Mendime
Baki Ymeri: A ta njohim Kosovën?
E diele, 05.09.2010, 09:45 PM
A ta njohim Kosovën?
Krahasimi i kërkesave të Kosovës shqiptare me kërkesat hungareze të Transilvanisë rumune është një krahasim joparalel, jokorekt dhe i pandershëm. Më ngadalë me shqiptarët e Kosovës, zotëri, ngase i nënshkruari ka studjuar në Kosovë dhe ka nevojë që të jetë gjithmonë në barikadën e mbrojtjes së interesave rumuno/shqiptare që ndërlidhen me farefisninë tonë të lashtë dhe me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e presidentit aktual apo të ardhshëm të Rumanisë!
Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
Në kuadrin e artikullit A ta njohim Kosovën, botuar në të përditshmen bukureshtare Adev?rul (E vërteta, 29 gusht 2010), Ovidiu Nahoi, njëri nga gazetarët dhe analistët më të rëndësishëm të Rumanisë, shpreh bindjen se në këtë vend nuk mungojnë argumentet e ndryshme por mungon debati publik i ndershëm dhe i çliruar nga zgjyra e populizmit. Autori me fjalë të tjera parashtron pyetjen A do të vijë vallë në vetvete Rumania për të flakur sintagmën e presidentit Basescu “kurrë”, dhe kurrë do ta njohë Kosovën? Ekzistojnë te ne ekspertë në relacionet internacionale dhe njerëz politkë që janë prononcuar qysh në fillim për njohje, siç janë edhe ata që thonë se refuzimi është rruga më e mirë. Ç’ishte ajo mbledhje parlamentare e shkurtit 2008, që gjeneroi deklaratën e famshme për refizimin e njohjes së Kosovës, pyet autori duke u përgjigjur se ishte çdo gjë, por vetëm një ushtrim i debatit normal nuk ishte. Pse s’e miratoi njohjen e pavarësisë së Kosovës në këtë mbledhje, së paku Oana Manolescu, deputetja antishqiptare që gëlltit buxhetin qeveritar në emër të minoritetit shqiptar, pyesim ne duke e përsëritur pyetjen: Ku ishte Oana Manolescu më 31 mars 1999, kur shqiptarët e Rumanisë marshonin bulevardeve të Bukureshtit në shenjë solidariteti me Kosovën, NATO-n dhe Amerikën?
Ovidiu Nahoi shkruan për komplekset që e kanë kapluar klasën poltike rumune lidhur me kërkesat e hungarezëve të Transilvanisë, komplekse të trashëguara nga propaganda serbe të metropolës rumune. Krahasimi i kërkesave të Kosovës shqiptare me kërkesat hungareze të Transilvanisë rumune është një krahasim joparalel, jokorekt dhe i pandershëm, por si pasojë e këtij krahasimi absurd dhe qëndrimeve absurde të presidentit Basescu, ka gjasë që një ditë Kosovën ta njohë më parë Serbia se sa Rumania e infektuar nga disa kuadro politike dhe ushtarake me komplekse antiamerikane të trashëguara nga dinastia e sistemit komunist. Autori thekson se derisa Bashkimi Evropian e strukturon politikën e jashtme dhe shërbimin e ri të aksionit të jashtëm në mënyrë funksionale, ndërtimi i shtetit të Kosovës me asistencë evropiane përbën njërin nga objektivat e përbashkëta. “Rumania është prezente atje me një detashment xhandarësh në kuadrin e misionit EULEX të dirigjuar nga Bashkimi Evropian. Vallë me çka kontribuojmë ne, nëse jo në konsolidimin e pavarësisë së shtetit të ri? Kërkesa e Gjermanisë për njohje nuk është e rastësishme dhe me siguri është vetëm fillimi i një zinxhiri të gjatë presionesh. Dhe atëherë, edhe sa kohë na duhet ta përkrahim atë “kurrë” të prononcuar nga Presidenti Basescu”?
Artikullin e lexojnë 1556 vetë dhe e dekorojnë 54 komente interesante ku shprehet disponimi pro apo contra. Nea Goe ia tërheq vërejtjen autorit gjoja se pesë shtetet që s’e njohin kanë problemet e veta: Rumania me hungarezët, Spanja me baskët, Sllovakia poashtu me hungarezët, Grekët me maqedonasit, Qiproja me turqit, duke shtuar se mosnjohja është e vetmja rrugë për të shpëtuar nga kërkesat e hungarezëve të Rumanisë që të krijojnë shtet në shtet. Anonimi shpif gjoja se “mercenarët muxhahedinë janë rekrutuar në Lindjen e mesme dhe në Azinë qëndrore për të luftuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, gjoja se “në përkrahjen e luftës nga NATO forcat speciale britanike i stërvisnin ushtarët e UÇK-së në bazat e Shqipërisë veriore, ndërsa isntruktorët ushtarakë nga Turqia dhe Afganistani, të financuar nga xhihadi islamik, bashkëpunonin për stërvitjen e anëtarëve të ushtrisë çlirimtare me teknikë dhe guerilë. Lidhjet e UÇK-së me terrorizmin internacional dhe me krimin e organizuar, të dëshmuara në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, kanë qenë të injoruara nga administrate e Klintonit më 1999, dhe prej atëherë e këndej janë vrarë 1000 serbë dhe 800 kanë qenë të rrëmbyer nga UÇK duke qenë të shpallur si të humbur. Fushata e Kosovës, 1998-1999, është një fushatë antiterroriste e udhëhequr nga forcat serbe të rendit në vetë vendin e vet, Serbia duke u bërë qengji që u lejon mysafirëve të themelojnë pushtetin terrorist të rendit të ri botëror.”
Nja dy komentatorë tjerë shpifin kundër autorit gjoja se qenka hebre dhe se shteti duhet të marrë masa ndaj atyre që e përkrahin globalizmin. Sipas Patriotit (Patriotul) “Po qe se Basarabia do të kthehet në kufinjtë e Rumanisë, atëherë edhe ne duhet ta njohim Kosovën.” Pauni mendon se Gjermania militon për njohjen e Kosovës ngase kështu e kërkojnë interest e SHBA dhe partnerëve tjerë evropianë, ndërsa ne kemi frikë nga “teoria e precedentit” dhe nga një situatë eventuele “similare/të ngjashme”. Ndërhyn Varujeanu duke thënë se Basescu e sakrifikoi Kosovën për rumunët e Timokut. Është i vetmi shef i shtetit që i ka vizituar para një viti, ngase është fjala për 154 fshatra plus 22 qytete dhe edhe nja 20 lokalitete tjera me popullatë të përzjerë, totalisht mbi 300 mijë rumunë ndaj të cilëve “miqët” serbë zhvillojnë një politikë agresive të asimilimit”. Zeusi thekson se “do vijë koha kur do ta njohim Kosovën, por ne jemi budallenj që na vijnë mendët pas dhjetra apo qindra vitesh. Është diçka gjenetike te ne kjo dukuri.” Gelu e konsideron Kosovën “një shtet mafiot i udhëhequr nga kriminelë të luftës”, ndërsa Eugeni thekson se “Po qe se do të ishin bërë publike krimet e shqiptarëve të Kosovës, askush nuk do ta njihte këtë vend që s’është tjetër veçse një oqean gënjeshtrash.”
Në të vërtetë një oqean gënjeshtrash janë qëndrimet antigjermane, antishqiptare dhe antiamerikane të komentatorëve të infektuar me propaganda serbe. Në vazhdim ndërhyn autori i këtij shkrimi (B. Y.), duke e prëgëzuar autorin e artikullit dhe duke i thënë Eugenit se është një analfabet në materje të politikës së jashtme, njësoj siç janë edhe qeveritarët rumunë të koloraturës ekskomuniste që janë turpëruar duke e përkrahur pozitën antiamerikane në materje të Kosovës. Gelu kurdis trillime fantasmagorike kundër udhëheqësve të nje vendi paqësor e të pavarur, i njohur nga SHBA dhe vendet më të fuqishme oksidentale. Pse nuk ka guxim ta thotë të vërtetën se shqiptarët e Kosovës e kanë prurë Amerikën dhe NATO-n në zemër të Ballkanit. Jo Kosova është një shtet mafiot por Serbia që ka kryer gjenocid, etnocid dhe holokaust kundër shqiptarëve të Kosovës. Shqiptarët e Kosovës janë dako/dardanët tanë, fqinj me rumunët e Timokut, të diskriminuar sistematikisht nga administrate shoviniste e Beogradit.” Del njëfarë Oarecare duke përbuzur shqiptarët gjoja se qenkan do mbeturina nënnjerëzore. “Asnjë politikan rumun nuk do ta njohë Kosovën ngase kjo për ne do të ishte një vetëvrasje politike. E them këtë në emër të një rumuni ngase nuk jam hungarez si Marko Bello apo Tokeshi që dëshmuan se çfarë lëkure kanë.”
Mariani na kundërvihet duke thënë se “Kosova është rezultat i shpartallimit të një vendi independent siç ishte Jugosllavia të cilën e shpartalluan pa paralajmërim dhe pa i shpallur luftë apo armëpushim. Mos harro se në kufirin jugosllavo-shqiptar shqiptarët i vrisnin shqiptarët që iknin në Jugosllavi, dhe mos harro se baza më e madhe e mineraleve të Kosovës tani i përket Halliburtonit, gjë që polikisht nuk është korekte, ngase edhe kësaj i thonë gjenocid, ndërsa të krahasosh Basarabinë me Kosovën është një lajthitje tjetër, sepse Basarabia ka qenë pjesë e Rumanisë ndërsa Kosova pjesë e Perandorisë osmane. Të thot gjë fusha e Mjellmave? Mos harro se ata që kanë zhvilluar gjenocid dhe etnic cleansing kanë qenë të udhëhequr nga terroristë që sot janë bërë ministra, e të mos flasim për ndikimin tejmatanë detit të Mesdheut.” Ndërhyn Eugeni kundër autorit të këtij shkrimi: “Çfarë gjenocidi ka bërë Serbia në Kosovë? Kanë qenë vetëm 2.500 shqiptarë të vrarë nga forcat serbe, ndërsa ju me NATO-n keni vrarë dyfish serbë më 2004, dhe ua keni vënë flakën shtëpive dhe kishave, edhepse lufta pat mbaruar kaherë.” Toteu thot se “As këtu nuk shpëtojmë nga ekstremistët.”, ndërsa Rumuni prokosovar jep artikullin e Al. Doinarut Nën thundrën e thive, ku bëhet fjalë (më 1932) mbi dhunën serbe kundër rumunëve të Timokut. Në vazhdim del Eminescu duke ribotuar disa argumente të Pleurat Sejdiut mbi lajthitjet e presidentit Basescu lidhur me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, edhepse zoti Sejdiu, me gjithë përkrahjen që ka patur nga Dr. Xhelku Maksuti, ia ka kthyer shpinën komunitetit shqiptar të Rumanisë duke injoruar kërkesën tonë për konsolidimin e redaksisë së revistës Shqiptari. Kjo ka ndikuar që Zotin Maksuti ta kaplojë dëshprimi në pleqërinë e tij si pasojë e indiferences së Tiranës dhe Prishtinës zyrtare e cila nuk ka qenë në gjendje së paku një letër/falënderimi t’ia ekpseditojë për kontributin e tij legjendar në fushë të afirmimit të Kosovës lidhjeve historike rumuno/shqiptare. Në vazhdim jepet edhe një fragment nga artikulli i Agim Popocit me titullin Zgjohu rumun!
Maria ia tërheq vërejtjen Toteut dhe atyre që e përkrahin me kokëfortësi politikën e ultranacionalizmit serb. Eugeni vazhdon me pallavrat e tij gjoja se në vitet ’40 të shekullit të shkuar “popullata mazhoritare në Kosovë ishin serbët”, gjoja se pas luftës Tito nuk u paska lejuar serbëve të kthehen në Kosovë, dhe se “shqiptarët iknin nga diktatura e Enver Hoxhës në provincën serbe ngase në Jugosllavi jetohej më mirë.” Vazhdon polemika. Eminescu e konsideron Eugenin si instrument i shërbimit sekret serb, ndërsa Vasile Lupu pranon se në Jugosllavinë e Titos jetohej më mirë se në Shqipërinë e Enver Hoxhës, por me ardhjen e një fantome të ultranacionalitmit serb (S. Milosheviq), u shpërbë Jugosllavia. “Propagandat tua me karakter antishqiptar nuk pinë ujë më në Rumani, ngase Rumania ka filluar ta kuptojë të vërtetën për Kosovën. Shqiptarët e Kosovës janë vendalinj në trojet e tyre amtare të okupuara nga serbët më 1913. Më mirë e ke të interesohesh për fatin e rumunëve të Timokut se sa ti fusish hundët atje ku s’duhet!”, thkson Vasile Lupu në komentin e tij. Edhe Buratino ia tërheq vërejtjen Eugenit duke i thënë se anon nga shqiptarët, dhe se “unë si rumun ndryshe do ti shikoja gjërat po qe se edhe Serbia do ta trajtonte si duhet rumunët e Timokut, siç i trajton Rumania serbët e këtushëm, duke ua dhënë të gjitha të drejtat.” Dhe del përsëri në shesh Vera Dushi, një sokoleshë rumune që militon për kauzën shqiptare: “Euxhen! Pavarësia e Kosovës duhet të njihet nga Rumania. Ti bashkangjitemi bushtit Perëdnimor e jo aksës serbo/ruse!”
Clujeanul thot: “Komentoni tani, oltenë dhe molodovarë të palarë! Të shohim kur Rumania do ta humbë Transilvaninë nga NV si tani 3 70 vjet më pare, po qe se do bëni gjë, domethënë asgjë! Atëherë ndoshta do ta krahasoni Kosovën me Transilvaninë! Por do jetë për tepër vonë. Urdhëroni në Sf. Gheorghe (Shën Gjergji), qytet i ndodhur në zemër të Rumanisë me populate mazhoritare hungareze, dhe do të shihni se po qe se kërkoni një kafe në gjuhën rumune nuk të jepet, veçse po qe se e kërkon në gjuhën angleze apo hungareze! Të gjithë komentoni pa lidhje! Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa sa u përket rumunëve të Timokut shkoni atje për ta pare se ata as që duan të dëgjojnë për Rumaninë!” Edhe Areshi ia tërheq vërejtjen autorit Nahoi, ndërsa Vera Dushi i përgjigjet Clujeanit: “More zotni, transilvania dhe Kosova nuk kanë asgjë të përbashkët përveç faktit se Kosova ka qenë e pushtuar dhe kolonizuar nga Serbia, njësoj siç Transilvania ka qenë e pushtuar dhe kolonizuar nga Hungaria. Hungarezët e Transilvanisë janë serbët e Kosovës. Pason Tudor Vladimirescu:
“Kluzheani (Clujeanul) është një nulitet i dehur me dezinformata nga kuzhina e shërbimeve të fshehta serbe që e kanë krahasuar çështjen shqiptare me atë hungareze. Vera Dushi Jua ka dhënë një përgjigje të shkurtë e të qartë, ndërsa unë i përsëris fjalët e Baki Ymerit se Kosova nuk është HarKovazna e Transilvanisë por Basarabia e Shqipërisë. Urdhëroni e shfletoni librat për të parë se të jesh rumun don të thotë të jesh shqiptar dhe anasjelltas. Rumunët e famshëm si Radulescu, Bariciu, Hashdeu, Eminescu apo Jorga nënvizonin se shqiptarët nuk janë fis me ne rumunët por vëllezërit tanë. Shqipëria ka qenë fqinja e Rumanisë para se të vërshojnë sllavët në Ballkan.” Clujeanul vazhdon me kokëfortësinë e tij: “Partitë politike hungareze (UDMR, PCM dhe organizata tjera antirumune) shohin paralelen mes Kosovës dhe Transilvanisë. Unë jam rumun por në Hargjitë dhe Kovaznë ka më shumë hungarezë se sa rumunë, dhe kjo nuk don të thotë se ajo krahinë duhet të bëhet e pavarur.” Tudor Vladimirescu ia pret: “Kam lexuar para ca vitesh se në Kluzh Napoka është mbajtur një manifestim për Kosovën, me serbë e rumunë, pa qenë të ftuar edhe shqiptarë nga Kosova. Kësaj i thonë turp rumun me karater proserb, prorus, antishqiptar dhe antiamerikan”. Del Areshi në sqenë dhe ia tërheq vërejtjen autorit të shkojë në Kosovë për të shkruar për Kosovën, e jot ë kopjojë citate nga të tjerët, ndërsa autori i këtij shkrimi (B. Y.) ipërgjigjet: “Autori është fort i mençur, realist dhe i dokumentuar. Nuk ka kopjuar asnjë sintagmë të huaj por ka plasuar disa ide origjinale që përputhen me idetë e Mbretit Carol I të Rumanisë, sipas të cilit “Po qe se ne rumunët do t’I kishim shqiptarët, do të zotëronim në Ballkan.” (1900). Ka ardhur koha kur pas rënies së kortinës komuniste dhe kolonializmit serb, rumunëve u jepet mundësia të bashkëpunojnë edhe me shqiptarët e Kosovës, madje edhe me Shqipërinë euro/amerikane, ngase srbët na kanë tradhëtuar gjithmonë gjatë histories, njësoj siç kanë vepruar edhe rusët.”
Replikë flake për flakë edhe me një gjeneral komunist
Areshi thekson se “Në kohën e Tudor Vladimirescut (1821), shqiptarët (arnautët) përbënin armatën e bujarëve rumunë që vepronin kundër rumunëve. Është e vërtetë se jemi farefis me shqiptarët përmes dakasve, trakasve dhe ilirëve, por serbët si një komb sllavësh që janë, na kanë konsideruar gjithmonë si “motra e tyre më e madhe”, dhe kurrë nuk na e kanë kthyher shpinën. Mbreti Carol I ka dashur një Mbretëri të Rumunëve vetëm nga perspektiva dako/ilire përmes farefisnisë së shqiptarëve me rumunët, duke shkelur mbi traktatin e bullgarëve, duke kërkuar madje edhe një pjesë të Greqisë. Më pyet në kam diçka për të shtuar! Nuk ma merr mendja se ke gjak qyqeje me autorin e artikullit, por po qe se keni, shkoni në Kosovë për ta pare se si është atje. Pastaj ua merrni një intervistë me kamerë të fshehur disa rumunëve të Timokut në Serbi për t’u bindur se ata nuk konsiderohen si rumunë.” Një komentator anonim Autorul, na e tërheq vërejtjen: “Para se të shkruash për Kosovën, për shqiptarët dhe serbët që e përbuzin njëri-tjetrin, shkruaje një artikull për rumunët e Kovaznës dhe Hargjitës dhe për dëbimin e tyre nga e ashtuquajtura Tinut Secuiesc (Krahinë hungareze) me ëndërrat e tyre për pavarësi.”
Autori i këtij shkrimi ia kthen Arieshit: “Po e shoh se të dhemb drama e rumunëve të kësaj zone, por Kosova nuk ka kurrfarë lidhjesh me çështjen e hungarezëve të Transilvanisë, ngase shqiptarët e Kosovës nuk jetojnë në zemër të Serbisë siç jetojnë hungarezët në zemër të Rumanisë, por në kufi të Shqipërisë siç jetojnë rumunët e Basrabisë në kufi të Rumanisë. Zotrote më kot e bën Iliescun kriminel ngase jo ai, por Millosheviqi ishte kriminel lufte në kohën e Iliescut. Zoti Iliescu ka merita duke qenë përnga karakteri më i mirë se presidenti aktual, por ka edhe tre mëkate të pafalshme: e para, se i solli minatorët (për shpartallimin e selive të partive demokratike në Bukuresht-shtojcë shpjeguese), e dyta, se ia shtroi qylimin e kuq Millosheviqit kur ky ishte i implikuar në krime lufte (1992), dhe e treta, se në vend që të thotë se Amerika dhe Evropa Perëndimore na janë miqtë më të mire, pat thënë ne kohën e tij se Miqët më të mire të Rumanisë janë Deti i Zi dhe Serbia. Lëre mënajnë miqësinë me Serbinë ngase serbët e tradhëtuan vojvodën rumune Iancu de Hunedaoara, spiunja serbe Maria Obrenoviq e tradhëtoi sundimtarin rumun Al. Ioan Cuza, ndërsa serbët i diskriminojnë sistematikisht rumunët e Timokut. Derisa rumunët u kanë dhënë të drejtë (10 mijë serbëve) të kenë dhjetra shkolla dhe kisha serbe në Rumani, serbët nuk u kanë lejuar (njëmilionë) rumunëve të Timokut të kenë asnjë shkollë dhe asnjë kishë në gjuhën amtare. Më ngadalë me shqiptarët e Kosovës, zotëri, ngase i nënshkruari ka studjuar në Kosovë dhe nuk ka nevojë për kamera të fshehta të serbofilëve tanë, por ka nevojë që të jetë gjithmonë në barikadën e mbrojtjes së interesave rumuno/shqiptare që ndërlidhen me farefisninë tonë të lashtë dhe me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e presidentit aktual apo të ardhshëm të Rumanisë.”
Dhe del në shesh AntiAlbanezul me racizmin e tij: “Marsh se ke erë komunizmi shqiptar! Marsh në p. të s. me Allahun tuaj! Shqiptarët e sotëm janë ciganët e Evropës. Kush ta ka dhënë guximin t’i krahasosh rumunët me shqiptarët? Ne ua kalojmë shqiptarëve në të gjitha pikëshikimet. Nuk ekziston shteti i ashtuquajtur Kosovë, siç nuk ka ekzistuar as krahina hungareze “Tinutul secuiesc”. Nëse të pëlqejnë amerikanët, përse nuk je shkolluar në Amerikë që të komentosh prej atje, e jo prej këtu!”. Del në mbrojtje Albanezul dhe ia kthen me të njëjtin zhargon ballkanik: “Marsh ti, idiot, racist, shovin dhe mi i madh me erë cigani! Me përjashtimin tënd, more idiot, gjithë rumunët janë shqiptarë dhe gjithë shqiptarët janë rumunë. Mos harro se shqiptarët me Skënderbeun kanë zhvilluar 25 beteja për mbrojtjen e kristianizmit në Evropë. Mos harro se në Evropë rumunët konsiderohen si ciganë e jo shqiptarët që e sollën NATO-n dhe Amerikën në zemër të Ballkanit! Krahasimi mes rumunëve dhe shqiptarëve është i mirëseardhur për të dy popujt, por jo edhe për një mikrob racist si zotrote! Mos harro se feja e shqiptarëve është shqiptarizmi e jo muhamedanizmi! Ke diçka kundër osmanëve që u mundësuan arumunëve të kenë 70 kisha dhe 100 shkolla rumune në Ballkan, kisha dhe shkolla që i mbyllën serbët e të njëjtës fe me rumunët, që nga viti 1913 e këndej! Miqësia rumuno/serbe është një mallkim politik me karakter antiamerikan, ndërsa miqësia rumuno/shqiptare një mrekulli e histories. Ik ti, idiot, nga faqet e Adev?rul-it ngase kjo gazetë dhe Evenimentul Zilei e kryejnë detyrën duke e prezantuar Kosovën në dritën e së vërtetës historike! Lexoji edhe një herë komentet e B. Y. për t’u bindur se rumunët si ti që s’e njohin pavarësinë e Kosovës nuk janë rumunë por hije të zeza të komunizmit çaushist!”.
Dhe del në shesh gjenerali Mircea Chelaru: “Albanezule! Ne rumunët u besuam disa here premtimeve të amerikanëve të cilët ti i lavdëron, por qemë të mashtruar. Ne nuk jemi të detyruar t’i duam as shqiptarët dhe as hungarezët. Për shkak të kësaj hungarezët e kanë vendin në Hungari dhe shqiptarët në Shqipëri. Shqiptarët kanë një renome të keqe në Itali, Gjermani dhe Austri, për shkak të kriminalitetit të tyre, derisa rumunët, jo minoritetit rrom, konsiderohen si njerëz që punojnë. Nëse shoqërohesh me hajditë gjatë kohë , të gjithë do të duken si hajdutë. Nëse rri me njerëz seriozë që kanë familje dhe punojnë nuk duhet të përlyhesh me të gjitha mbeturinat e shoqërisë, natyrisht se do të kesh bindje të mirë vetëm me ata me të cilët socializohesh. Por mos na krahaso neve rumunëve me ciganët! Edhe në Shqipëri keni një komunitet të madh rromësh që në mazhorancën e tyre janë hajdutë, kriminelë dhe dhunues. Nuk ka ekzistuar kurrë krahina hungareze (Tinutul srcuiesc), vetëm për shkak se atje jetojnë hungarezët. Ky emërtim është i paqartë dhe secili e kupton sipas dëshirës së tij. Faktikisht, hungarezët e kuptojnë se përmes reduktimit në absurditet në k., ndoshta do ta krijojnë atë krahinë fantazmë për Hungarinë e “madhe”, kur do të bëjë plepi dardha dhe dardha pulëbardha. Mu për këtë shkak, Rumania nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet independent. Nuk jemi të detyruar të njohim asgjë, vetëm për faktin e thjeshtë se “vendet e fuqishme” evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.”. Dhe së fundi, debatin e bezdisshëm të komentatorëve e stolis Mona Agriroaiei: “Zoti Mircea Chelaru! Krahasimin e Kosovës me Tinutul-in secuiesc e bëjnë vetëm serbofilët dhe propaganda serbe e shtypit rumun, sidomos gjeneralët komunistë të rangut tënd!”
ORIGJINALI
http://www.adevarul.ro/ovidiu_nahoi_-_editorial/Sa_recunoastem_Kosovo_7_325837417.html