E premte, 25.07.2025, 09:08 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Carllazarët dhe flamuri amerikan

E shtune, 14.08.2010, 09:57 PM


CARLLAZARËT DHE FLAMURI AMERIKAN

 

Nga Halit Bogaj

 

Me ratin e Vidovdanit të tyre dhe Betejës së humbur nga turqit para 600 qind e sa vitesh, të ashtuquajturit’’Carllazarët’’erdhën në Gazimestan, për të treguar edhe njëherë/por vetëm verbalisht/ se ‘’Kosova është Serbi’’, por në vend që të numëronin qindramijëra pjestarë, sa ishin atëherë kur erdhën me kryekasapin, tani mezi u bënë nja 200-300 vetë, ngase kësaj radhe nuk mund ta shihnin as në ëndërr që të vinin me makinerinë e tyre të rëndë dhe shkatërrimtare, ngase tanket/të bombarduara nga arsenali më i fuqishëm i botës/shkuan përgjithmonë nga vendi ynë i ndezur flakë nga të njejtat fallanga çetnike, të cilat edhe atë ditë, të çmendura nga sikleti për humbjen e sërishme të Kosovës, e dogjën flamurin amerikan, të lidhur bashkë me atë të Kosovës! Pra kur vërtet e panë edhe njëherë me sytë e tyre se ‘’Kosova nuk ishte Serbi’’mgase aty qëndronin me mijra ushtarë të KFOR=it, policë ndërkombëtarë dhe policë shqiptarë, carllazarët kaluan në afektin e çmendurisë totale dhe e treguan edhe njëherë natyrën e vërtetë të gjërave dhe karakterin e tyre piroman për të djegur çka nuk u pëlqen !.I dogjën dy flamujt sepse , siç thotë populli’’Ku dhemb dhëmbi shkon gjuha’’, ngase pikërisht ata dy flamuj i kishin ‘’tullusum’, të cilët ua hanin dalngadalë zemrën dhe shpirtin. I lidhën bashkë dy flamujt dhe e treguan edhe njëherë ‘’burrërinë dhe trimërinë ‘’shkinore me të cilën janë të pajisur gjatë ekzistencës së tyre si popull, dhe për të na bindur edhe njëherë se sa ‘’paqësorë dhe proevropianë’’janë ata, të cilët e mbushin gojën plot demagogji dhe fraza të thata!!.Pra, nga sikleti  që e kishin në vetëvete dhe duke i djegur dy flamujt, mendonin se do ta merrnin me vete Kosovën dhe do ta çonin në  Serbi!E ndezën Flamurin e vendit më të fuqishëm të botës dhë si duket nuk mësuan asgjë nga e kaluara dhe nga burgjet e Hagës të mbushura përplot me kriminelë të sojit të tyre./në mesin e të cilëve është edhe kryeçetniku Sheshel i cili edhe nga atje porosit vrasje të reja ndaj atyre që e kanë pare realitetin e ri dhe e kanë ndryshuar kursin?!.

 

Ata erdhën në Kosovë për t’ia bërë edhe një provokim tjetër të rëndë vendit tonë  dhe çlirimtarëve të vërtetë dhe për të treguar sërish se nuk kanë asnjë lidhje me civilizimin njerëzor, por me barbarizmin e trashëguar mesjetar të cilin e kanë të rrënjosur thellë në gjenet e tyre karpatiane.Treguan edhe njëherë se çka janë në gjendje të bëjnë kur u jepet ndonjë rast!

 

Sipas mendimit tonë, akti i tyre vandal është edhe një plus  i madh  për ne dhe një pasqyrë tjetër në të cilën mund të shikohet fytyra e galme e hegjemonizmit shtetëror serbomadh i cili nuk është në gjendje ta shohë asnjëherë rrugën e tij të falimentuar e cila i përket bërllogut të historisë.Dhe çka të themi tjetër për një vend/kinse demokratik/ i cili veprimet e veta shtetomëdha i kordinon me një bandë të tillë të egërsuar çfarë ishte ajo e carllazarëve qesharakë dhe groteskë!Aktin vandal të‘’motoristëve’’çmendurakë e aprovonin edhe popat çetnikë me mjekrrat e  tyre të gjata dhe disa shtetarë serbë të cilët e kishin marrë në ndihmë edhe një ambasador rus!

 

Carllazarët nuk mund ta duronin Flamurin e një shteti të ri të cilin e pranuan 69 vende të botës dhe që pritet që së shpejti ta pranojnë edhe shumë vende të tjera .Carllazarët e dogjën Flamurin amerikan, por jemi thellësisht të bindur se një veprim i tillë i çoroditur do t’u kushtojë shumë shtrenjtë, ngase Amerika nuk ngutet por as nuk harron!.

 

Është edhe një e vërtetë tjetër të cilën duhet theksuar.Carllazarët do të shërbejnë si mësim edhe për të gjithë ata që kanë harruar se sa vështirë e kemi pasur gjersa jemi çliruar prej tyre!Po harrojnë disa prej nesh se sa i shenjtë dhe i shtrenjtë është Flamuri ynë të cilin e krijuam me sakrifica të mëdha dhe me gjakun e derdhur të dhjetra mijra njerëzve të këtij vendi përherë të persekutuar.Djegia e Flamurit tonë tregon se çfarë therre në sytë e armikut është bërë ai dhe të shërbejë  si mësim edhe për njerëzit tanë që në pike të ditës e heqin atë dhe/kinse në emër të patriotizmit/ e vendosin flamurin shqiptar/thuajse ne të tjerët qenkemi më pak patriotë se ata/!Dhe njëmend na duket ,se veprimet e tyre të pa menduara mirë, janë shumë të ngjashme me ato të carllazarëve.Duhet të mendojmë disa herë, në mënyrë që të mos e fusim veten në një thes me armikun tonë të përbetuar i cili është përherë vigjilent kundër përparimit të këtij vendi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx