E hene, 29.04.2024, 03:54 PM (GMT+1)

Mendime

PËRFORCIMI I MËTEJM I PAVARËSIË SË KOSOVËS

E marte, 24.08.2010, 10:04 PM


PËRFORCIMI I MËTEJM I PAVARËSIË SË KOSOVËS

 

Nga Halit Bogaj

 

Me veprimet e fundit të Serbisë kundër Bashkësisë ndërkombëtare, sidomos pas dërgimit të Rezolutës së saj pas shpinës së evropianëve, Evropa po e sheh edhe më tepër se me Sebinë nuk mund të lidhet kurrfarë bese, përkatësisht se ajo është në gjendje që të gjithë ti tradhëtojë .Me këtë del në shesh edhe argumenti ynë fuqiplotë se vërtet ishte mjaft e çuditshme se si kemi mundur të jetonim me ta deri në vitin historic 1999 kur ajo u shporr dhe iku e mundur nga vatrat tona stërgjyshore.Pra siç po e shohin edhe fuqitë e mëdha, Serbia është në gjendje ta shkaktojë revoltin e tyre dh eta vazhdojë rrugën e vetë në theqafje edhe më të mëdha dhe në dështime edhe më të sigurta.Se ptariotizmi I tyre është një frazë e thatë, tregon edhe fakti se Serbia nuk lodhet fare për serbët kosovarë dhe sikur të ishte ndryshe, ajo do të vepronte krejtësisht ndryshe.Ata /pra është fjala për serbët kosovarë/kanë mbetur pezull dhe nuk dine çka të bëjnë, edhepse do ta kishin shumë më mire që sa më shpejt ta pranonin realitetin e krijuar tek ne.

 

Mes tjerash, Serbia është duke bërë gabim të pa parë, kur nga inati aq i madh/dhe me problemet e veta aq të shumta/ i nënçmon ploitikanët kosovarë të cilët i pranon mbarë bota e sidomos Uashingtoni dhe Brukseli.Këto ditë Thaçi u prit në SHBA me nderimet më të mëdha që mund t’i bëhen ndonjë burrështetasi, madje madje u quajt edhe Xhorxh Ushanigton shqiptar, që për Serbinë ishte një katrahurë dhe një ankth tjetër kanceroz nga I cili nuk ka mundur të flejë me net të tëra!.

 

Gjithashtu duhet vënë në dukje edhe mendimin se populli serb njëmend është I çuditshëm dhe I papjekur politikisht. Ai me vite të tëra ua jep votat pikërisht atyre që e shpiejnë shtetin e tyre në humbje, gjë që është duke ndodhur edhe tani.Në vend që në zgjedhjet e kaluara t’Ia jepnin votat Çedomir JOvanoviqit dhe të ecnin sa më shpejt përpara ata në mënyrë inatçore dhe pa u ndalur fare, vazhdojnë rrugëtimin e tyre në udhë pa krye dhe në disfata të reja, për të cilat jo vetëm që nuk do të marrin kurrfarë përgjegjësie, por I arsyetojnë ato duke I konsideruar’’SI veprime të qëlluara’’dhe’’Patriotike’’!.

 

Çeda qysh para dy vitesh u ka pasë then:Pranojeni sa më shpejt Kosovën dhe ecni përpara ngase nuk ka rrugë tjetër, gjë që nuk dëshiruan ta kuptonin dhe ta dëgjonin djaloshin e ri perspektiv dhe proevropian.Tani e kanë sjellur çështjen deri atje prej nga nuk mund të dalin fare, duke u bërë edhe më të urrejtur nga Bashklësia ndërkombëtare e cila e ka poarë edhe vetël se kishte gabuar që’’i kishte marrë me të mirë’’gjatë gjithë këtyre v iteve!.Pisi mbetet pis dhe helaçi helaç.Ata e kanë shumë vështirë të dalin nga bataku I krijuar nga vetëvetja.Fundja edhe janë mësuar ashtu qe njëzet vjet të tëra, dake e pranuar faktin’’Sa më ke, aq më mirë’’.Dhe duhet bërë çudi se pikërisht ajo parti që kishte gjithnjë të drejtë/Ç.Jovanoviqi/ në zgjedhjet e ardhsgme nuk shkonte më tepër se 5%, përkatësisht mezi që e kalonte cenzusin.Pra ky është mentaliteti i sotëm serb me të cilin janë mësuar të jetojnë një kohë shumë të gjatë dhe që në dëm të vetëvetes, të shiten patriotë të mëdhenj!.Se janë popull I njejtë me botëkuptime të tejkaluara tregojnë edhe vitet e atëhershme, që sa më tepër që bënte gabime Millosheviqi ,ai ishte gjithnjë e më I madh në sytë e tyre,  kurse më I urryer nga mbarë bota demokratike!Sa më katastrofale bëhej politika e tij shfarosëse ndaj popujve të tjerë, aq më I popullariazuar bëhej ai në zemrat e tyre çetnike dhe me mish e shpirt I mbronin krimet e tij/të cilat në mënyrë in direkte dhe duke mos u distancuar siç duhet prej tyre/I mbrojnë edhe sot.Sa më tepër që vidhte SPS-I I tij, ai fitonte edhe më shumë përkrahës, deri në ditën e Apokalipsës së tij të pritur kur bombardohej fuqimisht nga NATO nga Aleanca më e fuqishme e botës, me ç’rast dërohet I lidhur në Hagë.

 

Me fjalë të tjera, paraqitja e Rezolutës së re serbe në OKB është vazhdim i politikës së dështuar të Sllobës dhe Mirës së tij/tani në azil politik në Rusi/

 

Çedomir Jovanoviq është drita e vetme në tunelin e errët të Serbisë, nga i cili mund të pritet diçka pozitivisht. Ai ka autoritet dhe besim tek përfaqësuesit e dy popujve të hasmuar aq gjatë njëri me tjetrin, kurse qeveria e somte serbe i ka ngatërruar patriotizmin me nacionalizmin dhe mjerë ai popull, fati i të cilit varet pikërisht nga  nacionalistët..Ata posedojnë shikim të shkurtër kah bota dhe I përkrahin dyftyrshët , dallkaukët, kopukët dhe trurmat pa tru, duke u bërë edhe vetë pjesë përtbërëse e tyre.

 

Serbia, e cila e ka gojën plot Evropë, me veprimet e veta çoroditës është në kundërshtim të madh me rrjedhat  dhe kërkesat e saj.Pushteti I gjertanishëm ka udhëhequr politikë iracionale në realicion me ato rrjedha të thekusra dhe ka bërë që Serbinë edhe njëherë ta kritikojnë ashpër të gjitha vendet e vropiane pjesë e të cilave pretendoin të jetë ajo.Dhe duke udhëhequr një politikë të tillë, ajo ka shpresuar se do të ndodhin mrekullirat!Çudirat nuk ka ndodhur por I njejti pushtet mendon se ato do të ndodhin edhe njëherë  me paraqitjen e saj në Kombet e bashkuara?!

 

Jeremiq , nuk do të mund ta kthejë kurrë Kosovën , por do ta arrijë rekordin më të lartë për udhëtimet e tij rreth botës ..



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora