Mendime
Blerim Uka: Tirex Resources (tsx.com: TXX) eksplorim dhe zhvillim në Shqipëri
E shtune, 14.08.2010, 09:19 PM
Tirex Resources (tsx.com: TXX) eksplorim dhe zhvillim në Shqipëri
Nga Blerim Uka
Isha duke biseduar me një kandadez frankofon në
Si të jetë e panjohur për mua fjala “mirëdita” kur ajo i dëshiron bashkbiseduesit një ditë të mirë. Kjo fjalë përmban mirësi, urim...
Kanadezi pastaj shtoi se e dinte se egziston rrethi i Mirditës në Shqipëri. Si të mos e dija edhe këtë gjë. Nëse një shqiptar është në gjendje t’i numërojë së paku dy rrethe administrative shqiptare, është e pamundur që njëri të mos jetë Mirdita!
Kur e pyeta kanadezin se a kishte qenë në Mirditë, më tha se nuk kishte qenë por ishte investor i kompanisë Tirex Resources Ltd (TirexResources.com) e kotuar në Bursën kanadeze (tsx.com) me simbolin TXX. Kjo kompani investon në Shqipëri, në rrethin e Mirditës, për të gjetur minerale të çmueshme dhe të përdorimit industrial.
Simboli TXX është për t’u lakmuar sepse i ngjan shumë sajtit të Bursës TSX.com. Ata që merren me marketing mund të imagjinojnë se kompania ka pasur fat që ky simbol ka qenë i lirë kur ajo është futur në Bursë.
Sipas bashkbiseduesit tim, tani është momenti më i mirë të blehen aksionet e kompanisë TXX. Shqipëria është nga vendet e rralla që shënon progres të qartë ekonomik në Evropë këtë vit. Është anëtare e NATO-s, gjë që simbolizon siguri për investorët.
Pra, nëse dëshironi të investoni, ndoshta mund ta bëni pyetjen: Si të veproj?
Nuk është gjë e komplikuar. Mund të shkoni në bankë ku keni konto dhe të hapni një KONTO INVESTOR. Pastaj, përmes asaj kontoje mund të bleni vetë aksionet kanadeze apo amerikane me monedhën përkatëse. Ma merr mendja se duhet te jetë afërsisht njësoj edhe në shtetet e Evropës perëndimore.
Tani të shohim pak se si shkon investimi në Bursë. Blerja e aksioneve, në në fillim, i ngjan një harxhimi apo shpenzimi. Blehen aksionet e kompanive me qëllim që, kur të vijë momenti i përshtatshëm, të shiten me çmim më të lartë. Ka kompani (jo të gjitha) që japin dividende dhe investuesit jetojnë me to.
Investimi në Bursë i ngaj pak a shumë shitberjes së shtëpive. Një investues mund të blejë një shtëpi me qëllim që ta shesë me çmim më të lartë në momentin e duhur. Kjo gjë është si në rastin kur blehen aksionet më çmim të ulët për t’i shitur kur t’iu rritet vlera. Në anën tjetër, investuesi e blen një shtëpi ta mbajë dhe ta lëshojë me qira. Qiraja është sikur aksionet që sjellin dividende.
Duhet pasur parasysh se për të investuar duhet rrezikuar, mirëpo nuk duhet rrezikuar pa e llogaritur rrezikun. Para se të blehet një kompani duhet parë potenciali i saj. A ka shans që të ardhurat e kompanisë ta rrisin vlerën e aksionit? Për shembëll, nëse doni të investoni,100 dollarë, 1000 apo më shumë në kompaninë TXX ( investorët e emërojnë shpesh kompaninë me simbolin e saj në Bursë) së pari duhet të bëni kërkime dhe të krijoni një ide në lidhje me potencialin e kompanisë.
Në rastin konkret, mund të gjeni shumë informata në sajtin e kompanisë TirexResources.com; mund të shkoni në sajtin tsx.com dhe ta shkruani simbolin txx, edhe aty mund te gjeni informata në lidhje me kompaninë dhe grafikat në lidhje me çmimin e aksionit që nga regjistrimi i i saj në Bursë. Në Youtube.com i kam parë dy video duke kërkuar me fjalët kyçe “Tirex Resources”.
Normalisht, ata që investojnë e dinë se, në radhë të parë, duhet diversifikuar numrin e kompanive që i blejnë. Pra, të mos i fusin të gjitha vezët në një shportë. Në radhë të dytë, nuk duhet investuar të hollat e nevojshmë në afat të shkurtër në mënyrë që të mos jenë të detyruar t’i shesin aksionet atëherë kur nuk është koha.
Duhet nënvizuar se Bursa nuk është kazino as llotari. Suksesi është i mundshën kur investohet me vetëdije dhe planifikim. Warren Buffet ka arritur të bëhet njeriu më i pasur në botë me investime në Bursë. Shumë investorë e njohin këtë gjeni dhe e marrin si model edhpse specialisët pohojnë shpesh se gjestet e tij kanë tendence të shpien në theqafje. (Nganjëherë nuk e ndjek me fanatizëm rrugën e rrahur dhe gruan e krehur, siç do t’i sugjeronte urtësia shqiptare!)
Po i jap këtu disa citate që i kam përkthyer lirshëm vetë. Ju mund të gjeni shumë të tjera në Internet, në anglisht apo në frëngjisht, duke kërkuar në Google me fjalët kyçe “Warren Buffet “ :
Rreziku :
Rreziku vjen nga fakti i mosnjohjes së punës që bëni.
Vrapi :
Vrapi nuk ka asnjë vlerë nëse vrapohet në rrugë të gabuar.
Vendimi :
Gjatë jetës së tij, është e pamundur që investori të marrë qindra vendime të mira. Një i vetëm në vit mjafton.
Trashëgimia :
Dikush ulet sot nën hije sepse dikush tjetër e ka mbjellë një pemë në atë vend gjatë kohë më parë.
Fëmijët :
Duhet dhënë fëmijëve atë që është e nevojshme për t’i realizuar dëshirat e tyre por jo aq sa të mbeten të papunë.
Tregjet:
Sikut tregjet të ishin eficientë (ku çmimi reflekton të dhënat e së kaluarës, të tashmes dhe të së ardhmes), unë do të isha lypsar.
Marja e masave :
Vetëm atëherë kur tërhiqet batica mund të duken ata që lahen lakuriq.
E drejta apo gabimi:
Nuk keni kurrë të drejtë as nuk e keni kurrë gabim sepse të tjerët pajtohen me juve. Keni të drejtë sepse të dhënat tuaja janë të sakta dhe gykimi juaj është i drejtë.
Wall Street :
Wall Street (lagje biznesi ku ndodhet Bursa më e rëndësishme në botë: New York Stock Exchange: NYSE) është i vetmi vend ku individët që shëtiten në Rolls-Royce i dëgjojnë këshillat e atyre që udhëtojnë me metro.
Urtësia :
Urtësia tradicionale është nganjëherë e gjatë në traditë por e shkurtër në urtësi.
Investimi :
Pse të mos investoni tepricën tuaj në ndërmarrje që i doni me të vërtetë ? Siç thoshtë Mae West, « E tepërta e një gjëje të mirë mund të jetë diçka e mrekullueshme.»
Referencat:
www.tirexresources.com
www.tsx.com (simboli: txx)
www.youtube.com (fjalët kyçe Tirex Resources)