E enjte, 24.07.2025, 10:23 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Shqipëria, e detyruar të përballojë problemet artificiale të racizmit sporadik

E enjte, 02.09.2010, 09:56 PM


Shqipëria, e detyruar të përballojë problemet artificiale të racizmit sporadik

 

Nga Pirro PRIFTI

 

Po tani, ç’duhet të thotë thotë qeveria shqiptare për djegien e autobusit në rrugën Janinë- Kakavijë? Prandaj gjërat duhen parë me kujdes dhe nuk duhet të biem pre të emocioneve të çastit sepse asnjë gjë e mirë nuk del nga acarimi i ndjenjave raciste. Jemi fqinj të mirë, e miqësia mund të prishet nga individë ekstremistë që duan të përfitojnë momentalisht nga kjo miqësi dhe ky bashkëpunim qoftë nga këta individë grekë që kanë makthet e Vorio-Epirit, qoftë nga individë shqiptarë e minoritarë që duan të bëhen si i thonë.. “më katolikë se papa”. Njihet urtësia e shtetit dhe e qeverisë shqiptare në këto raste.

Problemi i vrasjes së minoritarit A. Gumi, për të cilin bëhet kaq zhurmë nga mediat greke dhe opozita greke (kjo e fundit) i dërgoi letër KE që të mos i miratohen vizat Shqipërisë nga njëra anë, dhe problemi gëlltitësve shqiptarë-grekë të “lugës së çorbës”: V. Dule, V. Bollano, por dhe të ndonjë individi tjetër VIP, të cilët po favorizojnë dashakeqësi në Greqi që të kenë arsye të dëmtojnë dëshirën e qeverise shqiptare dhe të popullit shqiptar për tu integruar sa më parë në BE, (përfshi dhe vizat e këtij viti) nga ana tjetër, - kjo përbën një ngjarje fatkeqe e aksidentale si çdo ngjarje që ndodh në Shqipëri këto dite të nxehta vere. S'ka racizëm shqiptar ndaj minoriteteve e s'ka patur kurrë. Racizmi ka qenë sporadik në Shqipëri (përjashto rastet në kohën e pushtimit turk deri para shpalljes së pavarësisë).

Deklaratat e parakohshme të Vasil Bollanos dhe Vangjel Dules që acaruan problemin e vrasjes së një minoritari duke i veshur aspektin racist, është për tu dënuar, por mosmarrja pjesë e tyre në varrim tregon qartë për respektin që kanë për urdhrat nga individë anti-shqiptarë që u vijnë për t’i zbatuar nga jashtë. Mendoj se kjo është në vazhdën e përpjekjeve të fshehta të ekstremizmit grek për të vonuar Shqipërinë të hyjë në BE dhe të bëhet anëtare e saj për arsye se në momentin kur Shqipëria do të bëhet më në fund anëtare e BE atëherë do të marri zgjidhje problemi i çamëve dhe i shqiptarëve etnikë në Greqi si arvanitasit, emigrantët tanë dhe do të lejohet më në fund hapja e shkollave Shqipe në Greqi.

Mendoni se sa problematike do të ishte për Greqinë futja e Shqipërisë në BE pas vizave. Ata do të bëjnë ç’është e mundur që të pengojnë këtë zhvillim dhe për këtë arsye ata provokojnë në çdo moment. Më e rënda dhe është për të ardhur keq që këtë e përkrahin fshehurazi disa liderë të PS dhe aleatët e saj duke i krijuar kështu që prej 1 viti probleme artificiale Shqipërisë. Kjo i kënaq mesa duket grekët dhe nuk është e rastësishme ardhja e Papandreut para zgjedhjeve të 29 qershorit dhe takimi me Edi Ramën, kalimi i Vasil Dules në krahun e Edi Ramës menjëherë, provokimet e PPDNJ e të Dules në çdo rast për të krijuar një klimë artificiale në sytë e BE që... në Shqipëri punët nuk shkojnë mirë. E kuptuar kështu, mendoj se strategjia e ekstremizmit të kamufluar grek e vorio-epirot, dhe e atyre që kanë gëlltitur “lugën e çorbës”: PPDNJ me V. Dulen dhe Omonia me V. Bollanon, të përkrahura në mënyrë mafioze nga disa individë të PS por dhe nga përulësia e Ekzekutivit ndaj ngjarjeve të tilla (të cilët e kanë shitur vehten për 500 aspra si Juda),- është kjo:

Së pari, të krijohen varret greke që të thuhet që këtu është tokë greke. Varret u lejuan në Përmet e Korçë, pra u vendos kufiri.

Së dyti, të numërohet popullata sepse mendohet që rreth 50.000 të ashtuquajtur minoritarë marrin pension grek të cilat i jep Greqia megjithëse është në krizë të thellë ekonomike.

Së treti, të manipulohet kufiri detar e të afrohet fare afër bregut shqiptar në Sarandë e Himarë.

Së katërti, komunat në të cilat kanë fituar PPDNJ të quhen minoritare, të qeverisen e të kontrollohen me policë minoritarë që të krijohet në sytë e Europës një kufi imagjinar i Vorio-Epirit (të cilin ata nuk mund ta deklarojnë të tyrin sepse u është djegur ky projekt).

Së pesti, të detyrojnë qeveritë shqiptare qoftë të djathta e qoftë të majta të kenë sytë nga Greqia qoftë për problemin minoritar, qoftë duke i krijuar Greqisë lehtësira ekonomiko-financiare (deri tani 30% e tregtisë që bëhet me grekët).

Së gjashti, të mbajnë të trembur qeverinë shqiptare duke e mbajtur nën presion gjithmonë me problemin minoritar duke krijuar për minoritarët poste ministri në qeveri, në Ekzekutiv, në lokalet duke e shtrënguar darën e presionit në mënyrë që qeveria shqiptare ta kuptojë se nuk hyn dot në BE, dhe nuk integrohet dot po nuk u pranuan kushtet e ekstremizmit grek të arsyeshme apo dhe absurde.

Së shtati, të vonohet integrimi me çdo kusht i Shqipërisë duke krijuar probleme, qoftë brenda vendit si kriza artificiale politike nëpërmjet PS, qoftë kriza sociale dhe gjoja të shkeljes së të drejtave të njeriut ndaj minoriteteve, duke i treguar BE që ... Shqipëria nuk është gati edhe për disa vite.

Së fundmi, presioni për të krijuar minoritete të reja në mënyrë që ti thuhet BE se... ja Shqipëria është plot minoritete, nuk i plotëson dot kushtet, dhe përsa i përket minoritetit grek le ta administrojnë ata së bashku me tokat nën kufirin administrativ të Greqisë...

Problemet janë të rënda për Shqipërinë. Zgjidhja qëndron në katër pika për mendimin tim:

Së pari, reformimi i opozitës dhe bashkëpunimi me mazhorancën së bashku për problemet mbarëkombëtare sepse ekstremizmi grek sidomos pas numërimit të ardhshëm të popullatës do të kërkojë në BE, tokat e minoritetit grek për ti qeverisur.

Së dyti, duhet përkrahur ideja e PD dhe e Sali Berishës për tu futur sa më parë në BE, sepse futja në BE i jep fund presionit grek.

Së treti, të dyja partitë e mëdha duhet patjetër ti kërkojnë SHBA që të ndihmojë Shqipërinë për të lehtësuar presionin e kamufluar të ekstremizmit greko-minoritar ndaj Shqipërisë, presion i cili është i herëpashershëm; dhe vetëm kur të shohim (nëse nuk do t’ju dalim punëve përpara) që tokat shqiptare do ti gëlltisë Vorio-Epiri.

Së katërti, duhet të bëhet kujdes në numërimin e popullatës dhe të nxirret e vërteta e atësisë mbi disa të ashtuquajtur minoritarë sepse 90% e tyre ose janë të përzjerë me shqiptarë nga babai ose nëna, e për këtë arsye s'mund të llogariten si grekë. Sipas të dhënave demografike në 1960 ishin 45.000 minoritare dhe 1.250.000 shqiptare. Sot, kur popullsia është 3.400.000, - pra 3 fishuar edhe popullata greke mendohet se është 3 fishuar, pra nuk mund të ketë më shumë se 120.000-145.000 minoritarë. Kjo të kihet parasysh.

Mendoj se fundmi, Shqipëria është në garë me kohën përsa i përket ruajtjes së vendit, integrimit, dhe për këtë duhet bashkëpunim i të tërë forcave politike të vendit qoftë për të zbatuar kushtetutën përsa i përket të drejtave dhe lirive të njeriut nga njëra anë, dhe nga ana tjetër presionit të kamufluar të individëve të ekstremizmit greko-minoritar.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx