Mendime
Ndryshimi i Rozolutës 1244 është i domosdoshëm
E diele, 22.08.2010, 07:54 PM
Ndryshimi i Rozolutës 1244 është i domosdoshëm
Nga Hilmi Saraçi
Tani këto ditë nëpër media dhe në takime të ndryshme flitet me të drejtë për Rezolutën 1244 të KS dhe për efektshmërinë e saj pas vendimit juridik të GJND-së që ishte në favor të pavarsisë së Kosovës .
Kërkesa për zavendësimin e Rezolutës 1244 pasoi paraqitjen e një projekti të Serbisë me të cilen kërkohet hapja e bisedimeve gjithëpërfshisë me Kosovën, duke mos e përjashtuar këtu edhe statusin e saj . Por autoritetet e Prishtinës thonë se diskutimet për statusin janë përmbyllur dhe se ndryshimi i rozolutës 1244 është i domosdoshëm duke marrë parasysh realitetin e krijuar me vendimin juridik për Kosovën. Mirëpo një rezolutë e re duhet të miratojë mendimin e GJND-së , sepse kjo rozolutë e re do ta ndihmonte vendin në rrugën e antarësimit në OKB. Kërkesa e zëvedësimit të rozolutës 1244 është bërë në momentin krucial të zhvillimeve për Kosovën në pajtim me stratëgjinë e Qeverisë për daljen e vendit nga vezhgimi dhe kontrolli ndërkombëtar. Rozoluta 1244 e KS të OKB-së u miratuar në qershor të vitit 1999 duke vënë Kosovën nën kontrollin e Kombëve të Bashkuara . Kjo rozolutë i ka hapur rrugën Kosovës deri në bisedime për statusin përfundimtar, por ajo nga të dyja palet, Serbia dhe Kosova është lexuar dhe interpretuar ndryshe , sepse nëpërmes të kësaj rozolute po ngadalësohen përpjekjet për një të ardhshme më të shpejt për Kosovën si shtet i pavarur dhe i pranuar në OKB. Mirëpo siq po shihet procesi i pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës po përmbyllet me sukses, pasi institucionet tona kanë inplementuar rreth 90 përqind të dokumentit të Ahtisarit. Në këtë fushë janë sqaruar shumë çështje që lidhen me rolin dhe rëndësin e kësaj rozolute Edhe partitë opozitare e kanë mbështetur qëndrimin e udhëheqësve të institucioneve në Kosovë për përmbylljen e Rozolutës 1244 , duke insistuar se kjo rozolutë duhet të ndryshojë sa më parë , pasi ajo duhet të respektojë qendrimin e GJND-së. Në këtë fushë mëgjithse Kosova nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet e saj për të përmbyllur fazën e mbikqyrjes ndërkombëtare , gradualisht duhet të krijohen kushtet dhe kapacitetet që nga faza e mbikqyrjes, të kalohet në një fazë të përkrahjes së institucioneve tona në Kosovë , kjo do ta përmbyllte një kapitull të veçanmtë , i instaluar dhe i zbatuar pa vullnetin e qytetarëve tanë, të cilët nga kjo rozolutë kanë pasur pengesa në realizimin e pavarësisë së Kosovës, sepse gjatë zbatushmërisë të kësaj rezolute kanë qenë të pranishme disa probleme që edhe tani po reflektohen negativisht për ndërtimin e shtetit të Kosovës, sidomos kur është fjala për veriun e Kosovës , ku Beogradi duke interpretuar këtë rozolutë , me ndihmen dhe tolerimin edhe të ndërkombëtarëve ka krijuar probleme në këtë pjesë të vendit , duke instrumentalizuar minoritetin serb që të veprojnë sipas urdhërave të tyre (Beogradit) , me krijimin e pushtetit paralel, pa përfillur institucionet shtetërore të Kosovës.Kjo padegjushmëri e minoritetit serb ka qenë e pranishme që dhjetë vite , prandaj kjo ka ndikuar që Serbia të kërkojë për të ndërmarrë hapa për ndonjë ndryshim eventual në bisedimet e ardhshme me Serbinë (nese do të mbahen). Mirpo bisedimet që prekin pakon e Ahtisarit ,respektivisht statusin e Kosovës, nuk duhet të pranohen, por të hudhen posht.
Daçiçi megjithatë gjatë vizitës u angazhuar
kundër pavarësisë së Kosovës
Në këtë fushë vizita e Daçiçit, zëv.ministër në Qeverinë e Serbisë në Kosovë, respekivisht Manastirit të Graqanicës tregon qartë se Serbia në çdo kusht përpjeket të gjejë dhe të shfrytëzojë forma për të hapë bisedimet që do të preknin edhe në statusin e Kosovës, me pretekst të ruajtjes së minoritetit serbë dhe objekteve fetare. Daçiçi është lejuar nga Qeveria e Kosovës me kusht që mos të flaës për politikën , por për çështjet që kanë të bëjnë me aktivitetet e zhvillimit fetar. Ai nuk e mbajti fjalën , por u përzie edhe në punët e brendshme të shtetit të Kosovës. Daçiçi u angazhuar që objektet fetare të mbesin nën përkujdesjen e Serbisë, e kursesi në mbikqyrëjen e Policisë së Kosovës. Për këtë arsye Qeveria e Kosovës nuk ka qenë në nivel kur ka lejuar Daçiçin që ta vizitojë Kosovën, sepse tani jemi të mësuar së Beogradi flet diçka tjetër e vepron krejt tjetër (ndryshe) , kuptohet në dëm të pavarësisë se shtetit të Kosovës që në çdo mënyrë mundohet që ta pengojë , prandaj kjo vizitë e Daçiçit ishte e dëmshme si të tjerat vizita të krerëve shtetërorë të Serbisë të realizuara më parë …
A është i mundëshëm modeli i Tirolit Jugor(?)
Tiroli Jugor si model i mundshëm për veriun është ideja e fundit që po qarkullon. Por kjo ide , të pakten në mënyrën deklarative është e papranueshme për Qeverinë e Kosovës . Ideja e Tirolit është e papranueshme edhe për Zyrën Ndërkombëtare Civile kështu Miller Berner është mjaft i qartë dhe pajtohet me Qeverin e Kosovës, se kjo nuk është e pranueshme dhe si e tillë nuk është e zbatueshme ...
Mirëpo në kohet e fundit kanë lindur fjalë në lidhje me bisedime të fshehta me Serbinë. Opozita (AAK-ja) ka thënë se Qeveria aktuale, jo vetëm që ka vëndosur kontakte të fshehta me Serbinë , por ka biseduar pa dijeninë e opinionit dhe medies edhe në lidhje me çështjet shumë të rëndësishme si autonomia e veriut dhe modelet që do të ishin të mundshme, si ai i Tirolit . Këto deklarime nese vertetë janë të pranishme do të shkelnin mbi parimet e Pakos së Ahtisarit, respektivisht mbi pavarësinë e Kosovës. Këto në njëfarë forme i ka demantuar kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi, duke i quajtur edhe “deklarata qesharake “ . Mirëpo ata të AAK-së thonë se do të kanë fakte dhe të dhëna të bollëshme që do ta konfirmojnë atë që e thonë për bisedimet e fshehta të Qeverisë . Mendoj se këto deklarata të paargumentuara nuk ndihmojnë, por në njëfarë forme acarojnë dhe hutojnë opinionin . Unë mendoj se këto “lëvizje deklarative” nuk duhet të merren si serioze dhe të intërpretohen, sepse bisedime të tilla nuk duhet të egzistojnë …
Duhet të bëhen përpjekje për ekstradimin e kriminelëve
Policia e Kosovës dhe EULEX-si po punojnë rreth rasteve që kanë shkelur rregullat ligjore . Në këtë drejtim, do të ketë zhvendosje të pozitave të të gjithë atyre që nuk kanë punuar mirë dhe disa nga ato raste kanë procedura penale edhe në gjyq. Andaj pritet që që gjatë muajit të bëhen ndryshimet, por kjo nuk vlen vetëm për njërin komunitet, por këtu janë të përfshirë edhe serbët edhe shqiptarët- deklarojnë ata nga Ministria e Punëve të Brendshme Për këto të gjitha nuk janë dhënë detaje rreth këtyre hetimeve dhe ndryshimeve në Policinë e Kosovës për këto raste . Edhe për këto deklarime opozita i konsideron se janë vetëm deklarime “ për konsum ditor dhe asgjë më tepër”… Mendoj se për këto kaherë është dashur të merren masa komfor ligjit dhe kushtetutës, sepse në këtë fushë ka pasur mjaft tolerime .
Në veri të Kosovës janë duke u hetuar 25 raste, nga të cilat gjashtë konsiderohen si raste me prioritet. Rastet kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korupsionin, kontrabandën vrasjet dhe për tentim vrasjet. Në këtë fushë ka kriminelë të arratisur në shtetet të ndryshme , sidomos në Serbi. Për këtë arsye duhet të bëhen përpjekjet për ekstradimine tyre në Kosovë dhe të përgjigjen para drejtësisë. Edhe pse Kosova nuk ka marrëveshtje ekstradimi me asnjë shtet, zyrtarë të Ministisë së Drejtësisë shpiegojnë se një gjë e tillë (ekstradimi) mundësohet përmes parimit të reciprocitetit. Sipas këtij parimi nese jemi në kërkim të personave që kanë kryer krime brenda Kosovës dhe janë larguar në shtetet e huaja , ne kemi të drejtë që të kontaktojmë me shtetin, në të cilin gjendet i arratisuri dhe të kërkojmë nga ai shtet që ta këthejë personin e kërkuar në Kosovë apo edhe anasjelltas”…
Ndërsa krimi ekonomik është kompleks për tu hetuar dhe është e arsyeshme që nevoitet kohë , por nuk është fer që dikujt ti bëhet publik emri se po hetohet e dikujt jo e kjo në Kosovë po ndodhë.…
Kur do të fillojë dialogu për liberalizimin e vizave (?)
Ndonse ishte paralajmëruar që gjatë verës autoritetet e Prishtinës do të marrin udhërrefyesin për libëralizimin e vizave nga Komisioni Evropian, me qellim që gjatë shtatorit të fillojë dialogu për përfshirjen e Kosovës në listën e grupit të familjes së madhe evropiane , një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sipas zyrëtarëve instiucionalë , Komisioni Evropian ka ardhur në përfundim se Kosova ka plotësuar disa nga kriteret e parashtruara për përfshirjen e Kosovës në procesin e libëralizimit të vizave , porse udhërrefyesi pritet të arrijë zyrtarisht pas mesit të shtatorit. Megjithatë analistë të ndryshëm kosovarë , por edhe zyrtarë të subjekteve opozitare , kanë fajsuar Qeverinë e vendit për zvarritjen e këtij procesi, ngase , siq kanë thënë ata , “nuk ka bërë adaptimin e ligjeve dhe të strategjive në kohën e duhur që do të ndikonin në liberalizimin e vizave në të ardhshmen e afërtë për qytetarët e Kosovës”…