Mendime
Agron Shabani: Aty ku Zoti, Dija dhe Virtytet e njohura të Njeriut pucën dhe bëhën bashkë
E premte, 03.09.2010, 08:43 PM
Në kuadrin e "botimëve të vecanta" për Të Djathtën Shqiptare:
Nga Agron Shabani, Gjermani
Dicka mbi historinë e përgjithshme të ideve politike dhe filozofike mbi bashkimin shtetëror dhe kombëtar të një vendi dhe populli:Duke menduar në Aleksandrin(Lekën) e Madh, Gjergj Kastriot-Skënderbeun dhe Idenë e kahmotshme të Bashkimit kombëtar të iliro-shqiptarëve dhe krijimin e shumëpritur të Shqipërisë Natyrale dhe Etnike:
Aty ku Zoti, Dija ( Dituria) dhe Virtytet e njohura të Njeriut pucën dhe bëhën bashkë
---------------
E kishin pyetur njëherë Aleksandrin(Lekën) e Madh iliro-shqiptar me këto fjalë: Lartëmadhëri! Përsë(pse) Ju lutem e nderoni më shumë mësuesin Tuaj(Aristotelin) se sa babain Tuaj(Mbretin Filip) ?! Dhe, Aleksandri(Leka) i Madh në stilin dhe manirin e shkëlqyer të një filozofi dhe strategu të shquar ushtarak dhe politikë ishte përgjegjur(gjegjur) me këto fjalë, cita:"E nderoj më shumë Mësuesin tim të cmuar(Aristotelin) se sa babain tim të dashur(Mbretin Filip).Sepse , Zoti(Hyji) dhe Mbreti Filip duke mi falur dhe blatuar jetën, shpirtin dhe shkathtësitë e ndryshme fizike etj. :Me zbritën nga qielli në tokë, ndërsa, Mësuesi im i cmuar, Aristoteli me edukatën dhe mësimët e Tij me bëri që të ngjitëm( ngritëm) nga toka në qiell.Në këtë menyrë jetën dhe shpirtin tim ua kam borxh Hyjit(Zotit) dhe babait tim të dashur, ndeërsa, stilin, kuptimin dhe filozofinë e përgjithshme të jetës, veprës dhe personalitetit tim ia kam borxh Mësuesit tim të Madh-Aristotelit.Në këtë menyrë do të doja që të shquhesha me tepër në fushën e dijes së përgjithshme ose diturisë, se sa në fushën e njohur të sundimit dhe pushtetit politik dhe ushtarak."Kishte thënë kështu asokohe Leka i Madh në Antikë. I cili pasi që i kishte mundur dhe pushtuar ushtarakisht grekët(helenët), përsianët dhe pothuajse me tepër se gjysmën e botës .Ia kishte arrirë që ti bashkonte edhe pjesën me të madhe(dërmuese) të mbretërive ose principatave të atëhershme pellazgo-ilro-shqiptare në kuader të Mbretërisë së Tij të famshme.Ndërsa, kryetrimi ynë legjendar, Gjergj Kastriot-Skendërbeu i edukuar asokohe në shkollat dhe kolegjët me prestigjoze të sulltanit dhe ish Perandorisë Osmane me t´u kthyer në atdheun dhe vendlindjen e tij(Krujë-Shqipëri): i tuboi udhëheqësit dhe përfaqësuesit më në zë të principatave të atëhershme të shqiptarëve në Kuvendin(Besëlidhjen) e famshme të Lezhës ku ju tha:Dua të jem mik i virtytëve dhe jo i fatit." Duke aluduar kështu në bashkëmin e të të gjitha "mbretërivee" ose "principatave" të atëhershme shqiptare nën ´qiellin e flamurit´dhe në Dritën e njohur të lirisë së përgjithshme dhe pavarësisë së plotë të Vendit të Bijve të Shqipes(Shqipërisë) nga pushtuesit dhe sundimi i huaj. Mbase, fjala mbi Idenë e kahmotshme nacionale, politike dhe historike të pellazgo-iliro-shqiptarëve për bashkimin e tyre shtetëror dhe kombëtar në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme që vazhdon të bëj Dritë që nga Antika e hershme dhe gjër me sot.Duke iu bërë ballë dhe një sfidë të vërtetë stuhive dhe furtunave të ndryshme ushtarake dhe politike që nga lashtësitë e ndryshme të shekujve dhe historisë. Dhe, sidomos në këto të turbullta dhe tepër evazive të "tranzicionit" dhe "integrimëve globale" ose "interkulturore" të vendëve, popujve dhe kulturave të ndryshme në kontinentin dhe planetën tonë.Ku Serbia është bërë si të thuash një "azil i madh" të cmendurish dhe manjakësh të ndryshëm politik dhe ushtarak.Ndërsa, Kosova dhe Shqipëria ( Të Dyja bashkë) sikur janë shnërruar në "poligon" ose "eldorado të përhershme" testimësh dhe eksperimentësh të ndryshme multikulturore, multinacionale ose multietnike në një kohë kur të tjerët( "instruktorët" ose "arkitektët" e ndryshëm të "projektëve" dhe "planimetrive" të njohura artificiale dhe johistorike) që në krye të herës i kanë zgjidhur dhe rregulluar cështjët dhe aspektët e njohura shtetërore dhe nacionale në vendët e tyre përkatëse ose respektive.Por, ia që garniturave(nomenklaturave) të ndryshme pushtetmbajtëse dhe politike në Prishtinë dhe Tiranë po vazhdon t´u mekët zëri dhe stepët goja në "koncertin e madh" të britmave dhe ulurimave të njohura hegjemone, militare, imperiale(koloniale) ose gjysëmkolonialiste të Beogradit(Serbisë) dhe aleatëve të tyre nepër botë përsa i përket zgjidhjes përfundimtare dhe fatlume të cështjës dhe problemit të pazgjidhur të shqiptarëve në Gadishullin e njohur Ilirik. Ndërkohë që "ideja "infantile dhe kontraproduktive mbi ngritjen dhe krijimin e të të ashtuquajturit "popullit" ose "identitetit kosovar" (lexo: "popullit të dalur ose të lindur nga lufta"!)me shumë gjasë do t´iu kushtoj shumë ideve, projektëve, planimetrive dhe idealëve të kahmotshme të popullit dhe kombit tonë shqiptar mbi bashkimin kombëtar dhe krijimin e shumëpritur të Shqipërisë Natyrale dhe Etnike.Se këndejmi, e lansuar dhe proklamuar si "kompromis" dhe një "konsenzus i gjithëmbarshëm" njerëzor ose qytetar( për t´ua bërë qefin serbëve dhe epshëve të tyre hegjemone, militare, koloniale ose gjysëmkolonialiste) në mungesë strukturash dhe superstrukturash të mirëfillëta shkencore, intelektuale, politike dhe patriotike të lidershipit dhe institucionëve të ndryshme shtetërore dhe politike në Kosovën e pasluftës:Apo, mbase në mungesë vullneti dhe kurajoje të vërtetë qytetare, intelektuale dhe patriotike të lidershipit dhe institucionëve të specializuara dhe relevante në këtë fushë . Ideja e mesipërme mbi "popullin" ose "etnitetin kosovar" në radhë të parë ishte "produkt" dhe një "supstrat " vendor dhe ndërkombëtar me shije dhe një erë të thartë kundërmuese në kohë dhe hapësirë.Me c´rast, gjithnjë sipas "idesë" së mesipërme në fjalë mbi "identitetin kosovar", gjegjësisht, mbi "popullin e dalur ose të lindur nga lufta"(thua se shqiptarët e Kosovës na paskësh dalur ose lindur në vitin 1999-1999!!!Dhe, jo që nga Antika e largët dhe gjër me sot.) .Në emër të një të të ashtuquajturi "shteti të pavarur" dhe "sovran" të Republikës së Kosovës(sipas "planit famoz" të finlandezit Marti Ahtisari etj.): shqiptarët e atjeshëm autokton dhe etnik që përbëjnë me tepër se 95 % të popullsisë së gjithëmbarshme në Kosovë u deshtë të heqin dorë nga identiteti, individualiteti dhe ekskluziviteti i tyre nacional dhe politiko-historik.Dhe kjo në emër të një bashkëjetese fraxhile, heterogjene dhe tepër inkompatibile me serbët dhe pakicat(komunitetët) tjera në Kosovë që nuk përbëjnë madje as 5 % të popullsisë së gjithëmbarshme në Kosovë.Duke i lërë sërish jashta trungut të njohur etnik dhe historik shiptarët autokton dhe etnik në Kosovën Lindore(Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) së bashku me të tjerët në Kosovë Jugore(Maqedoni) dhe në Mal të Zi. Madje, edhe përkundër faktit tashmë të njohur se për lirinë dhe pavarësinë e Kosoves luftuan , u përpocën dhe u sakrifikuan edhe shqiptarët e Kosovës Lindore, Maqedonisë, Malit të Zi etj.Ndonëse, në periudhën e egër të ish regjimit të hekurt serbo-jugosllav u vranë, u zhdukën, u burgosën, u përndocën, keqtrajtuan dhe përsekutuan të gjithë njësoj.Edhe shqiptarët e Kosovës, edhe shqiptarët e Maqedonisë, edhe shqiptarët e Kosovës Lindore dhe të Malit të Zi. Por, ja që "plani famoz" i Ahtisarit % Company edhe kësaj radhe vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë Lindore, Kosovë Jugore(Iliridë ose Maqedoni) dhe në Mal të Zi -prap do i përjashtoi ose suspendoi nga e drejta legjitime dhe tepër sovrane për t´iu bashkangjitur Republikës së Kosovës ose Republikës së Shqipërisë. Dhe, kjo në saje të "vullnetit të shumicës" (Volonte de tous) parlamentare dhe politike në qeverinë(qeveritë) e Republikës së kosovës dhe Republikës së Shqipërisë! Dhe, kurrsesi në bazë të Vullnetit të Përgjithshëm ose Gjeneral(Volonte Generelle) të popullit ose kombit tonë për bashkimin kombëtar dhe krijimin e shumëpritur të Shqipërisë Natyrale ose Etnike si e Drejtë e patjetërsueshme dhe tepër sovrane dhe universale e cdo populli ose kombi kudo në botë.Dhe, të gjitha këto paradokse dhe padrejtësi të "reja" nacionale, politike dhe historike ndaj shqiptarëve( në bazë të "projektëve" dhe "planimetrive" bastarde dhe tepër hibride)gjithnjë sipas "ideve" dhe "vizionëve të reja" të "instruktorëve" ose "arkitektëve të mocëm" të "popujve" ose "kombëve" të ndryshme artificiale dhe johistorike që patjetër të shpiejnë të mendosh në etapat ose periudhat e ndryshme të imperalizmit të dikurshëm kolonial ose gjysëmkolonialist në kontinentin plak dhe më gjërë.Kur në bazë të "projektëve" dhe "planimetrive" të asokohshme artificiale, hibride dhe tepër kontraproduktive e anakronike mbi "popujt artificial" dhe "johistorik"(sipas konceptëve dhe formulimëve të asokohshme apsolutiste dhe proteksioniste të Bachut, Harderit, Metternichut etj.) sllovenët, sllovakët, polakët, boshnjakët, maqedonasit dhe të tjerët do të njihen dhe do të quhën asokohe si "popuj artificial" dhe "johistorik".Duke iu celur(hapur)kështu rrugë ose shtigje të ndryshme "projektëve" dhe "planimetrive" të mëvonshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste të qarqëve dhe nomenklaturave të ndryshme konjukturale dhe ideologjike në kontinentin plak dhe më largë mbi ngritjen dhe krijimin e "mbretërive" ose "perandorive" të ndryshme multinacionale ose multietnike në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale (sic kishin qenë dikur pikërisht ish "mbretëria e përbashkët" serbo-kroato-sllovene, ajo ruso-sovjetike , austro-hungareze dhe kështu me radhë) që do ti davarisin dhe shpartallojnë luftërat dhe rrethanat e mëvonshme dramatike dhe historike në kontinentin dhe planetën tonë.Përkatësisht, ngjarjet, zhvillimët dhe procesët e njohura(të pashmangshme mbase) evolutive, empirike, organike(nacionale), politike, ushtarake, historike, gjeografike dhe të tjera në kohëra dhe hapësira të ndryshme rajonale, kontinentale dhe interkontinentale.Në këtë spektër ia vlenë të rikujtohet vepra e famshme e Erih Volfit(Erich ëolf) me titull "Europe and the People ëithout history"(Lexo:"Europa dhe populli pa histori"):Ku në një menyrë të shkëlqyer antropologjike, politologjike, filozofike dhe sociopsikologjike janë trajtuar dhe analizuar shkaqët dhe faktorët e ndryshëm relevant dhe determinant të instabilitetit, fraxhilitetit dhe inkompabilitetit të përgjithshëm të "projektëve" ose "planimetrive" të ndryshme "koloniale" ose "gjysëmkolonialiste" mbi popujt e ndryshëm "artificial" dhe "johistorik" si dikur(...) që i shpartallon dhe davarisë mengjesi.Kjo gjithnjë duke menduar në të të ashtuquajturin "etnitetin" ose "popullin kosovar" të ngritur, projektuar dhe fabrikuar si të atillë(si në kohërat ose etapat e njohura të Josip Broz Titos dhe "Dinastive" të tjera serbo-pansllaviste..) për qëllime dhe lajtmotive të ndryshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike të fuqive të njohura dhe të (panjohura) ushtarake dhe politike nën parullat dhe sloganët e dikurshme proletare dhe internacionaliste që në rastin konkret nuk janë asgjë tjetër përpos një recidivi sloganësh dhe fiksionësh të dikurshme autoritare, koloniale ose gjysëmkolonialiste nga kohërat ose periudhat e njohura të "Antantës së Madhe", Imperializmit, kolonializmit, gjysëmkolonializmit, ish "luftës së ftohtë" dhe konfrontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit dhe kështu me radhë. Se këndejmi:Idetë dhe konceptët e njohura politike dhe filozofike mbi shtetin dhe shoqërinë kanë lindur dhe filluar që nga "shteti" i Platonit, "politika" e Aristotelit dhe kështu me radhë.Për të mos thënë këtu që nga "shtetët" ose "mbretëritë" e njohura të Sargonit, Hamurabit ose Nebukardonozorit në Babiloninë e lashtë-Antike.Për të vazhduar kështu me "Dinastitë" ose "mbretëritë" e ndryshme të Faraonëve në Egjiptin e Lashtë, madje, me mbretëritë ose perandoritë e njohura të asirianëve, grekëve të lashtë, romakëve, ilirëve dhe të tjerëve.Apo, mbase me Homerin , Aleksandrin(Lekën) e Madh, Pirron, Jul Cezarin, Konstantinin, Napoleon Bonapartën dhe idetë e njohura revolucionare dhe evolutive të Jakobinëve në Francë, ato apsolutiste të Lujëve(Luigjëve) dhe të tjera elitare dhe egalitariste të Xhorxh Sorelit dhe Vilfrid Paretit etj.etj...Kjo donë të thotë së Ideja e kahmotshme mbi bashkimin shtetëror dhe kombëtar të iliro-shqiptarëve në Gadishullin e njohur Ilirik është e kahmotshme dhe po aq e lashtë sa vet e kaluara dhe historia e përgjithshme e popullit dhe kombit tonë.Pëe me tepër ndërkaq, sic u cek edhe më lartë:Ide, koncepte, platforma, vizione, ideale dhe formulime të ndryshme mbi bashkimin shtetëror dhe kombëtar të ilro-shqiptarëve ka patur edhe në kohën e mbretit Agron dhe mbretëreshës Teutë, edhe në kohën e Aleksandrit(Lekës) të Madh, në kohën e Pirros, të Gjergj Kstriot-Skendërbeut dhe kështu me radhë.Ndërkohë që pjesa më e madhe(dërmuese) e rajonëve ose teritorëve të sotme të Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi etj. iu përkasin rajonëve dhe teritorëve të dikurshme iliro-shqiptare në kohën e Ilirisë dhe Dardanisë Antike. Po si dhe mbi të cilat vlera, parime dhe postulate të njohura shkencore, nacionale dhe historike të realizohet praktikisht Ideja e lartëpërmendur teorike mbi bashkimin shtetëror dhe kombëtar të iliro-shqiptarëve në Ballkan? Shtrohet pyetja. Pa i menduar këtu të të ashtuquajturat "idetë tradicionale" , gjegjësisht, ato krahinore, lokaliste, bajraktariste, fetare, ideologjike dhe të tjera të cilat që nga periudhat e njohura të "Principatave" të ndryshme të Arbërit, Kastriotëve, Shpatajve, Dukagjinëve, Topijajve dhe të tjerëve dhe gjër në ditët tona vazhdojnë ta kolidojnë, eklipsojnë dhe katapultojnë si të thuash Vizionin dhe Idenë supastanciale dhe idealiste mbi bashkimin tonë shtetëror dhe kombëtar(...). Në vazhdim një shëmbull konkret (si udhërrefyes i përgjithshëm konspirativ dhe logjistik) nga e kaluara dhe historia e përgjithshme e shtetit dhe kombit të madh gjerman:Sic dihet:Reichu i Parë Gjerman i njohur përndryshe si "Mbretëria e Shenjtë e Romës" ishte ngritur dhe krijuar në periudhën e njohur të sundimit të Karlit të Madh(Karl der Große) dhe mbretërive të njohura të Frankëve dhe Langobardëve në mesjetë.Gjegjësisht, në vitin e largët 834.Për të qëndruar dhe mbijetuar kështu gjër në vitin 18O6.Përkatësisht, deri në periudhën e njohur të Revolucionit të Madh në Francë(nën Napoleon Bonapartën) dhe fillimin e një "epoke të re " politike dhe historike në kontinentin dhe planetën tonë.Kur në kuader të "konfederatës së re gjermane"(lexo:"Deutscher Bund") -gjatë periudhës kohore 18O6-1815-1871" ndodhëshin të përfshira ose të bashkuara mëse 38O "shtete" ose "principata të pavarura" ose "neutrale" gjatë periudhës 18O6-1815.Respektivisht, "35 shtete të pavarura" dhe "4 qytete të lira" ose "neutrale" në periudhën kohore 1815-1871.Por, ia që ngritja dhe konstituimi i "Reichut të Dytë Gjerman" (Nën Otto von Bismarkun) do ti bashkonte të të gjitha "shtetët e pavarura" dhe "qytetët neutrale" gjermane nën një "cati të përbashkët" qeveritare dhe rezidenciale.Për të vazhduar kështu gjër në vitin 1918-1919 kur në saje të "vendimëve famoze" të "Traktatit të Versajës" :"Reichu i Dytë Gjerman" do të pasohet nga e ashtuquajtura "Republika demokratike e ëeimarit" 1918-1933.Për t´u pasuar dikur me vonë nga i ashtuquajturi "Reichu i Tretë Gjerman"(1933-1945) dhe zhvillimet e njohura politike dhe dramatike në këtë drejtim.Ndërkohë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore:fuqitë e ndryshme(fituese) të "koalicionit të madh" (SHBA-së, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca) brëndapërbrenda truallit ose teritorit etnik dhe historik gjerman do i ngrisin dhe themelojnë "dy " të të ashtuquajtura "shtete gjermane". Republikën Federale të Gjermanisë(Gjermaninë Perëndimore) dhe Republikën Demokratike të Gjermanisë(Gjermaninë Lindore) në vitin 1949.Duke i nënkuptuar këtu edhe ish "Murin" famëkeq të Berlinit dhe aspektët tjera gjeopolitike dhe gjeostrategjike në këtë drejtim.Por, ia që në saje të patriotizmit të njohur dhe një kulture dhe mentaliteti të shkëlqyer industrial dhe ekonomik të poplllit(kombit) të madh gjerman:Në vitin e paharruar(epokal dhe historik) 199O do të Ndodhë Ribashkimi historik i Gjermanisë.Do të ndodhi pra Mrekullia e njohur politike dhe historike.Duke e nënkuptuar këtu edhe përfundimin e ish "luftës së ftohtë" dhe konfontimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit ku populli dhe teritori i atëhershëm gjerman ( në të dyja anët e "kufirit" të atëhershëm gjermano-gjerman) ishin paraparë dhe predispozuar si "murë i gjallë" dhe një "poligon i madh" taktik dhe ushtarak në kuader të "projektëve" ose "planimetrive" të asokohshme nukleare ose atomike të Lindjes dhe Perëndimit!(...). Gjermania e Bashkuar dhe Federale sot është Realitet i Ri dhe njëra prej fuqive më të mëdha industriale dhe ekonomike në kontinentin dhe globin tonë tokësor.Mbase, gjithnjë fjala mbi Idetë e ndryshme shkencore dhe politike mbi shtetin, popullin(kombin) dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare. Se këndejmi, në kuader të Ideve të njohura shkencore dhe metodologjike njiohen si të thuash një mori konceptësh, platformash dhe prezantimësh të ndryshme të ideve të lartëpërmendura politike dhe historike.Cilat janë ato? E kemi konceptin dhe prezantimin e njohur rekonstruktivë dhe teorik (në kuader të filozofisë praktike) të C.L.Straussit së bashku me aspektët e njohura diskursive dhe diakronike në funksion të teorive të njohura shkencore dhe metodologjike mbi shtetin, popullin(kombin) dhe shoqërinë.Si dhe traditat e njohura liberale, parlamentare dhe demokratike në kontekstin e njohur të traditave pluraliste dhe republikane të Perëndimit. Aty i kemi edhe të të ashtuquajturat ´principet dhe teoritë e njohura miratuese dhe protokolare´në funksion të teorisë së njohur zyrtare dhe konfidenciale të legjitimitetit(sipas konceptëve dhe formulimëve të njohura të Thomas Hobsit, Gjon Lokut, Zhan Zhak Rusoit, Immanuel Kantit etj.) së bashku me teoritë e njohura politike ose politologjike si paradigma shkencore dhe metodologjike dhe faktor të rëndësishëm( relevant) dhe determinant të subjektivizimit(subjektivizmit) njerëzor.Përkatësisht, në funksion të shoqërisë qytetare dhe shtetit politik(sipas Makjavelit, Montesqiout, Tucquevillit, Hegelit, Gjon Stuart Millit etj.). Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët dhe formulimet e njohura mbi "shtetin dhe pushtetin modern- ligjor dhe demokratik" së bashku me traditat e preferuara(të domosdoshme mbase) mbi ngitjen dhe formimin e mendimit të njohur shkencor dhe politik mbi shtetin dhe shoqërinë në funksion të diskurëve ose diskutimëve të njohura konstruktive dhe analitike të politikës dhe filozofisë moderne ose bashkohore si parime ose premisa të rëndësishme shkencore dhe paradigmatike të shtetit dhe shoqërisë.Dhe, kjo aq me tepër duke menduar në faktin se popuj dhe vende të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor që nga Antika e hershme dhe gjër me sot vazhdojnë ta konceptojnë dhe definojne filozofinë e përgjithshme dhe analitike si një "studim kritik" dhe logjiko-metodologjik mbi lindjen(krijesën), natyrën, materien, qenjën, ekzistencën, përvojen, përsosjen, kuptimin, logjikën dhe dialektiken e gjithëmbarshme fizike dhe metafizike të jetës dhe botës sonë.Madje, mbi dukuritë dhe fenomenët e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore në këtë sfond.Mbi tiparet, natyrën dhe karakterin e njohur njerëzor ose qytetar etj.Që iu përkasin ose takojnë kryesisht fushave(disiplinave) të njohura të etikës, estetikës, gneseologjisë, epistemologjisë ose Antropologjisë së përgjithshme njerëzore, kulturore dhe politike.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu(ndonëse, me një theks të posacëm) edhe "luften" ose farkimet e ndryshme të konceptëve, normave, parimëve, premisave, drejtimëve dhe orijentimëve të ndryshme filozofike, antropologjike dhe të tjera.("Filosofiae est Sciencia Universalis Ordinis Naturalis") Shih për këtë:në këtë kuader e kemi vetëm "një filozofi"(lexo:"filozofinë unilaterale" ose "monologjike") dhe disa tipe të ndryshme të filozofisë së përgjithshme ose universale.Përkatësisht, Filozofinë Antike, gjegjësisht, Filozofinë e Epikurit, Filozofinë e Sokratit, Filozofinë e Platonit, Filozofinë e Aristotelit, , Filozofinë e Senekës, Filozofinë e Konfuqit..Madje, Filozofinë e Hegelit, Filozofinë e Kantit, Filozofinë Stoike, Filozofinë politike dhe kështu me radhë.Secila(akëcila) prej tyre me tiparet dhe karakteristika e vecanta dhe tepër specifike në këtë drejtim.Ndaj, mu për këtë:në kuadrin e studimëve, analizave, hulumtimëve dhe komparacioneve të njohura filozofike dhe epistemologjike:Në vazhdim pashmangshëm sikur shtrohen pyetjet, dilemat dhe kërkesat e njohura si më poshtë:. Si të behen dallimet ose diferencat e njohura shkencore dhe metodologjike në mes shkencave të njohura politike në vecanti dhe shkencave të tjera shoqërore ose filozofike në përgjithësi? Ku si përgjigje adekuate dhe pragmatike ndaj pyetjeve dhe kërkesave të mesipërme shkencore dhe metodologjike në radhë të parë duhet pranaur dhe kuptuar formulat dhe spjegimet e njohura diskursive dhe dialektike mbi dallimin (por, edhe mbi konvergjencat dhe singularizimet e ndryshme eksterne dhe eksplikative) në mes shkencave shoqërore dhe atyre natyrore.Përkatësisht, të raportëve dhe konvërgjencave të ndryshme(eksplikatiovo-implikative) në mes Revolucionëve të ndryshme shkencore, industriale ose ekonomike me Revolucionët e njohura shoqërore dhe politike? Përkatësisht:Cila është e vërteta, cila e vecanta dhe cila është e përbashkëta(univerzalja) e tyre? Cka është në të vërtetë progresi ose përparimi i gjithëmbarshëm shkencor ose arsimor(lexo:arritjet dhe përparimet e njohura të arsimit, shkencës dhe teknikës)? Dhe, a ka mundësi(dhe si ka mundësi)që në shkencat e njohura politike ose politologjike të bëhen periodizimet, prognozat, komparacionet ose parashtrimet e ndryshme si në shkencat e njohura(natyrore) të astronomisë, astrofizikës, fizikës, mekanikës, termodinamikës dhe të tjera? Për cka(për cfarë) teoritë e njohura shkencore dhe metodologjike janë të rëndësishme dhe tepër valide për shkencat e ndryshme shoqërore dhe politike? Cka(cfarë) e dallon arsimin dhe shkencën nga botëkuptimet (paragjykimet) ose "disiplinat" e ndryshme joshkencore dhe kuazimetodologjike? Si zhvillohën dhe si përparojnë arsimi, shkenca dhe teknika? Me logjikën dhe filozofinë e njohur të zbulimëve, arritjeve dhe përprimëve të gjithëmbarshme industriale dhe teknologjike? Apo, mbase me Racionalizmin e njohur kritik dhe metodologjik si themele dhe një postult i njohur shkencor dhe filozofik? Ndaj, mu për këtë:Sipas pikëpamjeve dhe vlerësimëve të njohura shkencore dhe filozofike të Karl Popperit dhe Paul Feyerabendit(por edhe shumë të tjerëve në këtë sfond):Në supstancen dhe themelët e ëergjithshme të sistemëve ose ideologjive të ndryshme autoritare dhe totalitariste janë pikërisht konceptimet, formulimet, përceptimet dhe anticipimet e gabuara(joshkencore dhe quazimetodologjike) të ideve, formulave dhe teorive të njohura shkencore dhe metodologjike.Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe botëkuptimet dhe formulimet e njohura quazishkencore dhe pseudofilozofike mbi "historizmin" dhe "egocentrizmin" në funksion apo në themel të regjimëve ose ideologjive të ndryshme autoritare dhe totalitariste e kështu me radhë që nuk kanë asgjë të përbashkët me idetë, platformemn dhe vizionet e lartëpërmendura qytetare dhe demokratike mbi bashkimin shtetëror dhe kombëtar të vendëve dhe popujve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë.Duke menduar këtu në Liberalizmin dhe Racionalizmin e njohur kritik dhe metodologjik -kundër historizmit te papërmbajtur(iracional) dhe pseudodemokratik(të kundruar në kuader të "Epistemologjisë Revolucionare"të Thomas Kuhnit dhe mendimtarëve të tjerë.). E thënë dhe deshifruar ndryshe si Aksiomë ose Idiomë e mirëfillët politike dhe filozofike:Kjo donë të thotë se atmosferat ose situatat e ndryshme negative, paradoksale, infantile, patologjike dhe të tjera në cdo shtet dhe shoqëri te mundshme qytetare ose politike mund të krijohen vazhdimisht ( në cdo kohë dhe hapësirë) me anë të "fosilizimit", instrumentalizimit, privatizmit, komercionalizimit, monopolizimit dhe "klanizimit" të politikës shtetërore ose nacionale. Ndaj, mu për këtë fakt:shkencat e lartëpërmendura politike dhe filozofike janë në funksion të vazhdueshëm ose permanent të ngritjes, përsosjes dhe avansimit konstant të tezave, ideve, vizionëve, mesazhëve, teorive, koncepteve dhe analizave të njohura pozitive, normative, përsepktive, retrospektive, introspektive etj.Përkatësisht, të lansimit dhe përcuarjes së mesazhëve , ideve, idealeve dhe vizionëve të njohura politike dhe historike që janë në funksion të edukatës, kulturës dhe analizës së mirëfillët politike dhe asaj strategjike.Ndonëse, pa e përjashtuar këtu Etikën e njohur individuale dhe kolektive mbi bazat dhe parimet e njohura të punës dhe angazhimit të preferuar teorik dhe praktik të lidershipit dhe institucionëve të njohura të shtetit dhe shoqërisë.Përkatësisht, eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin e njohur etik dhe socioantropologjik.Gjegjësisht, primatologjinë e njohur njerëzore ose qytetare së bashku me evolucionizmin politik dhe organik si dhe antropologjinë e përgjithshme nacionale, sociokulturore dhe sociohistorike të popujve(kombëve) dhe vendëve të ndryshme pa dallim.Madje, etikën autonome dhe etikën heteronome në funksion të parimëve dhe kriteriumëve të njohura të "kodit" ose obligimit moral të udhëheqjës ose lidershipit shtetëror dhe politik të një vendi.Etikën individuale dhe etikën sociale në funksion të raportëve ose marëdhënjëve të njohura në relacionin individi-shteti ose shoqëria e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Etikën e njohur të ekzistencës(etikën ekzistencialiste), etikën e rastëve ose situatave të ndryshme normative, etikën deontologjike(etikën e punës dhe përcaktimit moral), etikën ontologjike, etikën e llogaridhënjës ose të përgjithësisë morale dhe politike etj.Etikën formale(të statusit, funksionit dhe përgjithësisë publike dhe politike), etikën materiale, etikën diskriptive dhe empirike, etikën e njohur të filozofisë analitike(Meta-etiken dhe etikën epistemologjike) dhe kështu me radhë.Dhe, të gjitha këto në funksion të mbarevajtjes dhe obligimit të njohur moral , shoqëror dhe nacional të lidershipit dhe institucionëve të gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në vendët e konsoliduara dhe demokratike.Aty janë edhe disajni, arkitektura(infrastruktura), struktura dhe superstruktura e njohor institucionale, konstitucionale dhe kadrovike . Të cilat së bashku me edukatën, arsimimin, profesionalizmin, përformansen, vizionet, rezonansën, etikën dhe estetikën e njohur të udhëheqejes ose lidershipit të përgjithshëm shtetëror dhe politik të një vendi apo të një shteti: janë ne funksione te ndryshme(kognitive, retrospektive, perspektive, avangarde, introspektive ose intrinzniko- ekstrinznike) te mbarevajtjes dhe nje funksionimi optimal te shteteve dhe shoqerive te konsoliduara qytetare e demokratike.Pastaj vijne kariera dhe "lufta" e ndershme per kariere, pervojat e ndryshme objektive dhe subjektive, faktoret e ndryshem social, determinant, relevant, konfident etj.Se bashku me mireqenjen, edukaten, kulturen dhe stabilitetin e preferuar psiko-fizik ose bio-fizik te nje zyrtari ose udheheesi shteteror ose institucional, madje, familjen, profesionin, kredibilitetin e tij moral dhe nacional , karieren e tij dhe keshtu me radhe.E kunderta e tyre jane destruksionet, dekonstruksionet, anomalite dhe patologjite e ndryshme objektive dhe subjektive qe ne sociologji dhe politologji njihen si veprime ose reagime te brendshme(emocionale ose intereaktive) te shkaktuara nga "libidi i xhindosur" ose mbingarkesat e njoura objektive dhe subjektive me "force" dhe "energji" te tepruara negative ose pozitive.Nga te cilat mepastaj vijne edhe animozitetet, indolencat, amnezionet, paradokset, destruksionet, dekonstruksionet, dekompozicionet, frakturat, multifrakturat, demagogjite, hipokrizite dhe anomalite tjera individuale dhe kolektive.Dhe, kjo ne radhe te pare per faktin se njerezit ose qytetaret e ndryshem te nje vendi apo te nje shteti sipas politologeve, sociologeve dhe psikologeve te shumte:nuk jane gjithmone te barabarte ne te gjitha fushat ose drejtimet e mundshme politike, sociale, fizike, materiale, organike dhe të tjera me njeri tjetrin.Ata pra dallojne(jane te vecante) nga njeri tjetri per nga forca, madhesia, funskioni, profili politik, pushteti shtetëror ose shoqëror, konstrukti, kultura, edukata, mentalitetiti, profesionalizmi, etika, estetika dhe keshtu me radhe.Ndërkohë që Ideja e lartëpërmendur mbi bashkimin e gjithëmbarshëm shtetëror dhe kombëtar të një vendi a të një populli në këtë kuader nuk njeh si të thuash përkufizime ose "limite" të ndryshme zyrtare dhe jozyrtare.Ajo është e drejtë globale dhe universale e të gjithë njerëzve ose qytetarëve të ndryshëm-pa dallim profesioni, force politike ose funksioni.