Mendime
ATY KU MARR FRYMËZIM DHE NDIHEM I VOGËL
E enjte, 19.08.2010, 09:25 PM
ATY KU MARR FRYMËZIM DHE NDIHEM I VOGËL
Nga Xhevat Rexhaj
Miliarda njerëz ka në këtë botë, miliarda mendime dhe miliarda dallime. Po ja që fatmirësishtë jemi njerëtz dhe njerëzia në botën e lirisë së të menduarit dhe të shprehurit çmohet dhe respektzohet shumë. Me këtë kuptohet që ne njerëzit jemi qenje të gjalla që mendojmë me barkë e shumë rrall me mendje, të tillë ka në të gjitha grupet dhe kombet e botës,e fatmirësishtë edhe ne shqiptarët jemi komb dhe jemi njerëz të cilët edhe dallojnë në mes vete por shumë here edhe dallojm nga kombe të ndryshme të përparuara në shumë fusha jetësore.
Kombet e shumta të botës kanë historinë e tyre, kanë tradidat e tyre dhe kanë idhujtë e tyre që i çmojnë dhe i respektojnë gjer në pakufi. Ne shqiptarët gjithashtu kishim dhe kemi historinë tonë, traditen tonë dhe të mirat e të këqijat tona, por fatkeqësishtë te ne gjatë historisë është përvijuar një mbrapshti që historitë tona janë shkruar në mas të madhe nga momentet dhe rastet e të gjeturit në pushtet të klasës së caktuar politiker apo edhe të individit- diktatorit, se ndryshe nuk mund të quhet ai që urdhëron historianët të shkruajnë historinë sipas qefit të një individi. Shembuj kemi mjaft si në Shqipëri ashtu edhe në trojet tona tjera etnike ku jetojmë ne shqiptarët. Gjatë historisë së kaluar fatkeqësishtë ne ishim të shtrënguar ta pranonim historinë alla turke nga sulltanët, më vonë u deshtë të jemi robër të serbëve dhe ata u munduan të na e shkruajnë historinë, më vonë erdhen f Nolet, A. Zoget e të tjerë, e për ta përqudnuar të tëren erdhi E. Hoxha i cili na mveshi me leninizëm dhe stalinizëm, e çka vjenë më tutje tani do presim si në Shqipëri, Kosovë e troje tjera etnike, ndoshta do të jetë edhe shkrimi i historisë demokratike, kuptohte nëse lejojnë demokratët tanë të veshur në petk demokratik e në shpirt” bajraktar e komunist”, të tillë i kemi, por tani nuk guxojmë të i shajmë se vetë i kemi zgjedhur, na bafshin mirë.
Sot jetojmë në kohën më moderne, në botën e informacionit supersonik, sot të gjithë jemi dëshmitarë të afrisë njerëzore në terë rruzullin tokësor, tani më edhe ne shqiptarët jemi thuaj tok bbashkë, afër njeri tjetrit në të gjitha sferat jetësore, por fatkeqësishtë jemi ende të ndarë në shumë grupe, në shumë interesa dhe në shumë mendime, nuk po duhemi sa duhet, po grindemi ende për të kaluarën të tashmen e çka është më se keqi edhe për të ardhmën që nuk e dijmë se si do të duket. Jemi të përqar, ky krah jo ky tjetri krah, ky grupim jo ky tjetri grupim, ky politikan jo po ky tjetri, e deri te patrioti e tradhtari, e tërë kjo në ditët e sotme –nuk do koment. Që të jen¨këto marri prezent në mendjet tona fajin e kanë politikanët tanë, partitë tana dhe vetë populli i cli nuk po e dallon të mirën ndaj të keqes ende. Sot kemi deficitë të intelektualve të fortë, të drejtë dhe të frymëzuar drejtë kombëtarishtë, sot kemi intelektual që shiten për para dhe që blihen për para, kemi rini që fatkeqësishtë po shkon rrugëve të kinse liderëve të dashur të tyre, rini e infektuar me individë e jo me vlera, rini që falë gjendjesë materiale i humb vlerat e veta dhe futet në qorrsokake sa që merr të drejten të shanë njerëz të mëdhenj të historisë tonë ngaqe dikush e ka mësuar atë të sillet ashtu, pra kinse lideri i tij.
Një ditë të gushtit, siq e bëj gjithhere kur jam në Kosovë, u nisa drejtë vendit ku une vehten e ndiej të vogël por frymëzohem shumë për të ardhmen, drejtë vendit ku une gjej qetësi, rehati, urti, dashuri dhe madhështi kombëtare, te Varri i të Madhit të kombit shqiptarë Presidentit Rugova. Rruga nga Istogu gjer në Prishtinë ishte e mundimshme, por prapseprap shihej se diçka punohej nepër rrugë, por shumë ngadal ka vite që gjendja është e njejtë, nejse. Pas gati 2 orëve mbërrita aty ku dëshiroja, mbërrita aty ku ka vite që shihet dhe preket gjendja e njejtë, aty ku pushon ai që e deshem e duam dhe duhet ta duam sa të jemi në këtë tokë, aty ku në momente jeta të mërzitet kur mendon se i Madhi i kombit nuk është në mesin tonë, por nga ana tjetër aty gjen forcën dhe mendon për një qast dhuntit njerëzore dhe kombëtare të Njeriut të Kombit, i cili nuk deshi ta shkruaj historinë sipas qejfit të tij por ua la në dorë shqiptarëve që historinë ta shkruajnë ashtu siq ishte, ashtu siq ndodhi dhe ashtu siq duhet. Në një moment më rrodhën lotët dhe nepër trurin tim të vogël dhe të cekët mu kujtua historia e jonë se si është shkruar dhe se nga kush është shkruar, u frikova nga vetvetja prej mendimit se ka mundësi që edhe sot historinë ta shkruajnë pseudo historianët, pseudo patriotët dhe pseudo intelektualët ngase paraja e ndryshon rrjedhën e lumit- he mozomakeq. Pasi erdha në vehte thash, jo more nuk guxon të ndodh një gjë e tillë ngase shqiptarët ishi9n dhe janë dëshmitarë të rrjedhave historike të shekullit të kaluar dhe të sotmit. Këtë mendim timin prap ma kontestoi një rast që ndodhi pas pak minutash, gjat kthimit tim për te automjeti takova një familje 4 antarëshe me një tubë lule në dorë të cilët ishin nisur drejtë Varrit të Presidentit, u përshndetem dhe më panë me lot në sy, burri në mosh aty 50 vjeqare më tha” ndal he burr se nga dikund po të njoh, u përshndetem dhe ndërruam disa fjalë, më njihte nga shkrimet e mia, më erdhi mirë, por u stepa kur më tregoi një storje që kishte ndodhur para pak minutash afër fakultetit ekonomik-juridik, storja ishte kjo” afër fakultetit i pyeta dy djem të rinj me flokë të rruara, se ku është varri i Presidentit Rugova ngase nuk e dij se është hera e parë që vij ta shoh, përgjigja e tyre ishte, au po hala ka budall që shkojnë te varri i atij që ishte me shkie hajt se sdim na ku asht ai...” Burri kishte mbetur ende i shtangur dhe i habitur nga marria dhe joedukata e këtyre të rinjëve, por shihej në fytyren e tij një merakosje për aktualitetin tonë fatkeq. Ai vazhdoi rrugën dhe une gjithashtu timen, në trurin tim vlonin shumë mendime, për vehten time isha i mësuar në të kaluarën me këso thanjesh të fëlliqta nga njerëz të caktuar që donin edhe të më likuidonin por prap në kokë mu ngulit mendimi se këtu do të vij edhe më shpesh, ngase aty gjej forcë dhe elan për jetë dhe mburrem se 20 vite punova dhe u angazhova në frymën e tij kombëtare dhe njerëzore, te Varri i tij duhet shkuar shqiptarët sepse aty mbushen me durim dhe me dashuri njerëzore dhe brendashqiptare, i tillë ishte ai dhe të tillë duhet të jemi ne për ardhmërin e mirë të brezave tanë, ata që janë pak është mirë edhe të mos shkojnë aty...
Atë që e thash në fillim për historinë, po e përmbyll me historinë prap: ndoshta është më mirë që historinë tonë të vonshme ta shkruajnë Tony Bler dhe Bill Klinton se ata nuk blihen e as nuk shiten, se sa për historianët tanë të sotëm do kemi prapë ripërseritje të E. Hoxhes.