E enjte, 24.07.2025, 11:38 PM (GMT+1)

Mendime

Mos harroni!

E diele, 22.08.2010, 07:52 PM


61 vjet më parë

 

Mos harroni!

 

 Nga Reshat Kripa

 

          Duke kaluar nëpër autostradën e kombit, më kujtohet legjenda e Rozafes. Atje u ngujua vetem një nuse e re, kurse në themelet e kësaj rruge numri i të ngujuarve është i pallogaritshëm. Mos harroni! 61 vjet më parë në këtë krahinë kryhej një nga masakrat më të përgjakëshme të historisë së këtij vendi. Kjo masakër nuk ushtrohej nga ndonjë pushtues i huaj. Ishin vetë shqipëtarët që vrisnin shqipëtarë, ishin vetë shqipëtarët që burgosnin shqipëtarë, ishin vetë shqipëtarët që internonin burra, gra, pleq dhe fëmijë, vetëm e vetëm pse ata mendonin ndryshe nga klika që ishte në pushtet.

          Kush ka qenë i rritur  në ato ditë nuk mund të harrojë. Shqipëria nuk ka qenë kjo që është sot. Atë e kishte gllabëruar në kthetrat e saj kuçedra e kuqe që jetonte me gjakun e popullit të vetë. Por kishte edhe gra e burra dhe të rinj që kishin kurajon t’i kundërviheshin kësaj kuçedre dhe për këtë sakrifikonin edhe veten e tyre. Shqipëria ishte ndarë në dy blloqe të mëdha. Në njerin krahë qëndronin luftëtarët e lirisë , demokracisë dhe fjalës së lirë, ndërsa në krahun tjetër përfaqësuesit e errësirës dhe skllavërisë.

          Viti 1949. Në Mirditë vritet një sekretar partie. Egërsia e pushtetit arrin kulmin. Duke ndjekur shembullin e pushtuesve nazist, për një të vrarë duhej të paguanin qindra të tjerë. Kjo ishte logjika e diktatorëve. Mirdita u bë shembulli i zbatimit të kësaj politike të trashëguar që nga periudha e inkuizicionit. Rezultati, katër martirë të varur në litar dhe dhjetë të tjerë të pushkatuar. Por hakmarrja e kuqe nuk përfundoi këtu. Dhjetra të burgosur dhe qindra të internuar në ato kampe të tmerrshme të punës së detyruar.

Mos harroni! Liria që gëzojmë sot nuk erdhi vetë. As u realizua vetëm me një demostratë në fillimin e viteve nëntëdhjetë. Për atë u derdh shumë gjak, u zhvillua një betejë e madhe me barbarët e kuq. Kjo betejë vazhdoi gjatë, për dyzetegjashtë vjet dhe u kurorëzua me sukses me demostratën e studentëve shqiptarë.

Por hijet e kuçedrës së kuqe vazhdojnë të lëvizin nëpër vendin tonë. Ato vazhdojnë të helmojnë atmosferën e përgjithëshme demokratike që sundon në vend. Jo rrallë dëgjojmë zëra mjeranë që “çirren e shkulin flokët për demokracinë”, kurse nga ana tjetër qajnë e vajtojnë për ditët e perënduara. 

Pandeli Majko, një ish kryeministër, që karierën e tij e filloi me këtë post dhe që për turpin e tij, merr guximin dhe i quan “plehra” këta martirë të rënë në luftën për liri. Kush ishin plehra ish zoti kryeministër? Mos vallë fëmijtë që ju, apo prindërit tuaj, i latë të vdisnin nga uria nëpër kampet e përqëndrimit? Mos vallë djaloshët e rinj që dhanë frymën e fundit me emrin e atdheut dhe flamurit?

Ditmir Bushati, një pinjoll i një kreu të nomenklaturës së kuqe, mburret duke deklaruar se qenka krenar që babaj i tij paska qenë Sekretar i Parë i Partisë së Punës. Pikërisht ky pinjoll, na paska studjuar në perëndim, duke marrë edhe mastera dhe doktorata. Por a e di ai se ishte pikërisht babaj i tij dhe shokët e tjerë të partisë që nuk lanë më baltë pa hedhur mbi ato vende perëndimore ku ai ka studjuar? A e di se ishte pikërisht i ati që ka venë firmën mbi mijra të internuar në kampet e vdekjes dhe burgjet e tmerrshme?

Unë do t’u thosha: Si nuk keni turp zotërinj?  Nëse ju ka mbetur ende një fije nderi në ndërgjegjen tuaj, kërkoni ndjesë për krimet e kryera nga etërit tuaj, në të kundërt heshtni dhe mos merrni mbi vehte krimet e tyre.

Shpesh herë dëgjojmë, madje edhe nga bashkëvuajtësit tanë, se ne i paskemi falur persekutorët. Por si mund të falen ata që nuk kanë kërkuar kurrë një gjë të tillë, ata që vazhdojnë të na konsiderojnë ende si armiq? A do të na i lejonin të rënët tanë, të burgosurit tanë dhe të internuarit tanë që nuk patën fatin të shikojnë dritën e demokracisë për të cilën u sakrifikuan?

Ndaj ne sot përulemi me respekt para kujtimit të tyre nderuar. Kështu do të përulemi vazhdimisht, pasi ishin pikërisht këta që i dhanë goditjet e para sistemit të urryer komunist.

Qofshin të paharruar!

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx