E enjte, 24.07.2025, 10:43 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Një fjalim skandaloz dhe dhunim i atmosferës së gëzueshme

E diele, 05.09.2010, 09:59 PM


NAIM TËRNAVA NUK FOLI SI NJERI,FETAR DHE SHQIPTAR NË SOLEMNITETIN E HAPJES SOLEMNE TË KATEDRALES "NANA TEREZE" NË PRISHTINË, POR PROVOKOI JO VETËM TË PRANISHMIT POR EDHE POLITIKËN E KOSOVËS NË PËRGJITHËSI

 

NJË FJALIM SKANDALOZ DHE DHUNIM I ATMOSFERËS SË GËZUESHME

 

Nga Selim Hasanaj

 

Sot u zgjova bukur herët dhe mezi arrita që disi ta gjeja zgjidhjen per t'u kyçur me atdheun përmes rrjetit të internetit, sepse në banesën e re ende nuk e kamë instalue antenen satelitore për shkak të shpërnguljes së para pak javësh. Ceremoninë e hapjes solemne të Katedrales "NANA TEREZE" megjithëse nuk e zura nga fillimi megjithatë diçka zuna dhe arrita t'a përcillja këtë ndodhi e ngjarje të madhe jo vetëm për një komunitet fetar të shqiptarëve por për gjithë kombin. Më bëri përshtypje të mirë prania e Naim Ternaves dhe perqafimi i ngroht që iu ba atij nga Ipeshkvi i Dardanisë, Imzot Dodë Gjergji. Thash me vete: Dhashtë Zoti e të rifillojë ashtu qysh ka qenë gjithnjë në histori respekti reciprok nderfetar i popullit tim, respekt ky i cili asht shkatërrue deri në shkallë urrejtje posaçërishtë pas luftes së NATO-s në Dardani. Fillova t'i bajë sytë kater dhe të percillja me vëmendje çdo profilim në ekranin e TV-së dhe transmetimin e drejpërdrejtë që bahej nga ai vend i Shejtë i kryeqytetit të Dardanisë,Prishtinës.

Pas pak ju dha fjala Naim Ternaves që mbanë postin e Kryemyftiut të Dardanisë, pra asht kryetar i Bashksisë Islame të Dardanisë. Hapa syt dhe veshët, prita se perqafimi vëllaznor dhe i sinqert nga Imzot Dodë Gjergji do e ketë emocionue myftiun musliman Naim Ternava dhe tash ai do flasë si lider shpirtnor i nji feje tjetër që e praktikojnë shqiptarët dhe se do respektojë ftesen vëllaznore,mikpritjen,gjestet e hapura të respektit që ju ba nga komuniteti tjeter fetar i vëllaznive të tij të gjakut. Prita dhe desh u çmenda. Muslimani Naim Ternava jo vetem se nuk denjojë të tregon as nji fije respekt as per ftesen e as per mikpritjen, por ky njeri me shpirt kazëm, krejt i shfytyruar, ky predikues i errsines fillojë edhe aty, nga foltorja e improvizueme në Katedralen "NANA TEREZE" të derdhë mllefin e tij antishqiptar?! Ai që në fillim të fjales së vet perkujtojë kohen e diktatures komuniste dhe paturpsishtë lëshoj RRENEN E SHEKULLIT ( qellimisht e shkruej me shkronja të mëdhaja, sepse kjo asht rrena e shekullit) sikur diktatura komuniste paska pas rrenue me mijra xhamija dhe me qindra kisha!

Ndërsa e vërteta historike e bazuar në fakte flet per të kunderten e krejt asaj që foli e shpifi "efendiu" dhe "kardashi" Naim Ternava.

Faktet flasin per rrenimin e të gjitha kishave katolike dhe per shfarosjen e të gjithë priftenve katolik dhe persekutimin e familjeve të tyne pergjat tanë jetës deri me ramjen e diktatures. Ka shumë pak fakte per ate që juve thoni per xhamija, faktet flasin per disa dhjetra xhamija që kanë psue dhe janë rrenue dhe ato jo pse ishin xhamija por pse i biri i hoxhes, satrapi Enver Hoxha, ato objekte i shndërronte në depo e objekte të tjera per nevojat e partisë.

Faktet flasin se komplet Shkolla Françeskane e Shqipnisë u shfaros, mes të tjerve nuk u kursyen as shkenctaret, gjuhtaret dhe dijetaret katolik françeskan. Po ti perkujtojë vetem disa. At Justin Rrota gjutarë i paperseritshem, At Anton Arapi, ta perkujtojë deshmitarin e gjallë të asaj se çka u ndodhi prifrtinjve françeskan i cili iku në amshim para disa vitesh, At Zef Pllumi që per katrahuren dhe dhunen komuniste kunder klerit katolik shkrou librin me mbi 800 faqe " RRNO VETEM PER ME TREGUE". Merr mundin dhe lexoje këtë deshmi të gjallë dhe trishtuese efendi kardash Naim Ternava.

Edhe në Dardani, "efendi" dhe "kardash" Naim Ternava kleri katolik pesoj po të njejtin fat sado që ishte nji pushtet tjeter. Ama dallimi asht se në Dardani dhe kudo tjeter në trojet shqiptare që i pat okupue Jugosllavia e Titos, persekutoheshin katoliket ndersa stimuloheshin imamet dhe perhapja e islamizimit ndër shqiptaret. Dhe analisti i mirfillt, i paanshem dhe i cili nuk asht ideologjikisht i indoktrinuem e thotë se katoliket persekutoheshin jo pse ishin katolik, por pse ata ishin shtylla e kultures dhe tradites shqiptare. Analistet e studjuesit e njianshem dhe shpirt shitun si ti "efendi" "kardash" Naim Ternava këtë fakt e anashkalojnë dhe nuk e pranojnë.E të mos flasim për periudhën e gjatë mbi 500 vjeçare të pushtimit të Perandorisë Osmane ku feja katolike ishte fe e ndjekur që do të thotë se me ndjekjen dhe shkatërrimin e saj, ndiqej,shkatërrohej,persekutohej në përgjithësi kujtesa kombëtare shqiptare deri në përmasën sa nga errësimi i vetëdijes dhe ndërgjegjës kombëtare shqiptari i shkretë edhe pas përfundimit të atij pushtimi të gjatë, aty-këtu përbetohej me fjalët ogurzeza: "N'kofsha turk me din e iman!" Naim Tërnava duhet ftuar publikisht të dëshmoj me fakte e jo me trillime për "rrënimin" e atyre mijëra xhamijave nga diktatura komuniste. Jam i sigurtë "efendi-kardash" se në mungesë të fakteve  nuk do të dalin as disa dhjetra sosh dhe do turpnohesh nese ke ftyrë dhe moral, nese ke karakter dhe ndjenja njeriu per RRENEN E SHEKULLIT që e the publikisht aty ku u prite me respekt si vëlla , por ti si i pacipë dhe i paftyrë, si amoral dhe injorant, si antishqiptarë dhe pro errsinë arabo sllav atë mikpritje at respekt vëllaznor e dhunove, e neperkambe dhe paturpsisht RREJTE, RREJTE, RREJTE  si qen. Deklarata e jote ishte skandal.

Ti thirre per mirkuptim dhe respekt reciprok nderfetar mbrenda kombit shqiptarë, por ti paturpsishtë edhe në foltoren e krishten me gojen telef dhe dhambet tua të palamë që kundermojnë erë hurmash arabe e solle arabin allah dhe harrove të flasesh si shqiptarë , e harrove ZOTIN. A asht ky mirkuptim? A asht i mundshem mirkuptimi kur vëllau shqiptarë lider shpirtnor katolik ty të perqafon , ndersa ti ati i flet si nomad i shkretinave afrikane dhe para syve ja sjell kundershtarin, dhunuesin që edhe sot në emen të luftes së shejtë të mbushun perplot eksploziv vetvrasesit e ti marrin me qindra e mijra jetna njerzish të pafajshem gjithandej rruzullit të tokës.

Si do ndiheshe ti dhe si do ndiheshin muslimanet e tu sikur të ju vie në gjami Imzot Dodë Gjergji dhe ai aty të bante kryq, të fliste per Isusin dhe të shprehte haptas urrejtje per islamin ( ashtu sikur bane ti efendi kardash Naim Ternava sot në Katedralen Shqiptare tue vjell vner kunder krishtenizmit dhe kunder Katedrales). Amund të më pergjigjesh sinqerishtë në këte pyetje? Pergjigjen e di dhe e dinë të gjithë njerzit. Juve do e nderprisnit at dhe do e hudhnit perjashta e besa  mund ti ndodhet edhe ma e keqja....vrasja. Shqiptaret katolik megjithate ty të respektuen dhe more edhe duartrokitje. Katoliket respektojnë shtepijat e kulteve dhe ma së shumti traditat kombtare. Ishe musafir dhe sado që e dhjeve pjaten shqiptaret të falen dhe aplauduen. Kjo asht mikpritja shqiptare të cilen juve muslimanet e neperkambni dhe e keni harrue.

Pse or i shkreti Naim Ternava dhe të gjithë juve që pasoni ideologjinë e territ aziatik i bani dikujt ate që kurr nuk do e duronit që dikush tua bajë juve?! A janë te mundundshme mirkuptimet dhe vëllaznia me juve perderisa keni kësi shpirti dhe bani këso sjelljesh?!

Fole shumë o efendi kardashi i mjer Naim Ternava, baba Mustafë i imi past ndjesë i cili ishte shqiptarë i mirë që kurr kujt nuk i bani asnji të keqe, por që kurr nuk agjinojë as nuk u lidh namaz njerzve që flisnin si ti sot , kur ata e teprojshin ka pas zakon tu thotë: "Po shumë e hangre bre të baft mirë". Ti ke ramazan dhe po të kursej, por rueje per iftar o shpirtzi o kriminel Naim Ternava.

Ti hangre aq shumë sa the: (citim i perafert me ty) " asht kënaqesi kur sot ndertohen objektet fetare edhe si kjo sot këtu, por vetem atëherë kur ato nuk janë të qellimeve politike". A nuk kerrcnove o i mjer vëllaznit tu katolik? A nuk ua solle në mend se sot në Dardanin ku pushtetin kukullë mbanë Hashim Thaqi, në realitet je ti ai që ke pushtetin suprem sepse ti je krye mafiozi i shperblyem nga sherbimet sekrete serbo ruso arabo kineze kunder strategjisë dhe interesave amerikane edhe evroprendimore në Gadishullin Ilirik?! Ti kerrcnove dhe tregove se aty ke ardhë jo per ta urue KATEDRALEN, por per ta kerrcnue atë. Na trego se çfar karakteri kanë këto 950-960 gjamija që u ndertuen vetem per dekaden e fundit në Dardani. Na trego se pse sot gjithandej neper Dardani valojnë flamujt me gjysem hanë  të Turqisë e shteteve tjera arabe ndersa pothuej askund pos në shtepi private nuk shifet SHQIPJA KOMBTARE.?!

Ti shkove aq larg sa nga foltorja e Katedrales thirre apo ma mirë të them kerrcnove lidershipin e shtetve shqiptare se ata duhet patjeter ta ndjekin shembullin e Barak Hysein Obames dhe pas pak the se ai perkrah ndertimin e gjamisë aty ku njerzit të mendimtit dhe ideologjisë tande para tani nji dekade me 11 shtator paten marr mizorisht mbi tremijë jetna të pafajshme njerzish.

Qellimisht e shkrova emnin e babait të Barak Obames sepse ai edhe kur u betue per president pat cek babin e ti me çka perkujtojë se ai ka rranjet në islam. Amerikanet demokrat dhe humanist e kanë dit këtë fakt, por ata nuk janë musliman mos me pranue asgja tjeter që nuk asht si ata. Ata demostruen humanizmin, demokracinë, drejtësin, barazinë dhe respektin racor e religjioz dhe votuen edhe zezakun musliman per të parin e shtetit.  Mirpo efendi kardash Naim Ternava, a harrove se ai asht terhjek dhe asht struk si miu tash pas reagimeve të njerzve normal, dhe të patriotve të vertet republikan e besa edhe demokrat atje në Amerikë. Ti mjerani Naim Ternava harrove Sarah Paulinin e cila e bani muslimanin djalin e Hyseinit të turpnohet, të terhiqet nga ideja e çmendun ose të ik e mos të shifet ma. Ai u terhoq dhe kerkojë falje të cilen e zbuti me gjoja keqkuptimet e fjalve të ti që i kanë trensmetue gazetaret. Sot gjamija mund të ndertohet në Nju Jork, por jo aty ku RREJTE  ti sot per të saten herë.

Dhe per fund po ta thamë publikisht se sado që keni marr hov, sado që po mendoni se bota asht e jueja, ta dini se e keni gabim sepse hapsina që këto dy tri dekadat e fundit të ndrrim shekujve ju ka dhanë nga shtete me sisteme demokratike prokomuniste të Evropes prendimore dhe nga demokratet e Amerikës, ajo hapsinë do ju ngushtohet deri në atë masë sa juve do ju mallkojë historia, do ju mallkojnë fëmijet dhe pasardhësit e juve të cilet do lexojnë historinë se si  juve keni kjen tradhtarët e kombit, gjuhes, gjakut dhe tradites tonë.

Të gjithë kan për t'a mbajtur në mend se në këtë solemntitet të rëndësishëm religjioz e kombëtar Naim Tërnava nuk foli aspak si njeri,si fetar i devotshëm, si njeriu që qëndron në krye të një komuniteti të rëndësishëm fetar të Dardanisë, nuk foli si njeri me moralin e etikën e duhur religjioze e as kombëtare, por foli me gjuhën më të theksuar të ligësisë më të neveritshme, por provokoj e paralajmëroj edhe skandale të tjera luftënxitëse me një gjuhë qenësh që lehin në hanën kur nuk kan në kend të lehin, me një gjuhë të fëlliqur ala Rexhep Qosje, me një gjuhë të dhunshme,fyese, të mjerë, me një gjuhë që në emër të një civilizimi të pretenduar i jep mësim e shuplaka politikës së Dradanise në përgjithësi...

Me këtë fjalim tejet skandaloz,Naim Tërnava i tejkaloj të gjitha gabimet e veta të deritashme, andaj ky fjalim-provokim i tij është i denjë për analizë të thelluar të atyre që e bëjnë sigurinë kombëtare të Kosovës, pasi ky njeri është duke përhapur urrejtje aq të madhe brenda kombit sa në asnjë rrethanë e në asnjë rast nuk guxon t'a bëjë një njeri me post të rëndësishëm publik qysh ka ai si kryeimam i Dardanisë. 

 

NJË FJALIM SKANDALOZ DHE DHUNIM I ATMOSFERËS SË GËZUESHME.

Do kujtoheni me mllef ashtu sikur që kujtohen Haxhi Qamili e edhe në Dardani kusherini yt Halit Ternavci e tradhtarë të tjerë.

 

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg

Norvegji

05.09.2010



(Vota: 80 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx