E enjte, 24.07.2025, 09:57 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Të ketë kujdes z. Ukë Ibrahim Rugova

E premte, 03.09.2010, 09:59 PM


TË KETË KUJDES z. UKË IBRAHIM RUGOVA

 

Nga Selim M. Hasanaj

 

Si militant i filozofisë kombtare të Shejtit të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova ( pastë ndjesë) u gëzova pa masë këto ditë kur djali i Dr. Ibrahim Rugovës, z. Ukë Rugova doli publikisht dhe konfirmojë angazhimin e ti të afert në LDK ku ai patjeter do kandidojë per pozita në vetë kreun e partisë të cilen para dy dekadave e pat formue baba i ti dhe të cilen Ai e udhëhoqi me suksesë të papar sa që arriti të bahet i njoftun në mbarë boten e civilizueme dhe si lider i LDK-së Ai ishte lider edhe i popullit shqiptarë të cilin Ai e priu per dy dekada me sukses të papar deri atëherë dhe e solli Dardaninë deri te mvetësia e saj dhe tani kjo mvetësi asht e pranueme edhe nderkombtarisht.

Unë nuk kamë pas asnjiherë dilema se cilen parti politike të Dardanisë do e votojë sepse per mue Dr. Ibrahim Rugova ishte ma shumë se lider, ma shumë se president AI ishte thejshtë nji Shejt të cilit unë i perulem me devotshmeni. Ishte koha e ndamjes ¨fatale të LDK-së pas së ciles ndamje u formue LDD-ja dhe të cilen per nji kohë të shkurt e pata mbeshtetë dhe isha edhe pjesë e sajë tue kjen edhe Kryetar i degës së LDD-së në Norvegji. Ama kur pash se njeriu që ma së shumti premtojë se do ndjek rrugen kombtare të Dr. Ibrahim Rugovës , Nexhat Daci në realitet asht njeriu që kurr nuk e ka dasht as perkrah jo vetem Filozofinë kombtare Rugovjane , por ai as vetë Dr. Ibrahim Rugoven nuk e ka respektue, unë u terhoqa me nji dorheqje publike dhe nga ajo ditë ma nuk i perkas asnji partie.

Tash pas lajmit të djalit të Presidentit legjendë se ai do ti bashkangjitet me aktivitete partisë së babait të ti, normal se edhe unë do i mveshem asaj partie, pra do rikthehem aty ku isha me shpirt e me zemer per të gjitha vitet. Pra do rikthehem në LDK.

Mirpo ky shkrim i imi nuk e ka ketë karakter , pra që të bajë reklama per veten time, unë si analist modest, si militant i LDK-së kamë nji këshillë publike per z. Ukë Ibrahim Rugova dhe per të gjithë ata miq të ti që e perkrahin dhe do ta perkrahin gjatë ecjes së z. Ukë në hierarkinë partiake e politike të Dardanisë.

E thash ma naltë se pat ndodhë ndamja fatale e LDK-së pas së ciles u krijue LDD-ja. Do ceku se nga LDK-ja me vite janë fut dhe kanë dalë persona të ndryshem. Shumë nga ta me futjen e vetë në strukturat e LDK-së kanë shkaktue dame, shumë nga ta aty janë fut me qellime dhe porosi të caktueme per ta marr kalanë nga mbrenda e disa kanë provue fatin ashtu si ndonji aventurier dhe spontanisht ashtu si janë fut ashtu edhe kanë dalë. Mirpo asht mbetë në kujtesë futja në LDK e Hydajet Hysenit, Basri Musmuratit, Jakup Krasniqit, Ramë Bujes dhe disa militantve envero-stalinist të cilet kur paten dalë nga LDK-ja bukur fort e paten tronditë opinionin dhe dalja e tyne rezultojë me formimin e nji subjekti të ri që pasi ndrrojë emnat per disa herë sipas tekeve të "babasë" së tyne të kryeideologut envero-stalinist Rexhep Qosjes ma në fund u formue PDK-ja parti kjo e majtë me ideologji dhe percaktime tipike envero-staliniste e cila sot ka pushtetin në koalicion me LDK-në të cilen e shkatrruen ma parë vetë kreu i sajë per shkaqe të gares per poste dhe karrika ata i thyen karrikat njani tjetrit per kokë dhe i dhanë pushtetin envero-stalinistve që sot ju prin Hashim Thaqi me pajtashet e vet secili më beter se tjetri.

Mirpo opinioni kombtarë, ata që vertetë me zemer kanë dasht dhe kanë perkrah liderin e tyne shpirtnor, ideologun per ardhmeninë e kombit, babanë e mvetësisë së Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova mbajnë mend edhe nji puq, nji thikë pas shpine, nji tradhti kombtare që pat ba kryeçeveritari i Dr. Ibrahim Rugovës, banditi Bujar Bukoshi. Ky njeri i pacipë dhe i paftyrë mbanë pergjegjësinë per shumçka që pat ndodhë fatalisht per Dardaninë posaqërisht në kohen 1996-2001 sado që ky njeri që nga fillimi pat injorue Liderin e vetë, Presidentin e vetë i cili e pat emnue per kryeçeveritar unë do perqendrohem në kohen 1996-2001. Nuk kamë ndermend të qesë gacë në barut sikur thotë populli, as nuk kamë ndermend të ripertrijë plaget dhe dhimbjet në shpirtnat e atyne që direkt kanë psue nga veprimet tradhtare të Bujar Bukoshit si ta zam familjaret e Ministrit të parë të Mbrojtjes në Çeverinë e Dardanisë kolonel Ahmet Krasniqin , pastaj të kolonel Tahir Zemaj, të Ilir Konushevcit, të Ardian Krasniqit, të Ali Ukës, Agim Ramadanit, Sali Çekut e sa e sa të tjerve, por mbi të gjitha edhe premtimi pastaj heshtja dhe injorimi per 600 e sa mi marka gjermane per tu ble armë per ushtaret e Adem Jasharit në Prekaz të cilin premtim e din fare mirë Rifat Jashari, por ai heshtë dhe pse e dinë vetem ai etj, etj injorime, perbuzje, tradhti e pisllaqe të Bujar Bukoshit. Bujar Bukoshi veç tjerash pas çlirimit konfiskojë sikur me ja pas lanë baba fondin e grumbulluem të 3% i cili fond padyshim ka kjen shumë i madhë. Bujar Bukoshi pas luftes pa cip në ftyrë pati disa prononcime anti Ibrahim Rugovë, Bujar Bukoshi, formojë parti dhe tash kur pau se askush nuk ka respekt per te e jo ma per partinë e ti ai u fut në garë per deputet të parlamentit të Dardanisë tue ju rras Hashim Thaqit në prapanicë per çka Hashimi e shperbleu me postin e ministrit të shendetsisë. Ka shumçka të shkruhet per këtë njeri të mrapsht, të pa cipë dhe njeri total psikopat i cili smundjen e ti e prezanton sa herë merr fjalen ( sado rralë) në foltoren e parlamentit. Ky njeri këto ditë doli publikisht me komentin se do futet në garë per kreun, pra per kryetar të LDK-së dhe në nji faqe interneti të Botes Sot lexova deklaraten e ti se si ai paska marr premtime per perkrahje edhe nga djali i Dr. Ibrahim Rugovës z. Ukë Rugova.

Shpresojë të jetë kjo nji nga rrenat e zakonshme të Bujar Bukoshit dhe apelojë te z. Ukë Rugova që të qendrojë larg nga intrigashi dhe njeriu i lig Bujar Bukoshi. Apelojë edhe tëk shtabi dhe miqet e z. Ukë Rugova të dalin publikisht dhe ta demantojnë rrenen e Bujar Bukoshit sepse nese nuk e bajnë atë po i garantojë z. Ukë Rugova se që në start do i humb perkrahsit dhe ithtaret e vetë, populli me të drejt nuk e don as nuk ka mendim të mirë per Bujar Bukoshin, andaj asesi nuk guxon Ukë Rugova të pshtillet me te.

Dhe per fund ja perkujtojë Ukë Rugovës se shansat e ti per tu ba i pari i LDK-së dhe i pari i Dardanisë janë fantastike , por shpresojë se Uka percjell se çka po flasin njerzit nga kreu i LDK-së, deklaratat e tyne sot deshmojnë se sa ishin dhe janë ata njerz perkrahes të babasë së Ukës dikur dhe sot. Deklarata e z. Ukë padyshim popullin e ka gëzue dhe populli pret me padurim futjen e ti në skenen politike të Dardanisë, mirpo disa kolltukgjinjë të LDK-së i ka tmerrue dhe ata paturpsishtë dalin me deklarata çfarë ishte ajo e drenicarit Ramë Manajt. Poashtu publikisht i thamë  mendjemadhit dhe servilit deri në bythlëpimje të Nexhat Dacit, asistentit të ti Lulzim Zenelit se deklarata e ti per Ukë Rugoven asht e turpshme dhe skandaloze ashtu sikur ishte e turpshme dhe skandaloze edhe deklarata e vetë Dacit para disa muajve kur pat thanë se partitë nuk janë mbretni per të lanë trashegimtar. Pra në formen ma cinike pat anashkalue propozimin e Naser Rugovës per tu bashkue LDK dhe LDD me Ukë Rugovën si lider. Per këtë deklaratë të Nexhat Dacit, Naser Rugova e shperbleu ate me servilizem dhe u ba zavendës i Dacit. Turp, per Dacin e pacip, turp per Lulzim Zenelin megaloman dhe qyqan dhe super turp per Naser Rugoven që ju shtrue Dacit sikur sherbtor i tij.



(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx