E enjte, 24.07.2025, 08:52 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Ka festë Dardania

E shtune, 04.09.2010, 07:59 PM


Selim Hasanaj

 

KA FESTË DARDANIA

 

(Rapsodi për Katedralen në Prishtinë)

 

Në zemer t`Prishtinës, përballë Rektoratit,

Nji ndërtesë madhore bukur ka rritë shtatin.

Asht kjo Katedralja për popullin shqiptar,

Sot na para botës jemi faqebardhë.

 

II

Dardania mbarë sa bukur feston,

Thrretn atje nga dheu Heroi, Gjergji i jonë:

Po ku je, o vëlla, o Lekë Dukagjini,

Ku janë gjithë dardanët e Milosh Kopili!

 

III

Ejani të gjithë sot në Dardani,

Të gjithë ju kaloni nëpër Velani,

Thirrni ju të vorri Shejtit të Dardanisë,

Ibrahim Rugovës, birit t`Shqiptarisë.

 

IV

Bridhni gjithandej, derisa ta gjeni

Vëlla Pjeter Bogdanit, shpirtin të ja këndellni,

I thoni se sot në mes të Prishtinës

E pret Nanë Tereza, shenjtorja e dritës.

 

V

Mbasi keni mbledhë burrat e Rugovës,

Ndaluni n`Leshan, te burri i kohës.

Aty Haxhi Zekës ia jepni kushtrimin

Të vijë tok me burrat e Rrafsh Dukagjinit.

 

VI

Rrugës ju ka vini, ndaluni nëDrenicë,

N`Prekaz e n`Polac edhe në Galicë,

Se Hasan Prishtina me Azem Galicën

Kushtrimin kanë dhanë nëpër tanë Drenicën.

 

VII

Te kulla e Jasharaj janë bashkue trimat,

Ahmet Delia, Tahir Meha, Igballe Prishtina;

Asht Shaban Palluzha me Mehmet Gradicën,

Aziz Zhilivoda me Ymer Berishen.

 

VIII

Mos harroni ju Malsisë  me i çue fjalë,

Ta lajmrojë At Fishten, Homerin shqiptar,

Se Shtjefen Gjeqovi i ka marr mbas veti

Marie Shllakun, Gjon Sereçin edhe Ndue Perlleshin.

 

 

IX

Rreth e qark ku janë trojet t’i lajmroni,

Edhe Çamërisë lajmin ju t’ia çoni,

Se Faik Konica këte ditë e ka pritë,

Ai do thrrasë Fan Nolin, atje n`Amerikë.

 

X

Kështu të bashkuem na do të festojmë.

Katedralja Nanë Tereza t’gjiyhëve na bashkon,

Buzuku, Bardhi,  këtu e kanë folenë,

Matrenga, Veqilharxhi edhe shumë të tjerë.

 

XI

Gjergji ynë i Madh ne na përkujton

Që t’i thrrasim miqtë anë per anë ku janë:

Kështu do fillojmë me President Wilsonin

Reganin e Bushin si dhe Bil Klintonin.

 

XII

Helmuth Kolin e Strausin edhe Toni Blerin,

Wesli Klarkun zonjë Olbrajtin edhe mik Vokerin

Dhe pasi të gjithë na t’i kemi ftue,

Papen Pal i dytë nuk ban me e harrue.

 

XIII

Dhe kur thirrjen Papës na t’ia çojmë,

Ta lusim atë dhe për nji vëllaun tonë,

Për Papa Klementin, at bir t`Ilirisë,

T’i thotë që të vijë n`zemër të Dardanisë.

 

XIV

Se ne sot Dielli ngrohtësisht na rrezaton,

Katedralja Nana Tereze t’gjithëve na bashkon,

Tashti moren fund shekujt e errsinës:

Ambel bien Kambanët n`zemer të Prishtinës.

  

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg: 05.09.2010



(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx