Mendime
Haxhi Dulla: 30 vjetori i ''Solidarnost''-it polak
E merkure, 01.09.2010, 09:48 PM
Përmbysja e sistemit komunist
30 vjetori i „ SOLIDARNOST ” it polak
Nga Haxhi Dulla –Varshavë
Tërë Polonia feston sot 30 vjetorin e Solidaritetit, Organizatës së parë legale ndër shtetet komuniste. Sindikata e bashkuar (e pavarur ) e punëtoreve të anije ndërtimit , së pari në Bregdet (Szczecin e pastaj në Gda?sk) filluan great me pretekst kundër ngritjes së lartë të cmimit të mishit . Ishin këto grevat e para që kishin për qëllim përmbysjen e sistemit të athershëm komunist në Poloni dhe Europë.
Në qershor të vitit 1979 ,Kreu i Kishës Katolike, Ati i Shenjtë Gjon Pali i II (ish kardinali polak Karol Vojty?a), gjatë vizitës së tij në vendlindje, disa qindra besimtarëve gjatë meshës së mbajtur në qendër të kryeqytetit polak ( Varshavës) iu drejtuar me këto fjalë: “Le të zbresë Shpirti i Shenjtë, për të ndryshuar pasqyrën e kësaj toke” Ishin këto fjalë motivuese për qytetarët polak,për kryengritje kundër sistemit komunist
Në vitin 1980 ekonomia polake u dobësua edhe më tepër. Në kohën e Republikës Popullore Polake cmimet e shum artikujve ishin të dirigjuara nga qeveria. Shitja e artikujve të mishit ishte e ndaluar për prodhuesit privat. Për cmimet e artikujve ushqimor, vendoste Buroja Politike e
Komitetit Qendror te PZPR. Më 1 korrik 1980 qeveritarët morën vendim për ndritjen e qmimeve të artikujve të mishit. Një javë pas këtij vendimi të qeverisë, në Regjionin e Lubelskit ( në Lindje të Polonisë ) u organizuan proteste kundër një vendimit të tillë . Proteste këto zgjatën gjerë më 25 korrik.
Lech Wa³êsa në krye të grevistëve në gusht të vitit1980 e më vonë kryetar shteti
Protestet ( grevat) e radhës u organizuan më 14 gusht nga Sindikatat e Pavarura të Bregdetit, në Uzinën e anijendërtimit në Gda?sk, në të vendit. Atë ditë rreth orës 11, para grevistëve u paraqit Lech Wa?esa një punëtor i anijendërtimit i larguar më herët nga puna . Protestuesit kërkuan nga administruesit komunist të Uzinës për rikthimin të Walensës dhe një punëtore tjetër ( Anna Walentynowicz) në vendet e ture të punës, si dhe përmirësimin e kushteve sociale për punëtorët.
Pas dy ditëve protestuesit Formuan Komitetin Grevistë të Uzinës , në krye të së cilës zgjodhën Lech Wa?esen. Në përbërje të Komitetit ishin ekspert të njohur të së drejtës Juridike e ekonomike si : Tadeusz Mazowiecki dhe Bronis?aw Geremek
Protestet e punëtoreve të anijendërtimit në Gdansk të Polonisë ishin lëvizjet e para në Europë që kishin për qëllim përmbysjen e sistemit komunist.
Lech Wa³esa për punën e Tij të palodhshme kundër sistemit komunist u shpërblye me Qmimin Nobel për Paqe.