E enjte, 24.07.2025, 09:15 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Deklaratat kontraverse dhe absurde të Tadiqit

E diele, 05.09.2010, 09:56 PM


DEKLARATAT KONTRAVERZE DHE ABSURDE TË TADIQIT

 

Nga Halit Bogaj

 

Derisa Evropa është duke bërë përpjekje përmanente dhe konkrete për t’I treguar Serbisë se duhet ndryshuar Rezolutën për Kosovën, Boris Tadiq vazhdon inatin e tij të vjetër dhe urrejtjen aq të madhe ndaj shqiptarëve.Ai në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohet që të bisedojë me përfaqësuesit legjitimë të vendit tone, duke harruar se as tanët nuk brengosen fort për të biseduar me të.Aq më tepër kur Hashim Thaçin e shohim të shkojë nëpër vende të ndryshme, siç janë:Vashingtoni, Brukseli, Ankaraja, etj., që, bashkë me 67 shtete të ndryshme të botës, e kanë pranuar Pavarësinë e vendit tone, të cilën/me mish e shpirt/, por pa sukses, përpiqeshin ta ndalonin:jeremiqët, tadiqët dhe içët e tjerë të vendit të mjerë me emrin Serbi, e cila akoma nuk ia di hallin vetes se në çfarë gjendje ka rënë!.

 

Vizita shpejt e shpejt e Tadiqit në Slloveni ishte edhe një befasi tjetër e radhës dhe një këshillë tjetër e re e kryeministrit slloven që Tadiq të hiqte dorë njëherë e përgjithmonë nga Kosova, për çka, presidentin serb disa ditë më parë I kishin këshilluar edhe ministrat e punëve të jashtme të Gjermanisë dhe Anglisë. Për ta binduar Tadiqin e hutuar, Borut Pahor I kishte treguar atij se Kosova është duke u përgatitur edhe për heqjen e vizave/siç kishte paralajmëruar para disa muajve deputetja sllovene në Parlamentin evropian,  Tanja Fajon/.Tadiqit do t’I’’ ketë rënë kresë’’një fakt I tillë por si duket është detyruar ta gëlltiste edhe atë, ashtu siç I ka gëlltitur edhe shumë debakle të tjera të derisotme rreth Kosovës. Se vërtet Tadiq ishte kontradiktor tregon edhe deklarata e tij:Se Serbia I respekton të drejtat legjitime të shqiptarëve të Kosovës por refuzon të bisedojë me përfaqësuesit e ‘’të ashtuquajturit’’ shtet të Kosovës, duke mos u brengosur fare se bëhej shumë qesharak para kryemintrit slloven, I cili /bashkë me një të tretën  e vendeve të botës /e kishte pranuar Pavarësinë e Kosovës! Pahor sigurisht do të ketë thënë se çfarë budallai qenka ky njeri, të cilit edhe duhej t’ia’’ vizatonte’’se deri kur Serbia do të luftonte për diçka që e kishte humbur, duke aluduar në Pavarësinë e Kosovës!. Dhe kush e di se sa fort është mërrolur në atë rast Tadiq?!

 

Por gjersa Tadiq ishte në Slloveni dhe Jeremiq diku larg në Afrikë/për ta penguar pranimin e mëtejmë të Pavarësisë së Kosovës nga shtete të ndryshme të botës/, që të dytë kishin zaval të madh ngase vendin tone e pranoi edhe Hondurasi/, tek i cili mbante shpresa dhe ishte I sigurtë ministri serb I punëve të jashme/Honduras ishte vendi I parë I cili pas mendimit këshillëdhënës të GJND-së e pranoi shtetin më të ri në botë dhe për të qenë trishtimi edhe më I madh për serbët, këtë si duket momentalisht është duke e bërë edhe Katari , ku është duke qëndruar kryeministri Thaçi. Të gjitha këto lëvizje positive për Kosovën paraqesin humbje tjera të reja të establishmentit serb, për t’I treguar atyre se lufta që janë duke e bërë është vërtetë donkishoteske dhe pa asnjë rezultat.

 

Për të qenë anomalia më e madhe e Serbisë është edhe mendimi I saj I gabuar se kinse bota demokratike është duke bërë presion mndaj vendeve tjera të botës për ta pranuar Pavarësiunë e Kosovës gjë që I bën serbët edhe më më absurdë, aq më tepër kur ata vetë janë duke u lavdëruar që 5 shtetet mike të Unionit evropian nuk janë duke e pranuar akoma pavarësinë e vendit tone. Po të ishte se do të bëhej ndonjë presion atëherë vocërrakja Qipro do ta pranonte e para ngase e njejta nuk ka kurrfarë kaçiku për të ngritur kokë ndaj gjigantëve të tjerë evrpianë të cilët e kanë pranuar qysh në fillim Pavarësinë e Kosovës.Mirëpo siç duke edhe nga 5 shtetet e Unionit , Greqia dhe Sllovakia janë duke treguar maturi shumë më të madhe se tri të tjerat, me ç’rast edhe Slllovakia e nevrikosi pa masë Serbinë kur kryeminstri I saj ishte shprehur sa bratisëëava kurrë nuk kishin thënë se kurrë nuk do ta pranonte Pavarësinë e Kosovës, deklaratë kjo e cila çetnikët e Beogradit I  ka ndezur flake dhe I ka shtyrë që edhe atë ta shanjnë në babe e nënë, në diell e qiell, në tokë e hënë, siç e kanë adet të shajnë ata!!!.

 

Serbia nga kokëfortësia e saj e njohur dhe nga ëndrra e dikurshme e kohës së Titos, po mendon se është njëfarë faktori rajonal duke harruar se sot më factor I madh është Sllovenia se sa ajo, aq më tepër kur Serbia po futet në labyrinth të pa rrugë/politik, ekonomik, social dhe material/, duke mos menduar fare për popullin e saj të lodhur nga një politikë destructive e cila udhëheqet qe njëzet vjet nga liderët e saj me botëkuptime hegjemoniste.

 

Si duket, Serbia pasi që nuk ka asnjë instrument tjetër për ta rishqyrtuar politikën e saj ndaj Kosovës, përpiqet që me rezoluta të reja ta prolongojë edhe çështjen e vetë të brendshme/ngase Kosova është e pavarur që nga viti 1999/.E si të spiegohet ndryshe kur për të ardhur tek ne , ministrat serbë janë të obliguar që të marrin leje nga qeveritarët tanë, kurse edhe mëtej vazhdojnë ta gënjejnë opinionin e tyre se kinse Kosova është ‘’tokë serbe’’dhe pjesë e pandarë e teritorit të tyre?!.Srbët nuk po mund ta kuptojnë se ndryshimi I politikës së tyre ndaj Kosovës nuk është humbje por këndellje e trurit të tyre të sëmurë dhe pranim I realitetit të ri nga I cili nuk mund të ikën  askush.Duke llogaritur në diferencat mes disa shteteve evropiane ndaj Kosovës dhe lojës së paskrupull destructive të Rusisë ndaj çështjes së Kosovës, Serbia akoma vazhdon të luajë me zjarr dh  ta rrezikojë ardhmërinë e saj drejt intgrimeve të reja euroatlantike pa të cilat është një oazë e vetmuar në skenën ndërkombëtare.Ndaj duhet ta bëjë një hap kurajues drejt pajtimit të dy popujve të hasmuar në mënyrë radikale deri në ditët e sotme, e sidomos pas paraqitjes së Millosheviqit në skenën politike I cili kishte rrënuar gjithëçka që ishte shqiptare.

 

Gjithashtu duhet theksuar edhe faktin se është e kotë nga ana e Serbisë që të paraqesë rezoluta të tjera të reja kundër Gjykatës së Hagës të  cilën e ka themeluar vetë organizata ndërkombëtare dhe do të ishte absurde që edhe mëtej të funksiononte një Gjykatë të cilën nuk e respektojnë as vetë themeluesit e saj?!.

 

Në veprimet e saj të çuditshme Serbia është duke u paraqitur si vend I cili akoma nuk  e kupton as vetëveten.Si shtet duket shumë skizofrenike ngase akoma nuk është në gjendje të ndërmerr asnjë vendim serioz dhe të pavarur . E lazdruar nga epoka titiste akoma mendon se është dikushi dhe kur dikur I përqeshte shtetet e painkuadruara dhe thurte barcoleta për to, sot është duke ngarendur pikërisht atje për t’u përkrahuar nga ana e tyre për ta ndaluar pranimin e mëtejmë të Kosovës si shtet I pavarur.Dëshiron të hyjë në Evropë, por sipas kushteve të saj dhe duke mos e dorëzuar me vite të tëra Mlladiqin!!!.Mendon se akoma ka budallenj dhe naive në këtë botë të cilët do t

‘I gëëlltisin karremët  e saj?!Po harron se edhe Maqedonia dhe Mali I zi kanë ndikim më të madh se Serbia/.Kanë ndryshuar kohrat, njerëzit dhe bota.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx