E premte, 25.07.2025, 12:05 AM (GMT+1)

Mendime

Rijad Imeri: Deri kur me ide absurde...

E hene, 06.09.2010, 06:45 PM


Deri kur me ide absurde...

 

Nga Rijad Imeri

 

Shkrimi i Gani Qarrit është shkrimi më qesharak dhe më absurd që kam lexuar ndonjëherë dhe kjo fatkeqësisht na aludon se sa i ultë është niveli i njohurive fetare në mesin e popullit ton të gjorë, sa që është e vështir për ta që ta bëjnë dallimin e gjërave më fondamentale...

 

Dhe nuk kanë thënë kotë njerëzit e urtë: "Injoranca i sjell idetë më absurde"

 

Feja islame nuk është fe e arabëve, që nëse ne e bojkotojmë atë siç u bojkotuan prodhimet e vendeve skandinave nga ana e muslimanëve për fyerjet e tyre ndaj Profetit të Zotit i detyroj disa shtete të kërkojnë falje publike dhe të distancohen nga ky veprim...

 

Feja islame është udhëzim dhe ligj Hyjnor i zbritur për mbar botën njerëzore, dhe muaji Ramazan është njëri prej këtyre obligimeve Hyjnore, çka na jep të kuptojmë se besimtari musliman kur agjëron, këtë agjërim nuk ja dedikon askujt në këtë bot pos Krijuesit të tij, Allahut.

 

Muslimanët nuk agjërojnë për hir të asnjë shteti arab, e as nuk han për hir të asnjë shteti, siç propozon zotëri Ganiu. E sikur ta bënte një musliman një gjë të tillë, atëherë ai nuk do të mbetej musliman por do të quhej idhujtar, sepse feja islame nuk lejon në asnjë mënyrë ta shoqërojmë dikë në adhurim pos Allahut, Zotit të botrave...

 

Thotë Allahu i madhëruar: " Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë)."(el-bekareh 22)

 

Mirëpo në anën tjetër i shohim disa njerëz të cilët Shtetet e bashkuara të Amerikës i kanë bërë tempull adhurimi, dhe shumë shpejt e harruan se Kosova u desh të sakrifikoj 24 mijë bij të saj, dhe një milion njerëz të dëbohen nga Kosova, derisa miku jonë ShBA-ja ta marr vendimin për ndërhyrje në Kosovë dhe kjo pasi i ka studiuar gjitha interesat e saj profitabile...

 

Vatikani është njëra ndër shtetet të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kurse presidenti i Kosovës e shpall këtë vit, Viti i misionares së Vatikanit " Viti i nënës Terezë ", si dhe bëhet hapja e katedrales e cila është në lidhje vertikale me Vatikanin, por edhe më e tepërt ai i cili i quan " qenë " kosovarët merr pjesë dinakërisht në këtë inaugurim (fjala është për priftin Anton Kçira), siç shfrytëzon rastin të ua përkujtoj kosovarëve fjalët e tij mizore dhe të distancohet nga ato fjalë, kinse na qenkan montime, por sikur të ishte aq i sinqertë para popullit dhe para Perëndisë do ta binte xhirimin origjinal dhe ti largoj dyshimet sepse në kësi raste nuk vlen vetëm rrëfimi para priftit...

 

Ajo çka është më ekstreme, kur e dëgjojmë vazhdimisht priftin Lush Gjergji duke na folur në emër të dashurisë, sa që mendon se nuk ka njeri më të dashur në këtë bot se sa ai, kurse në prapavijë e gjejmë në kishën e tij në Binç në mesin e ideologjive katolike, të pikturuar një pikturë në përkujtim të masakrës së Binçës nga ana e muslimanëve, që t'ia ngulit urrejtjen popullit të tij gjer në palcë kundrejt muslimanëve dhe tua argumentoj se nuk mund të jetojmë në mesin e një popull i cili na urren, kurse më e mirë për priftin do ishte ta pikturonte një pikturë ku paraqitet gjenocidi serb edhe pse do të duhej ta vendoste kryqin ortodoks në mes të pikturës...

 

Kjo e vërteton fjalën Hyjnore: " As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa të mos e pasosh fenë e tyre. Thuaju: "Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. " (el-bekareh 120)

 

Hirin të cilit po ua hedhin syve të popullit ton nga qarqe të ndryshme në mënyrë dhelparake është një gjë tepër e dhimbshme, dhe kjo shihet qartë në hutin e cila mbretëron në vendin ton, qoftë hutia politike qoftë ajo shoqërore, sikur njeriu i cili e ka humbur rrugën në mes të bjeshkës.

 

Mirëpo nëse ky zotëria jonë na arsyeton se ky veprim i presidentit është bërë në mënyrë që ta nxit Vatikanin për njohjen e shtetit të Kosovës, a thua a duhet të fillojmë ta adhurojmë Budën në mes të Prishtinës dhe ta ndërtojmë një tempull madhështor budist që ti nxisim shtetet budiste ta njohin shtetin e Kosovës, në bazë të ideve të tij brilante....!!!

 

Secili shtet i ka interesat e veta, dhe punon sipas tyre, mirëpo çfarë i ka paraqit Kosova deri më tani vendeve arabe? A nuk ishte kryeministri i Kosovës ai i cili i nënvlerësoi ato duke i quajtur vende të dyshimta?! A nuk është ministri i jashtëm serb ai i cili nuk kalon javë pa vizituar ndonjë shtet të konferencës islamike vetëm që ta shfrytëzoj rastin dhe ti përforcoj mardhënjet  diplomatike kurse ministrat tonë janë të angazhuar në përfitimet personale duke e plaçkitur popullin e tyre, kurse populli i Kosovës është i angazhuar duke i paguar gjykatësit ndërkombëtar që ti shpëtoj politikanët e tyre nga drejtësia...!! Ku ishte Kosova gjatë luftës makabre në Gaza të Palestinës nga ana e Izraelit, as që ju dëgjua zëri e as që u solidarizua me ta së paku për shkak të vuajtjeve të njëjta nëpër të cilat kishte kaluar Kosova gjatë regjimit të millosheviqit, dhe se e gjithë bota e dënonte këtë gjenocid. Ky është naiviteti jon.

 

Nuk jam këtu për ta mbrojt politiken e vendeve arabe, sepse ata i shikojnë interesat e tyre siç e shikon ShBA-ja interesin e vet personal në rastin e Kosovës...

 

Por jam këtu që ta ngris zërin lart dhe ti kundërshtoj të gjitha ato iniciativa dhe propaganda të cilat i lëndojnë ndjenjat e shqiptarëve musliman, a nuk mjafton që nuk na lënë rahat nëpër shkolla duke mos lejuar vajzat tona të edukuara të shkojnë me mbulesë në shkollë, kurse presidenti i Kosovës e shpalli vit i nënës Terezë këtë vit, dhe për çudi si mund të shpallet viti i një gruaje me mbulesë, por nuk ka problem se ajo nuk mban mbulesën islame, sepse të synuar janë muslimanët e jo mbulesa...A nuk mjafton që njeriu i cili e praktikon fenë e tij dhe që është i devotshëm ndaj Perëndisë së tij të etiketohet me emra të ndryshëm ofendues...

 

Bojkotimi i korrupsionit është më i mirë se sa bojkotimi i Ramazanit sepse Ramazani na mëson që mos ta vjedhim popullin tonë...

 

Bojkotimi i hipokrizisë është më i mirë se sa bojkotimi i Ramazanit sepse Ramazani na mëson të mos jemi hipokrit...

 

Dhe bojkotimi i ideve satanike është më i mirë se sa bojkotimi i Ramazanit sepse Ramazani na mëson të jemi armik të hapur të djajve të mallkuar...

 

Rijad Imeri

Replikë shkrimit të Gani Qarrit

Shiko shkrimin e tij:

http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/16864/

 



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx