E premte, 25.07.2025, 09:34 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Vitet e tmerrshme

E enjte, 12.08.2010, 09:58 PM


VITET E TMERRSHME

 

Nga Halit Bogaj

 

Ngjarjet filluan në Fushë Kosovë kur ai erdhi për t’i ndërsyer serbët që ata ta fillonin planin e tyre ogurzi. Erdhi në fushë Kosovë dhe nuk i zgjodhi fjalët të cilat ua fliste njerëzve të frustruar me ide radikale dhe fashizoide. U tha atyre’’Se askush nuk guxonte t’i prekte’’ ose siç do të thoshte disa muaj më vonë një shërbëtor i tij maqedon në nivelin federativ’’Se serbëve  nuk guxon t’u mungojë as qimja e flokut’’!U jepte forcë të mëtejme që ta vazhdonin misionin e tij shkatërrimtar. E kishte vendosur që të vinte në Kosovë me tërë aparatin e vetë shtetëror dhe me misionarët e së keqes , emri i ti cilëve mbillte kob kudo që shkonin.I kishte zgjedhur njerëzit më të ndyer të cilët nuk kishin kurrfarë karakteri dhe që ishin të gatshëm t’i bënin të gjitha të zezat që u vinin për dore.I ‘’shpiknin’’gënjeshtrat nga të cilat të ngjethej mishi: Se kinse shqiptarët i prishnin varrezat serbe dhe i dhunonin plakat e tyre!. E kishin Televizionin dhe shtypin e tyre ngase mjetet tona të informimit i mbyllën me dhunë. E caktuan njëfarë’’Hajrie spikericën’’,siç e quanim ne atëbotë/atë renegate shqiptare/që të na i jepte lajmet sipas kutit dhe propagandës së njohur serbe.Bota çuditej dhe i besonte edhe gjërat e tilla të ndyera, djallëzore dhe të tmerrshme të cilat nuk mund t’i përthekonte as mendja më e sëmurë njerëzore. Kudo që shkonin propagandonin në mënyrë të njejtë dhe mundoheshin ta bindnin botën se vërtet shqiptarët ishin njerëz të tillë aq të poshër dhe të etur për’’dhunim plakash’’dhe shkatërrim varrezash, të cilat nuk i kishin pasur kurrë në gjenet e veta gjatë historisë së tyre shekullore!Ata vazhdonin  pa ndërprerë, duke i kordinuar gjërat në mënyrë të përsosur dhe në vende të caktuara nga të cilat përhapej propaganda e tyre fashizoide e cila ishte pjesë e pandarë e çdo segmenti jetësor serb deri te koka e tyre/Akademia e shkencave dhe e arteve të Serbisë/e cila e kishte nxjerrë nga naftalina monstrumin e saj Millosheviq, i  cili në vitet e ardhshme do të bëhet një personalitet drakulian edhe për popujt e tjerë të këtyre hapësirave/siç ishin kroatët dhe  boshnjakët/, ndaj të cilëve i zhvilloi dy luftra të përgjakshme, ngase vojvodinasit dhe malazeztë i kishte shti nën sjetull me ‘’Jogurt revolucione’’.E provoi pak edhe me Slloveninë por atje nuk iu shit dhe u djeg keq nga organizimi i përpiktë slloven, nga ndihma përreth/Gjermania dhe Austria/ dhe nga shkaku se atje nuk kishte serbë të instrumentalizuar si në vendet e tjera.Se ishte i rrethuar me njerëz të tmerrshëm që punonin për të, tregon edhe Shoqata e shkrimtarëve të Serbisë e cila ishte kujdestare për t’i vazhduar edhe mëtej insinuatat dhe gënjeshtrat rreth shqiptarëve dhe kinse veprimeve të tyre’’Të çmendura’’.Për ta ilustruar sa më mirë këtë fakt,  duhet ta marrim edhe shembullin kur një poete skizofrenike serbe e cila gjendej në Manifestimin poetik në Strugë/në vend që ta lexonte poezinë e saj për çka kishte shkuar atje/ ajo në mënyrë bombastike dhe e’’ kurdisur’’ngritet në këmbë dhe i informon kolegët e saj se ja shqiptarët sërish paskan bërë’’Zullum’’mbi serbët kosovarë/por tani nuk më kujtohet se a kishim dhunuar ndonjë plakë a e kishim prishur ndonjë varr të tyre/.!

 

Bota çuditej dhe i besonte gjërat e tilla të tmerrshme, kurse ne duhej të duronim dhe ta vazhdonim jetën tonë në Geton kosovare/të rrethuar me bisha të tilla kanibaliste që nuk kishin të ndalur deri në ditën e madhe të bombardimit të tyre /, kur edhe bota u ngop me gjinënë e tyre çnjerëzore që rrezikonte tërë rajonin ballkanik e më gjerë.

 

Në ato vite të egra të cilat na përcillnin hap pas hapi dhe kudo që lëviznim nëpër Kosovë, filloi edhe spastrimi ynë etnik/shumë i dëshiruar dhe programuar prej tyre/ nga i cili nuk kishin hequr dorë asnjëherë gjatë historisë.Shqiptarët për t’iu ikur vuajtjeve, maltretimve dhe vrasjeve, por edhe për t’i shpërngulur sa më shpejtë që ishte e mundur bijt e tyre që duhej të shkonin ushtarë, filluan ta merrnin rrugën e kobshme të mërgimit, kryesisht në vendet perëndimore të cilat na ndihmuan në ato vite shumë të vështira për të shpëtuar momentalisht edhe nga kriza ekonomike, ngase ata që shokin,i ndihmonin dhe i mbanin familjet e tyre që jetonin në skamje dhe mjerim, ngase Serbia si me fshesë i nxori nga puna afro 150.000 mijë punëtorë shqiptarë në mënyrë që’’T’i binin në dy gjunjtë dhe ta lutnin për mëshirë për ta pranuar shtetin e tyre ’’, gjë që nuk bëhej fare ngase vërtet kishim vendosur me krenari të madhe që të shkonim deri në fund dhe ta ndiqnim porosinë dhe rrugën e Profetit tonë i  cili na jepte shpresa edhe në ditët më të vështira, se e nesërmja do të jetë më e ndritur dhe e përcjellur me fitore të sigurtë.Në ato vite aq të vështra dhe të mundimshme Evropa e dinte se çka ndodhte në Kosovë por nuk lodhej fare për ta zgjidhur sa më shpejtë çështjen e pazgjidhur shqiptare për të cilën ishte vetë fajtore në konferencat dhe kongreset e ndryshme të shekujve të kaluar.Ata nuk brengoseshin fort, por për ne ishte më keq se të ishim në luftë. Një gjendje e tillë e krijuar na i kishte mbyllur të gjitha dyert dhe nuk dinim nga t’ia mbanim.Kishim arritur në pikën e vlimit por prapëseprapë lufta në atë kohë do të ishte shumë më e tmerrshme, gjë të cilën e pati thënë edhe Kryetari kroat Stipe Mesiq në një emision televiziv kosovar i cili na tregonte se po të fillonte atëherë lufta në Kosovë,  Serbia me arsenalin e vetë ushtarak dhe teknik që e kishte trashëguar nga Ish Jugosllavaia dhe derisa do të angazhohej Bashkësia ndërkombëtare me NATO-n në krye,  do ta zhbënte në tërësi këtë vend, por për fat të keq disa nga njerëzit tanë këtë fakt nuk mund ta kuptonin ose nuk e kuptojnë as sot.Ata mbase do të thonë : Ja pra pa luftë nuk mund të bënim asgjë por harrojnë se Lufta jonë ishte e fundit që e bëri Serbia në Kosovë dhe asaj i ishte mbushur kupa në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë, natyrisht duke qenë e njohtuar edhe për’’Vijën e kuqe të Bushit të vjetër’’për të cilën e dimë të gjithë ne, por e dinte edhe vetë Serbia e cila gaboi keq kur e kaloi dhe e shkeli!



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx