Mendime
Halit Bogaj: Kosova përjetoi edhe një fitore tjetër të madhe
E hene, 30.08.2010, 09:58 PM
KOSOVA PËRJETOI EDHE NJË FITORE TJETËR TË MADHE
Nga Halit Bogaj
Pas triumfit të arritur në GJND , Kosova fitoi legjitimitet edhe më të madh në rrugën e saj drejt njohjeve të reja të cilat do t[I bëhen së shpejti. Bashkësia ndërkombëtare edhe kësaj rradhe ishte decidive se pavarësia e vendit tone është rast unikat dhe nuk vlen për asnjë vend tjetër të botës , duke u treguar të gjithë të tjerëve që dyshonin në të drejtën tone për pavarësi, e sidomos Serbia e cila përpiqej të bëhej flamurtare e ruajtjes së pacenueshmërisë së kufijve të shteteve eksiztuese, e cila , me luftërat e saj të përgjakshme në hapësirat ballkanike ishte pikërisht vetë fajtore për krijimin e 5 shteteve të reja që dolën nga gërmadhat e ish Jugosllavisë. Këtë fakt e dinte fare mirë edhe bota e cila nuk kishte vepruar me kohë që ta ndalonte Sërbinë e çmendur,deri në ditën e intervenimit ushtarak për Kosovën, kur bombardohej vetë qendra e krimit ( Beogradi ). Prandaj të gjithë e dinë ( madje edhe 5 vendet e unionit evropian që nuk e kanë pranuar akoma pavarësinë e Kosovës ) se rasti i saj ëështë unik. E si të mos ishte unik kur mbarë bota çuditej me veprimet shtazarake të pushtetit të tërbuar I cili u përpoq që një popull të tërë ta fshinte nga faqja e dheut, madje madje duke mos u lodhur fare për thirrjet që I bëheshin për t[I ndaluar aktet e veta vandaliste të papara askund në botë që nga Lufta e 2-të Botërore. Dhënia e mendimit pozitiv të GJND-së I la të habitur edhe skeptikët më të mëdhenj që dyshonin në të , e sidomos ata që kishin kërkuar këtë gjykim!
Tani kur kanë mbetur pa fjalë dhe tamam si qurat në mjegull mundohen të shpurdhin akoma, për tu bërë edhe më qesharak , jo seriozë dhe fëmijënorë. Dhe tani , pikërisht ata që e kërkuan mendimin e GJND-së , duke I ndërsyer sërbët e Bosnës, filluan ta frikësojnë botën edhe me një shtet të ri I cili do të quhej Republika Sërbe , I cili është krijuar pikërisht nga dhuna dhe gjenocidi sërb në Bosnjë e Hercegovinë, e që nuk ka fare lidhje dhe ngjashmëri me shtetin tonë , popullin e të cilit donte ta shbënte Sërbia okupatore, të cilit ia kishte marrë autonominë me shtetrrethim , tankse dhe me dhunë të egërsuar. Natyrisht se Bashkësia demokratike dhe përparimtare I ka pasur parasysh të gjitha këto fakte dhe ka hyrë me krenari në mbrojtjen dhe konsolidimin e lirisë sonë të përgjakur me shekuj. Sipas kësaj dhe reagimeve të sërishme të bashkësise ndërkombëtare, askush nuk duhet të brengoset nga krijimi I shteteve të reja ngase ato nuk do të gjenin përkrahje nga askush dhe do të bëheshin qesharake sikur ABHAZIA dhe OSETIA jugore të cilat u krijuan nga intervenimi ushtarak I Rusisë dhe u pranuan vetëm prej saj dhe BJELLORUSISË. Domethënë , të njejtin fat do ta përjetonte edhe Republika Sërbe në Bosnjë e cila do të ishte creature e dy kriminelëve më të mëdhenj të gjallë ( Mlladiqi dhe Karagjiqi ). Prandaj si do të pranoohej nga bota demokratike një shtet I cili , përveq qindra mijera viktimave të pafajshme I ka krijuar edhe 2 varreza massive në të cilat gjenden mijëra të vrarë ( Srebrenica dhe Zhepa ) . Ata mendojnë se aq lehtë do të harrohen të gjitha ndodhitë e shkaktuara nga I njejti regjim të cilin disa vite më vonë e tmerroi dhe e shkatërroi Aleanca Veriatlantike me makinerinë e saj shpëtimtare , e cila para se të intervenonte në Kosovë , kishte bombarduar edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë , për tiu treguar seëbëve të çmendur se nuk mund të toleroheshin deri në pafundësi.
Gjykata ndërkombëtare e Hagës e konfirmoi edhe njëherë se lufta jonë çlirimtare ishte e drejtë , ashtu siç ishte e drejtë edhe ndihma e perëndimit ndaj vendit tone të shaktërruar nga një shtet dhe një regjim barbar I cili nuk kishte të ndalur deri në ditën e kapitulimit përfundimtar dhe hyrjes së trupave tokësore të NATO-s në Kosovë. GJND-ja tregoi edhe njëherë se Kosovës përfundimisht I janë hapur dyert në familjen e gjerë evroperëndimore dhe botërore. Me këtë rast kanë marrë mesazh të qartë edhe të gjithë ata që ishin kundër planit të Ahtisarit të cilët nuk e kuptuan asnjëherë se çfarë mrekullie kishte ndodhur në vendin tone dhe akoma nuk po e kuptojnë se është vendosur njëherë e përgjithmonë që Kosova t[I ketë të siguruar kufijtë e saj. Prandaj si mund të mendojnë ata që trumpetojnë ( pa e kuptuar fare , se do të ketë ndarje të Kosovës, kur dihet se kufijtë e vendit tone janë të garantuar nga 2 kryeqendrat botërore Washington dhe Bruksel. Si mund ta dijnë ata që flasin vetëm sa për të thënë diçka kurse nuk kanë kurrfarë efekti në krejimin e politikës dhe diplomacisë botërore.