E enjte, 24.07.2025, 09:20 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Ja se si mbrohen Kosova dhe Timoku në Bukuresht!

E hene, 30.08.2010, 09:58 PM


Ja se si mbrohen Kosova dhe Timoku në Bukuresht!

 

Kosova është Amerika e Ballkanit ndërsa Serbia Dhelpra e Evropës që ka mbetur pa dhëmbë e pa fytyrë dhe pa dinjitet si pasojë e krimeve të luftës që ka zhvilluar kundër shqiptarëve të Kosovës. Bravo i qoftë Rumanisë dhe Serbisë që do ta njohin një ditë pavarësinë e Kosovës dhe turp u qoftë ishkomunistëve rumunë  që ndjekin politikë antiamerikane lidhur me Kosovën!

 

Nga Baki Ymeri

 

E enjte, 26 gusht 2010.  Artikullin Serbia e avertizuar të njohë pavarësinë e Kosovës nëse don të hyjë në BE, botuar në Evenimentul zilei (on line), ku bëhet fjalë për qëndrimet dinjitoze të shefit të diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, e lexojnë brenda 5 ditësh 611 vetë dhe e dekorojnë 107 komente. Në kuadrin e tyre lexuesi deshifron disponimin pro/apo/contra Kosovës, gjen argumente historike, politike, psikologjike, madje edhe komente banale, siç do të shprehet njëri nga lexuesit e artikullit në fjalë. Sidoqoftë, gëzon fakti që shumica e komenteve kanë karakter prokosovar. Mënyrën se si mund ta mbrojmë Kosovën në massmedian rumune (on line) e kemi përvetësuar nga një diplomat rumun emrin e të cilit e mbajmë në anonimitet derisa Rumania ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka kurrfarë fshehtësie në këtë kontekst: qëllimi është që të reagohet menjëherë kur del në shtyp ndonjë shkrim kushtuar Kosovës dhe pavarësië së Saj. Ajo që duhet ditur, është fakti se sot për sot, merita të jashtëzakonshme për afirmimin dhe mbrojtjen e Kosovës në massmedian rumune kanë Dr. Xhelku Maksuti (rum. Gelcu Maksutovici) me shkrime në revista të kalibrit profesionist, filoshqiptari Tiberius Puiu, Përparim Demi, Corneliu Zeana, autori i këtij shkrimi dhe Vera Dushi e cila jep fakte konkrete mbi krimet serbe në Kosovë dhe mbi dëshirën e shqiptarëve për bashkim kombëtar.

 

Euxheni i kundërvihet Vera Dushit me trillime fantasmagorike gjoja se Qeveria e Kosovës e paska çliruar nga burgu separatistin Albin Kurti, gjoja se shqiptarët i paskan vrarë njerëzit e vet në Raçak, gjoja se Adem Jasharit i pëlqente t’i vrasë serbët në gjendje të dehur, gjoja se paska dhjetra shqiptarë që e dinë çfarë të ligash kanë bërë shqiptarët, gjoja se nuk janë gjithë shqiptarët tolerantë ndaj serbëve siç ishin Xhevat Prekazi dhe Bekim Fehmiu, duke e porositur Verën të ndjekë filmet serbe në you tube, duke e pyetur pse i dëboni serbët dhe pse i ndryshoni emrat e qyteteve në Kosovë, ndërsa Vera Dushi ia pret shkurt e shqip: „Edhepse jam rumune, nuk dua të shoh filme me propaganda serbe. Serbët ua kanë modifikuar emrat qyteteve ngase ato nuk kanë qenë kurrë serbe, por të okupuara nga Serbia. Shqiptarët nuk duan t’i dëbojnë serbët siç kanë vepruar serbët ndaj shqiptarëve gjatë 100 viteve të fundit. Shqiptarët duan një shtet të vetëm kombëtar, ndërsa sa i përket demonstratave të vitit 2004, po ta them se djegja e kishave serbe ka qenë një akt i shërbimeve të fshehta serbe për t’i inkriminuar shqiptarët. Shqiptarët nuk janë budallenj t’i djegin kishat e veta, të vjedhura nga serbët. ”

 

Në rubrikën e komenteve defilojnë edhe mesazhe me karakter racist dhe ksenofob. Kalini (rum. Calin) i konsideron serbët si “një popull me vertikalitet” duke i fyer shqiptarët si “çanaklëpirës që e kanë përqafuar islamin”, duke shprehur keqardhje pse paskemi me ta do lidhje të lashta farefisnore. Dhe del Doru nga Beogradi me shpifjen gjoja se asnjë shqiptar nuk qenka i krishterë, gjoja se shqiptarët qenkan 101 % myslimanë.  Euxheni vazhdon me kokëfortësinë e tij duke plasuar dezinformata gjoja se shqiptarët i paskan dëbuar në 40-50 vitet e fundit serbët nga Kosova, madje edhe më 2004, gjoja se Kosova nuk paska qenë asnjëherë shtet, duke shpifur kundër amerikanëve, NATO-s, Klintonit, Tony Blairit, Javier Solanës, Wesley Clarkut, Madeline Albright, të cilët sipas tij, kontrollokan „gjithçka që lëviz në këtë botë, ata dhe Bilderbergu.”  Vera Dushi i përgjigjet se Kosova nuk ka qenë shtet ngase e ka okupuar Serbia më 1913, kur armatat serbe kanë hyrë dhe vrarë mijëra shqiptarë, duke shtuar se Kosova ka qenë dhe është pjesë e Shqipërisë. Euxheni (rum. Eugen) vazhdon me propagandat e tij gjoja se serbët paskan luftuar në Kosovës si do heronj dhe se Prizreni paska qenë kryeqendra mesjetare e Serbisë, dhe del “Eminescu” me kundërreplikën e tij: “Vonë e gjeta komentin e këtij terroristi elektronik që mund të jetë ndonjë fantazmë e shërbimeve sekrete serbe. Pse nuk e thua të vërtetën se serbët kanë luftuar si do kriminelë në Kosovën shqiptare të pushtuar nga serbët, dhe pse s’e pranon të vërtetën se Prizreni ishte kryeqendra e Kosovës në kohën e Kongresit të Berlinit kur Kosova shqiptare dhe Basarbia rumune u bënë plaçkë e Serbisë dhe Rusisë?” Pason Bogdani duke e krahasuar Euxhenin me legjenin, duke e konsideruar si një kriminel shtypi që infekton lexuesin me propaganda antishqiptare dhe antiamerikane, duke i thënë: „Më vjen keq pse mbaj një emër sllav, Bogdan, por unë jam rumun dhe jam krenar me shqiptarët, Amerikën dhe Kosovën. E kam ndër mend të shkoj këto ditë në polici për ta marrë një emër të ri: Bogdan Kosova apo Bogdan Albanezu, siç thirrej edhe Vasile Lupu në kohën e tij: Vasile Albanezu.”

 

           Pioni i helmuar (pionul otravit) lavdëron ishJugosllavinë e Titos që i hapi kufinjtë ndaj Perëndimit për përmirësimin e standardit të jetesësë, duke shtuar gjoja se, „për fat të keq erdhën myslimanët dhe Jugosllavia u shpartallua.” Debilizatorit akuzon bombardimet e NATO-s kundër infrastrukturës kriminale të Milloshqivit, ndërsa Stabilizatori ia pret: „Të jesh rumun don të thotë të jesh zotni, tolerant, i mençur dhe dashamir i paqes. Të jesh ithtar i Millosheviqit don të thot të jesh kriminel, ksenofob, terrorist, plehu i Evropës dhe turpi i botës. NATO shpalli luftë kundër luftës për ta ndërprerë gjenocidin serb në Kosovë.” George mahnitet si si një serb flet prë ciganët e Rumanisë, thuajse Serbia nuk paska ciganët e saj, ndërsa Ion Antonescu shpreh keqardhje për ata që i ofrojnë mikpritje një këngëtari serb që ta përkujton luftën barbare duke kënduar për kallashnikovë: „Më mirë është të jesh cigan i urtë rumun se sa kriminel serb!”. Komentatori „pa emër” (faranume) jep fakte se si armata serbe e ka okupuar Banatën rumune, duke arritur në nëntor 1918 deri në Timishoara dhe Muresh, duke i thënë Georges se zotrote je një provokator ordiner, ngase të jesh ortodoks nuk don të thotë se ke të bësh me vëllazërimin, duke ia përkujtuar se serbët na e kanë vjedhur gjysmën e Banatës. E kanë vjedhur madje edhe Vojvodinën. I kanë eksterminuar sistematikisht të gjitha nacionalitetet, ndër ta edhe rumunët. Këtë vepër barbare e konsideron zotrote si të shenjtë! Të jesh barbar don të thotë të jesh kriminel. Kurrë nuk mund të jenë serbët vëllezërit e rumunëve. Këto janë fantazira. Si popull në Ballkan, historikisht shqiptarët janë shumë më afër me ne përmes ilirëve, ndërsa serbët, historikisht duke bërë fjalë, janë përgjysmuesit e popullit rumun, arumun, meglenorumun etj.

 

         Numri i dashamirëve të Kosovës dhe Amerikës në Rumani është i panumërt. Antiserbi (antisarbul) thekson se „serbët janë armiqët e rumunëve të Timokut dhe se Banata „serbe” është e përbërë nga 80% e popullatës me origjinë rumune.” Sorini e inkurajon „antiserbin” duke i thënë se „serbët janë një komb i ndotur që ka arritur në hallin prezent” si pasojë e ultranacionalizmit të tyre. Piuni i helmuar (pionul otravit) mburret me Rumaninë pse s’e njeh Kosovën, ndërsa autori i këtij shkrimi, në emër të Tudor Vladimireskut ia pret: Kosova është Amerika e Ballkanit ndërsa Serbia Dhelpra e Evropës që ka mbetur pa dhëmbë e pa fytyrë dhe pa dinjitet si pasojë e krimeve të luftës që ka zhvilluar kundër shqiptarëve të Kosovës. Bravo i qoftë Rumanisë dhe Serbisë që do ta njohin një ditë pavarësinë e Kosovës dhe turp u qoftë ishkomunistëve rumunë  që ndjekin politikë antiamerikane lidhur me Kosovën! Në këtë kontekst të politikës së jashtme rumune, më i mençur ishte Emil Constantinescu se sa Ion Iliescu dhe Traian Basescu.”

 

Vali e bën fajtor Rendin e Ri Botëror për shkak të të cilit filloka mbarimi, ndërsa Aurelia ia pret: Rendi i Ri Botëror e mbron rendin duke e shpartalluar fundamentalizmin islamik dhe terorizmin serb. Muguri thekson se po qe se serbët nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës nuk do të pranohen kurrë në gjirin e BE si pasojë e nacionalizmit të tyre të ekzagjeruar, ngase përherë u ka penguar bashkëjetesa në harmoni me popujt tjerë: “Do të ishte interesante të vijë një ekip i gazetës EVZ në Timok, për të realizuar një reportazh duke i marrë një intervistë edhe priftit rumun Bojan Aleksandriovici” (i ndëshkuar nga autoritete serbe pse e ngriti kishën e parë rumune në këtë zonë – shën yni-B.Y.). Bubullima shpreh konsiderata nga Mugurit duke dhënë artikullin e Al. Doinarut “Nën thundrën e thive” të vitit 1932, ku bëhet fjalë për brutalitetin e administratës serbe kundër rumunëve të Timokut dhe shqiptarëve të Kosovës. Dudu pallavraxhon gjoja se “serbët nuk janë budallenj ta mohojnë një pjesë të atdheut të tyre për të hyrë në Unionin Sovjetik Evropian”,  ndërsa Emili e konsideron Dudun si “një flamë e denjë për ta dëbuar në Serbi.” Komentatori “paemër” (faranume) i konsideron fekale ata që u bëjnë temena serbëve. “Serbët i urrejnë dhe fyejnë rumunët, faktikisht serbi e urren gjithkend përveç serbit. Ushtarët serbë para vitit 1989 i vrisnin kufitarët rumunë. Ka dhejtra raste të vdekurish e të plagosurish. Pas luftës së parë botërore në Vojvodinë është kryer pastrim etnik, dhjetra rumunë, hungarezë dhe minoritete tjera duke qenë të pushkatuar dhe hedhur në gropë të përbashkët, edhepse asokohe serbët nuk ishin mazhoritarë në Vojvodinë. E kanë përgjysmuar minorotetin rumun në Serbi në mënyrë sistematike duke ua mohuar çdo të drejtë. Mentaliteti i tyre absurd, nacionalist, për asimilimin e nacionaliteteve tjera nuk ka ndryshuar fare.”

 

Dhe del Mioara duke e falënderuar komentatorin paraprak, duke ia bërë të ditur se “Rumunët kanë filluar ta kuptojnë të vërtetën se kanë qenë të intoksikuar nga propagandat serbe të tovarishëve Ion Cristoiu, Cristian Tudor Popescu, Razvan Voncu (ishsekretar i Shoqatës së Miqësisë Rumuno/Serbe), Adam Puslojic (spiun i shërbimit sekret serb), Raico Cornea (korespondent lufte), Victor Roncea, Adrian Paunescu dhe nostalgjikë tjerë të regjimit të Millosheviqit që ka tmerruar botën me krime barbare kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Rumunët kanë filluar të kuptojnë të vërtetën historike për dako/dardanët tanë që janë shqiptarët e Kosovës, vëllezër gjaku e vuajtjesh me rumunët e Basarabisë, si dhe me njëmilionë rumunët e Timokut të diskriminuar nga administrata nacionaliste e Beogradit. Kosova tashmë është republikë independente, e denjë për ta njohur edhe Rumania që i përket BE e jo tovarishave ishkomunistë që zhvillojnë politikë ruse në materje të Kosovës.” Dhe së, fundi, në këtë kontekst replikash të panumërta, japim komentin e Dr. Përparim Demit i cili paraqitet me pseudonimin Tigrul (Tigri):

 

E lexova polemikën që vazhdon dhe më duket komplet banale. Gjithsecili flet me vetveten. Shurdhi nuk dëgjon por flet ate që di. Serbofilët ngaqë nuk dinë gjuhë tjetër përveç serbishtes nuk kanë se nga të marrin iformacion alternativ, nga ana tjetër duke qenë të zhytur në injorancë nuk duan të dijnë më tepër përveç këngës së vjetër që kanë mësuar që të vegjël. Serbët janë po ata Avarë që erdhën në Ballkan në shek.VII-të me sopata dhe zunë vend këtu vetëm duke vrarë. Në gjithë historinë e Serbisë, po të shohim me vëmendje do konstatojmë se e vetmja metodë që kanë përdorur është ajo e krimit në masë. Historia e Serbisë është historia e pushtimeve dhe historia e zhvatjes së tokave të popujve autohtonë. Janë serbët ata që bashkepunuan me Otomanët duke i ftuar në Ballkan dhe që iu kundervunë shqiptarëve që luftuan për mbrojtjen e tokave. Ëhtë krajli serb ai që preu në besë vojvodën e Rumanisë Jancu de Hunedoara (bashkëpunëtorin e Skënderbeut),  duke e burgosur në Beograd, ku edhe vdiq. Serbët nuk do perfitonin dot asnjë nga privilegjet që patën në shek.XIX-te po të mos mbështeteshin nga perandoria cariste e Rusisë. Po kështu nuk do fitonin dot Kosovën në Luftën e parë botërore po të mos thyenin rusët Austrohungarinë, po të mos bashkëpunonin me Patriarhinë e Fanarit kundër shqiptarëve. Të admirosh kriminelin tregon se dhe vetë e ke në gjak krimin. Kush thot se serbët janë krenarë për krimet që kanë bërë, thot të vertetën, por problemi qëndron në qëndrimin që mban autori ndaj krimit. Një propagandë e gjatë me shekuj ka zënë vend në gjirin e popullit serb, i cili ka fajin e tij për çka ka ndodhur në vitet 90-të. Për krahasim, mund të themi se dhe populli gjerman ka pjesën e fajit të tij në ate që ndodhi gjatë Luftës së dytë botërore. Vetëm se gjermanët e sotëm kërkuan të falur, paguan dëmshpërblimet, kanë turp për atë pjesë të historisë dhe nuk krenohen me te. Një fjalë popullore thot se pyll pa derra nuk ka, vetëmse kur derrat shtohen shumë, atëhere ndrohet raporti dhe nuk flasim më për pyll, por për tufë derrash. Kjo ndodhi dhe në Serbi.

  

Origjinali

 

http://www.evz.ro/detalii/stiri/serbia-avertizata-sa-recunoasca-independeta-kosovo-daca-vrea-in-ue-904313.html

 



(Vota: 20 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx