E premte, 25.07.2025, 11:39 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Në dritën e Muajit të Shenjtë të Agjerimit-Ramazanit: Zoti Qoftë me Ju!

E shtune, 14.08.2010, 07:05 PM


Në dritën e Muajit të Shenjtë të Agjerimit-Ramazanit:

 

Zoti Qoftë me Ju!....

 

Nga Agron Shabani, Gjermani

 

 Lexues të nderauar, vëllezër dhe motra,zonja dhe zotërinjë kudo ku ndodheni. Në Shqipëri,Në Kosovë,Kosovë Lindore,Kosovë Jugore(Maqedoni),Mal të Zi,Camëri,në Europë,Amerikë,Zelandët të Re ose Australi!Ndodhëmi në Muajin e Shenjtë të Agjerimit(Ramazanit):Respektivisht, në Muajin e Madh të solidaritetit,flisë,durimit,besimit të lartë  dhe sakrificës.Për të Gjithë Ju,familjet dhe farefisin Tuaj  të nderuar gjithandej Urime!Deëshmorëve(Të Rënëve) qetësi të përhershme dhe lavdi! Heronjëve dhe Clirimtarëve liri,pavarësi,dinjitet të lartë dhe krenari!Familjeve të Tyre respekt të lartë,mburrje dhe begati.Kombit dhe Atdheut tonë të përbashkët Dritë,shkëlqim,bashkim të plotë dhe harmoni.Vëllezër dhe motra!Në Evenimente të vecanta dhe tepër specifike si ky i fundit:Besimi ose religjoni në kuptimin e gjithëmbarshëm filozofik dhe metaestetik bëhën si të thuash relikte,kostume,ndjeshmëri,obligim ,ndershmëri,udhërrefyes dhe një sinonim i përbashkët global ose universal i pothuajse të të gjitha feve,kulturave,shtetëve,popujve dhe shoqërive të ndryshme kudo në botë.Besimi dhe respekti objektiv dhe subjektiv ndaj Emrit Zot përbëjnë pra si të thuash themelët ose supstancën kryesore dhe ambivalente të cdo lloj besimi tjetër në këtë botë.Dhe,kjo duke filluar që nga animizmi(animiteti). Për të vazhduar kështu me intimitetin,politeIzmin,monoteIzmin,supstancialitetin antik ,subjektivitetin modern dhe kështu me radhë. Më rëndësi është se ne besojmë në dicka.Besojmë pra në  të vërtetën,në vetëvetën,në qenjën,krijesën, materien, strukturën dhe në supstancën tonë.Respektivisht, besojmë në Zotin-Krijuesin Suprem të jetës,botës,trupit,mendjes dhe shpirtit tonë.Në këtë spekter besimin ose religjionin duhet kuptuar dhe akceptuar vazhdimisht si një "psikologji të brënbdshme" më përmbajtje dhe supstancë  të njohur logjike, huame, shpirtërore,transcedentale, kognitive, intrinznike,kulturore, strukturale, diskursive, dialektike etj.Që na vë  në levizje mendjen(logjikën),trupin dhe shpirtin tonë.Duke na futur në ndërkohë edhe në pyetje,kërkesa dhe dilema të vazhdueshme fizike,metafizike,ontologjike,epistemologjike,antropologjike etj.Dhe,kjo sidomos atëherë tek flasim dhe mendojmë mbi jetën tonë mbi tokë dhe vlerat e saj hyjnore dhe universaloe në këtë sfond.Përsë jetojmë? Si kemi lindur? Përse(pse) duhet të vdesim? A ka jetë më të gjatë përtej asaj"anës tjetër" të vdekjës?! Jetës së pasosur pra!Ku dhe si do shkojmë mëpastaj në atë "botën tjetër" të pasosur?!...Kush na pret dhe cfarë na pret atje?!...Janë këto vetëm disa nga pyetjet dhe dilemat  kryesore rreth konceptit dhe formulimit esencial(apo,mbase supstancial) të dallimit ose diferencës akute dhe permanente në mes jetes dhe vdekjës që për dikend është vetëm "një hap",ndërsa për dikend tjetër madje as sa "fija e flokut".Të falim,të kërkojmë ndjesë për gabimet ose mëkatët e ndryshme,t´ua zgjatim dorën e ndihmës dhe mëshirës atyre që ndodhën në nevoja të ndryshme materiale dhe të tjer.Këtu qëndron esenca.Me rëndësi është kur njerëzit besojnë dhe janë të ndërgjegjshëm dhe reflektiv ndaj besimit të tjetrit.Ndaj besimit të ndërgjegjshëm(racional )dhe reciprok.Qoftë ai i besimit të krishterë,musliman,budist,zenbudist ose dikush tjetër.I rëndësishëm është besimi dhe respekti global ose universal ndaj Zotit(Hyjit) dhe jetës sonë njerëzore në përgjithësi.Nga aty lindin dhe burojnë të të gjithat me radhë.Se këndejmi,"Ne këtu në Gjermani(Evropë)nuk mund te jemi të lirë kur atje dikund largë në Turqi ose në vende të tjera muslimane ose arabike njerëzit vritën dhe nuk janë të lirë."Do thoshte dikur Göetheja i Madh në kuader të "Faustit I-rë"Duke i analizuar dhe konceptuar kështu në frymën e njohur iluministe dhe metafilozofike vlerën hyjnore dhe universale të njerëzve,popujve,kulturave dhe civilizimëve të ndryshmë  gjithandej.Zoti dhe besimi thuhet se nuk kanmë "varre" as kufij.Ata jane universal dhe ...Jetojnë e banojnë në qiell.Ata vazhdimisht jetojnë dhe "banojnë" në ne dhe ne jetojmë e "banojmë" në Ta.Gjithashtu thuhet se feja ose besimi në lashtësi(antikë) duhet të kenë qenë të ngritura dhe projektuara nga soditjet,meditimet dhe lutjet.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe shënimet,dëftesat ose legjendat e ndryshme të librave të  mocme si "Bibla","Libri Egjiptian mbi të Vdekurit","Epi i Gilgameshit","Librat e Moisiut","Vedette""Manerva Drama Sostra" etj.Shih për këtë:thuhet se Sokrati dhe Herodoti i kanë zbritur filozofinë dhe historinë në tokë për t´i dashur dhe kuptuar ato me mirë njerëzit,popujt,kulturat dhe civilizimet e ndryshme gjithandej rruzullit tonë tokësor.Në menyrë që  mëpastajti njohin,kuptojnë,pranojnë dhe nderojnë Zotin,jetën,botën,shpirtin dhe vetën e tyre në një kontest global ose universal.Filozofia në instancë të fundit është ngritur dhe projektuar mbi materien ose supstancën e njohur diskursive dhe dialektike të dialogut,tolerances,studimit,analizës së thellë,rezonances së përgjithshme dhe mirëkuptimit të gjithëmbarshem njerëzor ose qytetar.Respekti,e dashura (dashuria),e bukura(bukuria),e vecanta,e përgjithshmja(universalja),e fshehta(intimja),materia,supstanca,qenja,ekzistenca,nevojat e përgjithshme dhe kërkesat..Ndodhën ne fokusin dhe agjendën kryesore të trajtimëve,studimëve dhe analizave të pergjithshme të filozofisë si shkencë dhe një disiplinë e vecantë universale dhe metaestetike.Filozofia pra në radhë të parë i trajton dhe studion (analizon)në menyrë logjike,apstrakte,skematike,kognitive,kritike,diskursive dhe dialektike cështjët dhe aspektët thëmelore ose supstanciale të jetës(krijesës),ekzistencës,botës,natyrës,shpirtit dhe karakterit të njohur njerëzor ose qytetar.Ngjarjet,zhvillimët,provokimet(përjetimet) e ndryshme fizike,metafizike ose sociofizike në kohë dhe hapësirë.Kjo në radhë të parë për faktin se bota dhe vet natyra në të cilën(cilat)jetojmë në esencë janë të logjikshme(logjike),diskursive dhe tepër harmonike e dialektike.E kanë pra strukturën ose supstancën e njohur diskursive dhe dialektike të Dialogut dhe Metodave të njohura shkencore dhe humane-dialektike.Aty janë edhe disiplinat tjera shkencore ose filozofike si Metafizika dhe Ontologjia(Metefazika e Përgjithshme),Materializmi,Idealizmi,Monizmi,Dualizmi, Pluralizmi, Empirizmi,Senzualizmi,Racionalizmi,Iracionalizmi, Intuicionizmi,Kriticizmi, Etika, Estetika, Antropologjia, Gneseologjia, Logjika, Metodika etj.etj.Secila(Akëcila) prej tyre me tiparet, vecoritë dhe karakteristikat e veta  specifike.Ndërkohë që mitët(mitologjia),religjioni ose teologjia në të shumten e rastëve veprojnë ose reagojnë në menyrë të njëanshme(unilaterale) ose monologjike.Dhe,kjo pavarësisht asaj se "subjektiviteti modern" dhe "supstancialiteti antik" janë udhërrefyesi dhe formula kryesore e pothuajse të të gjitha feve(besimëve),kulturave dhe civilizimëve teëndryshme botërore.E kundërta e tyre janë hedonizmi,alkimizmi ose ezoterizmi i tepruar në "shpirtin" ose "sipërfaqen e përgjithshme" kulturore,antrologjegografike ose antropohistoriografike të kulturave dhe civilizimëve të ndryshme anëkënd rruzullit tonë tokësor(...).Ndryshe nga kjo:është i njohur fakti se edhe përkundër asaj që Herodoti në antikë njihej si njeri prej "arkitektëve" ose themeluesve krysor te "kompozicionit të parë historik":Megjithatë qëllimin dhe lulëzimin e saj të vërtetë e ashtuquajtura kultura dhe historiografia e përgjithshme helene(greke) e kishin arrirë me rastin e kontaktëve dhe fakrikimëve tësaj me kulturën dhe historiografinë(historinë) e njohur romake,ilire,egjiptiane,asiriane,babilonse,orijentale etj.Mbase atëherë kur Aleksandri(Leka) i Madh, Jul Cezari, Konstantini, Diokleciani,Polibiu, Plutarku, Ciceroni,Augustini,Tit Livi,Katoni etj.Në kuadër të "Analëve historike","Biografive paralele",madje,kalendarëve dhe udhëpërshkrimëve të ndryshme ushtarake,politike,filozofike dhe të tjera:I kishin vëenë si të thuash piketat ose kornizat e para shkencore,sekulare dhe humaniste te historisë(historiografisë) si shkencë dhe një disiplinë e posacme e filozofisë.  Se këndejmi,jeta dhe filozofia e kuptuar dhe studiuar në menyrë të cekët,monologjike ose egocentrike të largojnë nga Zoti.Ndërsa,studimi dhe besimi i matur dhe në thellësi të afrojnë pranë Tij.Pranë Zotit.Për me tepër ndërkaq,konceptimet,përceptimet,formulimet dhe anticipimet e njohura "bilaterale" ose disolutive mbi supstancën dhe fundamentët(bazamentët) e njohura "lineare" ose biblike mbi "Shtatë Ditët e Formimit të Botës"- dhe mbi "Katër Mbretëritë e Botës"-në bazë të shënimëve dhe dëftesave të ndryshme të grekëve të lashtë,romakëve,babilonasve,asirianëve,egjiptasve etj.Së bashku me ndarjet ose klasifikimet e njohura nën sloganin "Post Quem" dhe "Ante Quem.Gjegjësisht,në ndarjen dhe konceptimin e historisë në dy të të ashtuquajtura "epoka" ose "periudha të medha"(Lexo:Në epokën e vjetër-para Krishtit dhe në epokën e re-pas Krishtit):Kanë bërë që në kohën ose botën tonë moderne ose bashkohore të futët në përdorim i ashtuquajturi "Kalendari Gregorian"(Kalendari zyrtar) së bashku me të famshmin "Dionysius Exiguus".Duke i shmangur në këte kuader "kalendarin julian" të Jul Cezarit së bashku me "vitët e hënës" dhe kalendarët e ndryshëm  të babilonasve,hindusëve,budistëve,grekëve të lashtë,persianëve,asirianëve,mesopotamezëve,rusëve etj.Kjo donë të thotë se:Në qofë se kulturat ose civilizimët e ndryshme perëndimore ose "ekskluziviste" i kanë si të thuash në dorë kalendarin modern ose bashkohor dhe akrepat e orës.Kulturat dhe civilizimët tjera(orijentale ose ekzotike) në të njejtën kohë i kanë në dorë kohën dhe vitët e përbashkëta të dritës dhe zhvillimit të gjithëmbarshem fetar dhe kulturor..Apo?!...Ndryshe nga kjo:Për dallim të natYrës ose karakterit të lartëpërmendur unilateral ose monologjik të religjionit ose teologjisë:E kaluara ,e sotmja dhe ekzistenca e përgjithshme e njerëzve,popujve,vendëve,kulturave dhe civilizimëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor nuk  mund  të përcaktohen ose përkufizohen vetëm në kuadrin e konceptëve dhe teorive të ndryshme klasike ose dominante-ekskluziviste të popujve,vendëve,kulturave ose civilizimëve të ndryshme(me te mëdha).Jo.Por,në kontekstin(domenin) e avansuar të një historie të përgjithshme(globale ose universale)ku njerëzit,popujt,vendët,kulturat ose civilizimet e ndryshme anëkënd globit tonë:Në instancë të fundit janë vetëm pjesë(gjymtyrë),organe ose "stacione" të ndryshme zhvillimore,kulturore,epokale ose historiko-antropologjike në "trupin" ose "organizmin e përbashkët" të kulturës dhe civilizimit të përgjithshëm njerëzor.Ndaj,mu për ketë edhe paraqitjet ose prezantimet e ndryshme(ekskluzive ose proteksioniste) të së kaluares dhe historive të ndryshme të vendëve,popujve,kulturave dhe civilizimëve të ndryshme vec e vec të duken paksa modeste dhe tepër minore në atë "masiv të madh" të "arkitekturës" dhe "infrastrukturës së përbashkët" (globale ose universale) të kulturës dhe civilizimit të gjithëmbarshëm botërore."Atdheu im ështe bota,ndërsa feja ose besimi im kryesorë janë arritjet dhe perparimet e vazhdueshme të arsimit,shkencës dhe teknikës."Thoshte dikur Kristian Hajgensi.Shih për këtë:Volteri(Voltaire) atëbotë në stilin dhe cilësinë e njohur të njërit prej ´arkitektëve´ose instruktorëve(konstruktorëve) kryesor të mendimit të ri shkencor dhe gjenetiko-humanist të historisë(historiografisë) së njohur shkencore dhe filozofike:Ishte i mendimit se bazat ose themelët e përgjithshme të historisë në radhë të parë duhet mbështetur dhe kërkuar në studimin dhe analizat e thella shkencore dhe metodologjike të kulturave dhe civilizimëve të ndryshme gjithandej rruzullit tokësorë.Ferdinand Braudeli ndërkaq,në kuadrin e historisë së njohur komparative dhe analogjike .Reespektivisht,në dritën dhe retrospektivën e njohur të Antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe historike të botës ose civilizimit tonë njerëzor:Theksonte nevojen(kërkesen) e kahmotshme shkencore dhe metodologjike sipas të së cilës përvec periudhave të mësipërme("Post Quem " dhe "Ante Quem"):Historinë e gjithëmbarshme të kulturës dhe civilizimit  njerëzorë duhet ndarë dhe klasifikuar në bazë të kushtëve,rastëve,rrethanave,etapava dhe periudhave të ndryshme zhvillimore,konjukturale,ciklike,strukturale,manufakturale,fetare,politike,ushtarake,sociale,ekonomike etj.etj.Përkatësisht,në "histori të vogla"(mikrohistori) dhe në "histori të mëdha"(makrohistori).Dhe,kjo në radhë të parë për faktin se historia e përgjithshme shkencore dhe kulturore vazhdimisht sikur i humbë paksa kuptimin,shkëlqimin dhe esencën e saj si një "parullë luftarake" dhe humaniste kundër historive të ndryshme nacionale,politike ose ushtarake.Përderisa Christoph Keller(Cellarius) në vitin 1685:Në kuader të konceptëve dhe planimetrive të ndryshme protestante ose evangjeliste:Historinë e gjithëmbarshme të kulturës dhe civilizimit botëror e ndante dhe klasifikonte në tre(3) etapa ose periudha të ndryshme si më poshtë:Në periudhën e lashte-antike ,në periudhën e njohur mesjetare dhe në periudhën ose epokën e re.E cila gjithnje sipas Christoph Kellerit kishte filluar pikërisht me rastin e "zbulimit spektakular" të "botës së re"(Amerikës) nga ana e Kristofor Kolombit në vitin 1492 dhe kështu me radhë...Për të vazhduar me Revolucionet e njohura industriale dhe politike në Angli,Francë,SHBA-së etj.Përkatëisht,me "Kongresin e Vjenës" dhe "Pentarkinë e Madhe" me 1815,madje,me periudhat e ndryshme të Restaurimut,Humanizmit,Renesansës,Imperializmit,"Antantës së Madhe",Dy Luftërave të Mëdha Botërore,periushën e ish "Luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit dhe keshtu me radhë.Se këndejmi,konceptët ose definicionet e njohura të H.Berr se "Historia parasegjithash është shkencë universale mbi shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare".Përkatësisht,"Njohuri dhe një pasqyrim i përgjithshëm mbi të kaluaren e njerëzimit.",sipas H.I.Marrout.Në menyrën me kontstruktive dhe pragmatike e bëjnë si të thuadsh ndarjen ose klasifikimin e njohur të kufijve ose limitëve të njohura shkencore ose metodologjike në këtë drejtim. .Në vazhdim të këtij shkrimi për lexuesit e nderuar disa fragmente nga  kultura dhe filozofia arabe(muslimane),citat:"Ore njeri i dashur i Zotit!Duaje Allahun(Zotin) e dashur duke i dashur njerëzit,botën,jetën,shpirtin dhe popullin tënd.Mos ngurro!Jeto dhe bano në Zotin,sepse Zoti përgjithmonë do jetoj dhe banoj në ty."Fund i citatit.Në këtë spektër pra: Filozofia Islame  ne Agjendën(fokusin) dhe Supstancën(strukturën) e saj primare dhe ambivalente parasegjithash e ka njeriun e devotshëm dhe besimtar.Respektivisht,lidhjet,raportet dhe besimin e tij në Zotin e Gjithëpushtetshëm.Në Gjeiun e Madh dhe Krijuesin Suprem të jetes, botës dhe shpirtit tonë mbi këtë tokë.Nga këtu lindin dhe burojnë të të gjithat me radhë.Shpirti,trupi dhe besimi ynë njerëzor.Jeta dhe vet bota jonë.Bukuria,logjika(intelekti),kultura,respekti,intuita,dashuria dhe profecia(hyjnia) jonë e brëndshme që jo rrallë e prekin dhe e arrijnë të Lartën!Në besimin dhe respektin tonë të pakufijshëm dhe universal ndaj Zotit dhe ndaj njëri tjetrit..Madje,duke e dashur,ndihmuar, pranuar dhe kuptuar njeri tjetrin në universalitet dhe në një polaritet te njohur fizik dhe metafizik.Ndryshe nga kjo:mendimtar,filozof,kulturolog dhe antropolog të shumtë botëror ose ndërkombëtar janë të mendimit se duke filluar që nga shekulli i pestë(5) në mesjetë dhe gjër në zhvillimët e mëvonshme kulturore dhe historike të "mësjetës së re:kultura dhe filozofia e përgjithshme arabe kishin qenë kultura dhe filozofia më e zhvilluar dhe më përparimtare në të gjithë botën.Arabët kishin qenë Ata që kulturën,besimin dhe filozofinë e përgjithshme i kishin konceptuar,definuar dhe anticipuar në një kontekst të gjërë shpirtëror,etik,kulturor,metafizik,sociofizik,ontologjik,epistemologjik,antropologjik etj.Duke e bërë kështu pra "demonoligjizimin" ose "deunilaterizimin" e tyre selektiv dhe participivë në funksion të konvergjencave dhe unifikimëve globale ose universale të besimëve ose kulturave të ndryshme.Ku arabët(muslimanët) më  tepër dhe më bukur se askush tjetër në këtë sfond e kishin bërë ravijezimin,konturimin,eksplorimin,uniofikimin dhe konvencionalizimin e shkëlqyer në mes të "vecantës" dhe të "përbashkëtës" së kulturës muslimane me ato të kulturës kristiane ose europerëndimore..Gjegjësisht, në domenin ose kontekstin e njohur të Mësimëve dhe Predikimëve të njohura të Librit të Shenjtë të "Kur´anit".Kjo donë të thotë së kultura,besimi dhe filozofia arabe ose islame në radhë të parë janë impulsive,inspirative,spirtualiste,reflektive,ravijezuese,inkarnative,ataraktive,eksplorative,konvencionale dhe integrative në kuptimin e gjërë sociokulturor dhe antropologjik.Për me tepër ndërkaq,të përgjithshmën(universalitetin ose globalitetin) e saj fetar dhe multikulturor: kultura dhe filozofia e gjithëmbarshme botërore ose ndërkombëtare do e hasin dhe projektojnë pikërisht supstratin ose fundamentët e ndryshme linerare dhe metaestetike të kulturës dhe filozofisë islame ose muslimane.Respektivisht, në"kopshtin shpirtëror dhe kulturor" të kulturës dhe filozofisë së njohur arabe ose muslimane.Kjo duke filluar që nga vështrimët,komentët,analizat dhe përkthimet(interpretimet) e njohura të filozofisë së lashtë greke( të Platonit,Aristotelit,Sokratit,Epikurit etj.) nga ana e Averosit(Averit),Aviccenit,Al Kindit,Al Birunit,Al Gazalit,Al Hvarzimit,Al Farxhanit,Ibn Bagghit etj.(të "shkollës së njohur mbretërore dhe filozofike" të Sasanidëve..).Për të vazhduar me shkollat dhe institucionet e njohura arabe të përkthimit dhe transmisionit kulturor dhe filozofik në Toledo,Barcelonë,Sevilë,Alikantë etj.të Spanjë.Respektivisht, me ngritjen dhe themelimin e universitetëve dhe biblotekave të famshme të Kordobës(Cordoba),Kadisit(Cadis) ,Sevilës dhe kështu me radhë.Ku e ashtuquajtura "Rekonkvista kristiane" ose spanjolle në mësjetë i kishte hasur(takuar) simbolet dhe elementët e shumëta të shkëlqimit dhe lulëzimit të gjithëmbrshëm shkencor dhe kulturor të kulturës së njohur arabe ose muslimane në Spanjë.Me c´rast "Toledoja spanjolle" ose "kristiane" e asaj kohe ishtë bërë si të thuash një "Bagdad" ose "Damask i Dytë"  i "Dinastive" të njohura si "Abbassida","Fatimida" etj.në Europë.Përkatësisht,në Spanjë.Arti,kultura,letërsia dhe filozofia arabe(muslimane) në mesjetë e kishin rilindur,begatuar dhe fisnikëruar shpirtin e përgjithshëm fetar dhe kulturor të kontinentit të vjetër europian,Thoshte kështu dikur Francesko Gabvrieli i famshëm.Ndonëse,pa i harruar këtu edhe përkthimet dhe predikimet e njohura të "Kura´nit" në gjuhën latine ose europiane nga ana e linguistit,kulturologut dhe antropologut të shquar,Herman Dalmatinskit(Hermanit nga Dalmacia)etj.etj.Asokohe pra kur qytete dhe vendbanime të shumëta në Spanjë,Itali etj.po vazhdonin të shkëlqenin dhe vezullonin nga sharmi,ekzotika,disajni,stili,përformansa dhe ekskluziviteti i njohur kulturor dhe arkitektonik i mjeshtërve(arkitektëve) dhe artistëve të njohur arab ose musliman.Dhe, të gjitha këto së bashku të definuara dhe konceptuara nga shume dijetar,filozof dhe intelektual të ndryshëm europian siNjë "Revolucion Dialektik dhe Metafilozofik" të kulturës dhe filozofisë europiane ose perëndimore me ndihmën epokale dhe historike të kulturës dhe filozofisë arabe ose muslimane në këtë drejtim..Respektivisht, si Një "Logjikë të Re"(Lexo:"Logiacae Novae") fetare,kulturore dhe filozofike të botës dhe civilizimit tonë në përgjithësi. Se këndejmi,edhe Profeti Muhamet atëbotë(lexo:me 15 korrik të vitit të largët 622..)gjatë shtegtimeve dhe Pelegrinazhit të Tij nga Meka ne Medinë:Pos tjerash i kishte përhapur dhe predikuar vlerat dhe parimet me të larta(hyjnore dhe universale) të lirisë,besimit,kulturës,edukatës,flisë,solidaritetit dhe moralit të përgjithshëm njerëzor dhe fetar-sipas Mësimëve dhe Udhëzimëve të Larta të KUR´ANIT.Por edhe nga premisat,parimet ose elementët e ndryshme(gnostike,gneseologjike,,ontologjike,epistemologjike,metafizike  ,antropologjikeetj.) të besimit kristian, izraelit etj.Këtu qendron esenca ose supstanca e Besimit të njohur islam ose musliman.Në mirëkuptim,besim,respekt të plotë,tolerancë,harmoni dhe në dashuri të përhershme ndaj Fjalës dhe Vullnetit(Urdhërit)të Zotit.Duke i ravijezuar,konturuar,sistemuar,profilizuar ,materializuar dhe harmonizuar(konvencionalizuar)premisat dhe parimet e mesipërme hyjnore dhe metafilozofike me logjiken(intelektin),shpirtin,kulturën,intuitën dhe "retoriken" e njohur skolastike dhe metaestetike te besimit te njohur global dhe universal.Përkatësisht, sipas mësiëeve dhe botëkuptimëve të njohura të mendimtarëve dhe Filozofeve të njohur të kulturës, besimit dhe filozofisë islame(muslimane) si Abu Nasr al Farabi,Abu Rajhan Mauhamed Ibn Ahmed Al Biruni,Al Gazali,Ibn Arabi,Al Kindi,Ibn Rushdiu,Ibn Halduni,Ibn Sina,Ibn Averi(Averosi) dhe kështu me radhë.Përkatësisht,të "Vëllazërisë harmonike" sipas botëkuptimëve dhe predikimëve të lartëpërmendura të fesë ose kulturës së njohurmuslimane.Shih për këtë:mendimtari dhe filozofi i shquar i filozofisë islame,Abu Nasr Al Farabi(87O-95O) në kuader të veprës së tij të famshme me titull "Qyteti i virtytëve":Duke i ravijezuar,konturuar,eksploruar dhe harmonizuar(konvencionalizuar) asokohe tiparet,virtytët dhe karakteristikat e njohura (ekskluzive dhe ekzotike) të shtetëve(qytetëve )dhe shoqërive të njohura orijentale ose islamike me "shtetin(polisin) e Platonit,"Politiken" e Aristotelit,"Etikën" e njohur të Nikomahut e kështu me radhë:Në menyrën me të shkëlqyer dhe analogjike atëbotë e kishte tipizuar dhe portretizuar "shpirtin" dhe filosofinë e përgjithshme të fesë dhe kulturës islame në kuptimin e gjithëmbarshëm ose multiimenzional.Pa i harruar këtu edhe veprat e njohura të mendimtarëve dhe filozofëve të tjerë(të lartepermendur) musliman si Al Biruni,Al Gazali,Al Kindi,Al Arabi,Ibn Halduni,Averosi etj.Nga të cilët Toma Akuinski dhe filosof të tjerë evropërendimor dikur me vonë i kishin vënë themelet dhe kornizat bashkohore të filosofisë së përgjithshme oksidentale ose kristianiste.Ku roli i artit,kulturës,filozofisë dhe letërsisë së njohur arabe ose muslimane në Evropën e periudhës së mësipërme mesjetare do të jetë i fuqishëm dhe i shumëefishtë në këtë drejtim.) Kjo donë të thotë se  gjithnjë në fokus të mësimëve dhe botëkuptimëve të njohura PROGRESIVE DHE HUMANISTE të kluturës dhe civilizimit të gjithëmbarshëm njerëzor ose planetar janë besimi,liria dhe integriteti moral së bashku me kulturën,demokracinë,tolerancën,subjektivitetin dhe universalitetin(diversitetin) e garantuar fetar dhe kulturor.Ndonëse,pa i harruar këtu Dialogun,Etikën dhe Dialektiken e njohur diskursive dhe humane-metodologjike në kuadrin e një të të ashtuquajture Filozofie të ndërgjegjshme,të natyrshme,ordinare dhe universaliste(lexo:Filosofiae est sciencia universalis ordinis naturalis")ku njerëzit,besimet dhe kulturat e ndryshme e njohin,e pranojnë dhe e kuptojnë njëra tjetrën ne suspektin ose prizmin e njohur global dhe universal.

Në fund të fundit, edhe"Libri i natyrës dhe botës sonë " në radhë të pare duket se është shkruar dhe hartuar me Gjuhën e Artë të Një Dashurie të Lartë-Hyjnore ose Profetike!Pra:Me Gjuhën e Dashur të Zoitit të Gjithëpushtetshëm në natyrë dhe në gjithësi.Në DASHURI KEMI LINDUR DHE JEMI KRIJUAR DHE Në DASHURI DO RRITEMI DHE SHKëLQEJME.Në BESIM Të PLOTë DHE HARMONI Të PëRGJITHSHME NDëERFETARE DHE NDëRKULTURORE...Ne iliro-shqiptarët sidomos.



(Vota: 11 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx