E enjte, 24.07.2025, 11:26 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Një Lutje të thellë për popullin dhe femijët e pafajshëm të Irakut

E merkure, 01.09.2010, 08:41 PM


Një Lutje të thellë për popullin dhe femijët e pafajshëm të Irakut:

 

 Gjurmëve të njohura të Aleksandrit(Lekes) tonë të Madh:"Horizontët e Humbura" apo : Lumenjtë e famshëm të Babilonisë dhe "fushat e paana" të Mesopotamisë...

 

Nga Agron Shabani

 

 Janë  ditë të nxehta gushti me plot vapë dhe do rreze të forta dielli  që disi edhe vet sikur mëtojnë  ta bëjnë "shkrumb e hi"  tokën e lashtë të Babilonisë dhe Mesopotamisë.Edhe lumenjtë e famshëm të Babilonit(Tigrisi dhe Eufrati) sikur kanë etje dhe një "zjarmi të madhe" në brendinë e tyre që nuk i duket fundi.Në Irak si cdo kund tjetër në botën muslimane gjatë kësaj "stine të nxehtë "janë ditë të vecanta.Mbase,ditë lutjesh, ditë faljesh,ditë flishë,blatoresh dhe dhuratash të ndryshme për njerëzit e ndryshëm që ndodhën në vështirësira të ndryshme dhe në nevojë.Janë Ditët e johura të Muajit të Shënjtë të Agjerimit. Ramazanit...Në Irak edhe kësaj radhe mban "vapë lufte" dhe konfliktësh të ndryshme që hëpërhë nuk iu shihet fundi.Aty akoma si të thuash nuk ka paqe as qetësi.Edhe në Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Njerëz të vrarë,përgjakur dhe të masakruar pa trohë faji dhe pa mëshire, femijë të ngëlur jetimë (bonjak) dhe të pashpresë.ëndërralla të përgjakura dhe pushkatuara në "lule të jetës" ose në embrion. Gra veja dhe në ankth të madh e depresion.Erë tymi,flakë baroti dhe pellgje të mëdha gjaku nepër rrugët dhe sheshët kryesore të qytetit të famshëm të Bgdadit etj.Janë këto vetëm disa nga pamjet ose fragmentët e përditshme trishtuese dhe tepër rrenqethëse  nga Iraku i këtyre ditëve të vecanta të Muajit të shenjtë të Agjerimit-Ramazanit. Aty janë  pra edhe lumenjtë e njohur të Babilonisë(Tigrisi dhe Eufrati) së bashku me ato fusha të paana të Mesopotamisë  që disi as vet nuk po dijnë se si ti "gëlltisin" dhe " përpijnë  "me dhëmbje ata lumej gjaku në tokën e lashtë të Babilonisë. MESOPOTAMIA e ka kuptimin e  atyre fushave të paana dhe asaj hapësirë të pafundme në mës Atyre Lumejve të famshëm të Babilonisë sic janë pikërisht Tigri(Tigrisi) dhe Eufrati  ku Zoti dhe natyra kanë falur dhe blatuar me aq bollëk bukuri dhe pasuri të shumëta nëntokësore dhe mbitokësore.Se këndejmi, afro 5 mijë ushtar amerikan të vrarë ose të vdekur nepër "frontët" e ndryshme të luftës së atjeshme "sektare ", qytetare ose ideologjike në Irak ! Me mijëra të tjerë të zhdukur, plagosur ose invalid  të përjetshëm nga lufta. Afro 35 mijë ushtar dhe policist vendor(irakian)  dhe me tepër se 1OO.OOO mijë civilë (qytetar) irakian të vrarë dhe masakruar gjatë  "luftërave" ose përleshjeve të përditshme në mes "sunnitëve" dhe "shiitëve" etj.nepër rrugët dhe sheshet e ndryshme të Bagdadit,Basrës,Mosulit,Qerbelasë,Naxhafit,Tikritit ose Kirkukut! Me qindra-mijëra të tjerë të sakatosur dhe me trauma të përjetshme nga dhuna e përditshme,kaosi dhe terrori.Me mijëera milirdë(apo,mbase bilion ose trilion) dollar amerikan dëme ose shkatërrime të shumëta matëriale dhe infrastrukturale e kështu me radhë! është ky "bilansi i përgjithshëm" nga lufta ose konflikti i gjatë shtatë(7)  vjecarë në Irak.Ndonëse,pa i llogaritur këtu edhe koston e lartë  të shpenzimëve të ndryshme materiale dhe tekniko-logjistike të Pentagonit dhe ushtrisë amerikane së bashku me ato të vendëve(ushtrive) të tjera aleate në këtë luftë të pakuptimtë sektare ose ideologjike që kapin shifra marramendëse dhe astronomike në këtë sfond.Ndërkohë që paqja dhe stabiliteti i shumëpritur në Irakun e antagonizmave, divergjencave dhe diskrepancave të shumëta  fetare,kulturore dhe ideologjike nuk po dukën asgjëkundi në horizont.Mbeturinat e ish regjimit diktatorial dhe despotik të Saddam Huseinit dhe ish partisë dhe sigurimit të tij (Baath) edhe sot e kësaj dite po vazhdojnë ti vrasin, dhunojnë dhe masakrojnë  njerëzit e pafajshëm dhe duarthatë në Irak.Aty janë mbase edhe "luftërat" ose konfliktët e ndryshme "sektare" ose "ideologjike" në mes taborrëve të rivalizuara dhe armiqësore  të "sunnitëve" dhe "shiitëve" që datojnë që nga vrasja(vdekja) e mistershme dhe enigmatike e Imam Aliut në vitin e largët 651 e kështu me radhë.Për të mos thënë këtu shumë më herët.Shënimet dhe legjendat e ndryshme  fetare dhe kronologjike nga terreni bëjnë fjalë  mbi "komplotin mbretëror" dhe"ideologjik"  të "Dinastisë Omejada" dhe  "vrasjen tinzare"(me thikë pas shpine) të Imam Aliut nga ana e klanit  të njohur  të "harixhitëve" në vitin e sipërpërmendur 651.Thuhet së në këtë "komplot sektar" ose "trashegimtar" të harixhitëve të këtë qenë e  përfshirë dhe e ndërlidhur edhe Ajsheja ?! Kush e di! Në Irak se këndejmi, lindën dhe u zhvilluan mbretëritë  dhe kulturat e njohura të Babilonisë, Mesopotamisë ,Asirisë dhe të tjera në Antikë. Aty lindi "Epi i Gilgameshit" së bashku me mitët,eposët dhe legjendat e shumëta mbi Sargonin, Hamurabin, Nebukardonazorin dhe  Semiramiden(princeshen e bukur nga Përsia dhe bashkëshorten e famshme të mbretit Nebukardonozor) .Madje ato  mbi Mariemin( Mejremen) ,Noen legjendar e biblik dhe kështu me radhë. Të tjerat mbi akadët(akadianët),urukët,sumerët dhe semitët e lashtë antik dhe ligjet e njohura të Hamurabit më qëllim të pajtimit të gjuhëve,konceptëve dhe kulturave të ndryshme antagoniste dhe aglutinative me njëra tjetrën në antikë.Aty janë  edhe shënimet,dëftesat, eposët dhe legjendat e ndryshme mbi Aleksandrin(Lekën) tonë të Madh pellazgo-iliro-shqiptar dhe Fitorët e Tij të njohura ushtarake dhe politike në betejën e famshme të Guagamelit(lëxo:Arbilit ose Arbelit) në Irakun e sotëm të vitit të largët 331-para Krishtit.Kur mbreti dhe heroi ynë antik dhe biblik(Aleksandri-Leka i Madh) atëbotë ishte shpallur dhe kurorezuar si Mbret i Maqedonisë,Sovran(Sundimtar) i Greqisë dhe Azisë së Vogël(Turqisë etj.),Faraon i Egjiptit dhe Perandor i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Medias(Përsisë-Iranit të sotëm),Babilonisë,Mesopotamisë,Lindjës së Afërt dhe kështu me radhë deri në vende dhe rajone të ndryshme të Indisë,Pakistanit,Afganistanit etj.Në këtë sfond ia vlejnë të rikujtohen mitët,eposët dhe legjendat e shumëta mbi martesat dhe kurorëzimet e njohura të Aleksandrit(Lekës) së Madh me të bijen(gocen) e madh të  mbretit Dari nga Përsia,Statirën, madje me të bijen me të vogël të Antarkserksit III--të,Parisatisin dhe Roksanën e bukur dhe legjendare nga Baktria.Në vazhdim ia vlen të cekët ose rikujtohet "dialogu epik" i Aleksandrit(Lekës) së Madh me Mbretin e njohur Persian,Darin e III-të i cili i frikësuar dhe në panik të vërtetë nga Nami dhe shkathtësitë e shquara luftarake dhe ushtarake të prijësit dhe komandantit tonë legjendar:Në  buzëmbrëmjen e betejës së lartëpërmendur të Arbelit(Arbelës) i ofroi të bijen (Statirën) dhe gjysmën e perandorisë së tij në këmbim të  paqës dhe miqëisë së përhershme me Aleksandrin(Lekën) e Madh nga Maqedonia e Ilirisë.Gjë që trimi dhe komandanti ynë legjendar dhe mitik(Leka i Madh) do e refuzonte me forcë "ofertë" e mesipërme të Darit Dinak duke iu përgjigjur me fjalët:"Unë jam mbret dhe nuk jam tregtar." Fund i citatit të Lekës së Madh. I cili pas triumfit epokal kundër ushtrisë së fuqishme persiane në Betejën e famshme të Arabelës(Arbilit) do t´ua shpërndante të tërë pasurinë ose thesarin e luftës luftëtarëve dhe kapodanëve(kapitenëve) të tij ushtarak duke iu drejtuar me fjalët e njohura epike kur iu tha: Ju merreni pasurinë, ndërsa unë e mbajë shpresën."(citat i Fjalëve epike të Lekës së Madhe -drejtuar oficerëve dhe bashkëluftëtarëve të tij pas Fitorës epokale kundër ushtrisë së fuqishme persiane në Antikë.).Ndërkohq që Aleksandri(Leka) i Madh do të vdiste shumë i ri( në moshën 32 vjecare) në Babiloninë e vitit të largët 323-para Krishtit tek po kthehej sërish në atdheun dhe vendlindjen e Tij .Duke i lënë pas vetës ushtarët dhe komandantët e tij së bashku me shumë qytete,mbretëri,principata të ndryshme dhe perandori të njohura pellazgo-iliro-shqiptare në Media(Përsi), Babiloni,Kaldea,Mesopotami, Asiri,në Azi të Vogël,Lindje të Mesme,në Azinë Qëndrore,në Egjiptin e Lashtë dhe kështu me radhë që paraqesin sot ´Xhevahir´dhe një thesar të madh kulturor,historik dhe socioantropologjik për kulturat dhe civilizimët e ndryshme gjithandej rruzullit tonë tokësor.Thonë se në bazë të "ligjëve" ose "principëve" të njohura të "hakmarrjes" ose të gjakmarrjes  së asokohshme   politike dhe ushtarake sipas "Kodeksit " të sipërpërmendur (administrativë dhe juridik) të Hamurabit  në Antikë: Edhe tek Aleksandri(Leka) i Madh dhe komandantët e tij asokohe vlenin ligjet e njohura ndëshkuese ose juridike nën moton e njohur "syri për sy, dhëmbi për dhëmb, dora për dorë dhe koka për kokë.".Ndonëse,pa i harruar këtu edhe kodët,aneksët, ligjet, formulimet  ose sanksionet tjera (administrative dhe juridike) në këtë kuadër:Gjithashtu thuhet se Mbreti i njohur ilir,Pitoja(stërgjyshi ose paraardhësi i Lekës së Madh) e kishte ngritur dhe themeluar Mbretërinë e dikurshme të Medias(Përsia ose Irani i sotëm) së bashku me shumë mbrëtër,perandor dhe strateg të tjerë pellazgo-iliro-shqiptar që kishin lënë gjurmë të pashlyera në ngritjen dhe themelimin e Dianastive,mbrëtërive dhe përandorive të tjera të Babilonisë,Asirisë,Mesopotamisë,Egjiptit,Greqisë,Romës së lashtë-Antike dhe kështu me radhë .Ndryshe nga kjo: në veri të "shtetit" të sumerëve :Mbreti i njohur (legjendar) nga Akka(Akadia),Sargoni në vitin e largët 275O-para Krishti e kishte ngritur dhe themeluar Qytetin e famshëm të Babilonit së bashku me Mbretërinë e njohur të Babilonisë që dikur me vonë kishte njohur shtrirje dhe një shkëlqim të përgjithshëm kulturor dhe arkitektonik  në kohëra dhe hapësira të ndryshme mesdhetare ose euro-aziatike.Në këtë spektër ia vlenë të rikujtohet edhe "legjenda" e njohur mbi "Noan -mitik" dhe të bijtë(djemtë) e tij Semin(Semitin), Hamin(Hamitin) dhe Xhafin(Xhaferin).Apo ,mbase mbi pasardhësit ose trashegimtarët e tyre si semitët(që kishin jetuar dhe banuar në Gadishullin e njohur Arabik), hamitët (në Azi të Vogël,respektivisht, në  Turqinë e sotme etj.) dhe sumerët së bashku me fisët e ndryshme indoeuropiane (që do  të vendosën dhe sistemohen asokohe e sot në Azinë Qëndrore dhe në vende e rajone të tjera euro-aziatike.).Ndërkohë që "shtetët" ose "principatat" kryesore të sumerëve ose urukëve në Antikë kishin qenë Uri(Uruku),Lagashi dhe Kishi që ishin ngritur dhe themeuar -4OOO vjet para Krishtit.Se këndejmi, shënimet,mitët,eposët dhe legjendat e ndryshme mbi kulturën dhe mbretërinë e lashtë të Babilonisë na bëjnë me dije së pas  vdekjës së Hamurabit në "pushtet" do vijnë kasitët, gjegjeësisht, asirianët.Të cilët në këtë kuader do e përmbysin "Mbretërinë e parë"(me të mocmën) të Babilonisë.Duke e ngritur dhe themeluar kështu Mbretërinë e njohur të Asirianëve që do njohu  shtrirje dhe një ndikim të fuqishëm në kohë dhe hapësirë..Ndërkaq,medianët,përsianet dhe kaldejtë dikur më vonë( në kuader të "shtetëve" ose "principatave" të atëhershme të Medias,Kaldeas dhe Përsisë) duke i mundur dhe dëbuar asirianët nga pushteti:Do ta ngrisin dhe themelojnë(rithemelojnë) të të ashtuquajturën "Mbretërinë e Re" të Babilonisë menjëherë pas martesës dhe kurorëzimit të mbretit të lartëpërmendur babilonas,Nebukardonozori me princeshën e bukur përsiane,Samiramida.Aty janë edhe mitët,eposët dhe legjendat tjera mbi kullën(kështjellën) e njohur të Babilonisë dhe dy "krihët" ose "portat" e saj paralele dhe asimetrike që jo rrallë e kishin koliduar dhe eklipsuar njëra tjetrën.Duke t´i kujtuar  patjetër averzionet,divërgjencat,diskrepancat dhe antagonizmat e mësiperme në mes sunnitëve dhe shiitëve së bashku me mitët,eposët dhe legjendat e famshme  mbi Imam Aliun, Ajshen, Fatimen, Hasanin dhe Hysenin.Ato mbi Sheherezaden ose  Harun el Rashidin -heroin dhe protagonistin kryesor nga romani i famshëm i "1OO1 netëve" . Të tjerat mbi dritën dhe shkëlqimet e dikurshme të Bagdadit dhe Damaskut në kohën e "Dinastive" të famshme arabe ose muslimane si "Abassida", "Omejada" ose "Fatimida".Ndërkohë që në Irak(si për një cudi të madhe fetare,kulturore dhe historiografike!) sikur janë ndalur dhe janë "vrarë" koha dhe jeta ?!...Njerëzit  atje me plot e përplot ankth, frikë të madhe dhe pasiguri shikojnë drejt ditës së neserme.Janë lotët e femijëve ,rënkimet dhe denesjet e thella të nënave  të atjeshme  së bashku me tokën e skurruar në gjak që i bëjnë njerëzit ose qytetarët e ndryshëm të pashpresë në një vend që fle mbi ari,naftë, xhevahire të shumëta dhe diamante.Në Irak duhet Një Fillim i Ri...Duke filluar nga Muaji i Shenjtë i Agjerimit...Ramazani. Të shpresojmë. Si cdo kund tjetër në botë:edhe atje njerëzit e meritojnë jetën dhe ardhmerinë  e sigurtë .Sidomos me të vegjlit ose ata femijë(kalamaj) të përlotur dhe të përgjakur rrugëve,sheshëve ose atyre kalldremëve të mocme të metropolës së njohur irakiane(Bagdadit) që dikur ishte simbol i artit, kulturës, bukurisë së madhe dhe dashurisë.Na mbetët të presim dhe besojmë ne vlerat e njohura hyjnore dhe universale te jetës dhe civilizimit të përbashkët njerëzor.Ndërkohë që Administrata Amerikane( Nën Barak Obamën) e ka bërë të ditur vendimin mbi përfundimin e operacionëve ushtarake në Irak.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx