E enjte, 24.07.2025, 08:36 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Ne duam që pavarësinë ta bëjmë me sovranitet dhe integritet teritorial

E diele, 29.08.2010, 07:51 PM


Ne jemi për  institucione  politike sovrane, jo për axhenci të emisioneve të huaja, dhe për të kërkuar lëmoshë nga ndërkombëtaret.

 

NE DUAM QË  PAVARËSINË  TA BËJMË  ME  SOVRANITET DHE INTEGRITET  TERITORIAL

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Asnjë komb pra as shqiptarët nuk jemi dhe kursesi nuk do të lejojmë ndarjen e Kosovës, ne një mori grupesh etnike, por jemi për konceptimin e popullit si kategori unike politike. Populli duhet të bëhet subjekt politik duke zbatuar dhe ushtruar vullnetin e vet për vetevendosje. Është e vërtet se ky popull ka përmbajtje etnike. Pjesa dërmuese e popullit të Kosovës janë shqiptarë. Por edhe pakicat janë pjesë e pandashme e popullit politik, ndërmjet vullnetit të tyre për ta konsideruar Kosovën shtet të vetin. Siq po shihet, deri më tani UNMIK-u dhe EULEX-i nuk e njohin Kosovën si subjekt politik të vullnetit të popullit, po si grumbull "bashkësish nacionale".UNMIK-u dhe EULEX-i po e luajn sovranin që arbitron mes këtyre bashkësive.Pra, ata mendojnë se Kosova është e të gjithëve. Institucionet e krijuara sipas Rezolutës  1244 dikur dhe ato sipas planit të  Ahtisaarit sot, i trajtojmë si pjesë e pandashme e UNMIK-ut dhe EULEX-it. Ato janë zgjatim i këtyre misioneve të huaja.

   Misioneve të huaja u duhen politikanët tanë për realizimin e planeve të veta, kurse politikanëve tanë u duhën këto misione për tu mbrojtur nga populli. Institucionet e kosovës kanë pasur kompetenca të punojnë në disa sektor. P.Sh. Arsimi dhe Shëndetësia. Cështja e rregullimit institucional të arsimit publik në Kosovë i përket Ministrisë së Arësimit Shkencës dhe Teknologjisë-MASHT-së. Mendoj se kjo ministri do të duhej të ishte institucion shtetëror, por në fakt ajo është këthyer në institucion partiak, ashtu  edhe si shumë të tjera.Nga kjo konkludojmë se qëllimi i pushtetit vëndës nuk është ngritja cilësore e arësimit në Kosovë, por prodhimi i kuadrove partiake për zgjatjen e jetës së pushtetit që kanë, univerziteti publik është shëndrruar në instrument të legjitimimit të pushtetit politik. Univerziteti është bërë një fabrikë ku më së shumti prodhon politikaj partiak. Univerziteti prodhon politikanë, kurse pushteti prodhon profesor, mr. por edhe doktor shkencash. Mirpo,ajo që brengosë është se si mësuesit ponjashtu edhe mjekët marrin paga të vogla. Me siguri se nëse bëhet rritja e pagave( nga politika adekuate)do të sjellë edhe suksese. Por prap kjo varet nga politika shtetërore e zhvillimit ekonomik. Deri tani politikanët e Kosovës kanë bërë orvatje që ta shesin tërë pasurin e Kosovës, do të krijohen politikanë të pasur,por do të kemi mësues e mjekë të varfër.Kushtetuta e Republikës së Kosovës siq po shihet deri më tani, ajo nuk është e Kosovës por e OKB-së, ku mbi 90 % e përmbajtes së saj është e dirigjuar nga plani i Ahtisaarit. Pra Kushtetuta aktuale është urdhëres administrative e planit të Ahtisaarit. Nëse ky plan është vetë ligji, kjo Kushtetutë është akt nënligjor. Neni 143,i Kushtetutës thotë, se mbi te është plani i ahtisaarit. Pra siq po shihet Kushtetuta nuk është akti më i lartë Juridik i vendit. Kosova duhet të ketë kushtetutë sovrane,historike, kombëtare, qytetare dhe demokratike.Kushtetuta aktuale nuk është asnjëra nga ato që i shkruam më lartë.Ne nuk guxojmë ti ndajmë njerëzit në individë të këqinj institucional dhe qytetarë të mirë jo institucionalë.Punëtorë i shtetit duhet të jetë; pastruesi, mësuesi, bujku, rojtari,arsimtari, profesori,mjeku, punëtori i KeK-ut, i PTK-ës, etj.Problemi ynë nuk janë këta por liderët tanë të cilët e udhëheqin shtetin dhe shoqërin.Deshëm apo jo ne duhet ta kundërshtojmë hapur politikën që po udhëheqin institucionet tona politike,sepse ato nuk janë institucione të pavarura. Pavaresia e institucioneve tona është një pavarësi prej LETRE e cila u shpall me 17 shkurt 2008. Kjo është shpallje e Planit të Marti Ahtisaarit.

  Ne duam që pavarësinë ta bëjmë me sovranitet dhe integritet teritorial. Pavarësia e shpallur sipas planit të Ahtisaarit është shpallur në kuadër të P.1244.Vetë Deklarata e Pavarësisë i referohet tri herë kësaj Rezolute.Kjo Rezolutë sot është në fuqi, dhe Kosovën e trajton si pjesë të Serbisë.

NATO-ja është në KOsovë në marëveshje me Jugosllavinë, jo me KOsovën (Marëveshja Teknike Ushtarake e KUManovës).Ne kohën kur të gjithë e prisnim Pavarësinë e vërtetë u bë kalimi nga R. 1244 dhe EULEX-i si koperim i UNMIK-ut ndodhi saktësisht e kundërta, u futë pavarësia nën R. 1244 dhe hyrja e EULIX-it nën UNMIK: Këto janë vetëm disa shkaqe që në Kosovë nuk ka akoma pavarësi të plotë.Ne duhet të jemi për një pavarësi politike sovrane, jo për axhenci të misioneve të huaja. Ne jemmi për PAVARËSI EKONOMIKE vendëse, ejo për të kërkuar lëmoshë nga ndërkombëtarët.

 

Punuar me të 27.08.2010

WINGARTEN_GJERMANI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx