E enjte, 24.07.2025, 09:39 PM (GMT+1)

Mendime

Thundra islame (II)

E merkure, 01.09.2010, 09:36 PM


THUNDRA ISLAME

Nga Illiricum Sacrum

(Pjesa e dyte)

II- A duhet thene se shqiptaret e kane pranuar islamin me vullnet te lire

               Kisha katolike ka ekzistuar ne Shqiperi edhe pas pushtimit turk. Eshte e vertete se nje pjese e shqiptareve, prej dhunes se eger turke apo edhe per interesa materiale, tradhetuan Fene shejte Katolike dhe perkrahen sektin mysliman. Nga shume burime historike, perfshi ketu deshmine e Imzot Dillon, mbas dorezimit te Kalase se Shkodres, forteresa e fundit shqiptare, shume shqiptare emigruan jashte vendit, kryesisht ne Itali;  nje pjese u arratise nder male dhe nje pjese qendroi ne fshatrat e tyre duke ruajtur heroikisht Fene Katolike.

Pjesa dominuese e vendit kishte perkrahur qysh me kohe shizmen greke, pra mosbindjen dhe ndarjen prej Papes dhe Kishes se Romes, duke ndjekur patriarket shizmatike te Konstantinopojes dhe Greqise. Imzot Dillon, ne librin e siperpermendur shprehet se mbas Krishterimit te Illirise dhe Epirit, riti fetar i praktikuar ne Shqiperi ishte ai grek, pra bizantin. Keshtu, mbas Shizmes se Lindjes, ata qe praktikonin qe me pare ritin bizantin vazhduan ta ruanin kete rit por kjo gje nuk u sillte asnje merite shpirterore sepse ata ishin te ndare nga Kisha katolike. Nuk flas ketu per ato besimtare qe prej injorances ndiqnin patriarket shizmatike.

Duke u bazuar te letren e mesiperme te Imzot Angjelo Radojes, duhet shtuar se jo te gjithe shqiptaret apostazuan, pra jo te gjithe i rane mohit Fese shenjte katolike :

             

               «... Nuk âsht e vërtetë mandej me pohue se të krishtenët me pushtimin turk ose i ranë mohit fesë, ose ata që deshën me qindrue në fé u strehuen ndër male ose ikën në Italí. Kjo dihet për disa, por jo për të gjithë. Shumë sish patën leje me banue në Zus, Tebuenë, Berdicë, Kuç e Rrmanj, vende shumë afër qytetit »

Keshtu ato katolike qe nuk munden te emigronin qendruan nen pushtimin turk dhe ruajten me heroizem, lufte e sakrifica te medha Fene tone Shejte katolike.

Imzot George Dillon shkruan se pushtimi turk i Shqiperise ishte nje ndeshkim hyjnor per perkrahjen qe ky vend i beri, ne pjesen me te madhe te tij, Shizmes se Lindjes si dhe per ftohjen e devocionit, kryesisht ne zonen e Shkodres e ne te gjithe Veriun. Kjo shpjegohet edhe me largimin e Fugures se Nenes te Keshillit te Mire ne 1467 per ne Gjenacano te Italise 3 muaj pas vdekjes se Skenderbeut.

Ne kapitullin e VII te librit te tij mbi Fuguren e Zojes Shkodres, Imzot Dillon shkruan se kjo Fugure shenjte ka ardhur ne menyre te mrekullueshme nga Lindja e Largme afro 2 shekuj para vitit 1467, per t'i shpetuar barbarise turke ne Token e Shenjte. Ajo eshte vendosur ne nje Kishe te vogel ne Shkoder, buze Drinit e Bunes, Kishe e kushtuar Zojes se Bekuar, nen titullin Zoja Nunciate (Annonciation). Kjo ardhje e mrekullueshme e Fugures se Nenes te Keshillit te Mire ka ndodhur ne te njejten kohe me transportimin e Shtepise te Nazaretit prej engjejve ne Dalmaci e pastaj ne Loreto te Italise.

Shizma e Lindjes ka filluar qysh ne kohen e Patriarkut te Konstantinopojes, Photius, rreth vitit 861 A.D. Per te bashkuar Kishen greke dhe ato te Lindjes me Kishen latine, Papet kane bere te gjtha perpjekjet per t'ia arritur ketij qelliimi. Ky bashkim ka ndodhur disa here, por ai ka zgjatur shume pak, sepse shpirti i shizmes (ndarjes) dhe i pavaresise te Kishes greke ka ndikuar fuqimisht ne kete ndarje. Koncili i fundit i pergjithshem, qe synoi te bashkonte edhe nje here greket dhe lindoret me Romen, perfundoi me sukses ne Firence te Italise me 26 Prill 1442,  ku u arrit bashkimi i shumepritur. Por ky bashkim, mjerisht, si edhe ato qe i paraprine, zgjati jo me shume se 4 vjet, pra deri ne 1446, kur greket rane edhe nje here ne shizem, pra ne ndarje prej Papes dhe Kishes katolike. Mbas shizmes se grekeve, ne 1453, forcat turke te Mehmetit II pushtuan Konstantinopojen, dhe u shtrine ne te gjithe Azine, duke rrenuar perfundimisht perandorine e famshme greko-bizantine.

Imzot Dillon ne librin e tij kushtuar Nenes te Keshillit te Mire shpjegon se shkaterrimi i Perandorise greko-bizantine ishte nje katastrofe e tmerrshme.

Milionat e njerezve qe perbenin kete perandori ishin nga me te zgjuarit dhe nga me te civilizuarit qe kishte pare bota ndonjehere, biles shume me teper se romaket ne Perendim. Banoret e Perandorise greke ishin te zhvilluar ne te gjitha drejtimet : ne tregti, agrikulture, legjislature, dhe kishin mberritur ne nje persosmeri aq te larte, sa qe, ne disa aspekte, ata ia kalonin edhe civilizimit te sotem modern. Ligji dominues te cilit i bindeshin te gjithe ishte ai i Kodit Justinian, ratio ipsa scripta. Te gjithe pasurise intelektuale qe grekeve ua jepte gjuha, filozofia dhe çdo art i jetes, iu shtua Krishterimi, qe i persosi, i mbrojti dhe i lartesoi kete pasuri si dhe te gjtha institucionet shoqerore.

Prodhimi i tokes ishte me bollek; Egjypti, hambari i botes, ishte i tyre; te tyre ishin minierat e arit te Ofirit, pyjet e cedrit te Libanit, çeliku i Damaskut, tregtia e Alexandrise, Smirnes, Helespontit, erezat, mendafshi i Indise dhe shkollat e Greqise. Por si dhe qyteterimet e meparshme, edhe Perandoria greke u shkaterrua per shkak te mekatit.

Mekati i shizmes dhe mekatet e tjera te bollekut ishin shkaku i ketij rrenimi nga turqit, te cilet Zoti i zgjodhi si instrument ndeshkimi. E keshtu edhe krahina e Shqiperise se dikurshme, pjese e kesaj Perandorie, duke imituar mekatin e Shizmes dhe mekate te tjera te grekeve do te kishte edhe ajo padyshim pjesen e saj te ndeshkimit.

Kete ndeshkim e meson edhe nje prej teologeve me te medhenj qe ka pasur ndonjehere Kisha Katolike, doktori engjellor, Shenjti dominikan Tome Akuinati O.P. (Saint Thomas d'Aquin O.P.), ne vepren e tij madhore Summa Theologica, ne te cilen ai shkruan se shizmatiket, duke rrefyzuar bindjen ndaj Papes, pra ndaj pushtetit shpirteror te Kishes, meritojne ne menyre te drejte te denohen nga pushteti civil :

               « In alio vero, quia subdi recusant capiti Ecclesiae. Et ideo, quia coerceri nolunt per spiritualem potestatem Ecclesiae, iustum est ut potestate temporali coerceantur. » (IIª-IIae q. 39 a. 4 co.)

Nje pjese e shqiptareve, kryesisht popuj te Dukagjinit e te Malsise se Madhe, nuk i jane nenshtruar kurre pushtuesit, qofte ky turk, serb, malazez, italian, etj. Nga ana tjeter, mjerisht duhet dyshuar se keto popuj, e ndoshta nje pjese e madhe e shqiptareve, kane luftuar me shume per liri sesa per besimin katolik, kane vene flamurin e shqiponjes mbi Kryqin e Krishtit Zot, gje qe eshte nje herezi e papranueshme. E kjo ndoshta ka qene dhe vazhdon te jete plaga jone kryesore dhe arsyeja e te gjitha te zezave qe na kane rene qysh prej kohes se Gjergj Kastriotit e deri me sot, mbasi jemi popull kryeforte e mendjemadh, dhe nuk mesojme prej gabimeve te kaluares. Kuptohet se kete nuk e them per te gjithe.

Ja si shprehet At Gjergj Fishta, ne fjalimin e tij te mbajtur ne Konferencen e Paqes ne Paris ne 1919 :

               « Për lirinë e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinë, tokën dhe mjerisht edhe besimin".

Kurse ne Relacionin e derguar Kongregacionit te Propogandes per Fene ne Rome prej Ipeshkvit te Sapes, Imzot Frang Bardhit, ne Qershor te 1637, shkruhet :

               «... Këta gjind e këta popuj epirotë janë sa s’thuhet mundqarë, dhe të dhanun mbas armësh dhe luftarak, me që durojnë lehtësisht të ftohtët, akullin, vapen, mungesat e jetesës dhe çdo mundim... Burrat e kanë për shnderim që të vdesirn prej vdekjes së natyrshrne dhe (e kanë), për nder ata që vriten, sidomos me ushitri të madhe. Nuk janë dinakë këta popuj të Dukagjinit, por të guximshëm. Asnjë komb n'Europë, që gjendet nen zotnimin e turkut nuk mund të flasë me zyrtaet turq me armë në brez e në dore ashtu si flasim me gëxim e ndejun Dukagjinasit dhe popujt e Shqipnisë malore. Gjirthashtu, asnjë komb n'Europë, që asht nën zgjedhën e turkut, nuk ka mujtë me çue krye kundër tij dhe me qëndrue 100 vjetë në kryengritje, në mbrojtje e në sulme të mëdha kundër gjindes barbare, sikurse vazhdojnë sot disa popuj të këtij kombi shqiptar, dhe mburren bile se mund të bahen 30 -mijë, t'armatosun, po të kishin një krye e prijës të pasun e besnik, për me shkue me rrenue Stambollin dhe shtëpinë otomane. »

Prej studimit te vyer historik te z. Gjush Sheldijes, ne vitet 1957-1958, mbi Kryeipeshkvine Metropolitane te Shkodres, studim i cili u nderua me nja parathenje te Ipeshkvit martir te Shkodres, Imzot Ernest Maria Çoba, po citoj disa te dhena qe deshmojne qarte luften e panderprere te popullit shqiptar, kryesisht te popullsise katolike, kunder turkut e kunder islamit:

« Në pranverë të vitit 1474 Sulltan Muhameti II erdhi vetë me 150.000 luftarë, 10.000 deve me topa e municione.... Dhe, me të vertetë; tue mos dijtë kurrsesi me e shtie në dorë, u drodh i koritun kah Stambolla, mbasi kishte hjedhë mbi kështjellë 3000 gjyle hekurit dhe aq gurit ! Në dalëzotje të kalasë luftojshin me trimni të pashoqe vetëm 1.600 shkodranë nën prijësin Bartolome Epiroti, domenikan dhe të Palit prej Matit, françeskan.

« Viti 1499 - Fr. Bernardini, frat shkodran, i shkruen Senatit të Venedikut tue e lutë të formonte një ushtri e tue bashkue me forcat shqiptare nën urdhënat e Skanderbeut të ri, të birit të Gjergjit dhe me pjesëmarrjen e Dukagjinasve, t´u forcojshin në Lezhë e prej andej me mësye Shkodrën dhe Krujën.

«Viti 1503 - Kanë fillue luftat e papreme të shqiptarëve kundër turqve.

« Në vitin 1577 plasi një kryengritje e madhe kundër turqve në Shkodër ku morën pjesë 20.000 vetë dhe mbas një luftimi të rreptë dhe të përgjakshëm që u ba te "Lama e Spahive" (ndermjet Urës së Madhe dhe Urës së Kirit) ushtria turke u thye keqas dhe shkodranët fituen të drejtën që me kenë të qeverisun nga sundimtarë vendas dhe për ketë arsye u vunë Begollejt e Pejës. Të tjera kryengritje me randësi kjenë ba edhe ndër vjetët 1602-1614, por ma e madhja qe ajo e vitit 1647 që, po t´u printe mbarë lufta, shkodranët patën me e fitue lirinë e pavarësinë qysh atëherë.

« Viti 1592 - Kryengritje e përgjithshme në Shqipëni.

« 23.7.1602 - Mbledhje e madhe në Sh'Llezhdër të Mirditës ku marrin pjesë 2656 krenë dhe kërkojnë lidhje me Venedikun kundër Turqisë dhe mbrenda tri ditëve mblidhen 100.000 luftëtarë, por Venediku nuk bëzanë.

« Viti 1607 - Një tjetër kryengritje popullore kundër Turqisë.

« Viti 1614-Hoti, Kuçi e Shkreli lidhin besën kundër Turqisë dhe rrokin armët për liri.

« Në vitin 1621, në vjeshtë, Imzot Pjetër Budi, nësa Turqia ishte e xanë në luftë me Poloninë, përgatiti një kryengritje të përgjithshme kundër Turqisë dhe shtroi planin e luftës për çlirimin tue përcaktue edhe numrin e luftarëve që përmblidheshin në 300.000 vet...

« Vitet 1623-38 - Fiset e Kelmendit çohen kundër Turqisë dhe thejnë Sulejman Pashën. Me tê bashkohet edhe Kuçi.

« Viti1638 - Hoti çohet në luftë kundër Turqisë.

« Viti 1645 - Kelmendasit qesin jashtë Turqit.

« Viti1687 - Kelmendi e Kuçi dhe Himarjotët çohen kundër Turqisë.

« Viti1699 - Kelmendi në luftë kundër Turqisë, bashkohet me tê Ulqini e Tivari.

« Viti 1747- Kryengritje e madhe kundër Turqisë,

« Në vitet 1834-1835 një tjetër kryengritje e madhe plasi në Shkodër nën udhëheqjen e fshatarit Dasho Shkrelit, e cila ngujoi në kështjellë Valinë, Ali Namikun dhe gjithë ndihmën e madhe që erdhi nga Stambolla, 8 batalione nën urdhënat e Hafiz Pashës dhe të Mahmut Pashës të Rumelisë, mbet i rrethuem për gjashtë muej rresht dhe kështu valia qe i shtrenguem me kërkue një marrëveshtje dhe me ba një falje të përgjithshme; falja qe sa për faqe, sepse, ma vonë, Ymer Pasha shtroi Shkodrën, xuni dhe burgosi parësinë e vendit dhe udhëheqësit e kryengritjes dhe i mergoi në Anadoll.

« Me 10 korrik 1908 u shpall Konstitucioni dhe në Shkodër u banë kremtime të mëdha tue kujtue dhe shpresue se njimend u fitue njifarë soj lirie, por nuk vonoi shumë dhe ia behi Shefqet Turgut Pasha, i cili çarmatosi, xuni dhe burgosi atdhetarë të vërtetë dhe bani njëmijë dhunë sidomos ndër malsinat kah shkeli kamba e tij shfarosëse, por i ndeshi sharra në gozhdë në Malsi të Madhe dhe në Dukagjin e u nda me faqe të zezë. Me 23.III. 1911 filloi Kryengritja e Malsisë së Madhe.

« Në vitin 1910 plasi Kryengritja në Kosovë e cila mori të hapët nëpër viset e veriut dhe malsorët e Hotit, Grudës, Traboinës, luftuen kundër ushtrisë turke dhe sundimit despotik për të shkundë zgjedhën robnuese dhe Turqia, tue drashtë mos të marrin të hapët në të gjithë Shqipninë kjo lëvizje, u detyrue të japi disa të drejta ndër të cilat: "Njohja e Shqipnisë ndër katër vilajetet; Shkodra, Shkupi, Janina, Monastiri; emnimi i nëpunësave shqiptarë nder zyre qeveritare; kryemja e sherbimit ushtarak në vend; hapja e shkollave shqipe, etj."

vazhdon me pjesen e trete

III- Fetyra e vertete e islamit, si besim i rreme



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx