E shtune, 26.07.2025, 07:52 AM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Rumania hyri në NATO për shkak të Kosovës

E diele, 15.08.2010, 09:57 PM


RUMANIA HYRI NË NATO PËR SHKAK TË KOSOVËS

 

Nga Baki Ymeri

 

          Me gjithë kontributin e jashtëzakonshëm që dha Rumania në favor të Kosovës dhe NATO-s në kohën e presidentit Emil Constantinescu, propagandat serbe në massmedian rumune, sidomos komentet e disa komentatorëve të infektuar me virusin e injorancës, janë duke e bërë të veten sot e këpsaj dite. Kur historia manipulohet budallakisht, edhe rezultatet dalin shpartallimtare dhe e turpërojnë “manipulesin”. Rumania e Traian Basescut ka rrëshqitur si thiu në akull në materje të Kosovës, siç shkojnë duke rrëshqitur edhe disa oficialitete kosovare që e kanë qitur në harresë Bukureshtin dhe komunitetin e këtushëm shqiptar. Në kuadrin e artikullit “Kosova kërkon nga Greqia që ti-a njohë pavarësinë” (Romania libera), jepen

Flamuri i Kosovës në biblioteka bukureshtare
Flamuri i Kosovës në biblioteka bukureshtare
deklarata inkurajuese të presidentit Fatmir Sejdiu, që shkojnë në favor të afrimit të Kosovës me Greqinë, duke potencuar faktin se “Ka ardhur koha kur Greqia duhet ta njohë republikën e Kosovës”, se njohja e Kosovës nga Greqia “do të ishte tejet e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, dhe dalin disa komentatorë të gjorë që mendojnë gjoja se “veprohet në nivel evropian për coptimin e Evropës dhe stimulimin e secesionimit të minoroteteve të ndryshmre” (Ioan), apo gjoja se “Kosova është kanceri i Evropës, dhe disa, në ballë me SHBA, dëshirojnë ta eksportojnë edhe në vende tjera të Evropës.” (Bebe Cocirjan), apo gjoja se “Kosova qenka dorëza e hedhur nga amerikanët kundër të drejtës internacionale.” (??? 202). http://www.romanialibera.ro/actualitate/europa/kosovo-cere-greciei-sa-ii-recunoasca-independenta-195273.html-mail

 

          Me gjithë respektin që ka ndaj shkrimtarëve shqiptarë redaksia e së përjavshmes prestigjioze Natiunea (Kombi), disa gazetarë të alimentuar me dezinformata serbe kundër Kosovës, i ndotin faqet e kësaj gazete me artikuj si “Frymëmarrje artificiale për Kosovën” (Nr. 570/2010), apo “Detonatori ballkanik” i serbofilit Ion Margineanu (Nr. 772/2010). Autori i shkrimit të parë (George Apostol),  dëshmon se nuk e njeh fare historinë e Evropës Juglindore, duke i futur hundët ku s’duhet, duke shkruar me tendencë për një situatë që s’e njeh në mënyrë korekte, duke cituar nga një reportazh (botuar në Le Figaro) fjalët e një

Admirime shqiptare ne gazetat rumune
Admirime shqiptare ne gazetat rumune
studenti serb nga Mitrovica, gjoja se “Kosova i përket Serbisë”. George Apostoli derdh lotë krokodili për Serbinë antishqiptare duke ironizuar vendimin e Gjykatës së Hagës më 2010, apo bombardimet e NATO-s kundër infrastrukturës teroriste serbe më 1999, pa nominalizuar faktin se rumunët dhe shqiptarët ishin banorët e parë të Ballkanit para dyndjes slave në ballkan, pa e përmendur të vërtetën se dhespoti serb Brankoviç e tradhëtoi vojvodën rumune Iancu de Hunedoara, në kohën kur ky i fundit bëri një marrëveshje me Skënderbeun për ta sulmuar ushtrinë turke në Fushë të Kosovës. Por për masakrat e Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës pse nuk e hap gojën ky gazetar injorant!

 

          Sidoqoftë, një gjë që dihet dhe duhet ta dijë presidenti Basescu dhe klasa politike rumune, është fakti se Rumania hyri në NATO falë Kosovës, se Kosova nuk e ka shkelur embargonë e OKB-së siç e ka shkelur Rumania kur e alimentonte “tinëzisht” Serbinë me derivate të naftës, se pas shqiptarëve të Kosovës, Serbia është duke i diskriminuar sistematikisht edhe rumunët e Timokut, se shqiptarët janë krenaria e Ballkanit, se çështja e Kosovës nuk ka asgjë të përbashkët me kërkesat e hungarezëve të Rumanisë, se interesat nacionale të Rumanisë nuk mbrohen me qëndrime proserbe dhe proruse lidhur me pavarësinë e Kosovës, ngase shqiptarët nuk kanë ardhur në Kosovë “pas vitit 1939”, siç lehin disa komentatorë rumunë me prejardhje serbe, se Kosova nuk është “një shtet mysliman” siç lehin disa gazetarë tjerë, se Qeveria e Kosovës ka të drejtë legjitime ta hedhë Serbinë në Tribunalin e Hagës për gjencid, etnocid dhe holokaust në Kosovë, se ka gjasë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës para Rumanisë, ngase Kosova nuk është “Jerusalemi i Serbisë” por Basarabia e Shqipërsië.



(Vota: 25 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx