E enjte, 24.07.2025, 09:20 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Magjistër (G)Ardian Ramadani i Gurit të Zi të Mekës, pseudonim i Veton Latifit në polemikë (I)

E merkure, 01.09.2010, 09:58 PM


Magjistër (G)Ardian Ramadani i Gurit të Zi të Mekës, pseudonim i Veton Latifit në polemikë (1)

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Ardian Ramadani, shef i departamentit të gjuhëve të huaja në Universitetin e Europës Juglindore, në Tetovë, e ka vazhduar polemikën me mua, me shkrimin “Misionari nacionalist me kokardën e fshehtë të ‘Cërna Rukës’, në misionin e tij antikombëtar”, të botuar në 17 gusht 2010, në gazetën islamike “Mesazhi”. Ardian Ramadani e ka mbyllur shkrimin e vet polemizues citat nga shkrimtari i njohur humorist francez Rableais (Rable), duke menduar se me këtë më ka asgjësuar përfundimisht në polemikë. E megjithatë e vetmja gjë që ka arritur është që më ka frymëzuar që përgjigjen ndaj tij ta shkruaj në stilin e Rableais. Se Ardian Ramadani, me bëmat e tij e meriton penën e Rableais, por unë do të përpiqem që ta bëj këtë me penën time modeste. Kur pyeta një të njohurin tim profesor në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë për Ardian Ramadanin, i cili ka polemizuar me mua në shtyp kohët e fundit, përgjigja ishte shumë interesante: “Kur Veton Latifi teshtin, Ardian Ramadani nxjerr një facoletë nga xhepi dhe shfryn hundët”.

Ardian Ramadani e ka Veton Latifin djalë daje dhe i detyrohet atij jo vetëm për krejt karrierën që ka bërë, por edhe për shkollimin që ka. Veton Latifi është kreu i një OJF fitimprurëse me shumë kontakte ndërkombëtare, Instituti për Demokraci dhe Zhvillim, me qendër në Tetovë, si dhe mësimdhënës në UEJL. Të gjithë në UEJL, në Tetovë, në Kumanovë, prej ku e kanë origjinën Ardiani dhe Vetoni, e dijnë se Ardiani nuk bën kurrgjë pa pyetur Vetonin. Të gjithë e dinë se Ardiani nuk di të shkruajë një tekst të llojit analizë politike, e aq më pak libra studimorë për marrëdhëniet ndërkombëtare, se ai nuk ka lexuar kurrë në jetën e vet ndonjë libër të këtij lloji. Të gjithë e dinë se Ardian Ramadani pas përfundimit të shkollës së mesme, iku nga shtëpia dhe u bë aktor teatri shëtitës, me një trupë teatrore “shumëetnike” të përbërë nga shqiptarë të Maqedonisë dhe sllavo-maqedonë. Ardianit as që i shkonte mendja për të shkuar në UEJL dhe për të studiuar, sikur Vetoni, të mos i kishte dhënë lajmin Ardianit se kishte fituar të drejtën për të studiuar në UEJL për gjuhë dhe letërsi frëngë. Ardianit nuk i pëlqente të studionte por Vetoni i tha se ky në fakt do të ishte një rol teatral, ashtu që Ardiani do të luante rolin e studentit, ndërsa të tjerat, provimet e mësimet, t’ ia linte atij Vetonit. Ardiani kur dëgjoi këto vuri dorën në zemër dhe shkoi në UEJL.

Në kohën që Ardiani ishte student në UEJL, në vitin 2004, Vetoni i dha lajmin se ishte emëruar mësues i frëngjishtes në shkollën e mesme “Goce Dellçev” në Kumanovë, pikërisht shkolla e mesme ku kishte qenë Ardiani. Ardiani, i cili në atë kohë ishte 21 vjeç, e priti lajmin me dorën në zemër, i bindur se Vetoni dinte më shumë se ai për aftësitë e veta. Nëse e pyet sot Ardianin se si është e mundur që një student i cili studion në Tetovë, me kohë të plotë, të jetë njëkohësisht edhe mësues në një shkollë të mesme në Kumanovë, Ardiani të quan agjent serb, që kërkon të detraktosh kuadrot e rinj shqiptarë, siç shprehet ai. Ardianit i dilte koha jo veç për të mësuar në universitet në Tetovë, dhe për të dhënë mësim në shkollën e mesme në Kumanovë, por ai kishte kohë edhe për të vazhduar të luante në teatër dhe për të fituar çmime. Djalë me talent, nuk ishte më kot kushëriri i Veton Latifit, i shpallur shkencëtari më i mirë në Maqedoni. Adelina Ismajli në një këngë të vet thotë: “Kumanova mori nanë/ qikat si perri”. Tash ndoshta duhet thënë: “Kumanova mori nanë/ intelektualët si perri”. Nejse.

Kur Ardiani u diplomua në UEJL, Vetoni i bëri me dije se do të qëndronte atje si mësimdhënës i gjuhës frënge. Ardiani e priti lajmin me dorën në zemër, se mendonte që Vetoni i njihte më mirë aftësitë e tij. Madje thuhet se Vetoni bëri dhe një hajgare, duke i thënë se tash që e bëri profesor universitar të frëngjishtes, Ardiani duhej të mësonte frëngjisht. Kur polemizon me një njeri të tillë si Ardian Ramadani, i cili ka dhe kurajën që ta mbyllë polemikën e vet me një citat nga Rableais, nuk mund të mos i ofrosh lexuesit dhe pak nga anekdotat që qarkullojnë për të. Nuk kaloi shumë kohë dhe Vetoni i dha lajmin se Ardiani do të bëhej shef i sektorit të gjuhëve të huaja në UEJL. Ardiani përsëri dorën në zemër. Një ditë Vetoni i dha lajmin Ardianit se ky i fundit do të fillonte punë si përkthyes në Gjykatën e Kumanovës. Këtë herë Ardiani nuk e vuri dorën në zemër menjëherë.

-Po si shumë punë kam edhe kështu,- tha ai si me hezitim.

-Hajt se te njoh unë, je në gjendje t’ i kryesh ti këto dhe të tjera. Do të merresh me përkthimin e dokumenteve të kompanive tregtare, sidomos që kanë të bëjnë me biznesin e duhanit, që ka marrë zhvillim të madh në Kumanovë. Prandaj atje në Gjykatën e Kumanovës na duhet një njeri i besuar.- I tha Vetoni.

Ardiani vuri dorën në zemër dhe shkoi të përkthente dokumentet e biznesit të duhanit të Kumanovë. Vetëm një herë Vetoni u mërzit me Ardianin kur e gjeti një ditë në korridoret e ndërtesës së Institutit për Demokraci dhe Zhvillim, OJF-së fitimprurëse të Vetonit, e cila gjendet në kampusin e UEJL.

-Po ty bre, kush të ka thënë të vish këtu ditën,- e qortoi Vetoni,- a nuk ke boll punë atje në Gjykatën e Kumanovës a? Boll po më çajnë kryet që kam bashkëdrejtor me Salajdin Salihun edhe kunatin, Sefer Tahirin, tash edhe ti më mungon. Shko më mirë andej nga dega e Akademisë Diplomatike të Shqipërisë në Tetovë, me duhet një njeriu im atje.

Ardiani vuri dorën në zemër dhe u nis por u kthye në mes të rrugës dhe pyeti se kush po e pranonte atje. Por Vetoni i bëri me dije se kishte folur që ta bënin lektor. Dhe kështu Ardiani u bë lektor në Akademinë Diplomatike në Tetovë. Një ditë kur Ardiani ishte në zyrën e vet në Kumanovë dhe po përkthente disa dokumente interesante të Bajrush Sejdiut, u shfaq Vetoni dhe i dha lajmin se Ardiani do të kryente studime postdiplomike për diplomaci. Ardiani përsëri hezitoi që ta vinte dorën në zemër si rëndom, se iu duk e çuditshme që të bënte master për diplomaci, ai që kishte diplomuar për gjuhë dhe letërsi frënge. Por Vetoni e bindi se ai mund ta bënte këtë gjë, se ai i njihte mirë aftësitë e tij. Vetoni i tha se detyra kryesore e Ardianit mbetej përkthyes në Gjykatën e Kumanovës, se atje kishin interesa të mëdha. Të tjerat t’ ia linte atij, Vetonit, se ai e kishte rregulluar që këto angazhime të tjera t’ i merrnin fare pak kohë. Dhe Ardiani e vuri dorën në zemër.

Vetoni i tha se tash që do të kryente studime postdiplomike duhej që të punonte edhe për një disertacion, temë, të cilën më pas do ta botonte si libër, se kështu i bëhej CV intelektuale.

-A,- tha Ardiani duke ngritur kokën nga librat e ngatërruar të llogarisë së Bajrush Sejdiut, se nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend se do të botonte një libër.- E për çka do ta shkruaj këtë libër?

-Unë them ta shkruash për politikën e Francës, se kënaqen miqtë tanë francezë,- i tha Vetoni,- ta kam zgjedhur edhe temën, politika e raison d’ etat në Francën e kohës së Richelieu.

Ardiani nuk kishte dëgjuar ndonjëherë për këto gjëra dhe deshi ta pyeste më gjatë, por në atë moment u thirr ezani për faljen e drekës dhe ai rendi për në xhami, i bindur se edhe librin do ta bënte si punët e tjera, do të thotë se do t’ ia jepte gati Vetoni. Vetoni e ka zakon që bën plagjiaturë në libra të botuar në serbisht dhe kroatisht dhe me to sajon libra të cilët i boton në emrin e vet. Kështu sajoi edhe librin e Ardianit për raison d’ etat dhe Richelieu, Ardiani u bë magjistër dhe autor i një libri.

-Por mos na zbulojnë,- i tha Ardiani Vetonit, kur ky i dha tekstin në dorë.

-E kush do të na zbulojë, a mos mendon ti se i lexon kush këto libra? Ndërkombëtarët lexojnë vetëm titullin dhe kënaqen. Ata e dinë se ne i kemi vjedhur por thonë me vete se kështu bëhen punët në Ballkan. Ata që do t’ i lexojnë janë vetëm studentët e UEJL të cilëve ne do t’ ua shesim me detyrim, dhe do të jenë të detyruar t’ i mësojnë. Por ata nuk dinë se nga janë kopjuar këto libra. Tash dëgjo se mos harroj, e kam rregulluar që të jesh edhe kolumnist në shtyp.- I tha Vetoni.

-Por kam shumë punë andej nga Gjykata e Kumanovës,- u përgjigj Ardiani.

-Ti provoje njëherë, se pjesën më të madhe të shkrimeve do të t’ i përgatis unë tek instituti me njerëzit e mi dhe ti eja natën t’ i marrësh nga njeriu i caktuar prej meje. Parulla do të jetë si në atë këngën e Xen Jetishit: “Albulena gropa-gropa”.

Ardiani dorën në zemër. Një ditë tjetër Vetoni i tha Ardianit se duhej të hapte një faqe në facebook, “Ardian Ramadani figurë publike”.

-Ti nuk ke një të tillë,- i tha Ardiani.

-Unë kam arsyet e mia përse nuk e kam, por ti duhet ta bësh.

Dhe Ardiani hapi një faqe të tillë në facebook e me këtë iu shtua edhe një punë tjetër. Duhet të hapte llogari në facebook me emra të rremë, të cilët pastaj i bënte të pëlqenin veten e tij si figurë publike. Një ditë, në qershor të këtij viti, Veton Latifi e thirri Ardian Ramadanin dhe i tha se duhej të polemizonte me Kastriot Myftarajn për shkrimet e fundit që kisha bërë unë për çështjet e Islamit ndër shqiptarët.

-Ti i di më mirë këto punë,- i tha Ardiani,- por përse na duhet kjo, çka fitojmë? Dhe kam frikë se do të më dalë nami si wehabit?

-Ndërkombëtarët janë shumë të interesuar për çështjet religjioze, - iu përgjigj Vetoni,- kështu që ti duhet të bëhesh edhe ekspert për çështje religjioze. Kjo polemikë të shërben si pikënisje për këtë. Po nuk e bëre ti polemikën do të detyrohem t’ i them Salajdin Salihut, e nuk më pëlqen që ai të bëhet ekspert edhe në këtë fushë.

-Po të jetë puna kështu, atëherë mirë,- i tha Ardian Ramadani,- them se në këtë fushë jam një farë eksperti. Në xhami kam shkuar rregullisht, ti e di, bashkë kemi shkuar.

Ky është Ardian Ramadani njeriu i cili polemizon me mua. Ai thotë për mua se “i ngjan herë ulërimave të ujqve e herë pëllitjeve të gomarit”. Kjo më jep të drejtën të them atë që e dinë të gjithë në UEJL se Ardiani është si një qen i lidhur me rrip, skajin e të cilit e mban Veton Latifi dhe shëtit me të. Punët e Ardianit i përkasin shkencës që quhet Cynology dhe që merret me studimin e sjelljes së qenve. Ardiani më thotë: “Leksionin më të mirë ta dha edhe kolegu tjetër Veton Latifi, i cili të injoroi duke mos polemizuar, ngase je me të vërtetë një pikë ujë në oqean që nuk çon kurrfarë peshe”.

E vërteta është se ishte pikërisht Veton Latifi ai që e filloi polemikën me mua, se të gjithë e dinë në UEJL se kur teshtin Vetoni shfryn hundët në facoletë Ardiani dhe atë që nxjerr pastaj e quan polemikë. Veton-Ardiani më drejtohet mua: “Për hir të respektit dhe informimit të saktë të auditorit shqiptar, ju njoftoj se Kastriot M... është i akuzuar dhe i paraburgosur për fyerje kundër Islamit si fe, ndërsa pas lirimit të tij ai lëshon vazhdimisht kushtrim kundër Islamit si religjion”.

Unë për këtë çështje kam dalë në gjyq, ku u shndërrova në akuzator i Islamit dhe kështu do të shndërrohet çdo lloj gjyqi i tillë. Si përfundim gjykata vendosi pafajësinë time. Ardian Ramadani më akuzon mua se bëj punën e Serbisë kur kërkoj konvertimin e shqiptarëve në fenë katolike, gjë që unë nuk e kam thënë specifikisht, se për mua nuk ka rëndësi se në cilën fe të krishterë kthehen shqiptarët mjaft që ajo t’ i përkasë Krishterimit perëndimor, pra mund të bëhen katolikë, luteranë, kalvinistë, baptistë etj. Ardiani shkruan: “Të gjithëve na kujtohen proceset e konvertimeve masive të shqiptarëve myslimanë dhe katolikë në ortodoksë, të kryera me dhunë nga ana e serbëve dhe pjesëtarëve të organizatës ‘Cërna Ruka: (Dora e zezë)”.                

Për mua është njëlloj si Dora e Zezë serbe ashtu dhe Dora e Gjelbër arabo-islamike. Të dyja janë njëlloj antishqiptare. Konvertimi i shqiptarëve në muslimanë është bërë me dhunë dhe për këtë ka dokumente zyrtare osmane, të cilët unë i kam cituar por që Ardiani parapëlqen të mos u përgjigjet. Ardian Ramadani është kundër Dorës së Zezë serbe nga pikëpamja e Dorës së Gjelbër arabo-islamike. Ardian Ramadani më drejtohet, duke thënë për veten: “jam shqiptarë mbi të gjitha, po njëkohësisht krenohem që jam me përkatësi fetare islame. Mos harro, se edhe Faik Konica i madh e përmend faktin se ‘Islami shpëtoi kombin shqiptar nga asimilimi prej grekëve dhe sllavëve”.

Për mua nuk mund të jetë shqiptar ai që e definon veten edhe si musliman praktikant. Se musliman në Republikën e Shqipërisë dhe në krejt trojet shqiptare është natyrisht vetëm ai i cili e praktikon fenë islame. Për mua muslimani praktikant është arab se tek ai ka apel ezani që thirret pesë herë ditën në arabisht. Unë nuk mund ta quaj shqiptar një njeri që pesë herë ditën bie përmbys duke u kthyer nga Guri i Zi i Mekës. Ky njeri është arabizuar në shpirt. Sa për atë se Islami i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi sllav dhe grek, ky është një nonsense. Çka donin t’ u bënin serbët dhe grekët shqiptarëve përveçse t’ u ndryshonin fenë, t’ u ndalonin gjuhën shqipe, t’ u impononin gjuhën serbe dhe greke, t’ u ndërronin emrat. Të njëjtën gjë bëri edhe Imperia Osmane. Edhe ajo ushtroi asimilim turko-arab ndaj shqiptarëve, por ky projekt nuk funksionoi për shkak se Imperia Osmane nuk kishte as mundësitë as dëshirën që të hapte shkolla me shumicë, të cilat janë instrumentet e asimilimit. Shqiptarët i mbijetuan asimilimit se mbetën një popull më së shumti fshatar, analfabet. Imperia Osmane nuk bëri asgjë më pak se Serbia dhe Bizanti për t’ i asimiluar shqiptarët. Imperia Osmane nuk e njihte zyrtarisht identitetin nacional shqiptar, nuk lejonte mësimin në shkolla të gjuhës shqipe (një nga 14 pikat që Hasan Prishtina i paraqiti qeverisë osmane në emër të kryengritjes së përgjithshme shqiptare në 1912 ishte pikërisht lejimi i mësimit të gjuhës shqipe), nuk lejonte ekzistencën e flamurit shqiptar (kur lejonte flamurin serb nëpërmjet simboleve të Kishës Serbe).

 

Vijon...

 



(Vota: 12 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx