E merkure, 15.05.2024, 03:26 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Selim Muça e deklaron zyrtarisht Shqipërinë vend islamik

E diele, 15.08.2010, 09:59 PM


Selim Muça e deklaron zyrtarisht Shqipërinë vend islamik

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça, në përshëndetjen zyrtare që mbajti me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, në 10 gusht të këtij viti, u shpreh:

 “Muaji i Ramazanit është një muaj i madhëruar, që e ka bekuar Perëndia, dhe nesër në vendin tonë dhe në të gjitha vendet islamike fillon agjërimi i muajit të Ramazanit”.

Këto fjalë u përcollën tek publiku nga media, televizionet dhe shtypi, dhe janë tashmë të njohura për të gjithë, të regjistruara. Me këto fjalë, Selim Muça e deklaron Shqipërinë vend islamik. Shikoni se si shprehet kryetari i Komunitetit Musliman, institucioni zyrtar i fesë islame në Shqipëri: “në vendin tonë dhe në të gjitha vendet islamike”. Kjo do të thotë se Selim Muça e deklaron edhe Shqipërinë një vend islamik. Me këtë Selim Muça shkel me vetëdije të plotë Kushtetutën e Shqipërisë, marrëveshjen e arritur mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Komunitetit Musliman, si kryen disa vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë. Deklarata se Shqipëria është vend islamik, mund të bëjnë besimtarë islamikë, që nuk kanë asnjë atribut zyrtar, opinionistë me bindje islamike në media, por jo kryetari i institucionit të fesë islame i cili ka nënshkruar dokumente në të cilat është obliguar që të zbatojë Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet e tjera të vendit.

Deklarata e Selim Muçës përbën cenim të rendit kushtetues të Republikës së Shqipërisë. Shqipëria nuk është një vend islamik, edhe pse në Shqipëri është lejuar legalisht ushtrimi i fesë islame. Selim Muça e di këtë gjë. Megjithatë Selim Muça provokon, për të parë reagimin se kështu e kanë mësuar miqtë e tij e habitë. Dhe reagimi ishte zero. Të nesërmen e deklaratës së Selim Muçës, të gjithë krerët e institucioneve të rëndësishme të shtetit shqiptar shkuan t’ i urojnë Selim Muçës këtë ditë, dhe ai qëndronte me një pamje triumfatori për deklaratën që kishte bërë.

Deklarata e Selim Muçës vjen pas kallëzimit penal që ai bëri ndaj personit tim në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas disa shkrimeve të mia, për çështjet islamike në Shqipëri. Me deklaratën e tij, Selim Muça vërtetoi katërçipërisht të gjitha ato që kam thënë unë. Deklarata e Selim Muçës erdhi pasi Prokuroria pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë, mori vendimin për mosfillimin e çështjes penale në lidhje me kallëzimin që bëra unë ndaj Selim Muçës dhe Fisnik Krujës për veprat penale që kanë kryer këta persona duke qenë përgjegjës për ushtrimin e fesë islame sipas riteve fundamentaliste në Shqipëri. Dhe fill pasi Prokuroria merr këtë vendim, Selim Muça inkurajohet dhe e deklaron Shqipërinë vend islamik.

Unë i kërkoj drejtuesit të Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë, Sokol Malaj, shefes së tij Ina Rama, që të veprojnë menjëherë siç e kërkon ligji ndaj shtetasit Selim Muça, se Kodi i Procedurës Penale i obligon të veprojnë edhe kryesisht, mbi nismën e tyre, edhe mbi bazën e një artikulli gazete, siç është rasti. Mosveprimi i Sokol Malajt dhe Ina Ramës i ngarkon ata me përgjegjësi penale. Megjithatë unë do të kryej detyrimin tim qytetar dhe, në mbyllje të Ramazanit, ditën e Fitër Bajramit, do të dorëzoj edhe një kallëzim ndaj Selim Muçës për deklaratën e tij antikushtetuese. Deklarata e Selim Muçës është e regjistruar dhe ai nuk mund ta mohojë atë. Kështu që Prokuroria e ka shumë të thjeshtë të sigurojë provën e plotë për kryerjen nga ana e Selim Muçës të disa veprave penale. Deklarimi i Shqipërisë si vend islamik është një atentat ndaj rendit kushtetues në vend. Por Selim Muça ka të drejtë në një gjë, se derisa ai tolerohet që të vendosë mijëra megafon në minaret e xhamive të krejt Shqipërisë (disa megafon në minaret), të cilët lehin arabisht pesë herë ditën dhe natën, atëherë Shqipëria është shndërruar në vend islamik!

Tashmë është bërë e qartë se titullarët e institucioneve e shtetit shqiptar që kanë detyrim mbrojtjen e rendit kushtetues nuk kanë dëshirë të kryejnë detyrën e tyre. Prandaj shqiptarët e përgjegjshëm janë të legjitimuar të organizohen, të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme dhe të veprojnë në mbrojtje të rendit kushtetues, sa nuk është vonë. Zotërinjtë dhe zonjat e këtyre institucioneve, të cilët nuk kanë dëshirë të kryejnë detyrën e tyre, bëjnë mirë të mos tregohen shumë kuriozë për veprimet e shqiptarëve të përgjegjshëm, që të mos ndodhë si në atë përrallën kineze ku lepuri e pyeti kobrën se çka po bënte.

Nuk mund të tolerohet që një njeri si Selim Muça, që nuk e ndjen veten shqiptar por arab, ta shndërrojë Shqipërinë në vend islamik dhe ta deklarojë publikisht këtë. Ç’ është kjo komedi e muajit të shenjtë të Ramazanit që luhet në Shqipëri? E vërteta e Ramazanit është se Muhameti e vendosi agjërimin për të ndaluar kanibalizmin në Arabi. Në Arabinë e varfër ishte shumë i përhapur kanibalizmi, njerëzit duke mos pasur çka të hanin, hanin njëri-tjetrin. Beduinët dilnin nga fshatrat e tyre dhe kapnin udhëtarët e i hanin. Muhameti bëri një veprim të mirë që ndaloi kanibalizmin tek arabët, megjithëse ai e bëri këtë që arabët t’ i përdorte për të pushtuar vende të tjera. Arabët kanë të drejtë që të ruajnë ritin e agjërimit, madje të krenohen me të, se në sajë të tij i dhanë fund kanibalizmit. Por çka u duhet shqiptarëve të shekullit XXI ky rit i bërë para 1400 vitesh për ndalimin e kanibalizmit?

 



(Vota: 43 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora