Mendime
Kastriot Bujupi: Kombi shqiptarë po zgjohet
E merkure, 01.09.2010, 08:28 PM
Kombi shqiptarë po zgjohet
Nga Kastriot Bujupi
Përfaqësues politik i FBKSH-së
Pa drejtësive shekullore ndaj kombit shqiptarë po i vije fundi, sepse populli ynë po vetëdijesohet,duke parë interesimin e jashtëzakonshëm të masës popullore jashtë kufijve të shtetit shqiptarë në kërkim të se drejtës kombëtare,për vetëvendosje dhe ribashkim kombëtar, kompensimit të padrejtësive dhe shkeljeve që ju bën këtij kombi gjatë gjithë historisë.
Ky interesim dhe ky angazhim na jep të kuptojmë se tani kombi ynë po zgjohet...
Edhe për kundër faktit që jemi kombi më i lashtë në Ballkan ndoshta edhe në Evropë.
Shekujt filluan më ne,e ne sot shek. XXI na gjen të ndarë dhe të copëtuar,të vuajtur jashtë mase, ku në trojet shqiptare ka më shumë varre se sa lisa,më shumë ka lot nënash e gjak trimash se sa ndoshta edhe ujë.
Andaj fundi i pa drejtësive dhe i vuajtjeve po vjen, sepse po vërehet një avancim politikë,diplomatikë dhe në forma tjera që po ndodhin në brendi të këtij kombi....
Londra apo Berlini, dhe shumë kongrese tjera i dhanë formë mjerane hartës se Shqipërisë etnike, e ndanë dhe e copëtuan në shumë pjesa, e pagëzuan më shumë emra.
Këto kongrese e konferenca të ndihmuara nga popujt ardhacak të vendosur në Ballkan dëbuan shqiptarët në përmasa biblike,i tjetërsuan ata duke i quajtur herë Turk e herë Sllavë mënuan se do ta shuajnë kombin shqipta,por më kalimin e viteve dhe dekadave kombi ynë po e vërteton faktin se shqiptarët po vetëdijesohen dhe po përgatitën ta krijojë shtetin e tyre, Shqipërinë, por jo të gjymtuar dhe nakatosur e mbetur më 29.000 km e as me 10.000 por më 110.000 km katrorë duke mos kërkuar tjetërsim të pronave te as kujt por kthimin e pronës tonë, jo më kërkesa të ditës se sotme, por me kërkesa te bazuara në lidhjen e Prizrenit te 10 qershor 1878.
Pa kënaqësitë politike,organizimet shqiptare në Ballkan, na japinë të kuptojmë se shqiptarët kanë arritur pjekuri politike,dhe më fuqishëm se kurrë do kërkojnë ribashkimin kombëtarë .
Bota politike e ka kuptuar ketë dhe më anë të heshtjes apo te reagimit të zbehtë na epë te kuptojmë se edhe ata janë vetëdijesuar, se shqiptarët janë komb që duhet te avancohen dhe jo të shkelën sepse të avancuar shqiptarët do jenë faktorë më rendësi për stabilizimin dhe zhvillimin e një fryme demokratike,dhe do ti kontribuojnë qetësisë në Ballkan dhe më gjerë.
Heshtja e politikës vendore vjen si pasojë e zhvillimit enormë të kapitalizmit personal, dhe notimit në ketë politikë të pa qartë kombëtare, dhe të pa suksesshme në çdo aspekt por si një politikë telepatike që bën magji mbi popullin besimtarë te këtyre gjerave pak te besuara.....
Ditët, në vijime pritet avancim i këtyre lëvizjeve kombëtare,si Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, formësime i këtyre ideve,bashkëngjitje në masa më të mëdha të ter popullit, dhe nëse arrihen këtu së bashku më vetëdijesimin politikë e kombëtarë atëherë se shpejti do e kemi një shtet të bashkuar shqiptar.