E hene, 29.04.2024, 09:31 AM (GMT+1)

Mendime

Një vrasje e “fryrë”

E marte, 24.08.2010, 09:14 PM


Një vrasje e “fryrë”

 

Nga Besnik Rama

 

(Edhe kam pritun pas këtij mendimi, Trimnisht për atme Çfarëdo ndëshkimi - Gj.Fishta)

 

I nxehti veror nuk shtyhet, por kur i shtohet edhe një i “nxehtë” tjetër, siç është ai mendor atëherë bëhet çdo gjë e padurueshme dhe tepër me dritëhije në sfond. Në këto ditë ky i “nxehtë” ka mbërthyer disa palonjerëz, që hidhen e përdridhen gjoja se duan të informojnë publikun dhe nuk bëjnë punë tjetër veçse duan destabilitetin e vendit të shqiponjave, i cili i ka lindur e rritur, por që këto “fëmijë” të poshtër e plangprishës e mohojnë nënën e tyre për interesa klanore. Sa keq më vjen për ju, o të mjerë…Sa keq…

Për ato që po mendohen se ku dua të dal është kaq e thjeshtë, sa edhe vetë thjeshtësia ka lakmi. Problemi aktual sot në Shqipërinë tonë, që po bën jehonë edhe në lajmet e ditës tek ne, emigrantët që ndodhemi në diasporë është padyshim vrasja e 35-vjeçarit Aristotel Guma në Himarë. Problemin nuk e shikoj vetëm tek një vrasje, por përtej kësaj se çfarë mund të fshihet ose jo. Vendi ynë në këtë sezon veror, ose më saktësisht këto tre muajt e fundit ka pasur shumë viktima në njerëz, duke filluar nga aksidentet dhe duke mbaruar deri në vrasjet monstruoze brenda familjes. Edhe normale që janë raste, të cilat përbëjnë lajm kryesor të televizioneve shqiptare. Por çdo lajm i tillë është mbyllur së lançuari brenda ditës që ka ndodhur ngjarja, e jo stërzgjatur me ditë të tëra. Megjithatë, përsëri dua t’i jap të drejtë ca syleshëve mediatik, pasi kjo vrasje ndryshon shumë me viktimat e aksidenteve, krimin brenda familjes, vdekjet e fëmijëve adoleshentë apo të tjera morte që kanë ndodhur në vendin tonë. Jam plotësisht dakort që kjo ngjarje është shumë më mediatike se të tjerat e lartpërmendura, pasi tregon haptas një ngjarje nacionalekstremiste- radikale. Por kujtoni se mbaron me kaq?! JO.

Të nderuar lexues, miq e dashamirës dhe ju të tjerët që zotëroni një arsyetim të ftohtë logjik nuk kërkoj aspak që ju të më jepni të drejtë, por ama kërkoj që të më dëgjoni arsyetimin tim deri në fund, se ku i dihet, ndoshta bini dakort edhe me mua. Çdo vrasje duhet të dënohet me ligj dhe se ligji duhet të jetë i rreptë e strikt me ato që kryejnë krime. Ligji duhet të funksionojë normalisht dhe të jetë i barabartë për të gjithë që vihen para tij, duke dhënë dënimin e merituar kujtdo që realizon krime, e sidomos vrasje. Jam i bindur që drejtësia shqiptare do vendos në pranga të gjithë inidividët që kanë ndikuar në vrasjen e minoritarit grek dhe se ligji duhet t’i dënojë ato për krimin e shëmtuar. Ky krim i disa të rinjve shqiptar tregon një vandalizëm të thekshëm, e gjykata duhet të vendosë masa të rrepta për këto individë. Deri këtu besoj se jeni dakort me mua, por më poshtë përsëri do më jepni të drejtë?…Sigurisht, që po…

Vëllezër e motra shqipfolëse, miq të kombit shqiptar dhe njerëz të ndershëm ju bëj me dije që shumë shqiptarë jetojnë e punojnë në Greqi, ndoshta edhe mbi 600-700 mijë shtetas shqiptarë. As unë, e as ju që nuk e kemi provuar mbi kurrizin tonë nuk dimë vuatjet e tyre, porse dimë vetëm disa raste minimale (një seri të kësaj telenovele), ku në mes të syrit të njerëzve familja shqiptare vritet, babai vdes nën fytyrat rrezëllitëse të fëmijëve të tij të pafajshëm që do gdhijnë të nesërmen jetim e të gjorë, adoleshentë që vriten në kufinj dhe në mënyrë të paskrupullt si copë mishi e zhgjebosur trupi i tyre serviret nga ushtarët grekë duke u bërë i “shijshëm” për dhëmbët e qenjve të kufirit, një tifoz dhunohet e pastaj vritet se Shqipëria e tij ka fituar një ndeshje sporti, një vajzë shqiptare përdhunohet në mes të ditës, një familje masakrohet në banesën e saj, shumë të tjerë diskriminohen në punë, disa kanë humbur gjurmët e nuk dihet ku kanë nam e nishan, e ndërsa të tjerë pjeken në hedh, disave ju bëhën zorrët litar, e ka nga ata që ju merret veshka, syri, këmba e dora për të plotësuar tërësinë strukturale trupore të shtetasve grek që janë të gjymtuar. Dhe e fundit fare, kur studentat shqiptarë dolën me 29 mars të këtij viti për të protestuar para ambasadës greke në Tiranë ndaj thirrjeve raciste që ushtria greke demonstroi katër ditë më përpara në paradën e ushtrisë së tyre, ato ndihen nën trysni e presion, disa paralajmërohen se do ndjeken penalisht dhe pasdite nuk kishin si të mungonin deklarat e “cicëronit” të tyre Vangjel Dule kundrejt të rinjve tanë studenta. Ky është shteti Helen për shqiptarët. Ju mund të më pyesni kush e ka fajin? Po gjejeni vetë de, nëse mundni! Veç një gjë di të them, që gjithë këto raste nuk janë publikuar edhe aq, shumë jane fshehur, shumë janë publikuar veç në Shqipëri dhe e shumta dy ditë kanë qëndruar si kronika në median tonë, kurse vrasja e një greku jo vetëm që përbën lajmin më të madh të mediave tona, por disa prej tyre me në krye mafian e Top-channel arrin të mbushë veshët e shqiptarëve që një gjë e tillë është e patolerueshme. Kujt do ia thotë kjo media?! Kujt?! Neve do na e thotë që jemi prej një gjaku me ato që kanë bërë krimin, e që vuajmë faktin e të qenurit të poshtëruar e inferior përpara një shtetasi grek apo do t’i tregoj ndërkombëtarëve se kush janë shqiptarët?!

Në psikozën dhe në brendësinë e ndërgjegjes sime një përrua i nëndheshëm më thotë përherë që çdo gjë që meriton ndëshkim nga drejtësia e morali shoqëror duhet ta marrin atë, kushdo qoftë ai edhe sikur nëna e babai im të jenë. Këtu jam dakort plotësisht. Organet e drejtësisë duhet të vendosin të gjithë ato që ndikuan në këtë vrasje me shpatulla pas murit, porse ajo që duhet të “hesht” se na torturoi ditë-natë është media e financuar nga paret e fëlliqura të ca horrave e klaneve mafioze me prapavijë të qarte politike, e cila ka për qëllim të destabilizojë jetën e vendit dhe të ndikojë mesa të mundet në ngadalësimin e proçesit të liberalizimit të vizave. Më thoni mua kujt iu bë vonë nga njerëzit e Top Medias që deri tani rezultojnë të humbur e të vrarë shumë shqiptarë në trojet greke?! Kujt prej tyre ju bë vonë që të realizojnë çdo ditë kronika, ku në kufirin grek ka edhe kocka njerëzish?! Po he kujt?! Jeni apo s’jeni shqiptarë?! Turp të keni, por mesa shikoj kishte të drejte i madhi Gj.Fishta që nga halli e belaja mes të tjerash tha:

M’thirrni si t’doni,

U tham: Urdhno!

Zulu ma ngjitni…

Shqyptar, vec JO.

E derisa po na hiqen si shqyptar të devotshëm ca gazetarë që mbyllin sytë kur shohin të ligen mes popullit të tyre dhe i hapin ato si të çalitur e çoroditur kur i ndodhin një greku, ahere nuk na mbetet gjë tjetër veç të deklarojmë që shqiptarë janë Top Media dhe ca që vijnë pas tyre, të cilët financohen nga lekët e “bollanove” me shokë, e jo ne që punojmë çdo ditë për të mirën e përgjithshme të vendit tonë, pasi familja na e ka ushqyer në gjak tradicionalisht që jemi përgjegjës shoqërorë në shoqërinë tonë. E nëse diçka ndodh në mesin tonë, mes shqiptarëve dijeni që edhe ne jemi përgjegjës, pasi jemi pjesë e këtij realiteti, sado që ky mund të jetë i dhimbshëm.

Me zemër të ngrirë, me kurajo, guxim e syluani në trupin tim ju them publikisht që kjo vrasje po fryhet për qëllime të ulta politike, pengimin e hapave të integrimit të Shqipërisë dhe destabilizimin e vendit duke moslënë pa harruar idenë e kahershme që vlon tek “dulet”, “janullatosat” e “bollanot” për Vorio-Epirin. Por HARROJENI! Zullumqarët, kodoshët dhe “kadaifë-spiunët” që po i ndihmojnë, e që janë me kombësi shqiptare dhe po përdoren për të kultivuar situata të pafavorshme në Shqipëri do marrin ndëshkimin e merituar. Këto që fryjnë dhe nxitin konflikte meritojnë një burgim më të madh, se ato që i finalizojnë veprime të tilla në gjaknxehtësi e sipër.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora