E enjte, 24.07.2025, 09:21 PM (GMT+1)

Mendime

Shefik Sadiku: Z. Bernard Kushner dhe z. Leh Valensa

E shtune, 04.09.2010, 07:57 PM


z. BERNARD KUSHNER  DHE  z.LEH VALENSA

 

Dy figura karizmatike me ambicie Humanitare dhe Politike në Evropë

 

Nga Shefik Sadiku

 

>>E kam regjistruar për ta parë synimin e z.Kushnerit ambicioz ,sa nuk ishte në politikë dhe të z.Kushnerit të dëshpruar si Ministër i punëve të jashtme në qeverinë e presidentit z.Nikolla Sarkozit !<<

 

z.Kushner ishte themelues i organizatës “Mjekët Pa Kufi”me të cilën reflektonte “rreze lirie” jo vetëm në Evropë,por edhe më gjerë .Edhe shqiptarët e Kosovës e mbajnë mend për herë të parë në vitin 1990 kur Qeveria e RSFJ-së e lejoi ushtrinë dhe politikën zyrtare serbe që t’i helmojnë afër 10 000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore në Kosovë e më vonë politika pushtuese e shtetit serb për të pasur alibi për segregacion në mes nxënësve Shqiptarë dhe serb nëpër objektet shkollore në Kosovë,me këtë rast z.Kushner nga pozita e organizatës së tij “mjekët pa kufi” u prononcua se: ndaj këtyre nxënësve janë përdorur mjete “toxike” por, kurrë nuk u ndriçua ky rast as nga organizata e tij,dhe as nga Qeveria e RSFJ-së ,por as nga politikat “demokratike perëndimore”,sepse rrjedhat politike kishin marrë trend më të “rëndësishëm” se sa 10 000 nxënës shqiptarë në Kosovë ! ? ...Po ky vit ishte viti i politikës pragmatike ku vepronin si në prapaskenë dhe në skenën politike: Millosheviqi,Gjeneral Nikolla Lubiqiqi,Gjeneral Petar Graçanini ,Borisav joviqi dhe  zyrtar të tjerë serb ,të cilët e dëshironin të sundonin në Jugosllavi dhe, e pushtuan Kosovën ,Vojvodinën dhe Malin e zi ,ndërkaq, në anën tjetër nuk i lejonin ndarjen e Republikave të tjera si:Sllovenia,Kroacia,Bosnj e Hercegovina e tjerë...

 

...Përsëri,Humanistin me ambicie politike –z.Bernard Kushner do ta shohim në vitin 1999 si “përfaqësues special” i sekretarit të sekretariatit të KS të OKB – së në Kosovë i dyti pas Brazilianit Bolello ( i cili u vra në Irak po ngjashëm si përfaqësues special i sekretarit të sekretariatit të KS të OKB-së ).Tani humanisti z.Kushner në Kosovë do të luaj një lojë të mrekullueshme politike, i cili mundohej që ta t’hollonte perin dhe të mos e këpuste kurrë,si përfaqësues i UNMIK-ut, më i plotfuqishmi njeri së bashku me DAN Eversin e OSBE-së...z.Bernard Kushner shkoi nga Kosova duke mos e përfunduar misionin e tij sepse politika zyrtare e Francës në zonën të cilën e kontrollonte, në veri të Kosovës e mbante anën e politikës së nëntokës së serbise fashiste dhe si pasoje e kësaj politike edhe sot, Kosova veriore ka mbetur nën mëshirën e kontestit të pa zgjidhur politik ,edhe pse Kosova është shpallur shtet i pavarur qe dy vite e gjysmë .Të qartësohemi se z.Kushner ka mundur ndryshe të veproj politikisht në veri të Kosovës duke e shfrytëzuar autoritetin e tij dhe plotfuqishmërinë politike si përfaqësues special i UNMIK-ut për t’i dëbuar të gjithë serbët e instaluar nga Millosheviqi ...por,mjerisht këtu e kuptoi se pikërisht zonën të cilën e kontrollonte ushtria e shtetit të tij prej nga vinte-Francë,zhvillonte një politikë dykahëshe... sidomos gjenerali IV de Kermabo,i cili edhe sot,është  në pozitën më të lartë të politikës zyrtare të Evropës – EULEXI-mision i së cilës ka ardhur për ta implementuar ligjin në Kosovën e “Pavarur”,për t’i mbikëqyrur dy shtylla të shtetit më të rëndësishmet :POLICINË dhe GJYQËSINË !Sidomos në veri të Kosovës, Eulexi nuk e mbikëqyrë as Policinë dhe as Gjyqësinë nuk e kane vënë në funksion të veprimit...Kjo frazë politike vlente gjeri më 22 korrik kur GJND-ja u deklarua në favor të politikës zyrtare të Kosovës dhe të politikës zyrtare të SHBA-së dhe 22 shteteve te bashkimit evropian!Sepse shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte veprim politik i drejtë dhe në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare, përfshirë edhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

 

Në momentin kur u bë Ministër i punëve të jashtme i shtetit të Francës z.Kushner nuk ishte më ai, i cili e udhëhiqte organizatën “mjekët pa kufi”,dhe as ai,i cili ishte përfaqësues special i S të S i KS t’OKB-së por, ishte një prej diplomatëve më të mirë të mundshëm të Evropës ,megjithatë më nuk ishte vetvetja por ishte Ministër i punëve të jashtme të Francës i cili, do t’i kultivojë vlerat politike të këtij shteti gjë që edhe më do ta fuqizoj miqësinë në mes të Shqiptarëve dhe Françezve por, sidomos të politikës zyrtare të Kosovës si shteti më i ri në Evropë !

 

Në rrafshin tjetër z.Kushner me punën e tij si humanistë dhe si diplomatë për mendimin tim,ishte rrugës së përfitimit edhe të popujve të tjerë dhe pakicave kombëtare jo vetëm në Evropë por,edhe më gjerë,gjithsesi ,edhe të Romëve të Evropës ku ka dëshmi se realisht ka punuar për përmirësimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike të tyre jo vetëm në Francë,por edhe në shtetet tjera të Evropës pra, edhe në Kosovë sa ishte si misionar i UNMIK-ut ! Sikur të ,mos i ndodhte potezi i fundit politik –dëbimi i Romëve nga Franca në Rumani dhe Bullgari,z.Kushner  për rezultatet politike që ka treguar në Evropë dhe Humanizmi i tij do ta shpinte shumë shpejtë drejt Çmimit Nobel për Paqe  ! Ndërkaq, ky është shembulli më i mirë për Humanistët që kurrë të mos inkorporohen në politikë sepse politika të zhvleftëson prej shumë vlerave që mund t’i përfitoj njeriu gjatë jetës dhe punës së tij.Saktësisht ,jam i bindur se z.Kushner ka qenë para një dileme “se a duhet të jep dorëheqje nga posti i Ministrit të punëve të jashtme të Qeverisë Françeze”,duhet ta kuptojmë se ata ( socialistët ) të cilët e kanë propozuar për ministër mund të mos ia japin pëlqimin,prandaj,duhet të pranohet politika zyrtare e Presidentit z. Nikolla Sarkozit ,dhe të “pajtohet “ z.Kushmer me politikën zyrtare të shtetit të tij pa vullnetin e vet,për dëbimin e Romëve nga Franca...

 

Duhet të kuptohet teoria filozofike se: në politikë më nuk je vetvetja ,por shpeshherë njeriu shndërrohet në robot pa dashjen e tij...

 

Ndërsa, në politikën Kombëtare njeriu kurrë nuk mund të shndërrohet në tjetër çka, pos asaj, se çka është,kjo vlen për popujt të cilët bëjnë luftë Çlirimtare ...tash do ta japim një shembull konkret për ta arsyetuar mendimin e fundit...

 

Leh Valensa kur e themeloi “Solidarnoshqin” nuk ishte politikan ,por,kishte ambicie politike dhe i bëri 10 milion anëtarë ,pasi që u bë president i shtetit Polak ( 1990 ),nuk i mbeti asnjë anëtarë i “Solidarnoshqit” dhe me të drejtë ankohet se sot “Solidarnoshqi “ i ka vetëm 700 mije anëtarë !

 

Këto dy figura karizmatike në shoqëri civile dhe në politikë të japin me kuptuar se nuk janë në gjendje me e kuptuar një proces të të qenunit njeri me vlera në shoqërinë civile dhe të qenunit njeri me vlera të kufizuara në politikën zyrtare të shtetit në të cilin nuk je ai që ishe më herët,ose me një fjalë nuk je vetvetja !

 

Veprimtaria politike e Leh Valensës me “Solidarnoshqin”( organizatë sindikale e klasës punëtore në Poloni e cila u themelua më 31.08.1980 në Gdansk të Polonisë ),në fillim nuk dukej se kishte karakter politik,por në esence më vonë u vërtetuan akuzat e Bllokut të Varshavës dhe të krerëve politik të Llagerit socialist se vizioni politik dhe sindikal i Leh Valensës prej një punëtori me profesion Elektricist ishte më i lartë se të gjitha politikat zyrtare dhe shkencore të llagerit socialist të viteve të ’80 – ta dhe,“heshtjes politike’’ të perëndimit !?.                                                                             Leh Valensa ,një punëtor krahu i cili punonte në kantierin e anijeve në Gdansk të Polonisë me aftësitë intelektuale dhe politike që dispononte e rrëzoi “teorinë” se vetëm intelektualët me diploma Universiteti,ose milionerët e pasur mundë të bëjnë mrekulli politike.Ky, u tregua tepër ambicioz dhe vizionar në ndryshime politike në Evropë sa që edhe vet Politikanët e Evropës perëndimore dhe SHBA-ve nuk i kishin paraparë ndryshimet e mundshme në gjeopolitikën Evropiane !?.Pikërisht për këto “pa” parashikime politike të politikës perëndimore e mbajtën popullin polak në shtetrrethim për gjashtë vite të plota prej shpalljes së shtetrrethimit nga Gjenerali i ushtrisë polake Vojçie Jaruzelski .Nga ky moment e gjeri në krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të Lira në Poloni të cilat do t’i fitoj Leh Valensa me Solidarnoshqin e tij dhe do të filloj ngrohja Globale në Evropë dhe do të shkatërrohet Pakti Politiko – Ushtarak i Varshavës,konsideroj, gjithnjë me vizionin politik të Valensës si dhe ndihmën e Politikës Perëndimore sepse LUFTA e FTOHTË në mes Paktit të Varshavës dhe Paktit NATO mori fund!Pikërisht në Poloninë e Leh Valensës, u shkri akulli i Luftës së Ftohtë .                       z .Valensa ka të drejtë të mburret se, me punën e tij dhe vizionin politik me të cilin dispononte dhe përkrahjen e miliona polakëve që e përkrahnin dhe ndihmën morale të politikës së perëndimit që ia jepnin ia arriti pikërisht në Varshavën e shtetit të tij ta asgjësoj atë pakt të Varshavës i cili e mbante jetën e miliona Evropianëve në ethe të luftës.

 

z.Valensa në zgjedhjet e para demokratike të cilat u mbajtën në Poloni u zgjodhë President i shtetit në vitin 1990 !

 

Kosova në këtë mes dhe populli i saj heroik synonte ta rrëzonte një “perandori” më të vogël se e z.Leh Valensës, ta rrënoj RSFJ-së pikërisht duke filluar në vitin 1981 me Demonstratat  e Marsit dhe në vazhdimësi deri në ngritjen e UÇK-së dhe ndihmën e paktit të NATO-së,dhe njëherë e përgjithmonë do të shërohet ky kancer në Evropë, ku synohet që popujt e Evropës të jetojnë të lirë dhe në PAQE !Sepse Rusia e tërbuar me shkatërrimin e paktit ushtarak të Varshavës dhe copëtimin e BRSS ,në vitin ‘98/’99 dëshironte t’i tregoj dhëmbët e “superfuqisë “ së dikurshme e cila nëpër mes të Serbisë nuk do ta lejoi shërimin e kancerit të robërisë së Evropës,duke e mbajtur Kosovën si vatër krize politike në Evropë !

 

Pikërisht z.Nikolla Sarkozi President i shtetit të Francës doli botërisht dhe nxënësve të një shkolle fillore u tregon Hartën e Kosovës se së shpejti do të themelohet edhe një shtet i Pavarur me emrin KOSOVË !Kështu edhe ndodhi ,më 17.02.2008  Kosova u shpall shtet i pavarur ...

 

Duke i marrë parasysh vuajtjet e popujve të robëruar janë të njëjta,megjithatë dallojnë vuajtjet e Shqiptarëve prej dhunës shtetërore që kanë përjetuar nga RSFJ-ja dhe gjatë viteve të ’90-ta ‘ edhe nga Serbia ,,sepse nëse e bëjmë krahasimin e numrit të viktimave ,arrestimeve,burgosjeve,dënimeve me burg në kohëzgjatje,,djeg’je të pasurisë së patundshme  ,plaçkitje të pasurisë së luajtshme,plagosje,vrasje të popullsisë civile,dëbimi i civilëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë e Maqedonisë dheMalit të zi (e më vonë edhe në mbarë rruzullin tokësor),e detyroi popullin Shqiptarë të armatosej dhe të bashkohej rreth USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS në krye me Komandantin Legjendarë ADEM JASHARIN dhe të luftojnë kundër dhunës shtetërore të shtetit të Serbisë të cilit i printe Sllobodan Millosheviqi “.Pra,nëse e kemi parasysh sipërfaqen e tokës dhe numrin e popullsisë së Kosovës dhe i krahasojmë me cilin do shtet të Evropës ndoshta edhe në botë na del se: Kosova, ÇMIMIN E LIRISË e ka paguar më së shtrenjti se cili do popull liridashës ! Supozohet se Kosova i ka pasur 2 milion banor ( sepse kurrë nuk është lejuar regjistrimi i popullsisë pas çlirimit të Kosovës ) gjatë luftës Çlirimtare në vitin 1998 & 1999,nuk ka pasur asnjë banor Shqiptarë të cilin nuk e ka prekur një formë e dhunës shtetërore e Serbisë .Pas intervenimit ushtarak të NATO-s në vitin 1999 kundër caqeve ushtarako – policore serbe në Kosovë është arritur, një marrëveshje ushtarake në mes Serbisë dhe NATO-s ( marrëveshja e Kumanovës ) dhe pikërisht prej 18.06.1999 Kosova merr frymë më lirshëm edhe pse me këtë marrëveshje filloi të zbatohet rezoluta 1244 e KS të OKB-së,por pasojat e luftës janë evidente .Rrënimi i institucioneve civile,shkatërrimi i objekteve shkollore dhe kulturore e fetare ( pos manastireve ortodokse dhe kishave ortodokse ) nga okupatori serb,plaçkitja e fondeve sociale e ekonomike,bartja e robërve dhe të burgosurve për në burgjet e Serbisë,zhvarrosja e kufomave të të vrarëve dhe bartja e tyre për në serbi,varret masive e tj, janë simptoma politike që kanë me pasur pasoja politike të mëvonshme e sidomos:PAMUNDËSIA E PADITJES Së SHTETIT SERB NË GJYKATËN E Hagës për kryerje të Gjenocidit dhe Etnocidit ndaj popullit Shqiptarë dhe Kosovës !?.Si dhe pamundësia e gjykimit të kriminelëve serb ,jo vetëm të ushtrisë serbe dhe policisë por,edhe të shumë rezervistëve të cilët bënin krime në Kosovë gjatë kësaj periudhe...Edhe Rezolutën e propozuar nga serbia për asamblenë e porgjithshme të kombeve të bashkuara duhet të shihet me një qëllim që Kosova të mbetët kancer i pa zgjidhur politik në Evropë .një fjalë e urtë shqipe thotë:dele e zezë në mes të deleve të bardha .Ky është vullneti i politikës serbe që të përfitoj në kohë ,gjithnjë me bekimin e politikës Ruse...Kjo politikë e Ruso-serbëve do të dështoj karshi politikës së SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian si dhe politikës së nevojshme dhe të drejtë të Kosovës...

 

...Këtu vlen ta përmendë edhe një detal të thënë nga z.Bernard Kushner me rastin e vizitës së tij Familjes së Madhe Jashari në Prekaz e Varrezat e Jasharajve dhe komandantit legjendar Adem Jashari ,i cili deklaron:Sikur të kishte Çmim për sakrificë ,do ta kisha Propozuar ADEM JASHARIN dhe FAMILJEN E TIJ !

 

Këtu nuk fliste vetëm ndjenja e një diplomati,apo misionar i UNMIK-ut,por fliste ndjenja e një HUMANISTI ç’farë ishte z.BERNARD KUSHNER ...

 

Shefik Sadiku

Më 02.09.2010

Hodonoc / Kamenicë



(Vota: 11 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx