E enjte, 24.07.2025, 11:47 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Perëndimi, Kosova dhe Serbia

E enjte, 02.09.2010, 10:00 PM


PERËNDIMI, KOSOVA DHE SERBIA

 

Nga Halit Bogaj

 

Pas debaklit kolosal të Serbisë , me rastin e përfundimit të GJND-së, ajo jo vetëm që nuk ra në binarët e duhura, por e vazhdoi çmendurinë e saj të mëtejme, duke mohuar rezultatin final të asaj gjykate të cilën e kishte  kërkuar vetë që ta jepte verdiktin mbi ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës!Pra, në vend që të pajtohej me të gjitha ato rrjedha ndërkombëtare, ajo vazhdonte këngën e saj monotone dhe absurde, duke mohuar mendimin këshilldhënës  të trupit gjykues I cili ishte në favor të Kosovës/me kundërshtimin e 4 vendeve, ashiqare me politikë proserbe/, të cilat vazhdojnë t’I shkelin rregullat dhe parimet universale njerëzore /siç është, parasëgjithash, Rusia/ me hegjemonizmin e saj të njohur dhe sulmet e paradokohshme kundër integritetit territorial të Gruzisë!.Madje madje ajo ka fytyrë që ta mbrojë Serbinë dhe gjenocidin e saj ndaj shqiptarëve, por falë Zotit  që në mbledhjet e OKB-së/kushtuar vendit tonë/ gjenden arushanët perëndimorë në krye me SHBA-të dhe Anglinë të cilët ua tregojnë dhëmbët dhe ua bëjnë bajat serborusëve injorantë të cilët kanë mbetur si të mjerë pas Pranimit të Pavarësisë së Kosovës nga ana e shteteve më të fuqishme të botës/, në mesin e të cilave janë edhe:Australia, Japonia, Kanadaja, Turqia, Unioni evropian/përveç 5 vendeve akoma kryeneçe/ dhe nga  shtetet fqinje ballkanike    cilat ia plasën zemrën Serbisë së lazdruare  nga Rusia e cila po e fut në baltë thellë e më thellë, duke vazhduar ta përkrahë dhe konfrontojë me vendet nga të cilat  Serbia e ka interesin më të madh.

 

Pas paraqitjes tinëzare të Rezoltës serbe në OKB/sigurisht me aminimin e Rusisë/ Serbia u bë edhe njëherë shumë qesharake, duke u munduar ta mbronte botën nga’’Separatizmi I mëtejmë’’, por duke e harruar fundamentin kryesor të Pavarësisë së Kosovës për të cilën Perëndimi ka thënë decidivisht se’’Kosova është rast I veçantë’’ dhe në këtë kontekst ne bëjmë pyetjen se: deri kur Serbia duhet ta mësojë këtë fakt të cilin s’e luan topi.Gënjeshtrat serboruse I ka ngrënë qeni atë ditë kur pas shpalljes së pavarësisë së Abahazisë dhe Osetisë jugore nuk doli bir nëne që ta pranonte një aggresion të tillë rus ndaj Gruzisë, përveç diktatorit  dhe tiranit Hugo Çavez të cilin /në të mire e në të keq/e përkrahë Rusia..

 

Gjatë mbajtjes së Seancës së OKB-së përkitazi me Rezolutën serbe, Vuk Jeremiq ishte bërë si një qen I zgjebosur dhe vazhdonte të fliste nonsense të mërtejme dhe të gënjente , ashtu siç e kanë adet serbët, pa u skuqur fare dhe duke menduar se gënjeshtrat e tij aq të tejdukshme do të kalonin pa u hetuar fare, mirëpo atij ia bëri bajat sidomos ambasadori I Mbretërisë së bashkuar I cili, voglushit serb,  ia ngriti edhe më tepër temperaturën , duke ia bërë të ditur se pikërisht Serbia ishte ajo që e shkelte të drejtën ndërkombëtare ,duke mos e pranuar mendimin këshilldhënës të Gjykatës , të cilën, siç u tha  edhe më lart, e kishte kërkuar vetë ajo!Por si t’ia thuash të vërtetën atij që nuk kupton dhe nuk dëshiron të kuptojë, aq më tepër kur prapa vetes e ka një shtet hegjemonist të cilit  edhe bota herëherë ia sheh sherrin, por I cili, për fat, nuk ka çka bën  në raport me të fortin , ngae qëmoti I   është lagur baroti dhe ka mbetur  si’’si qen I nuktë’’ ,.Në bumerangun dhe labirinthin e saj të krijuar me rastin e Kosovës, Rusia mundi ta thoshte vetëm një fjali të sigurtë, duke u kokorisur si Serbia:  se kurrë nuk do ta pranojnë Pavarësinë e Kosovës dhe do ta pengojnë atë që të futet në OKB!Por edhe në këtë rast vendosin ata që e kanë bërë ‘’vegëshin , të  cilit ia ngjesin edhe vegën’’.Pra nuk  duhet të na brengosë fare fakti se a pajtohen a nuk pajtohen Rusia dhe Serbia.Është e rëndësishme që ‘’Karvani të ecën kurse qentë le të lehin’’

 

Në séancën  e OKB-së/përveç ndihmës verbale që ia dha Rusia/Serbia mbeti qyqe vetëm në pretendimet e saj për t’I vazhduar bisedat për statusin e Kosovës, I cili është akt I kryer për ata që na kanë pranuar dhe në mënyra të llojllojshme,  janë duke e avancuar Pavarësinë, akoma të brishtë, të  vendit tonë.

 

Dredhitë e Serbisë ,të cilat ia bëri Perëndimit pas Mendimit këshillëdhënës të GJND-së, iu’’ shpërblyen’ negativisht me ‘’ruajtjen e manastrireve serbe’’ nga Shërbimi policor I Kosovës, gjë që u çmendën sërish popat serbë, të cilët nga sikleti, kishin thënë:se nga tani do të mbrohen me tela gjemborë nga shqiptarët!!!Filluan komentet dhe frika u kishte hyrë në palcë ngase e dine se çka kanë bërë kundër nesh dhe se  pikërisht ata /pra popat/ ishin dora e zgjatur e Sllobodan Millosheviqit dhe e regjimit të sotëm serb ndaj Kosovës.Në vitet ’80-ta e kujtojmë një plakë serbe nga manastiri I Gojbulës e cila rrente se kinse e kishin dhunuar disa shqiptarë!!!Prandaj tani u themi, qëndroni se vetë e keni kërkuar deri në çastet e fundit, kur asnjëherë nuk keni dashur të bashkëjetoni si duhet me ne!Mbase edhe ky vendim I KFOR-it është rezultat I kokëfortësisë serbe në raport me Perëndimin ndaj të cilit tregohen akoma’’superiorë’’dhe’’Të paprekshëm’’ , duke mos u shkuar fare mendja se kanë mbetur si’’maca e ngordhur’’, duke pësuar debakël pas debakli dhe duke marrë shuplakë pas shuplake në planin diplomatik.Madje madje ai viçi I ri/Jeremiqi/ ishte ngutur të shkonte në Iran /te armiku më I madh amerikan dhe te shteti më terrorist në botë/ për ta ndalur Pavarësinë e vendit tone!As këtë nuk ia harron arushani Xho Bajden dhe pasardhësit e Toni Blerit, prandaj ai ‘’sa herë gëdhend, gëdhend në këmbën e vetë’’, kurse ne, edhepse ndonjëherë nevrikosemi në shikim të pare, I jemi mirënjohës për sharllatanizmin e tij politik të cilin kudoqoftë e shprehë me ‘’forcën e tij verbale’’, por siç thamë edhe më herët, me barot të lagur që nga viti 1999.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx