Mendime
Xhevat Rexhaj: LDK - A këndellje apo thyerja e këmbës së dytë
E premte, 03.09.2010, 09:57 PM
![]() |
Kryesia e LDKsë, pa kryetar (Foto e bërë nga autori) |
LDK – A KËNDELLJE APO THYERJA E KËMBËS SË DYTË
Ndeshje eliminatore
Nga Xhevat Rexhaj
Fillimi i shattatorit të këtij viti si pa dashje ngacmoi skenen politike kosovare dhe gjithandej qytetare në shtetin tonë Kosovën e pavarur, demokratike, sovrane dhe me kufij të paprekeshëm, si po shprehen pushtetarët tanë të zgjedhur nga vota e popullit në vitin 2007.
Dihej nga pak se në shtator do të fillonin zgjedhjet brenda partiake në subjektin më të madh politik të Kosovës, në LDK, në partin që fatalisht u dëmtua me 2006 nga vetë matrapazët e LDKsë, kuptohet atyre që më së shumti thirreshin në këtë subjekt dhe në emrin e personalitetit më të madh shqiptarë Presidentit Ibrahim Rugova. Pas katrahurave që i ndodhën LDKsë dhe pas kurorëzimit me subjektin tjeter partiak PDKnë, njerëz të cilët qysh para, gjatë dhe pas luftes nuk kishin lenë gur pa lëvizur që ta njollosnin LDKnë, afër një milion anëtarë dhe simpatizues të saj, dhe sidomos Burrin e shtetit Preseidentin I. Rugova të cilin ata kurr nuk e pranuan dhe ende nuk e pranojnë si ish President i shumë viteve dhe themelues të shtetit të pavarur kosoves. Ndoshta vërtet ishte momenti që LDKja e darë në dysh të futej në koalicion për hir të njohjes formale të Republikës sonë, por kurr nuk duhet dhe nuk do u falet nënshtrimi që i bënë vetë këta politikuaj të LDksë vetë LDKsë nën tutelen e PDKsë. Këtë anëtarësia dhe shumë simpatizues e kanë në tru dhe në zemër se janë ndier të tradhëtuar gjatë gjithë këtyre 3 viteve nga vetë Kryesia e LDKsë. Këto dhe shumë të tjera dihen qe shumë kohë, por ja që fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit e nxenë pakëz skenën tonë politike pas të nxehurave dhe rrezitjeve të politikbërjesë kosovare nepër hotele dhe bregdete luksoze këndeve të botës afër tajkunëve rusë nepër plazhe të ndryshme. Kur i shohim fytyrat e tyre nepër TV duken të merdhezur dhe sigurishtë shumicen i ka djegur dielli njëhere e më pastaj nuk kanë mundur ta marrin ngjyren e mirë të të rreziturit, ngase deri sa kanë ardhur në këto funkcione të tanishme shumica kanë pi qaj”RUSI” “ nepër hije të livadheve dhe arave të katuneve të tyre, por realiteti tani është se shumica janë bërë edhe milionerë e mund edhe të shkojnë nepër “ Sollariume “ të ndryshme se Lekët i kanë me bollëk. Nga e gjithë kjo pra disa janë ende të trulluar nga temperaturat e latrta të diellit dhe nga pluhuri jo vetëm i Obiliqit por i shumë kinse Projekteve kombëtare që kanë filluar nepër Kosovë e punët po shkojnë si hapat e breshkës, he mozomakeq. Si ma të trulluar këtë fillim shtatori mu duken dy figura të LDKsë, dy njerëz të cilët pa farë merite u ngriten në piadestal, Eqa, pra Eqerem Kryeziu i ynë dhe Rama pra Ramë Manaj, sekretar i LDK së e besa edhe Zv. Kryeminister i PDKsë!?
Të dy këta funkcionerë të LDKsë-PDKsë këto dy ditët e kaluara u duken në gazeta dhe TV të ndryshme si dy vëllezër, por që as në pamje e as në mendje nuk janë njësoi, njëri është me flokë të bardha sikur... dhe i njohur për “VICA” e tjetri pa flokë por i njohur për një gramatikë të “pastër” shqipe, por diq mbeti disi e paqartë në paraqitjet e tyre ; cili ishte vërtet zëdhenës i Thaqit, ndoshta e marrim vesh më vonë. Këta dy burra deklaruan se djali i Presidentit të ndjerë I. Rugova, Ukë Rugova nuk ka çka kërkon në LDK, nuk mund të thirret në emër të babës( gjë të cilën ai nuk e ka bërë) dhe nuk mund të pretendoi në kierarki ngase duhet të ju nënshtrohet procedurave, ( gjë të cilën i nderuari Ukë vetë e ka potencuar se nuk kërkon kryetarllëk e as jo proceduralitet, përkundrazi dëshiron rigjenerimin dhe freskimin e subjektit të cilit ai dhe familja gjithhere i përkisnin). Eqa dhe Rama, të frikësuar nga situata e re menduan se me këto dredhi të tyre do e frikojnë jo vetëm Zotërin Ukë Rugova, por edhe shumë përkrahës të tij si në kryesi, në KP, dhe në mbarë anëtarësin e LDKsë, por në realitet ata nuk arritën efekt përkundrazi cullak u pa se këta të dy të shtyrë edhe nga dikush tjetër e hetuan rrezikun se vërtet në LDK po fillon diç e re, do vijnë të rinj dhe njerëz të pa shantazhuar dhe të pakompleksuar të cilët prioritet e kanë zgjuarjen nga gjumi dhe heqjen e hidhërimit të qindra mijra anëtarëve të LDKsë që ishin të indinjuar me Eqa e me Rama, e të cilët duan ide dhe mendje të shekullit të kompjuterit, ekonomisë dhe mirëqenjes qytetare, pra ecjesë drejtë botës demokratike dhe UE së. Të plakurit dhe të shantazhuarit e LDKsë që janë në Kryesi, në KP dhe në funkcione shtetërore e partiake përmesë Eqes dhe Ramës treguan edhe njëhere dhëmbët e tyre dhe me këtë e dokumentuan se ata së bashku me Daca e të tjerë ishin fitilgjinjët dhe shkatërruesit e LDKsë rugoviane me 2006, këta po të njejtit tani më do mundohen të bëjnë çmos që edhe në këto zgjedhje të cilat priten të mbahen këta muaj, të ndodh edhe një marri e radhës, pra janë të predisponuar që skenari i vitit të mbrapësht 2006 të përseritet. Kjo është më se e vërtet, këtë ma kanë thenë edhe disa anëtarë të Kryesisë dhe të këshillit të Përgjithshëm të LDKsë, në shkurt, maj dhe gusht të këtij viti gjatë bisedave dhe takimeve me ta; ( në disa shkrime tjera do të dal edhe me emra konkret, por tani më nuk është momenti).
Garda e vjetër dhe e shkokordhuar në shumë aspekte e LDKsë nuk është e gatshme të tërhiqet lehtë jo vetëm nga postet e tyre por edhe nga degradimi total i partisë, thjeshtë këta duan një lloj diktature partiake, duan që me frik¨sime dhe me shantazhime të mbajnë peng reformimin e nevojshëm të LDKsë, duan që tani gjatë procesit zgjedhor të fusin dhe të zgjedhin servilët e tyre, ata që do të pranojnë çdo gjë për klanin e vjetër e vetëm e vetëm që mos të humbasin pozitat dhe rrogat e tyre, pra të mbajnë privilegjet, dhe për këtë rrafshë ne shqiptarët jemi bajrakatrë në botë, se shitemi për pak pra për interes personal shkatërroim diç më të madhe dhe më të rendësishme, e kemi zanat fatkeqësishtë.
Duke lexuar shumë artikuj dhe intervista të ditëve të fundit, që prej intervistes së Ukë Rugovës, dhe duke analizuar komentet e lexuesve në shumë gazeta online dhe në shumë faqe interneti, më shumë se 80% e komentuesve shpreheshin në përkrahje të reformimit të LDKsë dhe marrjes me politikë të Ukë Rugovës , djalit të Presidentit Historik të Kosovës Ibrahim Rugova, shumica shpreheshin se ky i ri është rritur dhe brumosur me filozofinë dhe edukatën familjare e kombëtare në një Familje të shëndosh shqiptare dhe se vetë intervista e tij kuptohej si një vazhdimësi e një vizioni dhe një largëpamësie kombëtare pa fjalë të mëdha dhe pa mburrje, por shihej, urtia, qetësia dhe racionaliteti prej njeriu me vlera. LDKsë vërtet i duhet reformim, i duhet elan, i duhet cilësi dhe i duhet vendosmëri, LDKja ka një ushtri të madhe të anëtarëve dhe simpatizuesëve, ka një bagazh dhe ka një histori me të cilën gjeneratat e reja mburren dhe do të mburren, LDKja duhet forcuar me kuadro të reja dhe me trima në fushën politike, jo me frikacak dhe me njerëz labilë të cilët ndërrojnë gzofin sipas kohës, pra duhet një LDK që udhëheq shtetin o tani o kur më!
Ka ardhur koha që tani brenda strukturave të LDKsë të ndodh një ndeshje eliminatore vetëm me një lojë pa minuat shtesë, pra ballafaqimi i të ardhmës dhe asaj të kaluarës, e ardhmja sjell prosperitet dhe dinamizëm e ajo e së kaluarës mbetet me epitetet e veta që i ka fituar gjer sa ishte në lojrat e kaluara, pra le të fitoi ekipi që ka forcë, talent, dije, teknikë dhe vullnetë, e aty duhen disa lojtarë me përvoj por kapiteni dhe trajneri duhen të jenë fytyra të reja.
Me fat zgjedhjet LDK!.