E shtune, 26.07.2025, 09:36 AM (GMT+1)

Mendime

Kalosh Çeliku: Dy luanë dhe dy kuaj troje...

E merkure, 01.09.2010, 09:59 PM


DY LUANË DHE DY KUAJ TROJE

       ME BYTHËTANKSE RUSI

 

Nga KALOSH ÇELIKU

 

       Edhe, çdo gjë e ka fundin e vet një ditë: “vëllazërim - bashkimi”, “bashkëjetesa”, shteti multietnik. Kualicioni i partive politike shqiptare gjithë jetën argatë në Qeveri. Fatkeqsësia është se, shqiptarët këtë e shohin të fundit, pasi u është thyer qerrja në rrugë. Shkurt, nuk jemi parashikues. Politikanë, që e shohim të nesërmen. Ose, siç thotë lideri ynë politik, që zbriti nga mali: jemi të sinqertë në politikë. Popull me besë. E në  realitet, në politikë nuk ka sinqeritet e as besë. Politika, është kurvë që i ndërron burrat përnatë. Edhe rrenë, mvaret kush cilin e rrenë më bukur. Në politikë, tjetër thuhet, tjetër mendohet, e tjetër veprohet me palën kundërshtare. Vetëm shqiptarët siç duket janë të sinqertë dhe kanë besë në politikë. Popujt e tjerë politikën e kanë profesion. E populli thotë: pasi të thyhet qerrja, gjenden plot rrugë për në Katund. Edhe shqiptarët, tashti më në fund gjetën shumë rrugë, po me qerre të thyer mes fushës.

       E gëdhinë mëngjesin me “Shkupin 2014” edhe me dy luanë dhe dy kuaj Troje me bythëtankse rusi mbi urën “Goce Dellçev”. Siç duket, pak i kishin heronjt bullgarë me kuaj me shalë e misionarë fetar grek si Mitropolitë Beogradi. Përmëtepër, dy luanët e anës perëndimore me bisht - kokë gjarpëri. E di, çka ka simbolizuar dhe ka dashur t’u japë porosi skulptori shqiptarëve me në krye ideologun Gruevski, po nuk e di, a e dinë këtë edhe Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Për dy “luanët” e tjerë, në anën veriore me bythëtankse rusi, nuk ka nevojë të thuhet asnjë fjalë, janë kuaj Troje në mesin e shqiptarëve. Përjashtimi, përderisa Kali i Trojës ishte nga druri, këta dy kuaj Troje janë nga bronzi. Fatkeqësia: janë ndërtuar edhe me paratë e shqiptarëve. Gojëkëqinjtë, mund të thonë se, këta dy luanë në anën veriore të Shkupit janë: Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Mos, o Zot! Unë, nuk e them këtë dezinformatë. Shkaku, se: nuk e di fantazinë e bujshme të skulptorit dhe premierit Gruevski. Vetëm e them: vërtetë janë artistë të kalibrit botëror. E mbushën Maqedoninë me “vepra artistike” të personaliteve antike e bullgare. Punemadhe, që Maqedonia ende nuk ka emër dhe popullatë sllavomaqedone. Indentitet. Nuk ishte e rastit ajo, që e publikuan te Gjeografia: shqiptarët janë: “ardhacakë, cuba me prejardhje maqedone, turke, çerkeze dhe rome”. Fundi i fundit, nuk duhet marrë për të madhe “vëllezërve”, kështu edhe krijohet kombi më i ri në botë  me shtet e pa identitet.

Nuk ishte e rastit, as edhe Enciklopedia maqedonase. Gjuha maqedonase që të mësohet nga klasa e parë fillore. Shqiptarët duhet te merren me diçka, përderisa Qeveria e Gruevskit merret me krijimin e Shtetit, emrit të Maqedonisë, identitetit si komb maqedon. Edhe, të duket se Gruevski para syve të Evropës luan shah me Ali Ahmetin në një tavolinë të përbashkët, të ashtuquajtur Maqedoni. Menduh Thaçit, moti i dha mat si “vojvodë” i shqiptarëve. Edhe pse, populli e njeh më së shumti këtë premier si boksier. Kohën e fundit në gjak e ka shahun. Tashti, luan kokë më kokë me Ali Ahmetin. I jep dy luanë, ia merr dy komandantë. Syrin e ka te Kali i Skënderbeut. Shah – mat do t’i japë edhe me dy luanë. Qëllimin e ka te Kali i Skënderbeut, në Bit – Pazar. Përpiqet ta mashtroj, duke i dhënë katër figura shahu - ushtarë. Në fund, i vardiset Mbretëreshës. Vetëm se, jo këtyre Teutave të sotshme kuqezi me rruza e shamia përqafe, po Teutës: Mbretëreshës Ilire.

       Dhe, shqiptarët gjatë gjithë këtyre viteve “demokratike” janë marrë me gjuhën shqipe, shkollat, flamurin kuqezi, evidencën pedagogjike, Enciklopedinë maqedonase, tekstet shkollore, lektyrat shkollore... Përfundimisht, me të drejtat kombëtare, që i kishin edhe në kohën e komunizmit, ua dha shoku Tito . Ose, siç di unë të them shpesh nëpër shkrimet e mia: me lugët dhe enët. “Vëllezërit” e rrëmbyen me të dyja duart e këmbët pushtetin, pasurinë e patundshme, Shtëpinë, Shtetin. Edhe shqiptarët, tek tashti pas njëzet vjetëve e shohin se kanë mbetur me gishta në gojë. Qiraxhinj në Shtëpinë e tyre stërgjyshore, të trashëguar brez pas brezi që nga koha Ilire. Treni po u ik mes maleve, u ka mbetur edhe vagoni i fundit. Turren me të katra pas tij arave ta arrinë në kthesë, po kam frikë se edhe ky vagon pa dyer e dritare po na ik nga sytë matanë maleve. Këmbët na turren në vend përmes fushës me ferra.

       Treni tjetër, nuk dihet se kur do të vij më këtyre anëve. Shqiptarët t’i fusë nëpër vagona. Ose, do të vijë një ditë, po nuk do të ketë vagona për udhëtarë të vonuar rrugës. Hije më hije duke bërë gjumë arushe. E shqiptarët, fatkeqësisht duan të voziten në vagonin e fundit për në Baba Tomor.

       Ose: t’u hipin në shpinë këtyre luanëve pa shalë, t’i shalojnë nëpër Bit – Pazar. Nesër, pse jo edhe t’i nxjerrin ne treg, shesin si kuaj Troje. Muzeu i Lirisë nuk është larg, mund edhe t’i ekspozojnë si plaçka lufte. Edhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore: “Pjetër Bogdani” i pret dyerhapur për studime shkencore.

      Zot, bëre ëndërr këtë që shoh e shkruaj unë Ditën! Dhe, e vjell Natën!... Amen!...



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx