Mendime
Selim Hasanaj: Ty që na dhe jetën
E diele, 15.08.2010, 09:57 PM
TY QË NA DHE JETEN
(Elegji per Loken)
I
Ike me tre gusht pa më thanë lamtumirë
Një telefonatë e largët atë ditë ç`më trishtojë
ma se plot nji orë mbeta n`krahnor shtrimë
Lot pas loti derdha fillova t`mendojë.
II
Mu kujtue Nanë Dita e Parë e Shkollës
Kur Ti rreth krahnorit ma vune janxhikun
Janxhik i qendisun me mjeshtri të rrallë
Rreth e rreth me tufë n`mes Shqipja qendisun.
III
Se ç`mu kujtu tash Baba shtat kreshnik
Që në prag të deres priste në qetsi
Derisa Ti mue më veshe më mbathe
Si çdo Nanë kujdesin që banë per fëmijë.
IV
Më kujtohet Nanë kur në Batallina
Bardhokat kullosnin e ti furken n`ije
I rueje ato dhe panderpre tjerrshe
Me bosht e me shtizë shtllungat bajshe fije.
V
Dhe me ata pej, mbramjeve të gjata
Me driten e pishes apo fitilaqit
Me gjypner mbaroje xhempera e qorapa
Dorza, meste edhe kapulaqa.
VI
Ikun larg mendimet gjithkah fluturojnë
Shoh vekun e ngrehun në strehë të pojates
Të shoh edhe Ty se si e hedhë drugzen
Se si ndrron berdilat e si e rreh shpaten.
VII
Opingat e lëkures se ç`po më kujtohen
Aty pran oxhakut si u vinte era
Derisa i thajshe që neser ti mbathim
Frymen dhe acarin mezi mbante dera.
IX
Po Bregu i Kronit se ç`më del perpara
Rrezet e Diellit n`bardhësi thejnë shkelqimin
Nji grue shtatimtë vesh me kmishë të tires
Me lidhcë e marhamë ditës i shton ndriqimin
X
Dhe delet bardhoka racë e dlirt ilire
Edhe bora e bardhë maje Rusolisë
Ta kishin zili per bardhësin e petkave
Si dhe pshtjellakt veshun që i ke qendisë.
XI
Qendisjet e tua të bame me dorë
Si dhe shumë gavrime në lidhcë e marhamë
Rretimat pshtjellakve me lule e kunorë
Të banë që të njeh Podguri anë per anë.
XII
Ta shoh lidhë me plungë* burinë e ngarkueme
Në kurrizin tand t`lenduem që n`vogjli
Buria plotë ujë shumë të ka randue
Ky ish fati i nanave shtëpi per shtëpi.
XIII
Më kujtohen festat Pashket dhe Bajrami
Dita e Mvetësisë edhe Keshndjellat
Ti tanë natën zgjuet me gjilpanen n`dorë
Qepshe petkat tona ti veshnim per festat.
XIV
Ishe shumë e vyeshme Zonjë e randë shqiptare
Gjithçka t`shifte syni ta punonin duert
N`situata të vështira të jetës ziliqare
Kishe qetsi shpirti baheshe shumë e urtë.
XV
Jetime u rrite gjashtë vjeç të la Nana
Besa dhe pa babë shumë kalove vitet
Vuejtjet tua Nanë unë i di të tana
Jeta bashk me njerken nuk asht me simite.
XVI
Ti e deshte jetën kurr nuk ju nenshtrove
Shendetin e trupit smundjet ta rrenonin
Ti si Amazone t`kqiat i luftove
Skamja dhe mjerimi sado që t`rrethonin.
XVII
Mirpo dhe durimi, qendresa merr fund
Ka dhimbje të mëdhaja që nuk perballohen
Ty kur t`vdiq Sugari, qetsi s`tu gjetë kund
Me mallin per te në Amshim Ti shkove.
XVIII
Më mbanë shpresa Nanë se tash je qetsue
Sado që n`amshim ike bashk me mallin
N`dhe të Dardanisë trupin tue pushue
Pusho tash perjetë perkrah me Sugarin.
PS: Plungë* , fshatrat e Rekës në Dukagjin i thonë një cope të zhgunit e dimensionit diku 30-
Selim M. Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
15.08.2010