E enjte, 24.07.2025, 10:53 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Tefik Jashari-Dibrani pas 37 vjet pune në Zvicër u kthye në një parajsë të vërtet

E hene, 06.09.2010, 08:59 PM


Tefik Jashari-Dibrani dhe Asllan Dibrani
Tefik Jashari-Dibrani dhe Asllan Dibrani

Tefik Jashari-Dibrani pas 37 vjet pune në Zvicër u kthye në një parajsë të vërtet

 

Nga Asllan Dibrani

 

Në aksin rrugor Prishtinë- Pejë  12 kilometra larg Prishtinës, nga larg shihet një plantazhë  pemësh e  bukur dhe e rregulluar. E vizituam Tefik Jasharin- Dibrani i cili u kthyer pas një pune intensive 37 vjeçare në Zvicër për të investuar në Kosovë, pas kursimit  të një sasie parash, vendosi që ta lëshoj Zvicrën dhe ti kthehet Kosovës për gjithmonë,në një vend vërtet parajsë.

 

 Tefiku thekson që pas 37 vendosa që të kthehem në vendin tim në Prishtinë.

 

U ktheva ku jetova në Prishtinë  vete-vetiu më lindi ideja që mos ti nënshtrohem  një jete të zymtë në mes katër mureve në Prishtinë që e kisha një shtëpi moderne, po pa kopsht, pa gjelbërim, pa gjallëri nuk më pëlqej meqë isha mësuar në Zvicër me një natyrë të bukur.

 

 Dhe vendosa atë bukuri natyrore të Zvicrës ta zëvendësojë me një plantazhë pemësh në Kosovë ku pikërisht vendosa të blej tokë në  fshatin Miradi pikërisht këtu ku keni ardhur në vizitë. Fillimisht bleva një hektar e gjysmë,  pastaj bleva edhe disa sasi tjera toke,  qytetarët ishin të interesuar që ta  shesin, ne këtë parcelë toke i kam 4 hektar .I  kemi mbjellur  rreth  7000 trupa pemë. I kemi të gjitha llojet e pemëve, por ma tepër janë molla dhe kumbulla. Fidanët  e para i kemi mbjellur si pipa të vogël para 3 vitesh tani i jep frytat e veta. Qysh në vitin e parë kanë filluar prodhimi i produkteve tani jemi shumë të kënaqur për frytet e shëndosh dhe njëkohësisht edhe fitimi nuk mungon theksoj nder te tjera Tefiku.

 

 Ne pyetjen tonë se a keni pas ndonjë  përkrahje nga qeveria që një kohë janë zotuar për ata qe kthen do ti ndihmojmë?

 

  Z. Tefik thekson  se  asnjë ndihmë nga askush nuk  kam pasur, as që më ka vizituar ndokush. Ky investim  është komplet i investuar nga parat e kursyer nga Zvicëra. Punën që e bëjmë e bëjmë me vullnet ku kemi ca punëtor, mirëpo njeri nga ta është edhe  agronom me provoj Agron Mehmeti profesor i cili e udhëheq procedurën e punës gjatë krasitjes, ujitjes, stërpikjes dhe shumë gjëra tjera ku e falënderoj për punën cilësore që po e  tregon në praktikë. Sipas kësaj çka shihet se Tefik Jashari është shembull konkret për ta inicur investimin e këtij lloji në Kosovë. Pos një hobi dhe kënaqësie shpirtëro për investitorin këtu shihet i lartpërmenduri    ka dhënë një vepër për rajonin shumë të mrekullueshme  me ç’rast konsiderohet të bëhet edhe sigurimin jetësor i  familjes së tij por edhe ma tepër. Fermerët siç është në rastin konkret zoti Tefik ka mundësi që  në një të ardhme të stopohet importimi i këtyre lloj pemësh nga Maqedonia,Greqia,Turqia  Serbia etj. Mendoj se toka jonë i prodhon pemët shumë të shëndosha sikurse në shtetet e lartshënuara.

 

 Tefiku më tutje thekson që me  punë intensive më një shprehi të theksuar në veprim dhe me një vullnet këtu punohet në Kosovë punohet dhe fitohet. Aty Tefiku shihet se  e ka bërë një standard shumë të mirë, një vill të bukur ,një oborr me një infrastrukturë shumë të lart, pishinë, grill, ujëvarë etj.

 

Jam shumë krenar qe jam kthyer në vendin tim thotë ma tutje Tefik Jashari. Ne pyetjen tonë se çfarë mesazhi keni për ata që kthehen në Kosovë?

 

Ju bëj thirrje të gjithë shokëve të mijë miqve të mijë që ti kursejnë paratë e veta, të kthehen në vendin e vet dhe të investojnë,  nuk dot ju shkoj mundi kot. Sepse vendin tonë ne duhet ta ndërtojmë dhe ta zhvillojmë.

 

 Sipas dëshmive të qytetarëve flitet që ky vend ka problem me ujë?

 

 Është e vërtet që kemi bërë  hapjen e puseve duke i shpuar deri 80 metra në thellësi të tokës por nuk ka pasur  rezultate. Pas   të dështuarave të disa hershme jam detyruar që ujin përmes gypave për furnizim e kësaj pemishte ta marr dy km larg thekson Tefiku. Ky prodhues pretendon  që pemët e veta t’i shes në tregun e Kosovës por ka planifikuar edhe 30 ari të kësaj parcele t’i shëndrroj  në një fabrikë për prodhimin e lëngjeve që pos frutave të veta ,do ti merr pemët  edhe nga fshatarët tjerë të rrethit.

 

Sipas pretendimeve dhe projektit të këtij prodhuesi shihet se do të jenë të përfituar edhe prodhuesit e tjerë të pemëve. Për prodhimin e këtyre  lëngjeve Tefiku  ka vizituar disa pika të prodhuesve si në Zvicër dhe Austri dhe në një të ardhme te afërme  do  ta vendosë një makineri  ma moderne përkatëse  për prodhimin e lëngjeve origjinale.

 

Për ta plotësuar këtë projekt edhe djalin e tij  në Zvicër e ka angazhuar që ta kryen shkollën me qëllim që të jetë i përgatitur  profesionalisht në lëmine për prodhimin dhe kultivimin e pemëve.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx