E hene, 29.04.2024, 09:26 AM (GMT+1)

Mendime

Zgjedhjet që duhet përsëritur

E marte, 24.08.2010, 10:03 PM


Shkruan: Shaban Peraj

 

                      Zgjedhjet që duhet përsëritur

 

Për ushtrimin e pushtetit lokal të Uqinit pas zgjedhjeve të 23 Majit u mendua se të gjithë do të reflektojnë pozitivisht në të mirë të qytetarëve, por duket se këta që bënë emër e zunë pozita harruan rrethanat si erdhën der aty ku janë.

 

Zgjedhjet lokale edhe njëherë do të pësëriten për komunën e Ulqinit, më 17 Tetor 2010. Shkak është se subjektet që garuan në zgjedhjet e 23 Majit nuk arritën të bëjnë shumicën në qeverisjen lokale. Që nga ajo datë e deri më sot kanë rrjedhur shumë deklarata nga zyrtarët politik, gjë që përkon edhe me të nxehtit e kësaj vere ku aktorët e kësaj politike dështuese nuk arritën të merren vesh njëri me tjetrin, pavarësisht se të gjithë janë shqiptarë. Këta aktorë politik në mënyrë të drejtpërdrejt, apo tërthorazi lëshuan akuza për njëri-tjetrin për mënyrën sesi biseduan, se deri ku arriti niveli i bisedimeve, nga ku dikush pranoi sheshazi se ka pasur bisedime, por jo marrëveshje, kurse disa të tjerë këto bisedime jozyrtarisht i zhvilluan “nën rrëgostë” për të mos pranuar publikisht se janë takuar me këtë e atë, por sipas asaj popullores- “çka është nën dhe, del mbi dhe”, të njëjtit “hoqën me dy krahët”, dhe le të marrë kush sa të mundet, përdryshe...! Këto bisedime nuk u bënë faktike ndaj mbetën në pozitat e asaj sa përfituan në zgjedhjet e 23 Majit duke humbur kështu seriozitetin e tyre karshi atyre që i votuan, po edhe duke i bindur se këtë e bënë për votuesit, rëdësi ka mosgjetja e një konsensusi në të mirë të tyre. Kjo edhe për një fakt tjetër- a thua këta nuk janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kanë marrë ndaj elektoratit, me çka për të satën herë u dëshmuan se nuk janë afër politikës së mirëfillt!  Kjo politikë e bërë kështu siç bëjnë politikëbërsit shqiptarë dëshmon për të satën herë se shërbimin më të keq ua bënë vetë qytetarëve dhe të ardhmes së tyre.

Çështja e bisedimeve ishte temë e nxehtë gjatë kësaj vere të nxehtë, gjë që aktorët politik u kanë lënë hapësirë të flasin edhe atyre që deklarohen se nuk merren me politikë. Dhe, kur lihet aq hapësirë për të biseduar me masën, atëherë këtu dalin edhe të palarat  si për njërin ashtu edhe për subjektin tjetër, sidomos kur kihet parasysh fakti se këta persona e individë të caktuar punojnë vetëm sa për të rregulluar apo mbajtur pozitat e veta ekzistuese. Kjo tashmë duket ashiqare dhe pushtetarët lokal presin akoma që edhe njëherë të shprehin heroizëm, kombëtarizëm sa për të kaluar lumin e pastaj...? Të njëjtit kaq kanë kapacitet pa u dhënë llogari votuesve në zgjedhjen e problemeve të shumta me të cilët ballafaqohen qytetarët e shumtë, pa çka se edhe njëherë të vetme nuk e thanë të vërtetën rreth përgjigjeve të kritikave që bëjnë votuesit për të zgjidhur problemet jetike të tyre.

Fjalë e fraza boshe ka pasur dhe do të ketë në vazhdimësi, por deklaratat e bëra prej tyre se gjoja do bëjmë këtë e atë, se do të ngrisim standartin e qytetarëve tashmë nuk mund të bindin askend në seriozitetin e tyre. Me fushatën që bëjnë e me premtime që japin para zgjedhjeve nuk përfundon ushtrimi i pushtetit, ai duhet të jetësohet, të realizohen premtimet e dhëna në ato përmasa sa mundëson momenti aktual, ndryshe të gjithë janë ngopur, të gjithë e kanë të qartë se kështu nuk shkohet larg pa përcaktuar rrugën më të drejtë ndaj komunitetit të ktueshëm. Edhepse verë është duket se në këtë drejtim pushtetarët lokal i ka zënë gjumi dhe aq u bënë atyre për të zgjidhur problemet. A ka nevojë që dikujt t’i përkujtojmë se çfarë e çka kanë premtuar, t’i përkujtojmë se ku kanë mbetur realizimet e projekte të promovuara për të satën herë, apo ndoshta duhet të vazhdohet me parullën: “gënje, gënje se diçka mbetet”! Tani me përsëritjen e zgjedhjeve për datën 17 Tetor 2010, sigurisht se do të presim slogane të reja, fajtorë të rijë për situatën e krijuar si dhe rreshtim të ri në spektrin politik të pushtetit lokal të Ulqinit, pavarësisht të deklaratave shterpë të disa politikanëve anonim të cilët problemet e qytetarëve i kanë vënë në rafte të politikës qendrore. Të tillët e kanë mbushur kupën që moti!



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora