E hene, 29.04.2024, 03:41 PM (GMT+1)

Mendime

Mexhid Yvejsi: 100 vjetori i Nënë Terezës - Formalizmi, humanizmi dhe servilizmi

E diele, 29.08.2010, 01:35 PM


100 vjetori i Nënë Terezës

 

FORMALIZMI, HUMANIZMI DHE SERVILIZMI

 

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

 

100 vjetori i Nënë Terezës, kryengjarja e këtij viti

Ky vit, për Shqipërinë dhe shqiptarët, do të jetë viti i Nënë Terezës.

 

Kryeministri Berisha

 

“…Ka kaq shumë njerëz në botë që vdesin prej urisë, por akoma më shumë ka njerëz që vdesin nga mungesa e dashurisë”

-Nëna Tereze

 

 

“Ju them këtë që askush të mos ju gënjejë

me fjalë joshëse. “-

Bibla, Kolosianëve, 2:4

 

Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Tereze, (1910 – 1997), murgesha katolike, ka marrë pothuajse të gjitha mirënjohjet më të larta ndërkombëtare, deri edhe Shpërblimin Nobel për Paqe.

Shpërblimin Nobel për Paqe ajo e mori me 10 dhjetor 1979, prej duarve të kryetarit të Komisionit Nobel, dr. John Sannes-it, në Oslo, në pranin e mbretit të Norvegjisë, Ollavit V, të shumë ministrave, diplomatëve, të shumë personaliteteve fetare – kulturore nga e tërë bota. Qe ky kurorëzim më i lartë botëror për Nënë Terezen.

Pas pranimit të Shpërblimit Nobel për Paqe, Nëna Tereze u bë e famëshme në përmasa botërore- ndërkombëtare, kurse për shqiptarët u bë krenari kombëtare…!

 

 

 

Formalizmi

 

 

Në mënyrë formale, që nuk është aspak reale, personaliteti i Nënë Terezës, tek një pjesë e shqiptarët, sidomos pas vdekjes (1997), u shëndrrue në kult. Ajo tani nuk admirohet por adhurohet! Adhurohet, në veçanti, nga disa politikuaj, disa intelektuaj, nga shumë shkrimtarë, gazetarë, poetë, prozatorë, aktorë, piktorë, këngëtarë, kompozitorë, ajo atyre u shërben si një burim frymëzimi, si një model për prototip të personazhit që përmban tipare eksluzive të humanizmit.

“Kjo figurë e madhe e artit të humanizmit” gjeti një trajtim të denjë artistik në shkrimet shqipe. Për personalitetin e Nënës Tereze, në poezi e prozë, pikturë e skulpturë, zgjidhen fjalët më të ëmbëla, më joshëse, kinse për të shprehur e dëshmuar dashurinë për Nënën Tereze, të cilën e quajnë: Figurë e madhe e artit të humanizmit, humanistja

shqiptare më e njohura e në fytyrë të tokës, nëna e gjithë botës…!

Kulmi i formalizmit arriti në vitin 2010, sepse ky vit, siç u cilësua, për Shqipërinë dhe shqiptarët, do të jetë viti i Nënë Terezës. 100 vjetori i Nënë Terezës, do të jetë kryengjarja e këtij viti…

Fjalët e ëmbëla, joshëse për humanizmin e Nënës Tereze, nuk i përshtatën asaj, ato nuk janë reale, janë sa për sy e faqe, nuk janë  normale, por vetëm formale…

Pse? Sepse, siç shkruan në Bibël:

“Ju them këte që askush të mos ju gënjejë me fjalë joshëse”.

(Bibla, Kolosianëve, 2:4).

Së pari mësoni kuptimin e asaj që do të flisni, pastaj flisni, do të thoshte Epikteri.

 

 

Humanizmi

 

 

Në fillim, ç’është humanizmi?

Humanizmi është ajo pikëpamje për jetën që përqëndrohet në mundësit dhe arritjet e njerëzimit. Humanizmi modern hedh poshtë besimin tradicional te një Zot individual dhe ngrehë lart besimin te natyra njerëzore.

Fjala “humanist” u krijua në Evropë gjatë Rilindjes, nga shek. XIV deri në shek. XVI. Në këtë kohë u hodhën rrënjët e humanizmit shekullar modern.

Humanistët mendojnë se kemi vetëm një jetë, prandaj është e rëndësishme që ajo të jetë sa më e mirë. Humanizmi bazohet në agnosticizëm dhe ateizëm.

Humanistët e shohin arsyen njerëzore si forcë udhëheqëse në jetë. Ata janë shekullar, kërkojnë të çlirojnë shoqërinë prej besimeve fetare, që, sipas tyre, pengojnë përparimin shoqëror.

Humanistët janë materialistë dhe nuk besojnë në një jetë, botë, spirituale, në qëndrimin ndaj njohjes janë empiristë dhe mendojnë se njohja vjen përmes shqisave.

Ndryshe prej të krishterëve, humanistët nuk i japin vlerë të veçant të pasurit të një besimi, të qenit të përulur, bindjes ndaj porosive të Zotit ose praktikimit të vetësakrificës. Morali humanist është kod i sjelljes të njerëzve që është ndërtuar prej qenieve njerëzore për përfitime njerëzore. (Një hyrje tek idetë, faqe:104-105) Nga Linda Smith dhe William Raeper, Oxford, 1991.

 

 

Servilizmi

 

 

Për ata politikuaj, intelektuaj, shkrimtarë, gazetarë, poetë, prozatorë, aktorë, piktorë, këngëtarë, kompozitorë…, duke qenë ateistë, flasin, shkruajnë, këndojnë, pikturojnë vetëm për përfitime njerëzore, ndërsa shpirtin e kanë gropë, por krenohen me “humanisten shqiptare më të njohur në botë”.

Nga formalizmi, humanizmi kalojnë në servilizëm. Pse, sepse, përveç tjerash, ata mendojnë se janë dikushi e po bëjnë diçka! Në të vërtetë nuk bëjnë asgjë, vetëm se gënjejnë vetveten! Në Bibël shkruan:

“Po mendoi ndokush se është diçka – a nuk është asgjë – ai gënjen vetveten. Secili le ta shqyrtojë vetë veprën e vet e atëherë, po gjeti arsye për mburrje, le të jenë në krahasim me vetvete – e jo me të tjerë.”                    (Bibla, Galatasve, 6:3-4).

A nuk është e servilizëm që ateistët të  flasin, shkruajnë, këndojnë, pikturojnë vetëm për përfitime njerëzore,  pra, të përfitojnë nga diçka  që nuk besojnë? A është e arsyeshme që ateistët të shkruajnë për atë që nuk e njohin? A nuk është e servilizëm që ateistët, me shpirtin si gropë,   të mburren e krenohen me Nënën Tereze, “humanisten shqiptare më të njohur në botë?” Mendoj, se këtu, përveç servilizmit, ka vend shpifja! Shpifja është mëkat, siç janë mëkate mburrja e krenarija, sikurse thotë shkrimi shenjtë:

”Kush mburret, le të mburret në Zotin.” Në Zotin mburrej Nëna Tereze, ishte plotësisht në shërbim të Tij, shërbëtore e Zotit, sipas mësimeve të Kishës Katolike që i takonte, asgjë tjetër, më tepër...

 

Si dëshmohet kjo?

 

Don Lush Gjergji, njohësi më i mirë i jetëshkrimit të Gonxhe Bojaxhiut, në një bisedë të shkurtër me të, zhvilluar me 28 qershor 1980, i bëri këtë pyetje:”…Ju thërrasin Nëna Tereze. Ju çka thoni për veti, kush jeni Ju?

Nëna Tereze tha:

“Shërbëtorja e Zotit, asgjë tjetër. Plotësisht në shërbim të Tij…”

Vjen pyetja: Në shërbim të kujt janë ateistët që mburren, krenohen duke shpifur për “humanizmin” e Nënës Tereze?

Shpifja, mburrja e krenaria janë mëkate. Mëkatet janë pengesë e fisnikërimit shpirtëror. Me pengesa që pengojnë fisnikërimin shpirtëror a mund ta dallojmë të vërtetën nga e gabuara? Për  këtë këta ateistë, ja vlen të mësojnë të mendojnë. Në ç’mënyrë?

Mënyra se si na mësojmë të mendojmë është po aq e rëndësishme sa edhe çka të mësojmë të mendojmë. Të mësojmë të mendojmë se besimi në Zot nuk është një mësim e mendim i verbër, por është një njohje e përligjur nga arsyeja.

Shën Augustini (354 - 430) thoshte:

“Njih, që të besosh” vjen përpara se “ Beso që të njohësh. “Ju besoni se Nëna Tereze ishte humaniste, pa pasur njohuri se ajo nuk ishte. Këtu të gjithë keni gabuar, këtu të gjithë keni dështuar. Keni dështuar duke menduar se kështu Perëndimi ka me na pranuar! Edhe këtu keni dështuar!

Për dështimin, për Perëndimin, Nëna Tereze thoshte:

“Varra e dështimit është duke u përhapur në tërë botën. Perëndimi është duke rrënuar kulturat e mëdha të bazuara në jetë. Perëndimi është duke bërë vetëvrasje”. Gazeta zyrtare e Vatikanit, (L’osservatore Romano, 13 maj 1981, faqe 9).

 

Të dashur, ju që e keni në zemër formalizmin, humanizmin, servilizmin! Zoti u ka dhënë një fytyrë, e ju e bëni një tjetër. E trishtueshme është kjo, do t’ju thoshte Shekspiri!

E trishtueshme, vërtet, sepse ju mungon dashuria për njëri-tjetrin në këtë jetë! E megjithatë, keni kryer, po kryeni dhe do të kryeni lloj-lloj ceremonish për 100-vjetorin e lindjes së saj për t’i dëshmuar botës, jo vetes, se ne jemi po aq humanë e të dhimbsur sa Nënë Tereza. Sigurisht, jo nga veprat që bëjmë, aq më pak nga sjellja e nga morali ynë i përditshmërisë, po nga fakti se jemi shqiptarë, se kemi origjinë të njëjtë me të.” O Zot, sa e rëndësishme qenka që “ne kemi të njëjtin gjak me Nënë Terezën”, kur nuk ndjekim në asnjë veprim shembullin e saj?!”

Jemi dëshmitarë të gjithë, në kremtimet fetare, kur krerët tanë të politikës nguten të dalin para kamerave, pas urimeve të tyre, që u kanë bërë krerëve fetarë në emrin tonë, edhe në 100 vjetorin e Nënë Terezës ata, njëri pas tjetrit, pasi kanë thelluar hendekun e varfërisë mes shumicës e pakicës, pasi kanë hedhur benzinë në zjarrin e sherreve e konflikteve, po e shfrytëzojnë rastin të lartësojnë emrin e Nënës Tereze, për të na bindur se, janë e do të jenë një shëmbëlltyrë e Nënë Terezës!

“Ja, shikoni o shqiptarë se sa shumë e duan dhe e respektojnë ne Nënë Terezën”.

Nëna Tereze   “Shërbëtorja e Zotit, asgjë tjetër. Plotësisht në shërbim të Tij…”

Nëna Terezë, megjithëse ishte “Shërbëtorja e Zotit, asgjë tjetër. Plotësisht në shërbim të Tij…” ajo në gusht të vitit 1959, i shkruajti eprorit të saj, Rev. Lawrence Pickay, .

"Më trego at, përse ka kaq dhimbje dhe kaq errësirë në shpirtin tim?

"Për çfarë unë punoj, nëse atje nuk është Zoti…?”

Nënë Tereza me "errësirën" e saj dëshmoi se është pjesë e bashkësisë katolike, pra, e Kishës Katolike,  për të cilën punoi  si “shërbëtore e Zotit”, për këtë e çmojmë, por  si mund të harrohet, si mund të shpjegohet, shumica e kombit shqiptar që ka përqafuar fenë Islame, e cila po fyhet, diskriminohet, luftohet me të gjitha mjetët, mu nga ata që e përkujtojnë Nënën Tereze…?!

Këtë e ka thënë vetë Nëna Tereze me këto fjalë:

“…Ka kaq shumë njerëz në botë që vdesin prej urisë, por akoma më shumë ka njerëz që vdesin nga mungesa e dashurisë”.

Kurse në Bibël shkruan:

“Ju them këtë që askush të mos ju gënjejë

me fjalë joshëse.”

Bibla, Kolosianëve, 2:4

 

 

Dhe më në fund, po e përmbyllim këtë shkrim me Fjalën e Allahut të Madhërishëm, i Cili në Kur’an, që është Dritë, që të çelë sytë, thotë:

Thuaj:”Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamit, kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: Allahu. Ti thuaj: “A nuk i frikësoheni (dënimit)? E ky është Allahu, Zoti juaj i vërtetë. Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione, e si po ia ktheni shpinën të vërtetës?”

(Kur’ani, 10:31-32)



(Vota: 20 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora