Mendime
MINISTRI MODEST
E enjte, 19.08.2010, 06:27 PM
Unë si mergimtarë që prindet më suellen në Norvegji kur kisha vetem 7 vjet moshë dhe që tani i kamë 29 vite , jamë i martuar dhe baba i tre fëmijve u befasova per të mirë kur kët verë nga fund korriku e deri me 15 gusht kalova pushimet në Alania të Turqisë, ku pata fatin të takojë ministrin e Drejtësisë të Republikës së Dardanisë ( Kosovës) z. Haki Demolli.
Gjithçka ndodhi rastësishtë dhe spontanishtë. Derisa isha i shtrim në plazhë dhe rrezitesha me vrap vjen djali im Berimi ( 7 vjet e gjysem) dhe më thotë: babi, babi ai axha atje ishte minister i Republikës së Dardanisë... ani mirë ja këtheva unë hajt largohu tani dhe luej më vëllaznit tu. Po babi eja me mue të të prezantojë me ato vajzat dhe atë djalin atje ,ata janë fëmijet e axhes minister nguli kambë Blerimi. Unë njoh natyren e djalit tim dhe kur ai kerkon diçka patjeter duhet të realizohet , per mos me ja trazue shpirtin u ngrita dhe me te perdore shkova te ata fëmijë. Në realitet ata ishin të rritun dhe ato vajzat me plot respekt dhe mirsjellje më pershendeten dhe u gëzuen kur Blerimi më prezantojë. Ky ishte fillimi që solli deri të njoftimi i pastajmë me Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Dardanisë me të respektuemin Z. Haki Demolli. Unë kamë trashegue shumçka nga baba im Selimi dhe pos tjerash po sikur ai lehtë pranojë kontakte me njerëz. Nuk e pata vështirë të fillojë kontaktin me z. Haki Demolli, fjala fjales dhe neve u afruem. Së paku unë ashtu mendojë sepse ashtu ndjeva ato ditë që neve i kaluem së bashku me familjet tona në pushime në nji vend të huej dhe të largët, per mue të largt me distancë por i largët edhe me aspekte të tjera sepse baba im panderpre më ka spjegue se turqit osman per pes shekuj ishin pushtuesit ma të tmerrshem të atdheut tonë trojeve tona ilire-shqiptare. Unë nuk jamë njeri i letrave, këtu pak kamë trashegue nga baba im, por qellimi im per të shkrue këtë artikull asht z. Haki Demolli i cili me sjelljet e veta dhe me kulturen e madhe qytetare e njerzore, me fjalet e tia per atdheun, per qeverinë e atdheut, perpersonalitetet e politikës, kultures dhe historisë tonë kombtare mue më la pershtypje të jashtzakonshme. Te z. Haki Demolli pash nji karakter të fort burrnie, modestia e ti të bante per vete dhe ashtu sikur ai quditej me faktin se si unë, zonja ime Minka, djemet e mi Burimi, Blerimi e Betimi flisnim paster shqip perkunder faktit se unë erdha në Norvegji kur kisha vetem shtatë vite, zonja ime kur kishte vetem tetë muej, ndersa të tre djemet tonë kanë lind në Norvegji ashtu edhe unë quditesha se si asht e mundun që nji minister i qeverisë shqiptare të jetë kaq modest, kaq i mirë dhe njerzor.
Para se ta spjegojë fenomenin tim dhe familjes sime unë due ta sqarojë pse më fascinojë modestia e ministrit Haki Demolli. Baba im Selim Hasanaj shumë herë me natë të tana ka nejt zgjuet duke na mbajtë neve fëmijve ligjerata per atdheun. Kjo ishte në kohen kur neve ( unë , motra dhe vëllau ) ishim të vegjël. Menjiherë pas çlirimit neve së paku dy herë në vit shkojmë per ta vizitue atdheun, vendlindjen dhe farefisin. Këtu në Norvegji kalojnë muej të tanë dhe TV-ja në shtëpi nuk kalon në kanalet vendore norvegjishtë. Shikojmë permes programeve satelitore TV-të shqiptare. Pra me nji fjalë jetojmë dhe punojmë në Norvegji , por zemra dhe shpirti janë në atdhe. Unë në Istog kamë ble banesë, në Çagllavicë kamë ble edhe truell , mirpo sjelljet e politikajve të atdheut , ata që i shof permes TV-së, ato që i lexojë neper gazeta dhe faqe interneti më kanë frigue deri në atë masë sa të ndjej pishmonllak per investimet e mia atje. Fodullaku i tyne, sjelljet arrogante dhe shpirtngushtësia qytetare , korrupsioni, mendjemadhësia e shumë mbrapshti të tjera më kanë tremb dhe biles edhe babës ju kamë kundervye në presionin e ti per të investue në atdhe, per të ndertue atje etj. Nuk kamë nevojë të jem modest , unë në Osllo kamë firmë timen të transportit dhe logjistikës dhe kamë kapital per të investue shumçka në Dardani mirpo moti kamë fillue të trembem nga ministrat, deputetet dhe çeveritaret fodull dhe korruptiv. Mirpo z. Haki Demolli më fascinoi, më bindi se jo të gjithë janë të korruptuem, jo të gjithë janë mendjemëdhenjë dhe besa pse jo edhe të inkriminuem në shumçka jasht ligjit.
Ky burr i Dardanisë me modestin e vetë , me mirsjelljen dhe me kulturen e ti të lartë qytetare më bani per vete, ma shishmojë atdheun dhe jamë shumë i lumtun që pata tastin ta takojë e të njoftohem me te. Do mbetem borq nese nuk e ceku se z. Demolli ishte i sinqertë dhe direkt, ai pergjigjej urtësishtë dhe mjeshtrishtë në shumë pyetje dhe ndoshta edhe provokime të disave aty pranë që nuhaten kush asht ai dhe me injorancen e tyne provonin ta dekoncetronin me pyetjet e tyne provokuese tipike shqiptare, per aleancen çeveritare, per partitë, per çeverinë etj, etj.
Jamë krenar që pata fatin ta njoftojë atë njeri dhe kështu publiksiht e falemnderojë per rastin që ma dha dhe per kohen që ma kushtojë.
Ndersa per z. minister Haki Demolli spjegojë se unë, zonja ime dhe fëmijet tanë nuk kemi pas nga tia mbajmë pos të jemi këta që jemi perderisa jemi rritë me prind çfar asht baba im Selim Hasanaj dhe baba i zonjes time të cilet që në vëgjëli paralelishtë na kanë mesue të ekzekutojmë pianon dhe qiftelinë, të cilet shtëpiat dhe banesat na i kanë mbush perplot libra, perplot video kaseta e CD-ja e DVD-ja në gjuhen shqipe. Biles unë kur due ta ngacmojë babë Selimin tim ju thamë musafirve: shqiptaret këtu në mergat kursejnë lekun dhe ndertojnë pallate në vendlindje per tu lanë pasuni pasardhësve, baba im neve na lenë pasuni këto raftije me libra. Mirpo e ceku se neve si familje jemi plotësishtë të integruem në shoqninë norvegjeze pikrisht falë babës Selim dhe andaj unë arrita të kamë firmë rentabile dhe të punsojë veç të tjerve edhe disa shqiptarë, motra të shkollohet dhe të jetë nëpunse në komunë ndersa vëllau i vogël në aeroport. Nuk e di ku e mer tanë atë energji baba im i cili na kaliti si shqiptarë, por edhe na bani qytetarë të vyeshem e të ndershem të Norvegjisë, shtet ky ku jetojmë dhe prosperojmë.
Edhe njiherë të falemnderit MINISTER MODEST z. Haki Demolli.
Petrit Selim Hasanaj
Nannestad
Norvegji