-83; Ibn Ishaq faqe. 482-84 / 714-16; 981 dhe 665-66 / 981.
Kjo ngjarje te bukhariu nuk gjendet e as te Tabari por gjendet vetëm te sirah ibn is'hak dhe te alhalabija dhe arsyeja pse janë luftu ky fis është se e kanë prish aleancën me Muhamedin a.s pasi qe ky fis e furnizonte Hajberin me të mira për derisa ata ishin të rrethuar nga ushtria muslimane,dhe në asnjë dokument nuk shkruan se i kan vrarë dhe masakruar qindra njerëz te pafajshëm dhe i kanë dhunu të gjitha grat dhe femrat (përkundrazi në burim shkruan se ia kanë mbathur ata duke ikur) Shiko alhalabija v. 3 f. 185.
Kjo është shpifje apo shtesë jo nga ti se ti miku im je i pafajshëm po nga ai që e ke përkthye apo e ke bazu temën tënde me fakte burimore të marrura nëpër kanalizime...
Kurse sa i përket ibn Razamit ky ishte jehudiu nga hajberi i cili negocionte dhe i nxiste fisin Gatafan që të ngrihen dhe të luftojnë kundër Muhamedit a.s,kur i dërguari i Allahut e thirri këtë për ta zgjidhur këtë problem, rrugës duke ardh për në Medine me 30 jehud të tjerë,u bë pishman dhe filluan të luftojnë jehudit me muslimanët në atë betejë shpëtoi vetëm një musliman e ai ishte Abdullah b. Unejs. Dhe nuk shkruan askund se Muhamedi shkoi dhe e bekoi këtë vend Shiko sira ibn katheer v.4 f. 434,ibn hisham v.2 f.618....Emri i ibn Razamit nuk ekziston te Bukhariu miku im e ta lëmë ngjarjen e tij...
E ato fjalët shtesë miku im i ke po nga i njëjti kanalizim andaj ke kujdes,se nëse mësohesh me një aromë të fëlliqur atëherë parfumet origjinale nuk mund ti durosh...
Argumenti i juaj i pestë:
Tregmi i mbytjes së Um Kirfas:
Në siren e ibn Hishamit nuk përmendet mënyra e mbytjes,vetëm thuhet u mbyt rënde dhe gjithashtu në asnjë prej këtyre librave nuk përmendet se Muhamedi a.s ka urdhëruar mbytjen e saj po ashtu nuk përmendet se Muhamedit iu është dhuru koka e saj dhe e ka ngulur në një hu...
Mirpo në siren alhalabije përshkruhet kjo mbytje në fund të tregimit thuhet se ashtu si pretendojnë që na bënë te dyshojmë në këtë ngjarje sikur në muxham alboldan thuhet se ebu bekrit iu është dhuru koka e saj dhe ajo u mbyt për arsye se e shante Muhamedin a.s...shiko muxham alboldan v. 4 f. 60 alhalabiya v.5 f.487
Argumenti i juaj i gjashtë:
"Kur Allahu e bani Profetin të pasur përmes plaqkitjes (...)
Burimi: Bukhari vol. 3:495)
Miku im a e di dallimin ne mes "plaçkitjes" dhe " plaçkës " po ta tregoj se nuk e besoj këtë qe e ke shkru me vetëdije por të ka rrëshqitur lapsi. E para është vjedhje apo marrje pa të drejt apo me dhunë ,kurse e dyta është pasuria e armikut që mbetet në frontin e luftës pas kryerjes se betejës...e në hadith e ka për qëllim të dytën jo të paren...
"Pastaj Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Merrua hakun bijve të Izraelit kundër Madianitëve. Numrat kapitulli 31 citati 1
Dhe luftuan kundër Madianit, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun, dhe vranë tërë meshkujt. Numrat kapitulli 31 citati 7
Bijtë e Izraelit zunë robinja edhe të gjitha gratë e Madianit dhe fëmijët e tyre, rrëmbyen tërë bagëtinë e tyre, tërë kopetë e tyre dhe tërë pasuritë e tyre;
pastaj u vunë zjarrin të gjitha qyteteve ku ata banonin dhe të gjitha kalave të tyre
dhe morën gjithë plaçkën e luftës dhe tërë prenë, njerëz dhe kafshë: Numrat kapitulli 31 citati 8-10 "
kjo është plaçka kuptoje prej biblës tende nëse e lexon....
mirpo nëse të mundon mbytja e një gruaje lexoje këtë në biblën tënde:
" Moisiu u tha atyre: "Keni lënë gjallë të gjitha gratë? Të nxitura nga Balaami, ato i shtynë bijtë e Izraelit të mëkatojnë kundër Zotit, në ngjarjen e Peorit, kur shpërtheu fatkeqësia në asamblenë e Zotit. Prandaj vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka marrëdhënie seksuale me një burrë, por ruajini të gjalla për vete të gjitha vajzat që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me burra. Numrat kapitulli 31 citati 15-18"
Mos u zemëro miku im i dashur nëse këto gjinden ne biblën tende,sepse ndoshta është rastësi e ndoshta ëndërr e jo realitet...
Argumenti juaj i fundit:
Mbasi Muhamedi i paska ditë të gjitha, si ka mundësi kjo që Muhamedi të mos din për vetveten.Për ketë ai edhe thotë :
"Pasha Allahun , edhe pse unë jam Apostull i Allahut , nuk e di se cka do të ban Allahu me mue "
Burimi :Bukhari vol. 5:266)
Profeti duhet me dite se cka ka me i ndodhë.
Lexoje këtë dhuratë miku im I dashur: " Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: ``Eli, Eli, lama sabaktani?``. Domethënë: ``Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?``.Mateu kapitulli 27 citati 46
Pse u friksu jezusi?ndoshta se nuk e dinte te ardhmen se far do te ndodh me të?apo ndoshta kërkonte perendin?po si ta kërkoj perendin kur perendi është vet? Apo ndoshta e ka thirr atin se ati dhe jezusi janë te njëjtë....
Dhe për fund miku im i dashur mos u mburr me faktet nëse vet nuk i ke gjet,dhe kuptoje se nuk është ari çdo gjë qe shkëlqen dhe mos i akuzo te tjerët nëse veten nuk e ke mir se arabet thone: MOS I GJUAJ NJERËZIT ME GUR NËSE E KE SHTËPINË PREJ QELQI(XHAMI).
Vijon