Mendime
Halit Bogaj: Vestervele në Beograd
E marte, 31.08.2010, 09:58 PM
VESTERVELE NË BEOGRAD
Nga Halit Bogaj
Këto ditë në Beograd shkoi ministri gjerman I punëve të jashtme për t’iu treguar atyre se rruga e verbër në të cilën ecte Serbia tanimë kishte marrë fund dhe se duhej që gjithësesi t’u nënshtrohej rregullave dhe parimeve ndërkombëtare , nëse dëshiron të bëhet pjesë e pandarë e Evropës.Vestervle ishte shumë I qartë në mesazhin e dërguar serbëve të cilëve ua bëri të ditur vijën e kuqe , e ngjashme me ‘’vijën e dikurshme të Xhorxh Bushit’’të pare.Atë ditë.si duket/ serbët kishin zaval të madh për çka mund të dëshmonte edhe biseda e Tadiqit’’ në katër sy’’me minsitrin e punëve të jashtme të shtetit më të fuqishëm evropian I cili ndër të parët e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës dhe është duke e ndihmuar në mënyra të ndryshme vendin tone.Vestervele I bëri të ditur Tadiqit se në Gjermani gjenden edhe qindramijëra gasterbajterë serbë të cilaët e kanë kaluar një pjesë të madhje të jetës së tyre atje dhe pikërisht ata janë ndër faktorët kryesore në zhvillimin ekonomik të Serbisë, si edhe faktin se as ata nuk do të dëshironin që Serbia ta vazhdojë atë ‘’kokëfortësionë’’e saj të njohur që edhe mëtej të konfrontohet me Perëndimin nga I cili kërkon ndihmë, kurse akoma përpiqet ta kundërshtojë në raport me Kosovën!
Pra në këtë drejtim është bërë tejet e qartë se politika amatore e Sebisë përballë Bashkësisë ndërkombëtare është duke dhënë rezultate negative edhe për vetë Serbinë e cila me veprimet e veta inatçore po e provokon botën e fuqishme në krye me SHBA-të.Serbët, në vend që ta shohin debaklin e pësuar , edhe mëtej vazhdojnë të jenë kryeneçë në qëndrimet e tyre vetëvrasëse të cilat janë duke I sjellur në humnerë të sigurtë.Pas arritjes së ministrit gjerman të punëve të jashtme dhe sjelljes së porosisë së tij për Serbinë/e cila në të njejtën kohë është edhe porosia evroperëndimore/, Serbia si duket e ka parë realitetin dhe ka filluar t’I humbase shpresat/Në nënën e saj të ngordhur nga e cila nuk kishte dhe nuk do të ketë asnjë të mire/përveç hendekut të ri në të cilin do t’a hedhë ajo/.Vestervele ua tha të gjitha ato që I meritonin qysh moti, duke ua dërguar një ultimatum shumë të ashpër, të cilin e kishte harruar Serbia, sikur të mos e kishte përjetar atë nga paraardhësi I saj I cili ua kishte shkaktuar të gjitha të zezëditat e kësaj bote..Pra Vestervele erdhi në çastin vendimtar për t’ua bërë të ditur atyre se’’ durimi perëndimor kishte marrë fund’’, pas të cilit mund të pasojnë edhe sanksione të ndryshme për Serbinë ’’krenare’’e cila në asnjë mënyrë nuk do të mund t’u përballojë sfidave me të cilat do të ballafaqohet në të ardhmen, të cilat do të ishin shumë më të fuqishme se deri sot.Ajo e ka pare më në fund se duhet të kthehet në anën e fuqive ekonimike botërore, të cilat do ta ndihmonin të dlte nga vorbulla e mjerimit dhe verbëria politikle dhe diplomatike në të cilën ka rënë, duke shpresuar përherë tek nëna e saj të lodhur dhe të shashtrisur nga pafuqia në relacion me forcat e tjera botërore.Pra, sikur mos ta ndryshonte Rezolutën e saj për Kosovën, Serbia do ta vazhdonte konfrontimin me të gjithë ata që e kanë pranuar Pavarësinë e vendit tonë , e nga të cilët kërkon ndihma të përhershme për ta nxjerrë nga kriza e thellë dhe evidente në të ciln është katranosur me decenie të tëra, duke mbetur larg civilizimit njerëzor dhe evroperëndimor, sidomos nga rreziku për t’u larguar edhe më tepër nga Unioni evropian ,në të cilin/gjithsesi/ e ka vendin si edhe të gjitha shtetet e tjera të Evropës juglindore/.Unioni evropian është I lidhur në mënyrë të pandarë me çështjen e Kosovës, përkatësisht me pranimin e realitetit të krijuar’’Se kufijtë e Ballkanit janë vizatuar në hartë’’, gjë që I kishte brengosur pa masë serbët e frustruar dhe të joshur nga nacionalizmi I sëmurë mesjetar.
Se Serbia në fund e pranon vetëm zorin, kjo u pa kur ajo kishte vendosur ta ndryshonte Rezolutën e saj, duke i harruar të gjitha ato që I kishte thënë vetëm 24 orë më pare, e sidomos mangupi Jeremiq I cili I nevrikoste vazhdimisht ndërkombëtarët,por që edhe vetë dukej si I rënë në’’bela’’ kur doli para gazetarëve. përkatësisht nga shkaku se duhej’’ t’I hante fjalët e veta ‘’në rastin kur kishte thënë’’Se nuk do të ndryshohej asnjë shkronjë e Rezoltës’’!.Menjëherë filluan të qarkullonuin fjalët se Serbia duhet t’u përshtatet kërkesave të Brukselit dhe Vashingtonit, që do të thotë se Diplomacia serbe ‘’fillonte ta lëpinte atë që e kishte pështyrë’’!.
Menjëherë u publikuan fjalët se nga pjesa hyrëse duhet të heqet fjalia’’secesioni I njëanshëm është I papranueshëm për zgjidhjen e konteksteve’’, që do të thotë se do të heqet jo vetëm ajo fjali,por edhe togfjalëshi I’’Të gjitha çështjeve të hapura’’në të cilin Serbia ishte përpjekur t’i fuste bisedat rreth srtatusit/I cili për Perëndimin është çështje e kryer/.Madje pikërisht këtu qëndronte mospajtimi evroperënimor rreth Rezolutës së paraqitur serbe e cila kishte shkaktuar aq bujë të madhe.Pra në këto ndryshime I kishte detyruar ministri I jashtëm gjerman I cili kishte shkaur atje në emër të Brukselit, duke u treguar atyre se kjo çështje nuk kisnhte çka të kërkonte asgjë në Nju Jork, përkatësisht se ishte problem evropian e asesi ndërkombëtar.
Siç mund të merret me mend edhe kjo I kishte shashtrisur zyrtarët serbë të cilët duhej të zgjidhnin mes Perëndimit dhe Rusisë!Dhe nëse të gjitha këto do të heqeshin, atëherë do të ishte më mire që të tërhiqej e tërë Rezoluta ngase Brenda saj nuk do të mbetej asgjë në favor të Serbisë!.Kjo në të njejtën kohë do të ishte edhe pranimi në mënyrë të heshtur I Pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë!.
Mes tjerash Serbia ka zaval të madh ngase gjer tani ka udhëhequr një politikë amatore të kryeneqësisë ndaj Perëndimit, kurse tani është e detyruar të lëshojë pe për gjithçka që kërkohet prej saj!.Kreatorët e kësaj Rezolute edhe me këtë rast do të thonë se’’Nuk kemi shkuar nën vijën e kuqe’’, duke vazhduar ta gënjejnë vetëveten për një’’Fotore të re të Serbisë demokratike dhe demnek paqëdashëse’’, duke mos I treguar popullit, se nga presioni, kanë rënë në fund të fundit!!!.