Mendime
Katrahura e arsimit
E diele, 22.08.2010, 07:14 PM
Katrahura e arsimit
Nga Luan Sharri
Prindërit bashkë me fëmijët-nxënësit që rregjistrohen në klasë të parë fillore e presin me padurim e gëzim të madh ditën kur do të shkojnë në shkollë. Ngjajshëm është edhe me nxënësit e klaseve të pesta, por edhe për ato që rregjistrohen në shkolla të mesme, si dhe për të gjithë nxënësit e tjerë.
Por vallë a është ashtu!?
Me siguri që jo!
Arsyet janë të shumta. Por më të theksuara janë te nxënësit dhe prindërit e bashkësive etnike jo maqedonase.
Shumica e shkollave ballafaqohen me probleme infrastrukturore: mungesa hapsirash, klasësh, kabinetesh, laboratoresh e të tjera. Por nxënësit jo maqedonas përballen edhe me një sërë problemesh të cilat i krijon politika, udhëheqja e keqe e ministrisë së arsimit dhe institucione tjera që kanë të bëjnë me arsimin,…
Na kujtohen nga viti i kaluar, protestat e prindërve dhe nxënësve për shkollimin e mesëm, edhe se i njejti është i detyrueshëm.
Nuk është venitur çështja e vendimit të Ministrisë Arsimit për mësimin e nxënësve jo maqedonas të gjuhës maqedone që nga klasa e parë, për të cilin nuk pushuan mediat se është i padrejtë, por përgjegjësisit përkatës nuk donin të ndienin gjersa këtë vendim e hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese. E për tu habitur askush nuk u muar në përgjegjësi. E, as që dikush pranoi fajin, së paku si e kërkojnë normat e një shoqërie demokratike.
Këtë vit, arsimin shqip në Maqedoni e pret edhe një situatë më e nxëhtë dhe më e rrazikshme. Është fjala për paisjen e nxënësve me tekste e mjete tjera shkollore, për të cilët çdo ditë dëgjojmë mediat dhe lexojmë shtypin.
Për këto çështje fajin kryesor e kanë: Qeveria – pushteti dhe Ministria e Arsimit.
Këto “agjërimin e prishën që në syfyr”, me hapjen e konkursit për tekste shkollore, me kushte që i pëlqejnë, Ministrit dhe kompanisë së tij, ku pos tjerash kërkohej që autorët shqiptar që do të konkurojnë me dorëshkrime tekstesh, ato duhet t’i përkthejnë në gjuhën maqedone.
Nuk ishte kjo e rastit! Por ishte një strategji shoviniste e nacionaliste e bile edhe nihiliste nga aspekti politik dhe nga ana tjetër edhe një mënyrë e krijimit të gjendjes së përfitimeve material të atyre që vendosin.
Deshtën të “gjuajnë një gurë e të trëndin dy arra”, por si që duket dikujt do t’i mbeten në fyt, nëse ia duan të mirën Maqedonisë. Por si shifen situatat e rrethanat vetëm na shqiptarët duam ta rruajmë Maqedoninë?
Sa i përket situatës së krijuar, fajin më të madh e ka ministri e zavendës ministri arsimit, të cilët jo vetëm me këtë por edhe me shumë raste e situata tjera, treguan se nuk i meritojnë këto poste dhe dëmtuan rëndë arsimin në përgjithsi në Maqedoni e në veçanti ate shqip, pastaj shkencën dhe imixhin e Maqedonisë.
Nuk mbeten pa faj edhe partitë politike shqiptare të cilat në periudhat e participimit ne pushtet kanë qenë pjesëmarrës të problemeve të këtilla. Epo kështu ndodh kur, mësimdhënësit e dobët e fillestar bëhen ministra, zëvendësministra e ngjajshëm.
E tani ç’po ndodh?
Në vend që “të vemë vetulla, do t’i nxjerrim sytë”. Do të tërhiqen tekstet për të cilat flitet e do të përgatiten tjerë. E për të gjitha këto askush nuk mban përgjegjësi, së paku morale. E çfarë sistemi jemi ne? Nuk mund ta quajmë ndryshe pos demagogjik. Pak u derdhën paratë e popullit për “enciklpedine” e shumfolur, për projkte shumë të shtrejta në qendër të Shkupit, etjera e tjera. E tani duhet të harxhojmë edhe për tekste shkollore duke i botuar e hudhur e pastaj boto përsëri.
Është moment i fundit që përgjegjësit për situatat e krijuara të merren në përgjegjesi dhe më e pakta që duhet të bëjnë të japin dorëheqje si një akt moral për situatën e krijuar, ne një moment kur cilësia e arsimit ka arritur në pikën kritike.
Nga ana tjetër, Partitë Politikë Shqiptare, t’i lënë anash mosmarrveshjet e kundërshtitë politike dhe sa më shpejtë të angazhojnë këshillat arsimore apo komisionet arsimore të partive që në bashkëpunim me ekspertë ë vëtëran të dëshmuar të arsimir, të gjejnë rrugë e alternativë per tejkalimin e gjendjes së krijuarse historia nuk do t’i fal.
Nuk u ndala për çështje të përkthimeve e tendereve pasi për ato e kanë thënë dhe e thonë fjalën e tyre ata që i njohin më mirë këto çështje e veprimtari.