Mendime
Ramiz Dërmaku: Politika aktuale zyrtare e Republikës së Kosovës, ndaj Serbisë
E hene, 06.09.2010, 09:58 PM
Politika aktuale zyrtare e Republikës së Kosovës, ndaj Serbisë, do ti shkon për shtati më së miri partive fashiste e shoveniste serbe, në Serbi.
Nga: Ramiz DËRMAKU
Kohë më parë presidenti kroat Ivo JosIpoviq u prit në Beograd me nderime më të larta shtetrore gjatë vizitës në Serbi dhe u takua me homologun e tij në Serbi Boris Tadiç . Askush nga politikanët dhe mbarë shoqëria nuk do të kishte besuar se se aq shpejt do të normalizoheshin mardhanjet politike, diplomatike e ekonomike mes dy vendeve. Pas dështimit të Planit Z - 4 dhe refuzimit që erdhi nga Kroacia në stilin, Krejt ose HIQ, Kroacia filloi fushatën e konsulidimit të fakticitetit shtetëror ne të gjithë teritorin e vet. Kur lufta mbaroi me kaapitullimin e Krajinës , katër vite pasi kishte filluar , vrasjet e shkatërrimet nuk ishin më të mëdha se sa në Kosovë gjatë viteve 1998-99. Serbia njohu Kroacinë dhe i normalizoi marëdhanjet me të edhe pas kësaj lufte të përgjakshme sepse kjo e fundit, pra Kroacia ja përplasi për fytyrë shtetin si të imponuar. Serbia nuk do ta njoh KOSOVËN si shtetë sepse nuk e ndesh askund këtë fakat- Ajo maksimalisht e sheh kontrollin e adminisstrimit ndërkombëtar mbi KOSOVËN, por jo unitetin e Kosovës si shtetë i pavarur. Serbia nuk do ta njeh Kosovën si shtetë sepse kjo po i konvenon. Ajo do të humbiste shumë nëse e njeh Kosovën si shtet: qindra miliona euro mallra që hyjnë në Kosovë të kontrabanduara nga veriu , kontrollimi i popullatës serbe përmes strukturave paralele të cilat i financon , komunat e reja serbe dhe kontrollimi i Kosovës përmes këtyre mekanizmave. Pra asnjë shtet nuk do ti lejonte këto privilegje. Duke patur dobi të madhe nga mosënjohja; politika zyrtare e Kosovës bashkë me ate ndërkombëtare të udhëhequr nga trekëndshi KO EULEX-UNMIK, jo vetëm që nuk po e shtyejnë Sebinë që t'na njohë por përkundrazi , po e nxisin atë që të vazhdojë me këtë avaz. Kjo politkë ka krijuar kushtet e përkryera për mosnjohje , meqë njohjen e KOsovës nga Serbia e ka shëndrruar në një sakrificë tejet të lartë për të.
Mendoj se për të na njohur Serbia, kjo situatë duhet kethyer përmbysë. Politika e liderëve të Kosovës, duhet të ketë një qëllim prioritar në këtë aspekt: ta këthej mosënjohjen e Kosovës në një skarificë të madhe politike e ekonomike për Serbinë. Nëse njohja e Kosovës , Serbisë do ti kushtonte 250 milion euro çdo vitë, plus kohë e angazhim në përballje me paditë e Kosovës ndaj Serbisë nepër gjykata ndërkombëtare për xhenocid, shkaatërrime, vjedhje te fondit pensional , tjetërsimin e pasurive natyrore dhe ndërrmarrjeve ton ahoqërore, etj, kjo poltikë do të kishte efekte pozitive edhe mbrenda vetë opinjonit të popullit serb atje. Nëse e shiqojmë politikën aktuale zyrtare të Kosovës ndaj Serbisë, kjo gjë më së shumti u shkon për shtati partive fashiste e shoveniste serbe, që kultivojnëpolitika hegjemoniste e ekspansioniste. Tani që GJND-ja e bëri të ditur opinjonin e saj këshilldhënës lidhur me pyetjen e Serbisë " nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë nga IPVQ-të ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare " vetëm të marrët do të mendonin se shtetësia basion nepër letra e dokumente. Po të përkthehet substanca implicite e opinjonit të GJND-së atëherë kjo mund të formulohej kështu: krijimi i shteteve nuk u përket rregullave pozitive të së drejtës ndërkombëtare. Kjo do të thotë që shteti është fakt realitet egzistues që është ndertuar historikisht, dhe i cili imponon veten e vet në skenën e marrëdhanjeve ndërkombëtare. Nga ky aspekt e drejta e Serbisë për të ndertuar shtetë nuk është më e fuqishme se ajo e Kosovës për një gjë të tillë. Për politikanët taanë më e rëndësishme njohja nga BORUNDI, se sa integriteti teritorial i Kosovës. Politikanët e Kosovëakoma nuk po e kuptojnë se nuk është problemi që pavarësia e Kosovës është e njëanshme, por saktësishtë, që ajo nuk është boll e njëanshme. Njëanshmëa e Pavarësisë së Kosovës është ndërkombëtare dhe koniakturale ( R 1244 ), sikur vend burimi i kësaj njëanshmërie të ishte vullneti politik i popullit sovran.