E enjte, 24.07.2025, 09:52 PM (GMT+1)

Mendime

EDHE NE JEMI PJESE E KOSOVES ?

E diele, 22.08.2010, 03:49 PM


Reportazhe nga Kosova Lindore
                         

EDHE  NE  JEMI  PJESE  E  KOSOVES ? 


"Kufiri i Kosoves ne maje te Sitilise", 

 

Shkruan: Tefik Ramadani-Qarri

Edhe ne do te jemi pjese e Kosoves, keshtu, na tha xha. Hesati, i cili kishte mbushur 8o vite dhe akoma ishte vital. Te shpresojme se nje te ardhme jo te larget, kufiri shteteror i Kosoves do te jete ne Majen e Sitilise dhe tek Guri i Zi. Ky kufi do te jete kufi i paqes dhe bashkepunimit  dhe i barabart ne mes te shqiptareve dhe serbeve.

Pas nje viti, serish po e vizitoja vendlindjen time Qarrin. Nje dite gushti te vitit 2010, une bashke me bashkeshorten time vendosem ta vizitojme vendlindjen time ne fshatin Qarr- komuna e Bujanocit. Ne punktin policor te fshatit Muhoc, kaluam pa probleme. Une pase 20 viteve po kaloja neper fshatin Muhoc, aty ku e kisha mbaruar shkollen fillore, ndersa bashkeshortja ime po i vizitonte serish vendlindjen. Emocionet nuk mungonin. Thashe vehte me vehte cka te shkruaj, ku t’ja filloj.., morra fryme thelle e thashe ta vizitoje s‘ pari shkollen ku kisha mesuar 8 - vite , e qe tani ishte  rindertuar. Ne fushen e dikurshme te sportit, tani qendronte busti i komandantit te UCPMB-se-zona operative e Qarrit, Muhamet Gjemajlit-Robelli, i vrare pas lufte ne rrethana ende te paskjaruara. E vizituam edhe pllaken perkujtimore te "Dr. Ilazit", humanistit dhe veprimtarit te palodhur te ceshjtes kombetare, i cili me vite te tera kishte qene shpresa e vetme per mbi 10 fshatrat e "Hashanise".
Para nesh large shihej Cuka e Qarrit. Mjafte u lodhem derisa u arritem ne Qarr, sepse rrugen deshem ta benim me kembe. Ne pjesen lindore te fshatit ishte stacionuar gjandarmeria Serbe, ndersa tabelat e UNMIKUT e ndajne fshatin gadi ne dysh. Kur nei pyetem se si po kaloni me gjandarmerin serbe ? Banoret e fshatit nuk u ankuan ne sjelljen e gjandarve, por thone, pervoja e hidhur na ka mesuar te jemi te kujdesshem.
Dikur  fshati Qarr numeronte  mbi 50 - shtepi, momentalishte kane  mbetur vetem 12- familje. Shkolla katerklaseshe kishte vetem 4 nxenes. Fshataret tjere per shkaqe te ndryshme, kush me heret e kush ma vone, ishin shperngulur. Qarrjanet sot jetojne ne Gjilan, Prishtine, Kumanove, Bujanoc, Dardane, Kavaje, Dobercan, Petroc, ne Zvicer, Gjermani, Turqi e ne disa vende tjera. Vetem ne Köln te Gjermanise jetojne dhe punojne rreth 30 qarrali. Edhe pse Qarri ka nje flore dhe faune te pasur, megjithate, kushtet per jetese, ishin gjithnje te veshtira. Banoret e mbetur egzistencen e sigurojne kryesishte prej bujqesise dhe blegtorise (toka eshte pjellore dhe ka mjaft kullosa e livadhe). Pemtaria eshte mjafte e zhvilluar ne Qarr (dardhat e Qarrit jane te njohura ne tere Anamoraven).  Fshataret ankoheshin se akoma nuk ka rruge, mungon shtepia e shendetit, ndersa per tu furnizuar me  artikuj ushqimor duhet shkuar ne Karaqeve, Muhoc dhe ne tregun e Roganes.
Qarri eshte nje venbanim i shume i lashte. Kete e deshmojne akoma edhe sot muret e kishes (ne vendin e quajtur Manastir) te cilen populli e quan "kisha e Rimit". Ndersa historia me e re e Qarrit fillon dikund ne vitet e hershme te shek. XVI, atehere kur Bardhi, per ti shpetuar denimit te Turqve, detyrohet ta le vendlindjen e tij, Mirashin e Ferizajt dhe te vendoset ne zonat e thella te Qarrit, atje ku nuk ka shkelur kemba e Turkut. Thuhet se ate e ka shoqeruar nipi Braha dhe dy  vllezer. Nje vella eshte vendosur ne Hogosht (Bickallaret), ndersa tjetri ne Llucan te Bujanocit. Bardhi, tri vite i ka kaluar buze kronit, nen degat e lisit t`qarrit, dhe kur e kane pyetur vellezrit se ku po jeton ? Ai eshte pergjegjur.., te  Qarri. Keshtu e ka mare edhe fshati emrin. Pjesa dermuese e qarralive i takojne fisit Thac, perveq lagjes se Danajve (Danovite) qe jane Krasniqe. Qarri eshte i vendosur ne skajin me lindor te Gallapit. Kjo zone quhet ndryshe edhe Hashani (per shkak te folmes karakteristike).Ne perendim ka malin e Drumires (Lepodrvo), ne veri cuka e Qarrit, ndersa ne lindje te fshatit, mbi Ramabuqe, eshte maja e Sitilise. Jane 10- fshatra, etnikisht te pastra qe e perbejne Hashanine (malsine e Bujanocit), Breznica, Bilinica, Muhoci, Gjergjeci, Ramabuqa, Qarri, Priboci, Zarbica, Novosella e Eperme (ose Feret) dhe Suharrna. Nuk jam i sigurte (nuk me jane te njohura deshmi me shkrim), por flitet se keto fshatra i jane bashkuar komunes se Bujanocit ne vitin 1947, pa i pyetur fare banoret. Ne periudhen e luftes se dyte boterore fshati Qarr, ishin nen okupimin Bullgar. Pas kapitullimit te Bullgarise i bashkohen komunes se Rogocices. Qellimi i ndarjes se ketyre fshatrave nga Kosova, ishte, coptimi i hapsires homogjene shqiptare dhe denimi per rezistencen e fuqishme qe i kishte bere kjo zone depertimit te brigadave partizane (kujto betejat e pergjakshme te Sitilise, Ushit dhe Qarrit te zhvilluara ne vitin 1944). Prej vitit 1878, maja e Sitilise eshte kufiri qe ndane etnine Shqiptare dhe Serbe. Kendej Sitilise, pushteti s‘ka arritur asnjehere ta ndryshoi strukturen etnike te popullsise. Ne kontest te spekulimeve qe po carkullojne, per bisedimet eventuale me Serbine, dhe per caktimin e kufirit Kosove-Serbi, une nuk do ta kisha perjashtuar mundesine per shkembimin e teritoreve. Une mendoj se te vetmen leter qe e ka ne dore Qeveria e Kosoves, eshte fakti, se ato te drejta qe u ofrohen Serbeve ne Kosove, duhet tu garantohen edhe shqiptareve te Kosoves Lindore ,e pse jo, edhe ndarja? Duke u kthyer rruges, takuam bacen Esat (afer te 80).Ai tha se ne do te qendrojme aty, sepse vend tjeter per te shkuar nuk kemi. Ky eshte vendi yne, kjo deme baba dem ka qene toka jone shtoi ai. Edhe ne jemi pjese e Kosoves, apo s`eshte keshtu? Te shpresojme, se ne nje te ardhme jo te larget, kufiri shteteror i Kosoves do te jete ne majen e Sitilise dhe te Guri i Zi. Ky kufi do te jete kufi i paqes dhe i bashkepunimit te barabarte mes fqinjeve, shqiptareve dhe Serbeve.
19.08.2010                                   

 

Pergatiti per shtyp: Ramiz DERMAKU 



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx